EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eriniet

Shko poshtë

Eriniet Empty Eriniet

Mesazh  Estilen 29.03.10 19:17

Eriniet

Figura te Mitologjise Greke..

Eriniet (greq. Erinyes, njëjësi Erinys,lat.Furiae) - hyjneshat e hakmarrjes dhe të mallkimit, shërbëtoret e Hadit, zoti të botës nëntokësore dhe gruas së tij Perzefonës.

Origjina e tyre nuk është e përcaktuar thjeshtë. Homeri për të nuk e thotë asnjë fjalë. Lindën nga krimi i parë i përgjakshëm në botë, nga pika e gjakut të Uranit, zotit të qiellit, i plagosur prej djalit të vet, Kronit, të cilat ranë në hyjneshën e tokës Gea, dhe kështu u fekunduan.

Eskili i quan bija të natës së errët Niktës, Sofokliu bijat e Skotit, zotit të errësirës dhe të hyjneshës së tokës Gea. Poetët e lashtë nuk i përmendin numrin dhe emrin e tyre. Homeri p.sh. në një vend e përmend një Erini, ndërsa gjetiu disa prej tyre.

Ndëkaq Euripidi shkruan se kanë qenë tri, kurse autorët e mëvonshëin i përmendin edhe emrat e tyre: Alekta, Tizifona dhe Megera. Eriniet i ndjekin vrasësit, vjedhësit, berrejshmit, rebelët dhe shkatërruesit e lidhjeve bashkëshortore. Mënonin padrejtësitë, i mbronin njerëzit e mjerë dhe të pambrojturit, veçmas të huajt pa atdhe dhe jetimat.

Në tokë vinin nga bota nëntokësore, të mbështjella me mjegull të dendur e cila i bënte të padukshme. I vizitonin fshatrat dhe vendet e shkreta duke i kërkuar fajtorët. Dhe kur i gjenin, i mundonin pa mëshirë.

Prej tyre kursesi nuk mundej askund të ikej, madje as në botën nëntokësore, sepse aty e kanë pasur fuqinë e njëjtë si në tokë. Para tyre ka qenë e paaftë fuqia mbretërore, e priftërave, madje edhe çfarëdo fuqie tjetër. Para saj është dashur të jenë syçelë edhe vetë zotërat.

Është interesant fakti se zotërat dhe njerëzit i kanë urrejtur Eriniet, edhe pse të drejtët nuk kanë pasur arsye t'u frikohen. A nuk del kjo nga fakti se askush në botë nuk mund të thotë me ndërgjegje të pastër: se kurrë asgjë nuk kam gabuar?

E ndoshta edhe nga fakti se Eriniet i kanë përndjekur edhe ata të cilët kanë gabuar pavetëdije madje edhe ndoshta kundër vullnetit të vet? Sipas disa autorëve edhe vëtë ato nxitnin për krime. Këto veti negative mbizotëruan mbi ato pozitive, sikur njerëzit të mos mund ta qetësojnë ndërgjegjen duke bërë edhe ndonjë vepër të mirë.

Përveç këtyre Erinieve të vrazhda dhe të papajtueshme mitet dhe legjendat greke njihnin edhe Eriniet e pajtushme, të cilat quheshin edhe Eumenide, gjegjësisht "Mirëdashëse". Duket se kjo varej nga natyra e dyfisht e këtyre hyjnive si edhe mishërimi i të mbrejturit të ndërgjegjës.

Por njësoj është e mundshme se në kohërat e kahershme Eriniet e kanë pasur natyrën më të butë dhe më të këndshme. Se si në të vërtetë ka qenë me siguri ne nuk do të dimë më. Poetët e kohës antike e shpjegojnë këtë natyrë të dyfishtë të Erinieve me mundësinë e shndërrimit. Eskili p.sh. e shpjegon me faktin se i ka zbutur hyjnesha Athena e cila e mbronte Orestin e përndjekur.

Përkundër kësaj edhe më vonë në mitet dhe kultin grek mbizotëroi kuptimi i parë i Erinieve si hyjni të rrezikshme, shkatërruese dhe të papajtueshme. Edhe femrat kriminele, si ato të botës legjendare ashtu edhe ato të botës reale quheshin Erinie, si bie fjala Klitemnestra, Medea etj. Më në fund, me emrin e tyre latin Furiae emërohen edhe sot gratë e tërbuara dhe të furishme.

Grekët (e pas tyre edhe romakët) Eriniet i parafytyronin si gra plaka dhe të shëmtuara në rrobe me shokë të kuqe. Sytë i kishin të skuqur, në vend të gishtërinjëve kanë pasur kthetra, kurse në vend të blejve të flokëve - gjarprinjë.

Të tilla në skenë i ka sjellë Eskili. Sipas Euripidit kanë pasur krah, kurse në duar gjarprinjë dhe pishtarë. Eumenidet ishin me pamje pak më të këndshme dhe në vend të rrobeve të zeza mbanin rrobe të bardha. Të ngjashme i paraqitën edhe piktorët dhe skulptorët antikë. Ua jipnin një pamje më pakë të rrezikshme, mirëpo nuk ua zbutnin vrazhdësinë.

Figurat e tyre na janë ruajtur mjaft pak. Shumica prej këtyre janë në vaza nga miti për Orestin (në koleksionet në Oksford, Lecce, Vatikan dhe gjetiu, kryesisht nga kalimi prej shek.VI-V p.e.s.).Në muzeun Popullor të Romës në Terme gjindet një fragment i kopjes së mirë të tipit helenistik që paraqet Eriniet në gjumë.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi