EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

'Uni' dhe turma

Shko poshtë

'Uni' dhe turma Empty 'Uni' dhe turma

Mesazh  Estilen 05.04.10 10:47

Uni dhe Shpirti i Turmes


Për të folur për këto dy tipare të përgjithshme të shoqërisë njerëzore mjafton të rikujtohen së pari çfar shkruante analisti i madh i shpirtit Zigmund Frojdi në vitin 1921 në librin “Psikologjia e turmave dhe analiza e unit”, botuar në Shqip më 1998.

Spjegimet e Frojdit kapin thelbin e shoqërisë njerëzore dhe prandaj nuk e humbin vlerën me kohën; ato janë të thjeshta, vetflasin dhe nuk kërkojnë mundim për t’u kuptuar. Themelet e përfundimeve të Frojdit për shpirtin e turmës jepen në Kapitujt 2, 5, 6, 10 të librit të tij.

Në fushën e shkencës së shpirtit (psikologjisë, e thënë joshqip) për shpirtin e turmës është shkruajtur shumë, kurse shpirti i askushmërisë, që lind prej shpirtit të turmës dhe ndërthuret mjaft me të, vetëm është përmendur aty këtu. Prandaj më poshtë do të shtjellohet më tej shpirti i turmës dhe për herë të parë ai i askushmërisë.

Duke u mbështetur në analizën e Frojdit, pohohet se SHPIRTI I TURMËS është i pranishëm kudo në historinë njerëzore. Porse njohuria për të, përkujdesja ndaj këtij shpirti dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i tij për qëllime të caktuara përbën anën tjetër të medaljes

. Çeshtja madhore është se sa i theksuar është shpirti i turmës në shoqëri, sepse njeriu i brymosur me një mendësi të tillë ka në themel të mendjes së tij çiftin sundimtari dhe turma.

Kjo është çeshtje madhore sepse mendimet dhe ndjenjat janë shfaqje të shpirtit të njeriut dhe janë pikërisht ato që përcaktojnë sjelljen e tij shoqërore, domethënë kufirin ndarës kush quhet e mirë dhe kush quhet e keqe.

Sjellja dhe puna e njeriut janë dy gjëra të ndryshme por që njëkohësisht plotësojnë e bashkëshoqërojnë njëra tjetrën, sepse në fund të fundit ato bashkëshoqërojnë njeriun.

Njeriu në mënyrë të natyrshme është qenie shoqërore që kërkon përherë të shoqërizohet. Edhe në rastin kur ai është i vetëm në natyrë, veç punës që bën në ambjentin përreth ai e tregon sjelljen e tij ndaj vetvetes dhe ambjentit që e rrethon.

Njeriu me mendësi turme ka një shpirt të ndrydhur, të pa lirë e të pa larmishëm dhe duke qenë në gjendje të tillë ai kundërvepron duke i lindur dëshira në skutat e shpirtit të tij për ta parë veten në krye të turmës.

Shpirti i tij ngashëron, kredhet përqark, i friksuar mban sytë e veshët hapur te të tjerët, frigon nga e mira e tjetrit, i sheh të tjerët detyrimisht të barabartë me vetveten, sheh në të tjerët aspak ndryshim nga vetvetja ose në rastin më të mirë ndryshime të parëndësishme.

Ky shpirt i ngujuar, që natyralisht kërkon hapje dhe liri, e anon ndërgjegjen drejt njëshit (individualitetit, e thënë joshqip), mëvetësisë, kuptimit që ky vetnjësh nuk ka vlerë dhe si rrjedhim i mbin dëshira që të duket mbi të tjerët ose, e thënë sipas mendjes së tij, mbi të barabartët e tij.

Një mendësi i tillë nuk arrin të pranojë se veç punës së tij egziston e duhet të egzistojë edhe puna e të tjerëve dhe nuk sillet në mënyrë që puna e tij të plotësojë punën e të tjerëve ose puna e tij të plotësohet prej të tjerëve.

Për një shpirt të tillë i mirë është, domethëne duhet të egzistojë, vetëm guri i tij dhe jo muri i përbashkët; ai është i pazëvëndësueshëm dhe madje ka edhe raste që ai përpiqet ta prishë murin e përbashkët. Një shpirt i tillë është i dhunshëm dhe nuk përcjell respekt për të tjerët e midis të tjerëve, biles për të nuk egziston dhe nuk duhet të egzistojë edhe mendimi ndryshe, aq më tepër të kuptojë se kur respektohet mendimi ndryshe edhe bashkimi është më i fortë.

E thënë më gjërë, një shpirt i tillë,UNI, nuk pranon ndryshimin dhe si rrjedhim nuk pranon zhvillimin. Një njeri me një mendësi të tillë dallohet lehtë sepse mendon, flet apo shkruan me përemrin vetor shumës NE.

Një shpirt i tillë i,UNI, jep vlerë vetëm të qënit mundues për të tjerët, i jep vlerë vetes vetëm dukë ia ulur vlerën të tjerëve, i jep vlerë vetes duke përdhosur vlerat qytetare, kulturore dhe kombëtare të shoqërisë që i përket.

Një shpirt i tillë,UNI, njeh vetën lirinë e tij të egjërt e të pakufishme, për të nuk egziston liria e tjetrit, biles kur mbaron ai duhet të mbarojnë edhe të tjerët.

Një shpirt i tillë,UNI,është i pangopur, i pakënaqur, i paqetë dhe rrjedhimisht mizor për të mbajtur gjallë pangopshmërinë e tij. Një shpirt i tillë sheh vetëm të drejta për veten e tij, për të egziston vetëm liria e tij dhe jo e të tjerëve, ai vetmendon se është i pagabueshëm, ai nuk mban dhe nuk ndjen përgjegjësi për veten dhe të tjerët.

Një shpirt i tillë ,UNI,synon që çdo gjë me vlerë të jetë brenda derës së tij, ai dëshiron dhe përpiqet të ndërtojë vetëm ishullin e tij, atij nuk i intereson ambjenti përreth tij, atij nuk i interesojnë gjërat e përbashkëta; një shpirt i tillë është, bie fjala,..........................

Një shpirti të tillë.UNI, i pëlqen të ndërtojë ishullin e tij të thepisur; ai ngazëllehet kur prish urat lidhëse dhe pret telat ndërlidhëse për të ndërtuar garth për veten e tij.

Atij nuk i pëlqen bashkëjetesa paqësore, sepse ai nuk respekton tjetrin dhe pjesën e tjetrit, ai është një fqinj i keq, ai urren dhe i erren sytë për çdo ndryshim të vënë re tek “të barabartët” e tij; biles ai vrojton se ç’bëjnë të tjerët për të bërë të njëjtën gjë.

Ai arsyeton mbi bazën e vetarësyes së shtypur të njëshit, domethënë ai kërkon njësha për mendjen e tij të ngathët sepse ai e ka frikë njëshin, mundimtarin e mundshëm të tij dhe mendon se edhe ai njësh e ka frikë atë për të njëjtën arësye.

Një shpirti të tillë,UNI, nuk i intereson bashkëpunimi, atij i intereson mbinjëshi që ta urdhërojë. Biles edhe kur e sulmojnë, ai kërkon vetëm njësha, sepse përndryshe nuk e kupton se pse i sulen.

..ASKUSHMËRIA.!
.... është një ndjenjë e skajshme shoqërore që në situatë paniku e fut njeriun në ankth dërrmues dhe e zvëtnon. Nën ndrydhjen e skajshme të shpirtit të njeriut, nën zhvleftësimin e historisë në mendjen e tij, i dalldisur nga paarsyeshmëria, fillon të ndriçojë shpirtin e tij vetëm një dritëz e zbehtë hënorë dhe në shpirtin e tij lind degëza e askushmërisë.

Ai kështu bëhet një makinë që nuk ka fillim rruge, që përpiqet të ngahet dhe po qe i nevojshëm mund të marrë një kthesë e të ecë për aq sa i kërkojnë shërbim.

Duke harruar me dashje ose pa dashje, ai humb vetveten dhe fshin nga mendja vlerat në origjinën e tij; ai nuk e dallon më tjetrin; ndërkohë ai kërkon të përmbajë vlera të reja, por nuk e kupton se ato janë të pathemelta tek ai.

Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqëria njerëzore përmban në vetvete ndryshueshmërinë. Domethënë, njerëzit ndryshojnë nga pamja, mendimi, gjatësia, vendlindja, dëshirat, kënaqësitë, aftësitë, dituritë dhe biles brenda një grupi shoqëror (kombi) ka ndryshime në të folurat vendore e në veshje.

Përtej kombit, ndryshimet shtohen në tiparet e jashtme, ngjyra e lëkurës, gjuha, etj. Grupet shoqërore (kombet) dhe nëngrupet shoqërore (brenda një kombi) kanë edhe gjëra të ngjashme dhe të përbashkëta, por nuk kanë gjëra të barabarta.

Nëse respektohet natyra, duke përfshirë edhe shoqërinë e larmishme njerëzore, atëhere jeta është e paqshme. Në të kundërt, përpjekjet për të krijuar fantazma barazie përbëjnë krime natyrore dhe njerëzore.

Në rastin e Shqipërisë zyrtare, për gjysëm shekulli u edukua dhunshëm me qëllim dhe me absolutizëm fantazma e barazitizmit shoqëror dhe ndërkombëtar, aq sa u kërkuan vëllezër edhe në xhunglat e Amazonës apo tundrat e Azisë.

Njerëzit u bashkëmblodhën dhunshëm mendërisht, fizikisht dhe jetësisht. U punua për të krijuar të ashtëquajturin njeriu i ri, domethënë askushin e dëshiruar të barabartë e të edukuar me shpirtin e turmës.

Për pasojë, edhe pas vitit 1990, edhe ndryshimet e pakta në organizimin shtetëror vazhdojnë të barazohen me papërgjegjësinë dhe për të zbatuar ligjet (të pranuar nga të gjithë) pritet të merrët urdhër nga lart. Për askushin e mirë(NJERIUN E THJESHTE,INTELEKTUASLIN) është askushmëria dhe e keqe është çdo gjë tjetër e arsyeshme jo-paemër dhe me formë e përmbajtje të qartë.

Askushi nuk di të emërojë, nuk di pse është në një detyrë zyrtare dhe çfar do të thotë ai emërim, çfar pritet e duhet të bëjë, çfar të thotë e çfar të kërkojë; nuk e di ç’është e çfar përfaqson kombi e flamuri kombëtar, çfar duhet të bëjë për festën kombëtare dhe çfar flamuri duhet të mbajë, etj.

Askushmëria mund ta çojë askushin në veprime tradhëtie(ashtu sic ndodhi se fundi me grupin e punes per ndarjen e territrorit ujor me Greqine). Ai vetëm keq sheh,sepse keq Njeshi Un lart tij

MENDËSITË E TURMËS DHE ASKUSHMËRISË të para veças dhe të veçuara për njeriun e veçuar nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë.

Por në skajin tjetër, kur shpirti i turmës dhe i askushëmrisë bëhen tipare shoqërore përhapura dhe të njëkohshme, atëhëre ai grup shoqëror është në rrezikun më të madh vetshkatërrues.

Rreziku bëhet më i madh dhe pësimi prej tij më i shpejtë kur armiqtë e një grupi shoqëror të caktuar ia njohin atij shpirtin dhe përkujdesen të përhapen pikërisht këto dy tipare shoqërore. Në këtë rast, pasoja është e paqartë për çastin por e qartë pas një periudhe të gjatë kohe.

Atëhere rrjedhimi është: ai grup shoqëror vetshkatërrohet, humbet vlera njerzore, shpirtërore, kulturore dhe materiale, ose në rastin më të mirë vazhdon të përtiqet në kufinjtë e mbijetesës duke ngelur i prapambetur, i vetpenguar në zhvillim dhe i paqetësuar.

Ngulmi i këtyre dy mendësive i mban ndezur njeriut ëndërrën e barazitizmit dhe si rrjedhim ai cënon dhunshëm gjërat që s’i përkasin ose që janë të ndryshme nga ëndërrimi i tij.

Veç shpirtligëve, njerëzit që janë në detyra zyrtare, edhe në qofshin të arsimuar por që i përmbajnë në vetvete të dy këto mendësi, bëhen shumë dëmtues për shoqërinë gjatë marrjeve të vendimeve zyrtare.

Njerës të tillë bëhen kukulla qeverisëse dhe nga veprimet apo goja e tyre mund të dëgjosh gjërat më të paarësyeshme.

Gjithashtu, nëse do të ketë askusha me mendësi turme në detyra vendimmarrëse për shoqërinë, atëhere edhe veprimtaria armiqsore e huaj do të ketë sukses të dhimshmën për shoqërinë. Historia Shqiptare vazhdon ta japë këtë mësim.

Ato njerëz që thonë se nuk ka armik, ose e bëjnë këtë nga pakuptueshmëria e tyre, ose e thojnë këtë nga vetvetja për qëllime të ngushta vetjake apo përfitimi, ose iu është thënë nga armiqtë ta thonë këtë gjë (duke e ditur ose duke mos e kuptuar këtë), ose shtyhen ta thonë këtë jo vetëm nga një shkak i vetëm i përmendur më sipër.

Pse u shpartallua shteti në Shqipërinë zyrtare në fillim të vitit 1997: shkaku qe mendësia e askushmërisë (humbi armiku), ndërsa veprimi u frymëzua nga mendësia e turmës.

Të dy këto mendësi ushqejnë njëra-tjetrën dhe përcaktojnë sjelljen shoqërore të njeriut, sepse ajo do të thotë para së gjithash si sillet njeriu ndaj shoqërsië dhe çfar ka bërë për të.

Të dyja mendësitë e zvoglojnë ndikimin e tyre negativ në shoqëri nëpërmjet edukimit kombëtar dhe përparimtar që ka si qëllim zhvillimin e sjelljes shoqërore.

Megjithatë egzistenca e theksuar e këtyre dy mendësive dhe njohja e nxitja e tyre nga ato që i duan të keqen shqiptarëve i rrisin mjaft pasojat negative mbi shoqërinë shqiptare, qetësimin dhe zhvillmin e saj.

Duke i ditur armiqtë këto mendësi të theksuara tek shqiptarët, ato qëllimisht çdo veprim të keq të një shqiptari ose të disave nxitojnë ta përgjithësojnë.

Pra çeshtja shtrohet: të dihen të metat e mendësisë shoqërore dhe të kundërveprohet butësisht për largimin e tyre, apo të mos dihen por t’i dijnë armiqtë dhe të kundërveprohet egërsisht për thellimin e tyre. Në çdo rast, largimi i këtyre dy mendësive është shumë i thjeshtë: njeriu të mos mendojë e të mos flasë me NE,IME,UNI.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi