Aura
Faqja 1 e 1
Aura
Çfarë është Aura?
Aura është fushë elektromagnetike që rrethon trupin e njeriut (Human Energy Field - HEF) dhe çdo organizmi dhe objekti në Univers.
Fusha e Energjisë së Njeriut si një koleksion elektromagnetik i energjive të ndryshme përshkon trupin fizik të një personi. Këto grimca të energjisë janë pezulluar rreth trupit të shëndetshëm të njeriut në një fushë në formë ovale. Kjo "vezë aurike" emeton jashtë nga trupi përafërsisht 1 metër nga të gjitha anët. Ajo shtrihet mbi kokë dhe nën këmbët në tokë.
Përbërja e Aurës
Aura përbëhet nga shtatë nivele/ shtresa. Çdo njëra prej shtresave të holla që ekzistojnë rreth trupit fizik ka frekuencën e vet unike. Ato janë të ndërlidhura dhe ndikojnë në njëra-tjetren dhe në ndjenjat e personit, emocionet, të menduarit, sjelljet, si dhe shëndetin e tij. Prandaj një gjendje e çekuilibër në një prej shtresave çon në një gjendje të çekuilibër edhe në të tjerat.
Trupat aurik dhe nevoja për secilin nivel të fushave të aurës
1) Trupi fizik aurik - ndjesi fizike. Thjesht rehati fizike, kënaqësi, shëndet.
2) Trupi eterik - Emocionet në lidhje me vetën, vetë-pranimi dhe dashuria për vetën.
3) Trupi vital aurik - mendje racionale për të kuptuar një situatë të qartë, në mënyrë lineare, racionale.
4) Trupi Astral (emocional) - Marrëdhëniet me të tjerët, bashkëveprimi me miqtë dhe familjen.
5) Trupi mental i dobët - Hyjnorja në brendësi. Është i lidhur me hyjnoren për angazhimin dhe të ndjekjen e së vërtetës.
6) Trupi mental i lartë - Dashuria hyjnore dhe ekstazia shpirtërore.
7) Trupi shpirtëror (intuitiv) - mendje Hyjnore, qetësi për të qenë i lidhur me frymën hyjnore dhe për të kuptuar modelin më të madh universal.
Domethënia e ngjyrave të Aurës
E kuqja: ka të bëjë me trupin fizik. Ngjyra e thellë krijon më shumë mosmarrëveshje. Kjo tërheq apo prapëson shqetësime ose obsesione; zemërim apo mosfalje; ankth ose nervozizëm.
E kuqe e errët: paraqitet te personat realist, aktiv, të fortë, me pushtet, të orientuar.
E kuqe e turbulluar: zemërimin
E kuqe e qartë: personin e fuqishëm, energjik, konkurrues, seksual, pasionant
Ngjyra rozë e ndritshme dhe e lehtë: person i dashur, i ndjeshëm, sensual, artistik, poashtu paraqet dashurinë, pastërtinë, dhembshurinë, marrëdhënie të reja ose romantike. Mund të tregojnë edhe dëgjueshmëri të qartë.
Rozë e errët: paraqet personin e papjekur dhe të vrazhdë ose të pandershëm
Portokalli në të kuqe: Besim, fuqi krijuese
Në një gjendje të mirë, të ndritshme dhe të pastër, energjia e kuqe mund të shërbejë si një ego e shëndetshme.
Ngjyra portokalli e aurës: ka të bëjë me organet riprodhuese dhe emocionet. Ngjyra e vitalitetit, shëndetit të mirë dhe eksitimit. Shumë energji dhe forca krijuese, prodhuese, aventura, kurajoze, personi që i largohet natyrës sociale; aktualisht që po kalon në një stres.
Portokalli në të verdhë: kreativitetin, inteligjencën, detaje të orientuara, perfeksion, shkencor.
E verdha: ka të bëjë me mërzi dhe energji të jetës. Kjo është ngjyra e zgjimit, frymëzimit, zbulimit dhe veprimeve të përbashkta, kreative, të gjalla, optimiste.
E verdhë e zbehtë: ndërgjegjësim psikik dhe shpirtëror, optimizëm dhe besim në të ardhmen; emocione pozitive për ide të reja.
E verdha e ndritshme: paraqet luftën për të ruajtur pushtetin dhe kontrollin personal ose një marrëdhënie biznesi; frika e humbjes së kontrollit, prestigj, respekt ose pushtet.
E artë metalike e shndritshme: energjinë shpirtërore dhe fuqinë e aktivizuar dhe të zgjuar, një njeri të frymëzuar.
E verdhë në të kaftë: paraqet një student ose një person që ndihet i lodhur duke u përpjekur për "të humbur kohe", duke mësuar çdo gjë përnjëherë.
Ngjyra jeshile: ka të bëjë me zemrën dhe mushkëritë. Kjo është një ngjyrë shumë e rehatshme, ngjyrë e shëndetshme e natyrës. Kur shihet kjo shtresë zakonisht paraqet rritje dhe ekuilibër, dhe mbi të gjitha, diçka që çon në ndryshim. Dashurinë për njerëzit, kafshët dhe natyrën.
Ngjyra jeshile e ndritshme: Një shërues, edhe një dashuri.
Ngjyra jeshile në të verdhë: Kreativitetin me zemër, personin komunikativ.
Jeshile e mbyllët: paraqet xhelozi, pakënaqësi, ndjenja si një viktimë e botës duke fajësuar veten apo të tjerët, pasiguria në veten, mungesa e kuptimit të përgjegjësisë personale dhe ndjeshmëri ndaj kritikave.
Ngjyra e kaltër: ka të bëjë me qetësiminë, dashurinë për të ndihmuar të tjerët, personat e ndjeshëm, intuitiv.
E kaltër e lehtë: paqe, qartësi, komunikim; vërtetësi, intuitë.
Ngjyra e kaltër e ndritshme: personat depërtues; natyrë tepër shpirtërore, bujare, ata që janë në rrugë të drejtë; mundësi të reja që do të vijnë.
E kaltër e errët: paraqet frikën për të ardhmen, frikën e shprehjes; frikën për tu përballur me të vërtetën.
Lejla: ka të bëjë me syrin e tretë, vizualitetin, ndjenjat intuitive, paraqet personat e ndjeshëm e të thellë.
Ngjyra vjollcë: Kjo ngjyrë tregon fuqi psikike. Personat: intuitiv, vizionar, futurist, idealist, artistik, magjik.
Ngjyra e argjendtë: Kjo është ngjyra e bollëkut, po ashtu edhe shpirtërores dhe fizikut. E argjendta shumë e ndritshme mund të reflektojë në shumë të parave, ose humbjen e iluzioneve. Personat: e hapur ndaj ideve të reja.
Ngjyra e hirtë: frikën e tepruar, problemet e shëndetit, veçanërisht në qoftë se grupime të kësaj ngjyre janë në fusha të caktuara të trupit.
Ngjyra e artë: ngjyra e ndriçimit dhe mbrojtjes hyjnore. Ajo do të thotë se personi është duke u udhëzuar nga të mirat më të larta. Është një udhëzim hyjnor. Paraqet poashtu mbrojtje, dituri, njohuri të brendshme. Personat mendimtar dhe intuitiv.
Ngjyra e zezë: tërheq energji dhe e transformon atë. Ajo tërheq dritën dhe e konsumon atë. Zakonisht tregon mosfalje ndaj të tjerëve. Energjinë e mbledhur në një zonë të caktuar të trupit, e cila mund të çojë në probleme shëndetësore, po ashtu paraqet edhe praninë e entiteteve brenda shtresave të një personi, jetën e kaluar që dhemb; pikëllimin nga dështimet në jetë.
Ngjyra e bardhë: reflekton energji, një fushë të pastër dhe të lehtë. Shpesh përfaqëson një energji të re shpirtërore, dimensionet më të larta, pastërtinë dhe të vërtetën, cilësitë engjëllore.
E bardha e ndritshme: engjëjt janë afër, (për femra) mund të tregojë se është shtatzënë ose do të jetë së shpejti.
Pasteli - një përzierje e ndjeshme e drites dhe ngjyrës, më shumë se sa ngjyrat themelore tregon ndjeshmëri dhe një nevojë për qetësi.
Ngjyra e kaftë: pasiguri.

Elizza- 195
Re: Aura
ÇFARË ËSHTË AURA E NJERIUT?
A.J.Richardson
Pranohet pothuaj nga të gjithë se çdo njeri ka një aura që, shumica e njerëzve, e perceptojnë si një masë drite që rrethon trupin tonë. Në esencë, është pikërisht ashtu, por kjo është ta shikosh shumë thjesht problemin sepse aura shtrihet shumë herë më tepër se ç'mund të mendojnë njerëzit dhe përbëhet nga shumë pjesë të ndryshme.
Në kuptimin më të gjërë, aura është çdo formë energjie që gjenerohet nga trupi dhe rezatohet larg trupit. Sot, ka pajisje me të cilat mund të shohim përbërësit e auras duke na çuar drejt të kuptuarit të ndikimeve dhe përdorimeve që ka ajo. Siç do ta shihni, aura është shumë komplekse duke qënë se përbëhet nga një sërë vibrimesh elektrike dhe elektromagnetike dhe, ndoshta, edhe nga forma të tjera rezatimesh që do të zbulohen.
Rezatimi i auras është në fakt komunikim, ashtu si edhe valët e radios, duke mbartur informacion mbi veten tonë për në hapësirën që na rrethon. Shumë dukuri të tjera mund të lidhen ose varen nga aura, pavarësisht se në pamjen e parë nuk duket se është kështu.
Shqisat normale të njeriut
Ne të gjithë kemi lindur me disa shqisa dhe pikërisht me ndihmën e tyre ne mundemi të perceptojmë botën që na rrethon. Shqisat tona janë të mjaftueshme për jetën tonë të përditshme aq sa na kanë bërë në gjëndje që të mbijetojmë si specie në mënyrë shumë të suksesshme. Por rreth nesh ekzistojnë shumë më tepër gjëra se ç'mund të zbulojnë shqisat tona normale. Dy nga shqisat tona që mund të kapin ngjarje në largësi janë sytë dhe veshët. Veshët tanë kapin vibrimet në ajër kurse sytë zbulojnë vibrimet elektromagnetike që udhëtojnë në të ashtuquajturin eter. Valët e dritës që shohim ne janë valë të energjisë elektromagnetike me frekuenca të ndryshme vibrimi (ose gjatësi të ndryshme valësh), duke na dhënë ngjyrat e ndryshme. Drita thjesht e bardhë përmban vibrime të të gjitha frekuencave që mund të veçohen duke e kaluar këtë dritë nëpër një prizëm ose një pikë shiu, duke përftuar një spektër të ngjyrave ose një ylber. Ngjyrat e kuqe kanë frekuencë më të ulët se sa ngjyrat drejt vjollcës, ku frekuencat janë më të larta.
Sytë tanë mund të shohin frekuencat që ne i quajmë dritë e dukshme, por çfarë shohim ne është vetëm një pjesë e spektrit elektromagnetik. Për të parë të gjitha frekuencat e tjera, normalisht na duhen pajisje për t'i konvertuar frekuencat e padukshme në një formë që mund ta shohim ose ta dëgjojmë. Rezatimin elektromagnetik e kemi rreth e qark nesh dhe një nga përdorimet më të zakonshme të tij janë transmetimet e sinjaleve të radios dhe të TV. Zërat dhe figura transmetohen në frekuenca shumë më të vogla se ç'mund të detektojme ne me shqisat tona normale dhe na duhet një radio ose TV për t'i konvertuar zërat dhe figurat në një formë të detektueshme nga shqisat tona. Dihet që radio dhe TV përdorin frekuenca të ndryshme.
Rezatimi i trupit të njeriut
Trupi ynë rezaton një spektër të gjërë frekuencash elektromagnetike. Frekuencat më të dukshme janë ato të imazhit aktual të vet trupit, por ky imazh është vetëm reflektimi i dritës nga burime të tjera, si psh drita e diellit ose drita elektrike. Trupi i njeriut, në fakt, nuk rezaton vetë frekuenca në spektrin e dukshëm dhe kjo bëhet e qartë po të mbyllim dritën elektrike natën. Për sytë tanë, trupi zhduket. Ne shohim vetëm errësirë.
Megjithatë, trupi rezaton frekuenca të cilat ne, normalisht, nuk mund t'i shohim pa ndihmë. Disa prej frekuencave më të dobishme janë ato më poshtë ngjyrës së kuqe, zakonisht të njohura si infra të kuqe. Frekuencat infra të kuqe mund të udhëtojnë shumë kilometra dhe sot disponohen pajisje që i kapin këto frekuenca. Pajisje të tilla përdoren nga ushtria dhe policia në helikopterë për të parë njerëzit poshtë gjatë natës. Pajisje me të njëjtin parim përdorin edhe brigadat e zjarrfikseve për të detektuar njerëzit nën godinën e rrëzuar.
Nga kjo shohim se ky komponent i aurës sonë kalon lehtësisht mes për mes objekteve të ngurta dhe rezatohen në një distancë të konsiderueshme. Ne rezatojmë energji edhe në shumë frekuenca dhe forma energjie të tjera që akoma nuk janë kuptuar plotësisht. Por është pothuaj e sigurtë se këta komponentë të tjerë të aurës kanë disa prej këtyre karakteristikave.
Njohim, në thelb, të gjitha format elektrike dhe elektromagnetike të rezatimit, por ama vetëm kohët e fundit janë duke përdorur njerëzit metoda moderne për të korreluar mendimet, ndjenjat dhe eksperiencat e njerëzve me aurat e tyre. Meqënëse rezatimi zhvillohet nga proceset e trupit tonë dhe çdo individ është unik, del që aura e secilit person është e ndryshme. Por, ndryshe nga shenjat e gishtave, aura ndryshon me kohën dhe me gjendjen fizike dhe mendore të personit. Kjo teknikë krijon mundësinë e matjes së komponentëve dhe modeleve të ndryshme në aurën e një personi dhe bashkëlidhjen e tyre me gjendjen e personit. Ky shërbim ofrohet sot të paktën nga një organizatë.
Energjia magnetike
Shumë njerëz pretendojnë se janë në gjëndje të ndjejnë praninë ose të kenë aftësinë e perceptimit ekstrasensor (jashtndijimor). Natyra ekzakte e kësaj dukurie akoma nuk është e qartë. Një komunikim i tillë nuk është rezatim elektromagnetik siç e njohim ne, përndryshe ne do të kishim dëgjuar brenda kokës sonë sinjalet e radios dhe të televizionit. Ka kohë që njihet fakti se qelizat e gjalla reagojnë ndaj fushave magnetike dhe ndaj rezatimit. Shpejtësia e rritjes dhe karakteristikat e florës dhe faunës mund të influencohen nga rezatimi bërthamor (që është një rezatim elektromagnetik me frekuencë shumë të lartë). Dihet që qelizat e gjalla vetrreshtohen në një fushë magnetike. Zogjtë psh, kur udhëtojnë, përdorin fushën magnetike të Tokës për të përcaktuar drejtimin e tyre. Nga kjo del e qartë se krijesat e gjalla mund të reagojnë ndaj formave të stimulimit që më parë nuk mendohej se ishin të kapshme me shqisat tona normale. Nuk është larg mundësisë që disa njerëz kanë aftësinë e detektimit të disa komponentëve të caktuar të aurës së një personi tjetër.
Eksperimentet
Shumë nga eksperimentet e kaluara mbi dukuritë psiqike nuk janë kryer me rigorozitet shkencor dhe, prandaj, rezultatet nuk para janë besuar. Një nga vështirësitë është veçimi i informacionit të dëshiruar nga sasia e pakufi e rezatimit të padëshiruar që udhëton nëpër hapësirë. Mund ta imagjinoni vështirësinë kur kemi parasysh mijërat e burimeve të rezatimit në Tokë që mund të ndikojnë mbi rezultatet, pa llogaritur pastaj sinjalet e gjeneruara nga proceset në hapësirë.
Meqënëse disa ngjarje psiqike mund të përfshijnë forma energjie që ne akoma nuk i kuptojmë plotësisht, kjo e dyfishon vështirësinë e kryerjes së eksperimenteve objektive me këto dukuri. Për t'u besuar atyre, këto eksperimente psiqike duhen kryer në një zonë plotësisht të filtruar nga të gjitha format e rezatimit për të parandaluar rezultate të rreme që, fatkeqësisht, i bën këto eksperimente të kostueshme. Ndonëse, për momentin, dukuritë psiqike qëndrojnë akoma në fazën e pranueshmërisë shkencore, kërkimet mbi aurën e njerëzve mund të çojnë në shpjegimin e perceptimit ekstrasensor dhe efekteve të tjera psiqike që përfshijnë komunikimin.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi