EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grafologjia

2 posters

Shko poshtë

Grafologjia Empty Grafologjia

Mesazh  Elizza 11.03.10 22:35

Grafologjia

Grafologjia Grafol10

Grafologjia merret me studimin e dorëshkrimit. Ajo identifikon thelbin e personit në bazë të të shkruarit.

Interesimi për dorëshkrimin lindi kur njerëzit panë se fëmijët e mësuar nga i njëjti mësues dhe me udhëzime të njëjta kishin shkrim të ndryshëm.
Shkrimi është një mënyrë individuale e të shprehurit.

Grafologjia mund të përdoret në çdo fushë të veprimtarisë së njeriut. Ajo është çelësi për të kuptuar botën e brendshme të njeriut.

Shkenca e grafologjisë përdor të paktën 300 karakteristika të ndryshme në qasjen e saj hetuese.

Aftësia e interpretimit të dorëshkrimit është në artin e kuptimit psikologjik të karakteristikave të veqanta të dorëshkrimit.

Historia tregon se analiza e dorëshkrimit daton shumë shekuj më parë, është një fakt shumë i vjetër dhe i respektuar i shkencës - e zhvilluar nga kinezet 3000 vjet më parë. Romakët e kanë përdorur grafologjinë dhe nëpër shekuj shumë burra dhe gra kanë kontribuar për shkencën që ne tani e njohim si "grafologji".

Karakteristikat personale që mund të transmetohen përmes dorëshkrimit janë të tipit:
- Përshkrimi i karakterit të personit,
- Stabiliteti psikologjik,
- Natyra e ndjenjave të personit,
- Lloji i shërbimit të fshehtë,
- Karakteristikat e shëndetit psikik dhe fizik.

Një provë e efektivitetit të teknikave është ngritja e grafologjisë mjeko-ligjore (grafoanaliza) e ngritur në statusin e shkencës në kriminalistikë.

Silvia Ras në veprën e saj "Format e grafologjisë" i dha një rëndësi të veqantë dorëshkrimit dhe tipareve personale të lidhura me të.
Aktualisht eksistojnë shumë kurse për mësimin e grafologjisë, përfshirë edhe Akademinë Britanike të Grafologjisë.

Grafologjia mbështetet në analizën e formës së shkrimit, madhësinë e shkronjave, formën e tyre, rëndesën e lapsit, hapësirën në mes fjalëve,...
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grafologjia Empty Psikologjia e dorëshkrimit dhe karakteri

Mesazh  Elizza 13.03.10 15:53

Psikologjia e dorëshkrimit dhe karakteri


Lëvizja e dorës dhe mimika e shprehin karaktrin e njeriut, se këtejmi është krijuar shkenca e quajtur grafologji, e cila shpjegon karakterin e njeriut në bazë të dorëshkrrimit. Cdo lëvizje e dorës dhe ajo më e vogla flet për gjendjen e brendshme të njeriut.
Fuqia e brendshme dhe pasuria e individit shprehen nëpërmjet dorëshkrimit.


1-Dorëshkrimi i shpejtë ose i ngadaltë
Dorëshkrimi i shpejtë dhe spontan e shpreh njeriun e shpejtë punëtor dhe entuziast. Nqs është e njëjta shpejtësi por dorëshkrimi është jospontan kemi të bëjmë me njeriun e padurueshem, nervoz që është tejet i shqetësuar dhe i pakujdesshëm.
Dorëshkrimi i ngadaltë dhe spontan flet per njeriun e qetë, të mbledhur e të kujdesshëm, ndërsa kur është jospotan kemi të bëjmë me njeriun e pavendosur dhe pertac.


2-Shkronjat e mëdha ose të vogla
Dorëshkrimi i theksuar me shkronjat e medha dhe spontane shpreh thellesine e ndjenjave dhe njeriun e pasionuar,ndersa doreshkrimi jospontan shpreh njeriun e endrrave, qe nuk e posedon realitetin tokesor.
Doreshkrimi i theksuar me shkronjat e vogla dhe spontan shenon njeriun solid, realist me nje instikt te natyrshem, ndersa doreshkrimi jospontan shenon njeriun e zbrazet.


3-Dorëshkrim i rëndë apo i lehtë
Doreshkrimi quhet i rende,kur e rendojme lapsin duke shkruar dhe nqs ai eshte spontan tregon njeriun e vendosur dhe me vullnet te forte, ndersa kur nuk eshte spontan flet per njeriun e ngurte,te palevisshem.
Doreshkrimi i lehte dhe spontan shenon njeriun e shkathet, dinamik, te gjalle ndersa doreshkrimi jospontan njeriun e pavullnetshem, te merzitshem.



4-Dorëshkrimi me shkronja të gjëra ose të ngushta
Doreshkrim me shkrinja te gjera dhe spontane shpreh njeriun e gdhendur dhe te kujdesshem, ndersa d.shkrimi jospontan shpreh njeriun e shpejte, te padurueshem e pa themel.
Doreshkrimi me shkronjat e ngushta dhe spontane shpreh njeriun,qe frenon vetveten dhe mban situaten nen kontroll,ndersa d.shkrimi jospontan shpreh njeriun e frikesuar, i cili eshte egoist e qe nuk i beson askujt.


5-Dorëshkrimi i pjerrët ose pingul
Doreshkrimi i pjerret dhe jospontan shpreh njeriun mikprites,te shoqerueshem dhe zemerbardhe, ndersa doreshkrimi jospontan shpreh jeriun e pafrenueshem qe nuk mendon shume.
Doreshkrimi pingul dhe spontn tregon njeriun tek i cili mbizoteron arsyeja e mendjes permbi ndjenjat, ndersa doreshkrimi jospontan tregon njeriun e ftohte dhe te pashpirt.

//forumivirtual//
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grafologjia Empty Re: Grafologjia

Mesazh  Luli 09.06.14 1:16

Cfare tregon shkrimi per personalitetin tuaj

Grafologjia Writ

Menyra sesi u jepni forme fjaleve gjate kohes qe shkruani me shkrim dore, tregon shume te fshehta per personalitetin tuaj, qe nga besimi te vetja deri te shprehja e ndjenjave.


Sekreti

Grafologjia eshte shkenca qe merret me studimin e shkrimit te dores, veçanerisht kur ka si qellim zbulimin e karakterit, personalitetit dhe aftesive te nje shkrimtari.

Menyra sesi gjithkush shkruan fsheh rreth 5000 te dhena te ndryshme per personalitetin e tij. Ne fushen mjekesore, analizimi i bukurshkrimit mund te perdoret per t’iu referuar gjetjes se nje diagnoze te veshtire.


Shkronjat e medha

Kjo nenkupton se jeni person shume social, qe i thoni mendimet tuaja dhe qe jepni shume dashuri ndaj te tjereve. Shkronjat e medha nenkuptojne gjithashtu se keni besim te vetja dhe se dini te mbroheni.


Shkronjat e mesme

Nese shkruani me shkronja qe jane te madhesise se mesme, atehere pershtateni shpejt dhe jeni i rregullt ne gjerat qe beni.


Shkronjat e vogla

Personat qe shkruajne me shkronja te vogla jane te turpshem, te terhequr dhe te perqendruar.


Hapesira mes fjaleve

Nese lini shume hapesire mes fjaleve, ju pelqen liria, nuk deshironi te grupoheni me te tjeret dhe ju pelqen te jepeni me mish e me shpirt pas gjerave qe preferoni.

Nese lini pak hapesire mes fjaleve, kjo nenkupton se nuk ju pelqen vetmia dhe nuk mund te rrini pa u grupuar me njerez te tjere.


Drejtimi i shkronjave

Nese shkronjat tuaja jane te drejta dhe nuk anojne as nga e majta dhe as nga e djathta, atehere ju u ruheni emocioneve dhe nuk bini pre e tyre. Jepeni pas aspektit logjik dhe praktik.

Nese shkronjat e bukurshkrimit tuaj anojne nga e djathta, ju jeni te hapur ndaj eksperiencave te reja dhe preferoni te njihni sa me shume njerez.

Nese shkruani me drejtim nga e majta, jeni tipa te mbyllur, te rezervuar dhe ju pelqen te punoni pa rene ne sy. Nese jeni mengjarash dhe shkrimi juaj anon majtas, atehere jeni tip rebel.


Forma

Shkronjat e rrumbullakosura tregojne se jeni tip artistik dhe shume krijues.

Shkronjat e thikta tregojne se jeni shume agresiv, inteligjent, kureshtar dhe ju pelqen t’u shkoni puneve deri ne fund.

Shkronjat qe lidhen me njera-tjetren ne menyre te persosur jane shenja te nje njeriu sistematik, logjik dhe qe i merr vendimet me shume kujdes.


Harku

Nese shkronjen “l” e shkruani me nje hark te ngushte, kjo tregon se jeni shume te vetepermbajtur dhe se haseni me shume tension.

Nese shkronjen “l” e shkruani me nje hark te gjere, atehere jeni shume spontan dhe te qete, po ashtu arrini ta shprehni vetebesimin.

Nese shkronjen “e” e shkruani me hark te ngushte, jeni person dyshues qe nuk ze bese shpejt. Kjo tregon edhe se nuk i shprehni ndjenjat tuaja shpejt.

Nese “e”-ne e shkruani me hark te gjere, jeni mendjehapur dhe ju pelqen qe te perjetoni sa me shume pervoja te reja.


Pikesimi

Edhe venia e pikes mbi “i” tregon shume per ju. Nese e vini piken ne nje largesi te madhe, atehere jeni shume fantazues. Nese ne vend te pikes, mbi i vini nje shenje qe ngjan me presjen, kjo tregon se jeni i paduruar dhe se nuk ju pelqejne ata qe nuk mesojne nga gabimet e tyre. Nese e vini piken menjehere pas “i”-se, atehere jeni shume te organizuar dhe te sakte ne gjerat qe beni.


Kryqezimi i “t”-se

Nese ju pelqen ta ndani shkronjen “t” ne maje te saj, atehere jeni ambicioz, optimist dhe keni shume vetevleresim. Nese ndarja eshte teper e madhe, kjo tregon se jeni i vendosur, entuziast dhe i mendoni shume gjerat qe ju ndodhin. Nese e beni ndarjen e shkronjes ne mes te saj, atehere jeni shume rehat me veten. Nese ndarja juaj eshte e shkurter, kjo nenkupton se jeni pertace dhe se nuk keni vendosmeri.


Rrumbullakosja

Nese nuk e mbyllni rrethin e shkronjes “o”, atehere jeni persona qe ju pelqen te flisni, te shoqerueshem dhe qe mbani pak sekrete. Nese beni te kunderten, pra e mbyllni mire rrethin e shkronjes “o”, kjo nenkupton se ju pelqen shume privatesia dhe nuk i ndani ndjenjat tuaja me te tjeret.


Shpejtesia

Nese shkruani shpejt, jeni i paduruar, nuk ju pelqejne vonesat dhe nuk i doni prane njerezit qe e shperdorojne kohen. Nese shkruani ngadale, jeni te mirorganizuar, metodike dhe vareni vetem nga vetja.


GSh
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grafologjia Empty Re: Grafologjia

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi