Bie dëborë e kuqërremtë
Faqja 1 e 1
Bie dëborë e kuqërremtë
Në Pogradec dhe Korçë bie dëborë e kuqërremtë
Mëngjesin e ditës së hënë, qytetarët pogradecarë dhe ata të rajonit midis Korçës dhe Pogradecit kanë hasur një fenomen të rrallë. Bora e dendur që kishte rënë gjatë gjithë natës dhe kishte shkuar deri në 30 cm lartësi nuk kishte ngjyrën e saj të zakonshme, por ishte e kuqërremtë.
Më tepër, shtresa e borës me ngjyrë ka qenë e theksuar në fshatin Sovjan dhe atë të Pretushës. Po ashtu, shtresa e kuqërremtë që ka mbuluar edhe qytetin e Pogradecit dhe rrethinat e tij, ka ngjallur kureshtjen e banorëve.
Për të moshuarit, bora me ngjyrë që mbuloi qytetin e Pogradecit dhe disa fshatra të Korçës, është një fenomen që nuk është parë më parë. Ndërsa specialistët e lidhin këtë fenomen me ekzistencën e grimcave me ngjyrë që ndodhen në hapësirë.
Për më tepër, kur bora e kuqërremtë ka pasuar një shtresë të konsiderueshme bore të zakonshme. Edhe më të moshuarit e kësaj zone janë habitur kur kanë parë që bora kishte ndërruar ngjyrë.
"Unë i kam kaluar të 80-at, por nuk mbaj mënd që të bjerë nga qielli dëborë e kuqërremtë. Nuk kuptoj se çfarë po ndodh kështu", pohoi një i moshuar nga Sovjani.
Përtej çudisë tek banorët, deri dhe në përflitjen e një oguri jo të mirë, bora e 24 orëve të fundit që ka rënë në këtë zonë ka sjellë probleme të shumta për zonat e izoluara dhe një pjesë të mirë të akseve rrugore.
Mësohet se situata më dramatike është në komunën e Velçanit, ku 40 familje po jetojnë në çadra pas prishjes së shtëpive të tyre nga shkarja e dheut para katër ditësh. Ilir Mane, kreu i komunës, pohoi se gjatë një kontakti me kreun e Emergjencave në Tiranë, Alfred Olli, është konfirmuar ndihma e menjëhershme për këto familje.
Për shkak të borës mbi 40 centimetra dhe akullit në rrugë, Qafa e Plloçës dhe Qafa e Thanës mund të kalohet me vështirësi vetëm me zinxhirë. Ndërsa dhjetëra fshatra vazhdojnë të jenë të izoluar.

Jon- 1159
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi