EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asklepiu

Shko poshtë

Asklepiu Empty Asklepiu

Mesazh  Estilen 29.03.10 18:48

ASKLEPIU



Asklepiu 250px-NAMA-Asklepios_Epidaure

Figura te mitologjise greke

Asklepiu (greq. Asklepios, lat. Aesculapius) - i biri i zotit Apollon dhe dashnores se tij Koronidës, mjeku i famshëm dhe zoti i mëvonshëm i mjekësisë.

Nga epet e Homerit e njohim vetëm si mjek të dalluar. Si zot grekët filluan ta adhurojnë prej shek. VII-VI para e.s., së pari në Tesali dhe në Epidaur. Në Athinë kultin e tij e sollën gjatë murtajës së vitit 429 para e.s.

Deri në këtë kohë aty si zot të mjekësisë e kanë adhuruar Aminin, prift i të cilit ishte edhe Sofokliu. Në Romë kulti i Asklepiut u soll me rastin e murtajës epidemike në vitin 293 para e.s., e pastaj u përhap në tërë botën greko-romake.

Sipas mitit Asklepiu artin e mjekësisë e mësoi prej kentaurit Kiron, në malin Peli, aq mirë sa që ka ditur të shërojë të gjitha sëmundjet dhe lëndimet, madje edhe t'i ringjallë të vdekurit. Mirëpo, praktika e tillë mjaft e përhapur nuk i sillte dobi: pasi që askush nuk vdiste, u ankua kundër tij Tanati, zoti i vdekjes te zoti suprem, Zeusi dhe ai si rrënues i rendit botëror e mbyt me rrufe.

Asklepiu pas vetes la dy djem, Mahaonin dhe Podaleriun, të cilët poashtu u bënë mjekët të famshëm dhe në këtë funksion morën pjesë në luftën e Trojës. Veç këtyre Asklepiu e ka pasur edhe djalin Teleforin dhe vajzën Higien, shëndet i mishnuar.

Shndërrimi i Asklepiut në zot është shumë interesant. Sipas burimeve antike njerëzit këtu paraqiten si, "krijues të zotërave". Nuk është më pak interesante edhe analogjia e përparimit të Asklepiut në zot me rastin e mitologjisë egjiptiane: zoti Imhotep, shpikës i shkrimit, i ndërtimtarisë dhe mbrojtës i shkencës, të cilën grekët e identifikuan me Asklepiun, poashtu është zhvilluar nga njeriu i vdekshëm për ekzistencën fizike të të cilit nuk dyshohet (ka jetuar në shek. XXVII para e.s. dhe ishte ndërtues i dy piramideve të para: piramidës shkallëzore të Gjoserit te Satara dhe piramidës së pakryer të Sahemhetit).

Në antikë janë krijuar shumë vepra arkitektonike dhe skulpturale për nderë të Asklepiut. Tempujt e tij rëndom kanë qenë të lidhur me spitale. Tempulli më i famshëm i tij ishte në Epidaur ku çdo katër vjet organizoheshin lojërat atletike dhe dramaturgjike "Asklepiadet".

Amfiteatri i Epidaurit është vepra më e ruajtur e llojit të tillë në Greqi dhe për interpretimin e sotëm të tragjedive antike nuk është dashur që të ripërtirihet shumë. (Shënimi i Pauzanit mbi "Mrekullinë e Epidaurit" nuk ka të bëjë me rezultatet e shërimit të spitalit të atjeshëm të Asklepiut, por pikërisht ka të bëjë me këtë amfiteatër.

Akustika e tij, pozita dhe panorama piktoreske e rrethinës ishte unike). Asklepiu e ka pasur tempullin e madh me spital edhe në ujëdhesën Kojos. Në Pergam dhe në Athinë i ka pasur shenjëtoret, kjo e dyta ishte - në shpatin jugor të Akropolit (prej vitit 420 para e.s.). Romakët ia kanë dedikuar tempullin dhe spitalin në ujëdhesën e Tibrit, i cili gjendet edhe sot, kuptohet i modernizuar, por edhe kishën (kushtuar shën Bartolomeut).

Statuja më e njohur e Asklepiut është e ashtuquajtura Asklepiu i Napolit, kopja romake e origjinalit grek nga shek. V para e.s. Nga truporja e tij vigane e kultit në ujëdhesën Delos nga mbarimi i shek. IV para e.s. është ruajtur vetëm koka (sot gjendet në Muzeun Britanik në Londër).

Statuja e tij shumë e bukur e shek. IV para e.s. gjendet në Muzeun Nacional të Palermos; një kopje romake e shek. II para e.s. është bërë sipas origjinalit grek dhe gjendet në Muzeun e Berlinit; relievi Asklepiu i ulur në gërmadhat e shenjtnores së tij gjendet në Muzeun e Epidaurit.

Mirëpo, të gjitha këto vepra me popullaritet i tejkalon truporja e tij në Tempullin e Asklepiut jo aq të madh mbi liqenin e vogël në Villa Borghese të Romes.

Statuja është kopje romake e origijnalit grek e shek. V, para e.s., kurse tempulli është i kohës së re. Asklepiun autorët antikë e paraqitnin si plak bujar me shkop rreth të cilit përdredhej gjarpëri, simbol i jetës që ripërtërihet pandërprerë. Ky simbol deri më sot ka mbetur si shenjë e punëtorëve shëndetësorë.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi