Vetedija,ajo ku shkenca ka depertuar me pak.
Faqja 1 e 1
Vetedija, ajo ku shkenca ka depertuar me pak
Njeriu duhet të merret më tepër me çështjen e vetëdijes sesa me ato të Gjithësisë apo krijimit të jetës, thotë Hugo Lagercramtz, profesor në Institutin Karolinska në Suedi, si dhe redaktor i librit "Hjärnan och medvetandet" (Truri dhe vetëdija). Është vetëdija ajo që vendos se çfarë do të jemi dhe çfarë do të bëjmë.
Vetë psikologjia ishte në fillimet e saj,shkenca që merrej me vetëdijen,pastaj dolën behavioristët (behavior=sjellje) duke dhënë shpjegime se si ata që ngrenë çështjen e vetëdijes në të vërtetë janë duke u marrë me fe. Pas kësaj vetëdija është parë si një çështje të cilës nuk ia vlen t´i përkushtohesh.
Kjo, për dy arsye. Për shumë studiues të trurit vetëdija ka qenë e vështirë për ta kapur. Është më e lehtë të hetosh disa tipe qelizash nervore apo të zbulosh lëndë të reja sinjaldhënëse. Të bësh studime mbi vetëdijen është parë si diçka e ngatërrueshme.
Tingëllon më e natyrshme të dëgjosh një astrofizikant të flasë mbi gropa të zeza apo Bumin e Madh, ndërsa një neurostudiues që kapërcen në spekullime mbi vetëdijen shihet me sy të shtrembër nga kolegët. Në shumë libra mësimi mbi trurin fjala consciousness (vetëdije) as që gjendet në regjistrin e fjalëve.
Argumenti tjetër është ai që njerëzit nuk e kanë pasur arritur pjekurinë për të kapur thelbin e çështjes.
Shpirti (vetëdija dhe ç´ka tjetër) janë të pakapshme për shkencën. Por falë arritjeve të teknikës, që ka bërë të mundur shquarjen e aktivitetit te trurit, çështja mbi vetëdijen ka nisur të tërheqë vëmendjen e njerëzve.
Ashtu si duke përdorur një metaforë do të thonim që zemra është një pompë poashtu edhe vetëdija është një skenë teatri, kjo sipas psikologut amerikan Bernard Baars.
Dritëhedhësi ndriçon atë pjesë të skenës ku ndodh diçka. Korteksi cerebral dhe thalamusi (një farë stacioni rele në mes të trurit) vendosin se ku është duke ndodhur diçka. Dritëhedhësi , rolin e të cilit sipas kësaj teorie e luajnë në tru disa qeliza nervore, drejtohet papritur kah një skenë, për tu përqëndruar më vonë po aq papritur në një skenë të re.
Shikuesit vënë re jo vetëm atë që ndriçon dritëhedhësi por shquajnë edhe zhurmë apo erëra që vijnë nga anë të tjera. Është e kuptueshme që shikuesi mund të mendojë mbi gjëra krejt të tjera si p.sh. ndonjë gabim që i është përvjedhur në punë etj.
Përmes metodave të reja të ndërtimit të shëmbëlltyrës së trurit, si ajo e tomografisë së lëshimit të pozitroneve ndryshe PET si dhe asaj MR, njerëzit kanë arritur të marrin disa njohuri të përcirta mbi se çfarë ndodh në tru kur njeriu bëhet i vetëdijshëm mbi gjëra të ndryshme.
Lobi i përparmë i trurit luan një rol vendimtar, por edhe pjesë të tjera të trurit janë të përziera. Vendndodhja e vetëdijes është e vështirë të përcaktohet me saktësi pasi ajo nuk ndodhet në një bërthamë të përcaktuar të trurit.
Ka qenë e mundur të hiqen, përmes operacionit, disa struktura të trurit që mendohen të jenë thelbësore duke mos u parë ndonjë humbje e vetëdijes tek pacienti.
Nëse vendndodhja e vetëdijes nuk mund të gjendet në tru atëherë sipas Descartes do të mund të thuhej se vetëdija dhe truri janë dy njësi të ndryshme. Descartes ishte ndër të parët që e shikonte trupin si një makineri, por si një katolik i mirë që ishte nuk mundej ta përfshinte shpirtin në këtë makineri.
Truri dhe shpirti mendohej të lidheshin me njëri-tjetrin përmes epifysis.
Kjo mënyrë dyale e të kuptuarit nuk ka humbur aspak nga faqja e dheut. Shumë shkencëtarë me famë të kohëve moderne ishin apo janë akoma dyalistë. Marrësi i çmimit Nobel neurofiziologu John Eccles, që ishte gjithashtu katolik, thonte se shpirti vjen kur truri nis të ndërtohet tek embrioni në javën e tretë.
Sot, pjesa më e madhe e studiuesve të trurit, mendojnë se vetëdija mund të thjeshtohet në procese neurokimike apo qarqe nervore në tru, thotë Lagercrantz.
Truri, sipas tyre, është në të vërtetë një kompjuter biologjik ndërsa vetëdija një mbifenomen, d.m.th. një nënprodukt i makinerisë biollogjike.
Lagercrantz është i mendimit se nuk mund t'i afrohesh vetëdijes me metoda të zakonshme biologjike e thjeshtuese por duke lënë mënjanë filozofinë shkencore klasike dhe duke gjetur rrugë të reja të arsyetimi.

Estilen- 713
Similar topics
» Vetëdija
» Vetedija Kreative
» Vetëdija krijon Realitetin Fizik
» A mund te shuhet vetedija dhe shpirti pergjithmone?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi