Emigrimi i Arberesheve..
Faqja 1 e 1
Emigrimi i Arberesheve..
.... Emigrimi i arbëreshëve: Vala I dhe II
Vala e parë - 1448 - Familja Reres Se Epirit
Në vitin 1448 Mbretit të Napolit, Alfonsit të Aragonit, iu desh të shtypte një kryengritje të disa baronëve në zonat fshatarake të mbretërisë së tij në Italinë e Jugut.
Ai kishte nevojë për ushtarë të aftë që të mund të mposhtnin kryengritësit dhe kështu i bëri thirrje aleatit të tij Gjergj Kastriotit për ndihmë.
Skënderbeu, në përgjigje të thirrjes, dërgoi atje një trupë ushtarake të komanduar nga gjeneral Dhimitër Reres. Kjo trupë thuhet se ka qenë johomogjene, d.m.th e përbërë nga ushtarë të fiseve të ndryshme shqiptare, të cilët sollën me vete gratë dhe familjet.
Këta arbëreshë e shtypën me sukses kryengritjen dhe rivendosën rendin. Mbreti Alfonso e shpërbleu Dhimitër Reres për shërbimet e tij ndaj Napolit duke e caktuar atë Guvernator të Kalabrisë.
Ndërsa ushtarëve të tij u dha tokë në zonën malore të provincës së sotme të Catanzaro-s (Katanxaros). Bëhet fjalë për 12 qytetet e mëposhtme: Amato; Andali; Arietta;Caraffa d' Catanzaro; Carfizzi; Gizzeria; Marcedusa; Pallagorio; S. Nicola dell'Alto; Vena; Zagarise; dhe Zangarona.
Mbas dy vjetësh, një trupë tjetër ushtarake shqiptare u dërgua në garnizonin e Siçilisë për të luftuar një kryengritje si dhe çliruar ishullin.
Këto trupa u udhëhoqën nga Gjergj dhe Bazil Reres, djemtë e Dhimitrit. Kjo trupë ushtarësh u ngunjua në fushime ushtarake të ndara në provincën e Palermos duke formuar më vonë fshatrat Contessa Entellina; Mezzojuso; dhe Palazzo Adriano.
Vala e dytë: 1462 - Skënderbeu
Në vitin 1458 vdes Mbreti i Napolit, Alfonsi i Aragonës, dhe mbretëria i kalon fëmijës së tij të jashtligjshëm Ferdinandit, gjë që u kundërshtua nga baronët feudalë fshatarakë të mbretërisë të cilët me ndihmë ushtarake nga Franca nisën një kryengritje të re.
I mbështetur edhe nga Papa Pius II, Ferdinandi i bën thirrje Skënderbeut të vinte në ndihmë përsëri, poashtu si i ati kishte bërë përpara pothuajse 20 vjetësh.
Në vitin 1462 Skënderbeu zbret në Brindisi së bashku me 5 000 ushtarë shqiptarë nën komandën e tij, dhe thyen rrethimin që ushtria franko-italiane të Giovanni D´Angio-s kishte ushtruar mbi Barletta-n brenda së cilës ndodhej Ferdinandi.
Ky e cakton më pas Skënderbeun komandant të ushtrisë së përbashkët napolitano-shqiptare dhe më 18 Gusht 1462 forcat e tij shpartallojnë përfundimisht ushtrinë e baronëve në betejën e Ursara-s, që shënoi edhe fundin e kryengritjes.
Pas fitores Skënderbeu u kthye menjëherë në Arbëri pasi kishte marrë vesh që turqit po bëheshin gati të vërsuleshin atje.
Sidoqoftë trupat e tij mbetën në Itali dhe u shpërblyen nga Ferdinandi për shërbimin që i kishin bërë mbretërisë së Napolit me toka në lindje të qytetit të Tarantos në Puglia.
Fshatrat që ata themeluan ishin: Carosino, Faggiano, Fragagnano, Monteiasi, Monteneosola, Monteparano, Rocaforzata, S. Crispieri, S. Giorgio Ionico dhe S. Marzano.
Vetë Skënderbeut iu dhanë si shpërblim sipërfaqe të mëdha toke në Foggia, pranë S. Giovanni Rotondo, si dhe u titullua si i pari i fshatit të Trojës ku mund të strehohej nëse turqit do të pushtonin Arbërinë.

Edituar për herë të fundit nga estilen në 05.04.10 19:36, edituar 1 herë gjithsej
Estilen- 713
Emigrimi i Arberesheve..vala e III dhe IV
Vala e tretë: Rënia e Arbërisë: refugjatët 1468-1492
Vala e tretë e ngunjuesve shqiptarë në Itali nuk ishte ushtarësh por refugjatësh. Në vitin 1467 ushtria turke pushtoi Shqipërinë dhe për herë të parë pas 25 vjet përpjekjesh, kishte arritur të zinte vend në tokën shqiptare.
Skënderbeu u detyrua të zhvendosej në Lezhë për çështje sigurie, por atje e pickoi një mushkonjë që mbartte sëmundjen e malaries prej një kënete të aty pranë dhe vdiq atje prej etheve në vitin 1468.
Lidhja shqiptare e fisnikëve feudalë dhe krerëve të fiseve nisi të shthurej. Qytetet e fortifikuara shqiptare të cilat Skënderbeu ia kishte lënë Venedikut t´i mbronte, nisën të binin njëri pas tjetrit në duart e trupave të Sulltan Mehmetit.
Pas rënies së çdo qyteti qytetarët ose merrnin arratinë nëpër male ose përtej detit për në Itali, sidomos Venedik, ndërkohë që të tjerë u ngunjuan në shumë fshatra të lënë apo pak të populluar të jugut të Italisë.
Pikat e kuqe janë ngunjimet arbëreshe në Itali
Gruaja dhe familja e Skënderbeut u arratisën gjithashtu për në Itali ku njëra prej vajzave të tij u martua me një fisnik të Napolit dhe u bë Princesha Bisagnato.
Duke pasur një pozitë me influencë, thuhet se ajo ka ndikuar që mbretëria e Napolit të pranonte dhe t'u jipte toka refugjatëve që vinin nga vendi i saj.
Djali i Skënderbeut Gjon Kastrioti, që ishte martuar me Irene Palaeologus nga një familje mbretërore Bizantine, u arratis gjithashtu për në Itali ku edhe iu dha një dukat. Ai vazhdoi të udhëhiqte ekspedita ushtarake kundër turqve për pesëmbëdhjetë vjetë të tjera por me pak sukses.
Venediku nuk ia dilte dot të vazhdonte i vetëm luftën kundër turqve dhe nuk arriti të gjente aleatë të mëdhenj me të cilët të bashkohej kundër turqve.
Së fundi ai u detyrua të nëshkruajë një traktat jo të favorshëm me Sulltanin duke i lënë Perandorisë Osmane pjesën më të madhe të porteve shqiptare.
Si rrjedhim akoma më tepër refugjatë arbër e lanë vendin dhe shkuan në Itali. Gjatë kësaj periudhe u krijuan pjesa e tjetër e fshatrave arbëreshe në Itali, në zonat e Puglia-s, Molise-s dhe Kalabrisë, si dhe një fshat në Siçili.
Vala e katërt: 1500 dhe më vonë -
Vala e fundit e emigruesve arbëreshë në Itali rreth viteve 1500 dhe 1534 ishte e përbërë kryesisht nga ushtarë, por të cilët erdhën nga Jugu dhe Perëndimi i Greqisë.
Këta arbëreshë kishin shërbyer në ushtritë e feudalëve të ndryshëm për disa shekuj, derisa u përzunë nga pushtimet turke të viteve 1480.
Pjesa më e madhe e tyre u arratisën për në qendrat tregtare dhe kështjellat venedikase përgjatë bregdetit grek, si në Corone, Modone dhe Napulia të Peloponezisë (që në mesjetë njihej si "Morea").
Ata ishin nën urdhërat e Stradiotti-t, "kalorësia e lehtë koloniale" e Venedikut, dhe ishin vendosur në tokat jashtë kështjellave për të penguar kështu mësymjet dhe bastisjet e turqve.
Në fund të shekullit të 15-të dhe fillim të atij 16-te, Venediku i humbi këto avanposte në Greqi dhe i lëvizi garnizonet e saj përfshirë këtu atë të Stradiottit për në poste të reja ishullore në detet Adriatik, Jon dhe Egje.
Hyrja e shekullit të 16-të solli një fuqi të re në Europë, i cili ishte perandori Karli V, për të përballuar Perandorinë Turke. Në mënyrë që t´i dilte përpara kanosjes që Turqia i bënte Europës Qendrore,Karli pushtoi Peloponezinë dhe rimori kështjellën e Corone-s.
Ai rekrutoi një numër të madh ushtarësh shqiptarë, përfshirë këtu edhe Stradiotti-t për shkak të përvojës së tyre dhe sukseseve të arritura në luftimet kundër turqve.
Karli urdhëroi admiralin e tij, Andria Doria, të largojë 200 rrugë anijesh të mbushura me të tillë ushtarë nga jugu i Greqisë, përfshirë edhe ata të garnizonit të Corone-s, duke i çuar në shumë prej ngujitjeve egzistuese arbëreshe në Italinë e jugut.
Ky veprim u krye për t´i dalur përpara një sulmi të mundshëm të Sulltanit në jugun e Italisë.
Së bashku me trupat shqiptare, erdhi dhe një numër i vogël oficerësh grekë të Stradiotti-t. Këta ishin kryesisht anëtarë të mërguar të familjeve mbretërore bizantine të Lascaris dhe Palaeologus, të cilët ishin arratisur për në Peloponezi pas rënies së Kostandinopojës.
Përveç ushtarëve, shumë tregtarë grekë shfrytëzuan rastin të merrnin arratinë së bashku me flotat luftarake, pasi kështu ishin më të sigurtë sesa të udhëtonin vetëm.
Kjo valë e fundit imigrantësh solli një ndikim të madh greko-bizantin ndër shumë fshatra arbëreshe tek të cilat ata u ngunjuan. Sidoqoftë grekët u larguan nga fshatrat me kalimin e viteve duke parapëlqyer jetën e qytetit.
Kështu pjesa më e madhe e fshatrave në fjalë rimori identitetin kulturor arbëresh.
Shumë banorë të fshatrave shqiptare, sidomos ata përqark Kalabrisë, vazhduan zanatin e tyre si ushtarë të regjimenteve të ushtrisë Napolitane për shekuj të tërë në vazhdim, sidomos gjatë Luftrave Fetare, deri në kohët e Luftrave të Napolonit.
Venediku gjithashtu vazhdoi të merrte njësi kalorësie shqiptare përbrenda ushtrive të saj italiane për vite të tëra pas rënies së zotërimeve të saj përtej detit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi