EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gladiatoret...

Shko poshtë

Gladiatoret... Empty Gladiatoret...

Mesazh  Estilen 11.04.10 21:05

Kur flasim per Romen e Lashte,gjithmone na vete mendja tek Gladiatoret dhe kryesisht tek meshkujt muskuloz.Por romaket ne skenat e luftimeve nuk kane pare vetem meshkujt,por dhe femrat gladiatore.
Gladiatoret... Gladiators
Ato ishin te armatosura ashtu njelloi si dhe burrat duke zhvilluar luftime te dhuneshme vdekjeje, si me njera tjetren po ashtu dhe me burrat.Jo pak here ne skenat e luftimit,femrat ndesheshin dhe me kafshe te egra qe te plotesonin e egon e organizatoreve.
Ka disa dekumente qe flasin per aktivizimin e femres romake ne skenat e dyluftimeve.

1-Dekreti Larinum

Ne botimet letrare dhe ne germimet arkeologjike,eshte provuar ekzistenca e femres gladiatore.Kete e deshmon mese miri dekretit Larinum.Ky dekret doli ne mbrojtje te femres per te bere dyluftime gladiatoresh ne amfiteatrot romake.

Sipas Tiberit (i cili shërbeu si perandori II romak ),kete dekret e ndaloi e bija,e cila nuk donte qe femrat te beheshin aktore te skenave te dhuneshme vdekjeje,per te plotesuar guston me pagesa te senatoreve, per te pare skena dhune midis femrave.

Sipas shkrimit ne fjale kjo e drejte ju hiqej dhe prinderve,vellait,qe te mos shisnin vazat,motrat e grate e tyre per luftime ne skenat e gladiatorve.

Pra gjetja nepermjet kerkimeve arkeologjike te ekzistences se dekretit Larinium,tregon se femrat ne perandorine Romaske kane qene gladiatore ashtu si dhe meshkujt.Tashti nga arkeologet po mendohet se si ishte pamja e nje grua gladiatore,te cilat udhehiqeshin nga Nero.

Në lojërat e organizuar për Tiridates shkruhej se një femër në lojra të cilat luftonin mbi një qerre ,ishin figura shume terheqse,sa qe te gjithe ngazelleheshin ne keto dy luftime.

2-Roli i Perandorit Domitian në luftërat me femra.

Ne Ceserarsin e dymbedhjete,Suetonius permend se Perandori Domitian kishte zakon,se luftimet me gladiatore ti zhvillonte naten nen driten e pishtareve,shpesh pa perkrenare mbrojtese.Ai pershkruan se nje femer e tille gladiatore kishte nje pamje te rralle.

Perkrenarja(helmeta)tek femrat ishte e zakonshme,pa zbukurimet e duhura dhe pa fortesine e duhur.
Kjo,per aresyen e vetme se shikuesit e donin 'prene' e tyre ne skene te pambuluar e te bukur ashtu natyrale.

Një tjetër pjesë e dëshmive për femrat Gladiatore është shkruar nga Dio Cassius - një konsull romak dhe hisorian i respektuar , i cili shkroi volume te pafund per historinë e Romës.

Ai deklaronte se gratë dhe fëmijët gjendeshin në spektakle gladiatoresh kur Nero ishte organizator,qe në vitet 66 pas Krishtit.. Nero kishte një reputacion për të detyruar edhe gratë e disa senatorëve romakë në amfitheater, por nuk dihet nëse ato i dergonte per te luftuar.

3-Shkrimet e Halikarnasit

Ne se shohim me kujdes shkrimet ne pllakat e mermerit te Halikamasit,qe datojne ne shekujt I-II,flitet per lutime te ashpra e te blindura,ku grate mbanin pjesen e ketyre luftimeve... Ne mbishkrimin që shoqërojnne imazhin e mermerit, tregohen dhe emrat e grave te tilla si Amazon dhe Achillia. Në arene, të dy gratë luftuan njëra-tjetrn, por ne fund ato ishin të dyja fituese.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi