Perzeu
Faqja 1 e 1
Perzeu
PERZEU
Nje nga mitet greke me te 'kompletuara'
Figura te Mitologjise Greke..
PERZEU (greq.(Περσεύς)Perseua,Perseus - i biri i Zeusit, zotit suprem dhe i Danesë, të bijës së Akriziut, mbretit të Argut.
Ishte njëri prej personazheve të rralla mitike, që nuk ka pasur asnjë element negativ, madje as si nofkë. Kështu ai i shërbeu si shembull madje edhe Herakliut, i cili kohë pas kohe i lëshohej furisë dhe shpesh dehej me plotë kuptimin e f jalës, ose Akilit i cili interesat e veta i vente mbi interesin e tërë ushtrisë.
Për nga bukuria Perzeu ka qenë i njëjtë me zotërat, spikatej me fuqi dhe me shkathtësi, ishte tejet i guximshëm dhe përherë në çdo gjë i suksesshëm, që është virtyt të cilin njerëzit më së shumti e çmojnë.
U lind nën rrethana të jashtëzakonshme. Gjyshi i tij, Akriziu, njëherë mori vesh për profecinë se do të vritet prej duarve të nipit të vet. Për ta mënjanuar fatin e tillë, të bijës, Danesë, ia ndërtoi një dhomë nëntokësore prej guri e bronze dhe në të e mbylli për t'ia penguar kontaktin me njerëz.
Por zoti suprem, Zeusi, ia tejkaloi Akriziut. Pasi që Danea i pëlqente depërtoi deri tek ajo nëpër kulm në trajtë të shiut të arët. Pas kohës së caktuar i lindi djali, të cilin e pagëzoi me emrin Perze. Origjinën e tij hyjnore asesi nuk e fshehte.
Mirëpo, pëkundrejt kësaj Akriziu donte të lirohej prej tij. Urdhëroi që të bëhet një arkë e madhe, në të cilën e mbylli Denenë dhe Perzeun, e gozhdoi me dorë të vet dhe me ndihmën e shërbëtorëve e hudhi në det.
Djali i Zeusit nuk ishte i gjykuar që të mbytet në ujë si macë e verbët: dallgët e përplasën arkën larg, kah ujëdhesa Serifa, ku me rrjetën e vet e zuri arkën Diklisi plak, vëllau i Polidektit, mbretit të atjeshëm. Danenë dhe Perzeun i sollën në pallatin mbretëror dhe Polidekti i pranoi bujarisht.
Gruan e bukur në të cilën është dashuruar edhe zoti suprem, kuptohet se asnjë vdekatar nuk do ta urrejë. E pranoi Danenë dhe djalin e saj, u ofroi mikëpritje dhe tregoi kujdes të posaçëm, madje edhe më tepër se që e kënaqte Danenë.
Kuptohet se me këtë nuk i përfitoi simpatitë e saj. Në fund as që ka dashur të ndiejë për të, veçmas jo për djalin të cilin donte t'ia linte. Pas një viti të ngashnjimit të pafryt u përpoq që ta dhunojë. Por atëherë Perzeu kishte mjaft fuqi që ta mbrojë nënën e vet.
Polidekti pa se qëllimin e vet mund ta arrijë nëse lirohet prej Perzeut. Kundër tij nuk ka pasur guxim të çohet haptas, sepse i frikësohej zotit suprem, por pas meditimit të gjatë, erdhi në një ide të mrekullueshme: para Perzeut e shprehi dyshimin lidhur me origjinën e tij hyjnore dhe e thirri djaloshin që për këtë të dëshmojë me vepra mbinjerëzore. Pasi që Perzeu e pranoji këta, ja dha për detyrë që ta vrasë Gorgonën Meduzë të neveritshme dhe t'ia sjellë kokën e saj.
Kjo me të vërtetë kërkonte përpjekje mbinjerëzore. Së pari ishte e njohur që secili që e shikon Meduzën, përbindëshen me krih me dhëmbët e gjatë të syrit dhe gjarpinjët në vend të blejve të flokëve, menjëherë ngurohet, dhe e dyta, nuk dihej se ku jetonte kjo Meduzë me dy motrat e veta.
Perzeut kanë mundur t'i ndihmojnë vetëm zotërat dhe pasi që ka qenë trim (veç kësaj edhe i biri i sunduesit të tyre), me të vërtetë edhe i kanë ndihmuar. Zoti Hermes ia dha shpatën e lakuar magjike goditjet e të cilës kurrë nuk shkonin huq, ndërkohë hyjnesha Athena ia dha mburrojën e shkëlqyeshme prej remi, në të cilën çdo gjë reflektohej si në pasqyrë. Kështu i armatosur Perzeu niset për në rrugë.
Udhëtoi sa i sigurtë aq edhe i vendosur. I kaloi shumë mbretëri, I njohti shumë popuj dhe mposhti shumë kurtha që njerëzve ua vejnë para tyre cubat dhe sunduesit. Më në fund, arriti në token e zymtë, ku jetonin plakat Graet, motrat e Gorgonave të cilat dinin se si mund të arrihet deri te Gorgona.
Ishin tri gra dhe të triat kanë pasur vetëm një sy dhe një dhëmb. Kur njëra e kishte këtë sy, dy të tjerat ishin të verbëra dhe kanë qenë të detyruara të merren për dore. Perzeu priti çastin kur ia jipnin syrin njëra tjetrës, kështu që asnjëra prej tyre nuk shihte.
Ua muar dhe iu kërcnua se nuk do t'ua kthejë poqese nuk ia tregojnë rrugën deri te Gorgona. Kjo rrugë çonte nëper zabel ku jetonin nimfat qëllimmira, të cilat Perzeut i dhanë tri dhurata të dobishme: përkrenaren e Hadit, zotit të botës nëntokësore, që njeriun e bënte të papashëm, sendalet me krihë të cilat njeriut i mundësonin të fluturojnë dhe strajcën e mrekullueshme e cila smadhohej dhe zvogëlohej sipas asaj se çka ka brenda. Perzeu i mbathi sandalet dhe me tërë armët e veta fluturoi kah perëndimi ku gjendej ujëdhesa e Gorgonave.
Edhe në kohërat mitike një fluturim i tillë ka qenë diçka fantastike dhe vetvetiu Perzeut kishte për t'ia siguruar famën e amshueshme. Përshkrimi i tij e ka tronditur botën antike, madje edhe më tepër se ajo që ka ndodhur pas kësaj. Nga lartësia e madhe Perzeu i pa Gorgonat.
Të triat kishin qenë të shtrira përmbys, të mbuluara me krihët e tyre vezullues dhe flinin në breg të detit. Dy prej tyre ishin të pavdekshme, dhe vetëm njëra, Meduza, ishte vdekatare. Por si të njihej në mesin e të tjerave?
Perzeu e ngriti mburojën e vet të shëndritshme, duke u shikuar në te sikur në pasqyrë. Drejt-përdrejt nuk guxoi t'i shikojë Gorgonat sepse secila, posa do tia kthente fytyrën e vet kah ai, do të shndërrohej në gur. Derisa mendonte se cilën ta sulmojë, pran tij u paraqit zoti Hermes dhe ia tregoi të skejshmen, e cila ishte e shtrirë mu në buzë të detit, dhe e nxiti djaloshin që mos të frikësohej. Si shqiponja lepurit u vrësul Perzeu drejtë Meduzës.
Qe i detyruar ta shfrytëzojë pikërisht këtë çast kur Gorgonat ishin në gjumë. Gjarpërinjët në kokën e Meduzës e ndien afrimin e armikut dhe filuan të fërshëllojnë. Mirëpo, Përzeu nuk u frikësua edhe kur u trazuan dhe e zgjuan Meduzën.
Para se t'i shkojë përdore t'i hapë sytë, vëzulloi shpata e tij dhe me një të rënië ia preu kokën. Me shpejtësi të vetëtimës e hudhi kokën e Meduzës në strajcën e mrekullueshme dhe fluturoi në hapësira të larta.
Nga trupi i Meduzës shpërtheu gjaku i zi nga i cili doli vigani Krisao dhe Pegazi, kali me krah. Në atë moment fluturuan pas Perzeut edhe Gorgonat e pavdekshme per t'ia marrë hakun e motrës së tyre, por nuk e arritën sepse, i papashëm, me përkrenare të Hadit në kokë, u zhduk pas detit të pakufishëm, kah lindja, ku gjendej ujëdhesa Serifa.
Sandalet me krih nuk kanë mundur ta sjellin Perzeun në cak, e sidomos jo pa stacione. Arriti deri te bregu veriperëndimor i Afrikës, ku jetonte Titani Atlant, i cili, për shkak të kryengritjes kundër zotërave, ka qenë i dënuar që për jetë e mot ta mbajë kupën qiellore.
Atlanti ishte tejet armiqësor ndaj mysafirëve, ngase e dinte profecinë se njëherë do të vijë i biri i Zeusit, i cili do t'ia sjellë fatkeqësinë.Kur Perzeu iu paraqit si biri i Zeusit dhe ngadhënjimtar mbi Meduzën, Atlanti në vend që ta përshëndeste e quajti gënjeshtar dhe e dëboi me fjalë fyese.
Kuptohet se Perzeu nuk lejohej që të ofendohej pa e dënuar atë që e fyente: e ktheu kokën dhe nga strajca e nxori kokën e Meduzës. Posa e pa Atlanti, u shndërua në shkëmbë mali. Kështu i ngurosur gjendet i shtrirë për së gjati në mes Marokut dhe Tunizisë sot e kësaj dite.
Kur Perzeu pushoi, i mbathi sandalet dhe vazhdoi rrugën. Në ajrin e zjarrtë të Afrikës Veriore strajca lëshoi gjakun nga koka e Meduzës. Posa pikat e tij ranë në tokë, lindën nga këto gjarpinjët helmues të cilët me kohe aq u shumuan sa që në tërë atë vend e kanë shuar jetën dhe e kanë shndërruar në shkretëtirë ranore. Por kur ndodhi kjo, Perzeu tani më ishte larg, në vetë skajin e botës deri më atëherë të njohur - në Etiopi.
Në këtë vend sundonte mbreti Kefe dhe Perzeu vendosi ta vizitojë. Kur fluturoi mbi bregdetin në të cilin gjendej pallati mbretëror e pa një pamje të jashtëzakonshme: për shkëmbinjtë pranë detit kishte qenë e lidhur një vajzë e bukur.
Perzeu fluturoi deri tek ajo dhe mësoi se quhet Andromeda dhe se është e bija e mbretit Kefe dhe e gruas së tij, mbretëreshës Kasiopea. Këtu ka qenë e ngujuar për shkak të shëlbimit të atdheut nga përbindëshi i detit, të cilin në tokën e babës të saj e patë dërguar Poseidoni, zot i detit si hakmarrje për fyerjet e nënës së saj që nga mendjelehtësia ua ka bërë nimfave detare.
Posa e tha këtë, nga deti doli përbindëshi i madh. Vajza uluroi trishtueshëm dhe me sy i kërkonte prindërit të cilët, të tmerruar, deshtën të përshendeten me të për herë të fundit. Në atë moment Perzeu e ngrehu shpatën e vet të lakuar dhe magjike e bërtiti se do ta shpëtojë po qese vajzën e fiton për grua.
Prindërit dhe vajza pranuan këtë, ndonëse dyshuan në suksesin e tij. Perzeu u ngrit lartë dhe u hodh furishëm si shigjetë në përbindshin, sikurse më parë në Meduzën. Pas luftës së vështirë e plagosi për vdekje dhe kur përbindëshi u afrua afër bregut të detit që në ankthin e vdekjes ta coptojë Andromedën, Perzeu e mbyti me tri goditje.
Kështu vizita e Perzeut te mbreti Kefe përfundoi me kremte martesore dhe hareja mbizotëroi jo vetëm në pallat, por edhe në tërë tokën e çliruar. Kur gostia ishte në kulm, nëpër sallën e mysafirëve jehuan hapat e burrave të armatosur, ndërsa nëpër dyert e hapura hyri njësia e ushtarëve të cilën e udhëheqte Fineu, i fejuari i dikurshëm i Andromedës.
U vërsul në Perzeun, e quajti hajn të nuseve dhe ftoi mbretin që t'ia dorëzojë Andromedën. Kefeu qëndroi në anën e Perzeut: kreshniku i ri nuk e ka vjedhur vajzën por se e ka fituar me luftë atëherë kur Feneu kishte hequr dorë prej saj. Në vend të përgjegjës Fineu e hudhi shtizën në Perzeun, por ajo nuk e qëlloi dhe u ngul në mur.
Perzeu e mori atë dhe e hodhi në Fineun, por ky kërceu ashtu që shtiza e goditi njërin prej përcjellësve të tij. Në sallën e mysafirëve shpërtheu beteja e ashpër. Feneu ishte superior, sepse ishte i armatosur, kurse dasmorët, kuptohet, kishin ardhur të paarmatosur.
Në momentin më kritik Perzeu u tha miqëve të vet që ta kthejnë shikimin nga ai dhe prej strajcës e nxori kokën e Meduzës. Njerëzit e armatosur filluan që njëri pas tjetrit të ngurosen. Në fund edhe Fineu u shndërrua në trupore guri.
Pas dasmës Perzeu së bashku me Andromedën u nis për në ujëdhesën Serifa, ku arriti në momentin e duhur. Polidekti tani më priste ushtarët të cilët do t'ia sillnin Danenë poqese e braktis tempullin e Zeusit në të cilin, duke ikur prej tij, ishte strehuar. Por në vend të Danesë në dyer u paraqit i biri i saj.
Mbreti nuk u besonte syve të vet. Ishte i bindur se Perzeu është vrarë në betejë me Gorgonet. Kur kreshniku i ri i tregoi se sipas urdhërit të tij e ka vrarë Meduzën, i shpërtheu gazi dhe e quajti mburracak dhe gënjeshtar. "Mbasi nuk beson, o mbret, ja dëshmia!" bërtiti Perzeu dhe e nxori prej strajce kokën e Meduzës. Polidekti e shikoi dhe u shndërrua në gur.
Pasi që Perzeu nuk e dëshirodnte pushtetin mbi Serifën, ia la Diktisit, vëllaut të Polidektit dhe u kthye me nënën dhe gruan në vendlindje, në Arg. Gjyshi i tij, Akrizi, nga frika prej profecisë së lashtë iku dhe kështu Perzeu e mori pushtetin. Përkrenaren e cila e bënte të padukshëm ia ktheu Hadit, sandalet me krihë Hermesit, ndërsa strajcën e mrekullueshrne nimfave. Kokën e Meduzës ia dhuroi hyjneshës Athena, e cila e mbërtheu në parzmoren e vet.
Në Arg Perzeu sundoi gjatë, i lumtur dhe në paqe. Trimi i vërtetë nuk duhet ta smadhojë famën e vet me pushtimin e tokave të huaja. Kur Akrizi u bind se prej djalit të Danesë nuk i kanoset rreziku, u kthye në Arg. Por fatit nuk i iku.
Në kremtet solemne, sportive padashtas disku i Perzeut e goditi në kokë. Nga pikëllimi i thellë që gjyshit ia shkaktoi vdekjen, vendosi ta braktisë Argun, duke ia dhënë mikut të vet Megapentit, i cili si kompenzim ia jep Tirintin. Në afërsi të tij Perzeu i ndërtoi qytetet e forta Midenë dhe Mikenën, gërmadhat e të cilave mbizotërojnë edhe sot mbi Argun.
Perzeu dhe Andromeda pas vdekjes, me vullnetin e zotërave, u shndërruan në hyllësi të shkëlqyeshëm, të cilët në qiell mund ti shohim qartas edhe vetëm me sy. I biri i tyre më i madh, Alkeu u bë mbret në Tirint dhe babë i mbretit Amfitrion. Djemtë e tij, Elektrioni dhe Steneli, u bënë mbretër në Mikenë, ndërsa djemtë e tyre Mestori dhe Heleu, si edhe dhëndri i tyre, Periereu, për të cilin e martuan vajzën e tyre Gorgofonën, ishin burra trima. Njësoj trim ka qenë edhe Ebali, burri i dytë i saj dhe më i famshmi ka qenë nipi i tyre, trimi Herakli.
Miti për Perzeun është ruajtur në disa versione. Përmendet te Homeri. Epizode të tij ka përpunuar Simonidi nga Kea (në shek. VI-V. para e.s.), i kthehet edhe Euripidi (në tragjedinë e humbur Andromeda e vitit 412 para e.s.), por edhe poetët e tjerë. Prej poetëve romakë e kanë trajtuar Vergjili (sipas tij arka me Danenë dhe Perzeun arriti deri te brigjet e Italisë) dhe, më në fund Ovidi, verzioni i të cilit, në Metamorfozat, sot është më i njohuri
. Nga antika na janë të njohura më së njëqind piktura në vaza me veprat e tij. Perzeu duke ikur pas vrasjes së Meduzës, është paraqitur në më se tridhjetë vaza, Perzeu e vret Meduzën në gjashtëmbëdhjetë, Perzeu, Danea dhe arka në pesëmbëdhjetë, Perzeu dhe Andromeda, në gjysmën e dytë të shek. IV para e. s. e pikturoi Nikiasi. Për të dimë vetëm nga përshkrimi dhe nga kopja në pikturën murale në Pompeje rreth vitit 70 të e.s. (sot në Muzeun Popullor në Napoli).
Vepra më e lashtë skulpturale që e paraqet Perzeun, i cili e vret Meduzën, është ruajtur në metopën nga i ashtuquajturi tempulli C në Selmunt (ndoshta e vitit 540-530 para e.s.), sot në Muzeun Popullor Sirakuzë). Vëmendjen e tërheq, ndonëse për nga koha i papërcaktuar, relievi i quajtur Perzeu me Andromedën e Uruar, që gjendet në Muzeun Kapitolian në Romë, ndërsa mozaiku me dimensione të mëdha që e paraqet Perzeun dhe Andromedën nga mesi i shek. II të e.s., sot gjendetn në Muzeun Bardo në Tunis.
Miti për Perzeun në shek. XV e Frymëzon Pier di Cosime (Pjer di Kozima) për pikturën Perzeu e liron Andromedën, Tizianin (Ticianin) për pikturën Perzeu dhe Andromeda (rreth vitit 1555, sot në koleksionin e Valeceit në Londër), Rutil Manettiun për pikturën Perzeu e liron Andromedën (rreth vitit 1589, sot në Villa Borgese në Rome), P.P. Rubensin për tri piktura Perzeu dhe Andromeda (nga viti 1620-1640, që sot gjenden në Galerinë e Berlinit, në Ermitazhin e Leningradit dhe në Prado të Madridit), pastaj Lemoinin rreth vitit 1749), etj.
Prej veprave skulpturale duhet përmendur, para së gjithash, Perzeun e Benvenuto Cellinit (Benvenuti Qellini) nga viti 1533, që sot gjendet në Loggi dej Lanzi (Logji dei Lanci) në Firencë, pastaj ansamblin Perzeu e liron Andromedën e Pierre Pugetut (Pjer Puzheut), e vitit 1684, sot gjendet në Luvër të Parisit),dy skulptura të Anton Kanovës, Perzeu me kokën e Meduzës (e vitit 1792, sot në Muzeun e Vatikanit, dhe e vitit 1800, sot në Ermitazhin e Leningradit), si edhe skulptura Perzeu dhe Gorgona e A. Rodenit. Operën Andromeda dhe Perzeu e komponoi V. Kempeleni, premijera e së cilës është mbajtur me 1781 në Vjenë).

Estilen- 713
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi