Akili
Faqja 1 e 1
Akili
AKILI
Mitologjia e vjeter Greke
(greq. Achilleus, lat. Achilles) - i biri i Peleut, mbretit të Ftisë dhe i Tetides, hyjneshës së detit, trimi më i madh akeas në luftën trojane.
Asnjëri prej qinda mija akeasve, të cilët nën udhëheqjen e Agamemnonit, mbretit të Mikenës, erdhën nën muret e larta të Trojës, nuk ishte i barabartë për nga fuqia, guximi, zhdërvjelltësia dhe shpejtësia, por as për nga natyra e këndshme dhe bukuria mashkullore.
Ishte plot me vyrtyte, të cilat e stolisnin dhe e ngrisin burrin, fati ia kishte dhuruar të gjitha vyrtytet në masën më të madhe, por vetëm një jo: lumturinë. Lindi nga bashkëshortësia e cila nënës së tij i qe imponuar.
Së pari Tetiden deshi ta marrë vetë Zeusi, zoti suprem, por prej Titanit Promete mësoi për profecinë si biri i Tetidës do ta tejkalojë babain e vet. Prandaj për hir të interesit të vet e martoi për një njëri të vdekshëm.
Kur i lindi i biri, e ëma gjoja e ka zhytur në ujërat e Stiksit, lumit të botës nëntokësore, kështu që tërë trupin (përveç thembrës për të cilën e mbante) e mbështolli një parzmore e padukshme. Mirëpo, kjo është me siguri traditë e kohërave të mëvonshme, sepse Homeri për këte nuk tregon asgjë.
Ai thotë vetëm se Tetida e ka fërkuar të birin me ambrozi dhe e ka kalitur në zjarr për t'u bërë: i paprekshëm dhe i pavdekshëm. Mirëpo një herë me këtë rast e ndeshi Peleu në befasi.
Kur e pa të birin në zjarr u frikësua se Tetida dëshiron ta mbysë dhe e ngrit shpatën kundër saj. Hyjnesha e mjerë nuk pat kohë që t'ia shpjegojë rastin, por vetëm të ikte në thellësirat e detit. Kurr nuk iu kthye më Peleut. Pas ikjes së Tetidës Peleu fëmijes së braktisur ia gjet edukatorët.
Së pari ai ishte Feniksi, plaku i urtë dhe më vonë kentauri, Kiron, i cili e ka ushqyer me tru të arushës dhe me luanë të pjekur. Ushqimi dhe edukimi i tillë për Akilin ishin të dobishëm.
Që si fëmijë dhjetëvjeqar, dorëthatë e mbyt derrin e egër dhe në vrapim e zuri drerin. Deri në pjekurinë e plotë i mësoi të gjitha ato që trimit të atëhershëm i është nevojitur në jetë: të sillet si burrë, të përdorë armët, të shërojë plagët, t'i bie lirës dhe të këndojë.
Tetida dinte për profecinë se i biri i saj do të ballafaqohet me dilemen: jetë të gjatë, pa famë, ose jetë të shkurtër dhe të famshme të trimit. Edhe pse ia dëshironte famën, si nënë, kuptohet, i jep përparësi jetës.
Kur mësoi se mbretërit akeas po përgatiten për luftë kundër Trojës e fsheh në ujëdhesën Skiros, te mbreti Likomed, ku ,ka qenë i detyruar të jetojë i veshur në rrobe femrash në mesin e bijave të mbretit.
Me ndihmën e fallxhiut Kaikaut, mbreti Agamemnon, e zbulon strehimin e tij dhe i dërgon tek ai Odiseun, mbretin e Itakës dhe Diomedin, mbretin e Argut. Të shndërruar në tregtar të dy mbretërit erdhën në pallatin e Likomedit dhe e paraqitën mallin e tyre para vajzave të mbretit.
Në mesin e pëlhurave të shtrenjta, stolitë dhe sendet e tjera që u interesojnë femrave e vunë si rastësisht edhe shpatën. Kur në shenjën e caktuar më parë para pallatit u ndëgiua kushtrimi luftarak i shokëve të tyre dhe vringëllimi i armëve, të gjitha vajzat e frikësuara u shpërndanë, mirëpo një dorë e mori shpatën.
Akili u zbulua kështu dhe pa bindje të gjatë premtoi se do t'i bashkohet ushtrisë akease. Nuk ka mundur ta ndalë as e bija e Diomedit, e cila e priste fëmijën e tij dhe as gjasat e një sundimi të gjatë dhe fatlume në atdhe. Akli e zgjedh shpresën në famë.
Në limanin Aulida, ku ishin tubuar anijet akease, para ekspeditës në Troië, Akili solli me vete pesë mijë trima, bërthama e të cilëve ishin mirmidonët. I ati i tij, Peleu, i cili për shkak të pleqërisë nuk ka mundur të marrë piesë në luftë, ia jep parzmoren e vet, shtizën e madhe prej frashërit të fortë dhe karrocën luftarake me kuaj të pavdekshëm.
Këto ishin dhuratat, të cilat i kishte fituar prej zotërave si peshqeshe dasmore kur u martua me Tetidën. Akili ka ditur t'i përdorë. Nëntë vjet luftoi në fushëbetejën nën Trojë, i pushtoi njëzet e tri qytete në rrethinën e saj, me paraqitjen e vet shkaktoi në radhët e trojanëve tmerr dhe frikë.
Ushtria akease dhe të githë udhëheqësit e nderonin si luftëtarin më trim dhe më të sukseshëm - me përjashtim të kryekomandantit Agamemnon.
Agamemnoni ndërkaq, ishte gjeloz në Akilin. Vërtet ishte mbret i fuqishëm dhe ushtar i shkathtë, por jo edhe njeri aq i madh i cili do t'ia falte të nënshtruarit që e tejkalonte me merita dhe popullaritet.
Armiqsinë e vet e ka fshehur gjatë, por me një rast nuk pat sukses që të përmbahet: e shkaktoi grindjen, e cila ushtrinë akease gati e solli në shkatërrim.
Kjo ndodhi në fillim të vitit të dhjetë kur kampin akeas e përshkoi një moskënaqësi e thellë për shkak të zvarrisjes së pakufishme të luftës. Ushtarët dëshironin të kthehen në shtëpi, kurse udhëheqësit e humbën shpresën se me pushtimin e Trojës do ta fitojnë famën dhe do ta shtinë në dorë pasurine e madhe.
Akili me mirmidonasit e vet shkon në mbretërinë fqinje që të fumizohet me ushqim dhe plaçka, të cilat ushtarëve do t'ua ngrinin moralin dhe do t'ua thejnë dekurajimin. Në mesin e të zenëve rob e sjell edhe të bijen e Krizit, priftit të Apollonit.
Me ndarjen e plaçkës vajza i takoi Agamemnonit. Akili nuk kishte asgjë kundër kësai, sepse nuk lakmonte pas saj. E donte Kriseiden e bukur të cilën e zuri rob në një ekspeditë të mëparshme të vetën.
Por, pak më vonë, në kampin e akeasve u duk Krizi, i ati i Kriseidës dhe pasi që ua dëshiroi akeasve ngadhënjimin e shpejtë e luti Agamemnonin që t'ia kthente të bijën, kuptohet me një shpërblim të madh.
Akeasve u pëlqeu oferta e priftit, por kundër kësaj ishte Agamemnoni, i cili thoshte, gjoja se vajza i pëlqente, dhe se nuk do ta jepte për asgjë në botë dhe Krizi le të shkojë atje nga ka ardhur.
Prifti shkoi, por e luti Apollonin që ta shpaguajë. Apolloni e dëgjoi lutjen e tij, zbriti prej Olimpit dhe me shigjeta nga harku i tij i argjendt filloi të mbjellë murtajën në kampin e akeasve.
Ushtarët vdisnin, kurse Agamemnoni nuk ndërmirrte asgjë që ta qetësojë zotin e zemëruar. Kur gjendja në ushtri u bë e padurueshme, Akili vendosi të hyjë në aksion: e ftoi ulshtrinë në tubim që të mirren vesh çka duhej bërë.
Agamemnoni e ndjen veten të fyer për shkak të përzierjes së Akilit dhe mendonte t'i hakmirret. Kur falltori Kalkanti, deklaroi në tubim se Apolloni mund të qetësohet vetëm me kthimin e të bijës së Krizit, kuptohet pa shpërblim dhe duke kërkuar ndjesë, Agamemnoni i vërsulet dhe njëherit e sulmon ashpër edhe Akilin, i cili e mbronte.
Pas ofendimeve të pashembullta me të cilat para tërë ushtrisë e turpëroi nderin e Akilit, në fund tha se, në interes të ushtrisë do të heq dorë nga Brizeida, por se kompensimi për të do të zgjedhë për vete skllavën e një komandanti - dhe e zgjodhi Brizeiden, të dashurën e Akilit.
Akili në mënyrë të disciplinuar iu nënshtrua vendimit të kryekomandantit, por u përbe se nuk do të luftojë deri sa Agamemnoni nuk do ta lusë dhe nuk i bën satisfaksion para tërë ushtrisë akease.
Pastaj shkoi në breg të detit, e thërret nga thellësirat e detit nënën e vet dhe e lut që ta rekomandojë te kryezoti Zeus t'u ndihmojë trojanëve që ta zmbrapsin ushtrinë akease në mënyrë që Agamemnoni të kuptojë se pa Akilin nuk mundet, dhe të vijë te ky për të kërkuar falje dhe për ta lutur.
Tetida e përcjell lutjen e të birit dhe zoti suprem e pranoi. Zotërave ua ndaloi të marrin pjesë në betejë dhe e nxiti Hektorin, prijësin trojan, që ta shfrytëzojë mungesën e Akilit në luftë dhe t'i zmbrapsë akeasit deri te deti.
Njëkohësiht Agamemnonit ia dërgon një ëndërr mashtruese që, përkundër dobësimit të fuqive të tij, ta nxisë për të sulmuar, Edhe pse akeasit luftonin, trimërisht ishin të detyruar të zmbrapsen, Naten pas betejës, trojanët as që u tërheqën pas mureve të qytetit, por e kaluan natën para vetë kampit akeas që ditën e nesërme ta shkatërrojnë me një sulm të fortë.
Kur akeasit u gjenden në kurthë, Agamemnoni ia dërgon Akilit delegatet që t'i shprehin keqardhjen e kryekomandantit që e ka fyer, ia kthen Brizeiden dhe përveç të tjerash ia jep edhe shtatë vajza të tjera dhe dhurata të begatshme vetëm që t'i pushojë zemërimi dhe të kthehet në betejë.
Akili në zemërimin e vetë e tejkalon kufirin. E refuzon propozimin e Agamemnonit dhe deklaron se nuk do të luftojë deri sa Hektori nuk e sulmon kampin e tij drejtpërdrejt. Kjo nuk do të ndodhë, pasi që ai me ushtrinë e vet do të kthehet në vendlindjen e vet, në Fti.
Katastrofa dukej e pashmangshme. Trojanët në sulmet e mëngjesit i thejnë radhët e akeasve, rrënuan murin që e mbronte kampin akeas, kurse Hektori kishte depërtuar deri te anijet me qëllim që t'ua vërë flakën dhe kështu akeasve t'ua bëjë të pamundshme që të shpëtojnë duke ikur.
Në atë moment Akilit i afrohet Patrokli, miku i tij më i dashur, dhe e lut që t'ia huazojë parzmoren e vet dhe ta lejojë që t'u ndihmojë shokëve në çastet e provës së vështirë. Kur trojanët do t'i vërejnë armët e Akilit, do të mendojnë se kundër tyre është nisur vetë Akili dhe nga frika prej tij do të tërhiqen.
Akili për një çast nguroi, por e pa flakën që iu vu Hektori një anije të akesave dhe menjëherë e plotësoi lutjen e Patroklit. Përveç parzmores ia dha edhe tërë ushtrinë e vet. Patrokli me shpejtësinë e vetëtimës u vërsul kundër trojanëve dhe dinakëria korri sukses.
Duke menduar se para vetes e kanë Akilin, trojanët zmbrapsen në një tollovi të plotë. Patrokli e shoi flakën, i sulmoi trojanët, të cilët zmbrapseshin dhe i ndiqte kah muret.
Por këtu armiku pa se ështe mashtruar, sepse Patrokli nuk ka pasur guxim që që të marrë shtizën e rëndë të Akilit. Iu kundërvu Patroklit heshtari Euforb dhe me ndihmën e zotit Apollon e plagosi rëndë, kurse Hektori, pastaj, e shpoi me shtizë.
Kur Akili mësoi se miku i tij më i dashur u vra, filloi të vajtojë pikëllueshëm. Shokët e tij menduan se në dëshpërim do t'ia presë vetes fytin me shpatë. Menjëherë i harroi të gjitha fyerjet dhe dëshiroi që te hudhet në betejë për t'ia marrë gjakun Patroklit, por parzmorja ishte në duart e Hektorit ngadhënjimtar.
Akili, prandaj, e luti nënën Tetidë që t'ia gjejë një tjetër. Në lutje të saj ia farkoi vetë Hefesti, armëpunuesi i zotërave vetëm brenda një nate. Akili bëri be mbi kufomën e Patroklit të cilin akeasit pas një gjakëderdhje të tmerrshme e rrëmbejnë, se Hektorit do t'i hakmerret.
U pajtua me Agamemnonin i cili para gjithë ushtrisë e pranoi gabimin dhe ia ktheu Brizeiden dhe në betejën e pare pas vdekjes së Patroklit e vrau Hektorin.
Kjo ishte një betejë e pamëshirëshme. Akili e kërkonte Hektorin në radhët e luftës dhe e gjet tri herë, por secilën herë e shpëtonte Apolloni, mbrojtësi besnik i Trojës.
I tërbuar nga zemërimi i tmerrshëm, Akili e shkapërderdhi reshtin luftarak trojan, e asgjësoi një pjesë të ushtrisë, kurse pjesën tjetër e detyroi që të fshehet pas mureve.
Kur u mbyllën dyert e mëdha të Skeit, para tyre priste Hektori: e thirri Akilin në dyluftim për ta shpëtuar nderin e vet dhe nderin e ushtrisë së vet. Propozoi që të mirren vesh që ngadhënjimtari t'ua lejë kufomën shokëve të vet që të mund ta varrosin në mënyrë të denje.
Mirëpo, Akili e pranoi vetëm provokimin për dyluftim dhe u vërsul mbi Hektorin si shqiponja ndaj lepurit. Përkundër burrërisë së tij Hektori filloi të ikë.
Në ikje për ta shpëtuar jetën tri herë u ra kryq e terthor mureve të larta trojane, por më në fund me sygjërimin e Athenës e cila trojanëve u dëshironte humbjen, u ndal. I kryqësoi armët e veta me ato të Akilit në dyluftim për jetë ose vdekje, për çka u tmerruan edhe zoterat, dhe ra i goditur nga shtiza e Akilit.
Akili ngadhënjimtar e lidhi Hektorin e vdekur për karrocen e vet luftarake dhe tri herë i ra hipur në të rreth e rrotull mureve trojane dhe e zvarriti kufomën deri te kampi i vet për ta hedhur në mëshirën dhe pamëshirën e qenëve akeas.
Mirëpo, zotërat nuk lejuan që kufoma e Hektorit trim të përdhoset. Zeusi i urdhëroi Tetidës që ta qetësojë birin e vet. Ajo këtë e bëri dhe e qetesoi tërbimin e tij.
Kur pastaj nën velin e errësirës erdhi në çadrën e Akilit plaku Priam, mbreti trojan, që ta shpëtojë kufomën e te birit, Akili ia dorëzoi, i prekur nga fati i tij. Pastaj e ndërpreu luftën për dymbdhjetë ditë me qëllim që trojanët ta varrosin me nderime eprorin e tyre.
E mundi jo vetëm armikun në betejë, por edhe hujin e vet. Dëshmoi se është jo vetëm hero, por edhe diç më tepër - njeri.
Mirëpo, Akili nuk pat fat ta përjetojë rënien e qytetit të Priamit, dhe është dashur që së shpejti të bie edhe vetë pas Hektorit. E mundi edhe Pentesilenë, mbretëreshën e amazoneve, e cila me ushtrinë e vet të përbërë prej femrave i vjen në ndihmë Trojës, kurse në dyluftim e vrau edhe eprorin e ri suprem të ushtrisë trojane, mbretin Memnon nga Etiopia e largët.
Por, kur pas vrasjes së tij deshti të depërtojë nëpër dyert e hapura Skeiase në qytet, në rrugë iu kundërvu vetë zoti Apollon. Akili i thotë që të largohej nga rruga ose do ta shpojë me shtizë. Apolloni e ndëgjoi, por vetëm sa t'i hakmirret për shkak të fyerjes që ia ka bërë.
Doli në muret trojane, e kërkoi në tollovinë e luftës Paridin, të birin e Priamit dhe e ftoi që ta drejtojë harkun e vet dhe ta marrë në shenjë Akilin. Paridi nuk priti t'i thotë dy herë që të bindet dhe Apolloni e drejtoi shigjetën e tij drejt thembrës së Akilit e cila nuk ishte e mbrojtur me parzmor.
Mbi zhurmën e luftës u ndëgjua vetëm një klithje e tmerrshme - Akili ra sikurse dielli i rrëzuar nga kupa qiellore dhe toka nën të u dridh sa që pëlcitën edhe mure trojane. Por menjëherë pas kësaj Akili u çua dhe e hoqi shigjetën tinzake nga thembra.
Gremçat e thyer në majën e saj ia shkulën nga këmba një copë të madhe mishi, ia shqyen drejt dhe nga plaga gjaku shpërtheu curril. Kur Akili ndjeu se me gjak po humbte edhe fuqinë dhe po i shuhej jeta, i dëshpëruar uluriti me mallkim të tmerrshëm, i mallkoi Apollonin e Trojën dhe kështu ndërroi jetë.
Për kufomën e Akilit shpërtheu një betejë e rreptë. Më në fund akeasit e rrëmbyen nga duart e trojanëve dhe e varrosën solemnisht në turrën e lartë të drurëve të cilën e ndezi vetë zoti Hefest.
Pastaj hirin e Akilit akeasit e përzien me hirin e Patrokliut dhe mbi varrin e tyre të përbashkët e ngritën një muranë të lartë prej argjili që përherë t'ia kumtojë botes famën e dy fatosve.
Akili është personazhi më i shkëlqyeshëm i letërsisë greke, dhe në qoftë se epet e Homerit janë vepra e saj më e madhe, të cilët në poezinë epike deri më tani nuk i ka tejkaluar asnjë popull, atëherë Akili është një prej figurave më të shkëlqyeshme të letërsisë botërore në përgjithësi.
Prandaj, është e kuptueshme se asnjë vepër pikturale ose skulpturale, e cila paraqet Akilin nuk mund të krahasohet me figurën e tij në letërsi, ndonëse këto vepra rrjedhin prej duarve të artistëve të mëdhenj.
Duket se artistët antikë kanë qenë të vetëdijshëm përkufizimin e mundësive të tyre - e kanë pikturuar Akilin të ngurruar, kurse skulptorët relativisht rrallë e kanë paraqitur figurën e tij.
Janë ruajtur rreth katërqind vaza të pikturuara me fytyrën e Akilit. Më të njohua janë Akili në amforën antike nga viti 460, para e.s. (që sot gjendet në Muzeun e Vatikanit), Akili luan bixhoz me Ajuntin (gjithsej tetëdhjetë e katër ekzemplarë;
ajo e Egzekiut, si duket e vitit 530, para e.s. (që sot gjendet në Muzeun e Vatikanit), Akili e lidh Patroklin e plagosur në kupën antike nga fillimi i shekullit V, para e,s, (i vetmi ekzemplar ruhet në Muzeun Shtetëror në Berlinin Lindor), Dyluftimi i Akilit me Memnonin (prej të ashtuquajturit piktor berlinas, i vitit 480 para e.s.), që sot gejndet në Muzeun Britanik në Londër dhe tridhjetë të tjerë në koleksione të ndryshme; Akili e tërheq kufomën e Hektorit (pesëdhjetë ekzemplarë nga shek. VI para e.s.), Akili e vret mbretëreshën Pentesilen (rreth vitit 460 para e.s. që sot gjendet në Antikvarin e Mynihut, e sidomos në Muzeun Britanik në Londër).
Në Pompejë janë të njohura pikturat murale që e paraqesin Kentaurin Hiron duke e mësuar Akilin të luajë në lirë dhe Odiseun i cili e njeh Akilin në pallatin e Likomedit, që është rreth viteve 60-70 të e.s. (që sot gjenden në Muzeun kombëtar në Napoli).
Artistët modern, të cilët veçmas në kohën e renesanses dhe të barokut, më ëndje ,kanë pikturuar heronjët antikë, me vetëdije kanë kapituluar para madhësisë homeriane të Akilit.
Nuk e kanë paraqitur as Bernini as Canova (Kanova), as Tiziani (Ticiani), as Rubensi dhe asnjëri i barabartë me ta. Prej poetëve këtë kanë provuar vetëm dy vetë me përpjekje që ta plotësojnë ''artikullin'' e humbur në mes Iliadës dhe Odisesë. Ishte ky Statiusi në kohën antike (shek. I i e.s.), ndërsa në kohën e re Goethea (Gëte) i cili mendonte ta këndojë Akileidën. Te të dytë kanë mbetur vetëm përpjekje.

Estilen- 713
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi