Komploti me i madh ndaj shqiptarve
3 posters
Faqja 1 e 1
Komploti me i madh ndaj shqiptarve
Komploti me i madh ndaj shqiptarve
Qe kur fillon ky komplot..?
Pak histori.!!!
Evropa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar, i cili duhet vlerësuar si shumë tolerant. Për shqiptarët çfarëdo që të jesh mysliman, ortodoks, katolik, por edhe atë, je po aq shqiptar dhe po aq i respektuar sa gjithë të tjerët.
Eshtë e vërtetë se gjatë pushtimit otoman shumë shqiptarë u kthyen në myslimanë. Por e vërteta është se kryengritjet më të shumta kundra Perandorisë Otomane janë bërë më tepër nga shqiptarët se sa nga popujt e tjerë të krishterë.
Përkundrazi, ndërrimi i fesë për shqiptarët ka qenë një mjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, dhe ata e kanë ruajtur këtë identitet për një kohë shumë të gjatë.
Shumë kohë përpara ardhjes së qytetërimit sllav në Evropën Perëndimore dhe shumë përpara ardhjes së serbëve në Ballkan (ata erdhën në shekullin e VII-të pas Krishtit).
Shqiptarët kishin një qytetërim të tyre në juglindje të Evropës dhe e kanë ruajtur kulturën e tyre gjatë shekujve, edhe pse janë ndodhur midis dy kulturave më të rëndësishme të Evropës të asaj kohe, greke dhe romake.
Dhe kjo është një provë që flet në të mirë të shqiptarëve, po të kemi parasysh se në të njëjtën kohë shumë popuj të tjerë të Evropës u romanizuan, u gjermanizuan dhe u sllavizuan.
Te shqiptarët ky fenomen asimilimi ndodhi vetëm te popullsia ortodokse e atyre krahinave kufitare që jetonin afër serbëve dhe grekëve. Ata nuk i qëndruan presionit fetar të drejtuar nga kisha ortodokse, që është e njohur shumë mirë në histori për çështje asimilimi.
Ata e humbën identitetin e tyre kombëtar për t’u bërë grekë, serbë e malazezë vetëm për të ruajtur fenë ortodokse. Shqiptarët katolikë e kanë patur më të lehtë ta ruajnë identitetin e tyre shqiptar, sigurisht nga mbështetja e fuqishme e Vatikanit.
Shqiptarët që u konvertuan në myslimanë e patën më të lehtë ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, se feja myslimane ishte feja zyrtare e pushtuesit
. Një meritë e tyre është fakti se ata morën vetëm kulturën osmane, dhe nuk u asimiluan prej tyre siç mund të ketë ndodhur me popuj të tjerë në Perandorinë Otomane, të cilët humbën edhe gjuhën.
E vërteta është se shqiptarët e konvertuar në fenë islame, u sollën gjithmonë si vëllezër me shqiptarët ortodoksë e katolikë, duke ndihmuar këta të fundit në zgjidhjen e drejtë të shumë problemeve me administratën turke.
Ilirët, paraardhës dhe stërgjyshër të shqiptarëve janë regjistruar nga historia në Evropën Juglindore të paktën po aq herët sa edhe grekët.
Ata janë unikë në Evropë, sepse prania e tyre në këtë zonë ngjitet të paktën deri në periudhën neolitike, siç e dëshmojnë arkeologjia, antropologjia dhe vazhdimësia kulturore dhe etnolinguistike.
Grekët dhe shqiptarët kanë të përbashkët faktin se kanë gjuhë indoevropiane që dallohen nga gjuhët e tjera indoevropiane, ashtu sikurse edhe armenishtja.
Studimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, provojnë se shqipja është gjuha më e vjetër indoevropiane. Gjuha shqipe ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja në shkrimin e saj përdor alfabetin latin, dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet.
Po të hyjmë në historinë e lashtësisë, ne mund të gjejmë se Aleksandri i Madh, i biri i Olimpias, epirote – ilire, kishte si gjuhë amtare ilirishten.
Greqishten atij ia mësoi Aristoteli. Shumë e përhapur është në botën e sotme shprehja “Një fitore si e Pirros”. Dhe kjo shprehje të kujton fitoren e famshme që Pirroja pati kur mundi romakët në Askulum në vitin 279, para Krishtit.
Plutarku e ka vlerësuar Pirron si strategun më të madh të lashtësisë. Kjo betejë që humbën romakët mbeti në histori edhe si beteja që karakterizon fillimin e ngjitjes së tyre, kurse për Epirotët dhe për Pirron kjo betejë u shënua si pika e dekadencës së tyre.
Bota e ka konsideruar Pirron si grek, edhe pse ai e mësoi greqishten në moshën 12-vjeçare në Aleksandri, ku vazhdonte edukatën e tij princore. Eshtë e vërtetë se romakët i mundën ilirët pas luftërash dhe kryengritjesh që zgjatën me shekuj.
Konsulli romak Paul Emili nuk mundi të nënshtrojë ilirianët edhe pasi ai rrafshoi për tokë më se 70 qytete të tyre dhe dërgoi në Romë si skllevër 150.000 epirotë – ilirë, me në krye mbretin e tyre Genc.
Sipas historianit romak Suetona, kryengritja e ilirëve në vitet 6 dhe 9 pas Krishtit ishte më e tmerrshmja nga të gjitha luftërat që Roma ka bërë në botën e jashtme pas luftërave Punike.
Roma nuk arriti t’i asimilojë ilirët. Përkundrazi, janë me dhjetëra perandorët që Iliria i dha Romës, sidomos kur Perandoria romake filloi të bjerë. Midis perandorëve më të famshëm le të përmendim Konstantinin e Madh, që lindi në Kosovë.
Qe Konstantini i Madh ai që u rreshtua vendosmërisht në anën e kishës Kristiane me Ediktin e Milanos të vitit 313, i cili u garantoi të krishterëve një tolerancë që ishte e barabartë me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit.
Sundimi i Konstantinit të I-rë shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve kristiane, prej të cilëve po përmend Vatikanin. Edhe Perandori Justiniani i I-rë ishte ilir.
Ai la si trashëgimi të lavdishme veprën e tij legjislative Kodi i Justinianit, që ka mbetur edhe sot e kësaj dite themeli i të drejtës civile moderne.
Përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën latine ka qenë iliriani Shën Hieronim.
Kompozitori dhe himni kristian “Laudamus …” me përdorim edhe sot e kësaj dite është vepër e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai ilirian nga Kosova.
Duhet të pranojmë se ilirët në Evropë kanë qenë një nga popujt e parë që u kristianizuan, kjo vërtetohet edhe nga Bibla. Kur Shën Pavli shkoi në Iliri për të kristianizuar ilirët, ai gjeti në Durrës një kishë kristiane.
Shqiptaret kane bere emer kudo ne bote.
Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës.
Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi i XI-të më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane.
Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet).
Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë).
Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.
Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria).
Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare.
Piktorë si Carpacci, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë.
Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.
Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit.
Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj.
Shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, atehere përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet?
Atehere pse kunder popllit shqiptare jane thurur kaq komplote..?
Kjo eshte arritur me izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i BERLINIT e ketej me 1878
Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të ILIRISE të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët – shqiptarët. Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, GADISHULLI BALLKANIK., vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan.
Përse komplotuan e vepruan ndaj shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq.
Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.
Duhet pranuar se krijimi i shtetit shqiptar është relativisht i vonshëm. Që nga dalja në arenën ndërkombëtare të çështjes shqiptare në saj të Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët nuk kanë pushuar së luftuari për autonominë e tyre politike.
Vetëm në vitin 1912 gjatë luftës së I-rë ballkanike, shqiptarët arritën të shpallin pavarësinë e tyre. Në vitin 1913 Konferenca Ndërkombëtare e Ambasadorëve në Londër e ka njohur pavarësinë e Shqipërisë dhe në një farë mënyre kufijtë e saj.
Sigurisht duke paguar shumë shtrenjtë këtë pavarësi, shqiptarët me gjysmën e territoreve të populluara nga shqiptarë që diplomacia botërore ia dhuroi serbëve, grekëve dhe malazezëve.
Dhe që nga kjo kohë bota filloi të përdorë shprehjen “Shqipëri e Madhe”, duke i paraqitur keq shqiptarët dhe duke dekurajuar çdo dëshirë të tyre që të formojnë në mënyrë të ligjshme shtetin komb shqiptar.
Ja që dhe padrejtësia historike ndaj shqiptarëve që përgatiti një përmbysje të vërtetë në Ballkan, duke e cilësuar këtë të fundit “depo baruti”.
Në vitin 1912, Shqipëria e pavarur shpallet shtet asnjanës. E vërteta është se që nga pavarësia dhe në vitet që erdhën dhe gjatë gjithë shekullit të XX-të, Shqipëria, shteti më i vogël i Evropës ka vuajtur agresione dhe pushtime të huaja më shumë se çdo shtet tjetër evropian.
Për shqiptarë shekulli i XX-të filloi me ekspeditat ushtarake dënuese të Turqisë që shkatërruar vendin për t’i nënshtruar shqiptarët kryengritës kundër pushtimit turk, në emër të vendosjes së rendit perandorak.
Pastaj gjatë Luftës së I-rë Ballkanike, të gjitha palët ndërluftuese të këtij konflikti, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, në emër të luftës kundër Turqisë pushtuan toka shqiptare dhe luftën e bënë po në territore të banuara nga shqiptarë, duke dhunuar në këtë mënyrë asnjanësinë e Shqipërisë.
Gjatë Luftës së II-të Ballkanike (1913), kur Serbia dhe Greqia u lidhën për të luftuar kundër Bullgarisë, shtetet ndërluftuese zhvilluan luftime edhe në toka të banuara nga shqiptarë. Edhe para shpërthimit të Luftës së I Botërore, Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut, ku bëri një genocid të vërtetë duke djegur 400 fshatra me popullsi shqiptare – myslimane.
Në shembullin e genocidit që kishin bënë serbët kundër shqiptarëve në vitin 1912 e 1213. Serbia pushtoi përsëri Shqipërinë e Veriut (1915) kur serbët ishin në luftë kundër ushtrisë austro – hungareze.
Merrni me mend Shqipërinë e Veriut që u bë prapë fushë lufte. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, italianët filluan pushtimin e tokave të Shqipërisë Jugperëndimore (1915).
Edhe francezët dërguan ushtritë e tyre për të pushtuar Shqipërinë Juglindore në vitin 1915. Ja se si evropianët e kanë trajtuar një shtet sovran dhe asnjanës të vetë Evropës...!!!!!!
Pas Luftës së Ftohtë, Evropa dy herë nuk ka qenë në gjendje të ndalojë genocidet dhe “spastrimet etnike” në kontinentin e vet.
Po të mos kishin ndërhyrë më në fund Shtetet e Bashkuara për të ndaluar masakrat në Kosovë, asgjë nuk do ta kishte ndaluar regjimin e Milosheviçit të çonte deri në fund genocidin e tij të bërë kundër popullsise kosovare.
Atehere,të vrarë, të vjedhur, të kafshuar dhe së fundmi të izoluar, mbase vërtet ne nuk dukemi më shumë se tregojmë. Porse është turp gjithsesi që të huajt të na mësojnë të jemi më shumë krenarë.
Dhe ndërsa grekët, na vendosin kufirin, jo vetëm imagjinar, në Shkumbin dhe këtë ua trashëgojnë brezave, ne anen tjeter Udb,ashet luftojne me te gjitha mjetet dhe avangardet e tyre,si te stisin situata dramatike,qe populli yne ne te dy anet e kufijve te jete i percare...!
Komplotet ndaj kombit tone edhe ne te ardhmen do jene vazhdimisht aktive,se brenda vehtes ne rrisim 'kelyshet'e ketyre kompllteve.Historia ne i ka mesuar dhe vazhdoje te na i rikujtoi keyto skena.

Estilen- 713
Re: Komploti me i madh ndaj shqiptarve
Unë besoj se kompllotin më të madh kundër shqiptarëve, e bëjnë vetë shqiptarët.
Historia ka treguar që asnjëherë nuk kemi qënë të aftë për tu bashkuar. Zgjimi apo formimi i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve është shumë i vonuar, në krahasim me popujt e tjerë ballkanas.
Politika shqiptare ka qenë shumë e dobët "dhe në shumë raste inekzistente".
Edhe në ditët e sotme ne përjetojmë gafat skandaloze të qeverive shqiptare që nuk e kanë aspak problem t'i falin Greqisë detin, tokën, apo edhe vetë shqiptarët dhe shohim që reagimet janë shumë të pakta nga brenda "për të mos thënë që ndonjëherë janë shumë të vona, të detyruara nga presioni i jashtëm, ose nuk ka fare! Me pak fjalë: ne nuk jemi aspak popull tolerant, por jemi indiferentë ekstremë, shpesh'herë edhe shumë frikacakë.

Niko_- 57
Re: Komploti me i madh ndaj shqiptarve
shqiperia qe ne kohen kur perandoria otamane shkateroje dhe dogjj gjithcka ne kete toke ku ne jetoje qe quhet shqiperi.nje njeri i mencur dhe me gjak shqiptari 100% i doli mball nje perandorie te madhe,dhe qe i vetmi qe bashkoj te gjithe princat shqiptare per te debuar turqit nga shqiperia ...
kurse ne luften e I boterore dhe te II te boterore shqiperia ishte si nje vend strehimi pushtimi qe cdo shtet qe vinte bente merte shkateronte digjnte dhe ...
kshu po ndodh edhe sot qe jemi ne vitin 2013 ne kete shqiperi nuk ka shqiptare por jane te terr tradhtare te ketij kombi qe nuk ngern zerin per te drejtat e tyre qe nuk ngrihen asnjeher as per uje as per buke por do vij nje dit qe shqiperia do te bashkohet por jo nga europianet apo nga amerikane se te gjithe po e shkaterojne kete vend do te jene vetem shqiptaret nese duan nje shqiperi te madhe dhe te bashkuar e kemi ne ne dore dhe jo kriminelet qe po rine dhe nuk po denohen per asgje.......
ky shtet jemi ne qe ska ligje dhe as shkolla dhe as vende pune dhe ska shtet , ca doni ju nga ky shte qe vet populli nuk ben asgje per vet shqiptarin ju po e shikoni si po copetohet tokat tona nuk po shoh njeri si qe te ngreje zerin se si behe gjerat..
neper bote populli eshte forca e shtetit kurse ne shqiperi populli do nje hero SKENDERBEU qe ti bashkoje dhe te eci perpara vetem kshu mund te behet shqiperia...nese qendorojme keshtu si jemi shqiperia nuk behet me shqiptar......

Nikobossi- Na kanë thënë që duhet të kemi sukses në jetë.
Unë ju them se duhet të jetojmë, ky është suksesi më i madh në botë.
2
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi