Somnambulizmi
5 posters
Faqja 1 e 1
Somnambulizmi
Somnambulizmi
Luftojnë me personazhe të padukshme, hidhen nga krevati, shëtisin nëpër korridoret e shtëpisë, dalin në rrugë duke fjetur.
Janë personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit, madje ndonjëherë mund të ketë edhe pasoja dramatike, si në rastin e burrit nga Uellsi, i cili somnambul vrau gruan në gjumë.
Zoti Xhejms shëtit me qenin e tij në një park të madh të Amerikës. Duket shumë elegant me pizhamet e tij me vija, ndërsa kthehet në shtëpi pas mesnate me këmbët e zbathura, i drejtuar nga qeni i tij i cili e njeh përmendsh rrugën. Zoti Xhejms është ngritur somnambul.
Një zotëri tjetër ëndërron sikur sulmohet nga një hajdut, hidhet nga shtrati dhe thyen hundën. Pastaj sulmon gruan e tij dy herë në shtrat: herën e parë ajo arrin ta zgjojë me ëmbëlsi, të dytën i jep një pëllëmbë fytyrës, dhe ai zgjohet duke qarë. Rasti i tij quhet ‘Rbd’ (Rem sleep behaviour disorder): çrregullime të sjelljes gjatë gjumit, faza në të cilën fillojmë të ëndërrojmë.
Zonjën Luiza e zgjon pothuajse çdo natë bashkëshorti i saj 60-vjeçar: kur është në gjumë ajo ëndërron sikur po lufton me dikë, pastaj e sheh sulmuesin në fytyrë dhe e dallon që është i shoqi. Pas asaj rrëmuje fillon të ëndërrojë sikur bën dashuri me të dhe papritur zgjohet… por lumturia shuhet menjëherë, sepse vërtet që ai jo vetëm që i ka kthyer kurrizin, por po gërhet për shtatë palë qejfe. Flet, kushedi çfarë dhe kë ëndërron!
Janë shqetësime të gjumit, ndonjëherë të parrezikshme, por ndonjëherë mund të çojnë në tragjedi. Në shumë familje flitet për somnambulizmin e fëmijëve, që prek 5 deri në 6 për qind të popullsisë. Zakonisht, somnambulizmi zhduket rreth moshës 16-vjeçare.
Të gjithë kemi parë babanë me pizhame duke qëndruar në ballkon, ose vëllain që shëtit në mes të natës në korridor. Në pjesën më të madhe të rasteve gjithçka merr fund pas një shëtitjeje të gjatë nëpër shtëpi. Por ka edhe të rinj që bien nga dritaret, të tjerë që ulërasin nga ankthi i një ëndrre, dhe nga ata që rrahin me grushte e shqelma gruan në shtrat.
Ndonjëherë dhuna nuk mund të fshihet, siç i ka ndodhur 59-vjeçarit nga Uellsi, Brajan Tomas: në korrik të 2008-s, në oborrin e shtëpisë, mbyti në gjumë gruan e tij të dashur, Kristinë, duke menduar se ishte sulmuar nga një bandë keqbërësish.
Në nëntor të vitit të kaluar, gjyqi i Suensisë e liroi, sepse mbrojtja tregoi se në atë moment Tomas ishte somnambul dhe nuk i kontrollonte veprimet e tij. Kur ishte zgjuar, kishte njoftuar menjëherë policinë. Gjatë pushimeve i kishte ndërprerë barnat e gjumit dhe parkinsonit, sepse e bënin impotent. Sa keq, sepse në fund të fundit ishte një tragjedi që mund të shmangej.
Ky rrezik privat, nga turpi ose injoranca, mbetet i fshehur derisa të ndodhë diçka serioze. Xhorxh Ueik, përgjegjës i laboratorit të gjumit në departamentin e shkencave neurologjike në Universitetin e Bolonjës, pohon se vetëm prej pak vitesh shkenca ka filluar t’i njohë këto sëmundje.
Ai kujton gjithashtu rastin e një tifozi futbolli që e kishte zënë gjumi në stadium gjatë një ndeshjeje dhe kishte rrahur një polic i cili e kishte zgjuar. “Burri u arrestua dhe u dënua me tre vjet burg.
Pasi kishte mbaruar dënimin, mjekët zbuluan se vuante nga një çrregullim mendor, i cili shfaqej me reagime të dhunshme, por të pavetëdijshme kundër atij që përpiqej ta zgjonte gjatë krizave”. Kjo sëmundje ka arritur të identifikohet falë disa aparaturave moderne, të cilat filmojnë gjumin e pacientëve.
Sëmundjet e gjumit, pasi identifikohen, mund të kurohen. Dy pacientë të doktorit, të prekur nga “Rbd”-ja, kanë vendosur të tregojnë historitë e tyre. Arsyeja? “Sepse është mirë të dish që mund të dalësh nga kjo situatë. Unë kam pasur shumë frikë: nëse do të lindte nevoja për të ndihmuar dikë që është vërtet keq, do ta bëja me shumë dëshirë”, thotë njëri prej tyre.
Antoni, 45 vjeç, është këpucar. Prej 23 vjetësh është i martuar me Ritën, ka një djalë të vogël dhe një dyqan ku punon. Bënte një jetë të qetë deri para një viti kur pa në ëndërr sikur e sulmoi një hajdut. “U hodha nga krevati dhe kur e pashë veten, po qeshja. Edhe gruaja ime filloi të qeshte.
Për fat të mirë nuk isha vrarë”. Hera e dytë ishte më e rëndë: u ngrit nga shtrati, dhe kur gruaja e thirri për ta zgjuar, ai përplasi kokën pas dyshemesë dhe theu hundën. Në korrik, situata u përkeqësua: pa në ëndërr një avion sikur u rrëzua mbi shtëpinë e tij. Ai filloi të bërtiste dhe gjuante me shqelma dhe grushte.
Në mbrëmje e shoqja i vuri një dyshek të vogël poshtë krevatit që kur të hidhej sërish të mos vritej. Por situata e Antonit ishte më e rëndë nga çmendohej: ai ishte i terrorizuar, madje një natë tjetër i theu krahun të shoqes, ndërsa ëndërronte sikur luftonte me një ushtar.
Ai ndihej gjithnjë i lodhur, kishte frikë sa herë binte për të fjetur. Edhe pse kishin ndodhur kaq shumë gjëra, e shoqja vazhdonte t’i qëndronte afër, zihej me mjekët, sepse kërkonte shërbimin më të mirë për të. Përmes disa miqve zbuloi qendrën e gjumit në Bolonja. Xhorxh Ueik e mori përsipër për ta kuruar.
I kërkoi të flinte dy ditë në laboratorin e tij, i cili ishte plot elektroda dhe telekamera. Diagnoza e tij ishte: çrregullime të sjelljes gjatë gjumit (Rbd).
Gjumi REM (Rapid eyes movement) është ai i orëve të para të mëngjesit, ku normalisht, muskujt janë atonikë, të palëvizshëm. Ndërsa në rastet e “Rbd”, mekanizmi që ndan trupin nga truri, eksperiencat që ëndërrohen, jetohen.
Ja çfarë tregon një tjetër pacient i doktor Ueik, 63 vjeç, i cili merret me prodhimin e protezave ortopedike. Zotëria është i martuar, ka dy vajza dhe një grua të mrekullueshme. “Kam ëndërruar vdekjen: ishte e veshur me të zeza dhe po vinte drejt meje.
Ndieja krevatin që po ngrihej në ajër dhe unë isha i paralizuar”. Pastaj ai filloi të lëvizte në gjumë, të hidhej nga krevati dhe dy herë e kapi gruan prej fyti, sepse pandehte se po luftonte me një hajdut. “Jam shumë i shqetësuar. Mendoni që kam edhe një kopsht të madh, si ai zotëria që vrau të shoqen pa dashje në gjumë”, thotë ai.
Sëmundja “Rbd” prek pothuajse gjithmonë meshkujt: “Simptomat e para shfaqen rreth moshës 50-vjeçare”, shpjegon drejtori i një qendre mjekësie në Milano. “Në 90 për qind të rasteve bëhet fjalë për meshkujt.
Më parë mendohej se kjo gjë u detyrohej hormoneve, por hipoteza ra poshtë. Është e çuditshme se si këta persona mund të kthehen në bisha kur janë në gjumë”, shpjegon eksperti.
Personat e prekur nga këto çrregullime kur zgjohen e kuptojnë çfarë kanë bërë dhe shpesh u vjen turp për këtë; ndërsa ata që ngrihen somnambul, që i përjetojnë eksperiencat e tyre gjatë orëve të para të gjumit, kur zgjohen janë konfuzë, nuk kujtojnë asgjë dhe mund të kenë reagime të dhunshme.
“Për fëmijët duhen marrë masa të rrepta: nuk duhet të kenë krevate të larta, dritaret duhet të jenë të mbyllura mirë dhe dera e madhe të jetë e mbyllur me çelës. Ndërsa për të rriturit gjërat ndryshojnë: rregulli parë dhe më i rëndësishmi është të mos abuzojnë me alkoolin, sepse ky i fundit e lehtëson somnambulizmin”, përfundon doktori.

Jon- 1159
Re: Somnambulizmi
Sonambulizmi
Ecja ne gjume eshte shume me frekuente sesa mendohet.Ndryshe nga sa eshte menduar me perpara, nje sonambul nuk arrin te evitoje pengesat gjate ecjes se tij, por perkundrazi eshte shume konfuz, kontolli i trupit eshte shume i limituar, ben gjestet normale te jetes se perditshme si te vishet, apo te lahet po levizjet jane te pakoordinuara, te sigurta prej reflekseve vetem ne ambiente te njohura si psh .
Shikimi dhe degjimi jane vetem pjeserisht te aktivizuar, dhe rrokjet e mundshme qe mund te thuhen jane a lidhje dhe nuk arrihet te behet nje fjali e plote.
Nga statistika eshte pare qe 1 femiije ne 3 vuan nga ky fenomen, vihet re me shume ne moshen nga 5 deri ne 12 vjeç dhe problemi zakonisht zhduket me rritjen.
Arsyet jane akoma te panjohura, ndoshta te lidhura me çrregullime te mekanizmave gjume - zgjim.
Sonambulizmi eshte i lidhur me moshen 5-12 vjeç sepse ne kete moshe arrihet cilesia me e mire e gjumit dhe ka nje pike rizgjimi me te larte. Disa mbeshtesin karakterin gjenetik te sonambulilzmit,sepse eshte vene re qe ne 80% te rasteve ka pasur episode te ngjashme ne familjare.
Sonambulizmi te te rriturit eshte i lidhur me konsumimin e alkoolit, qe ndryshon raportin gjume-zgjim,ose orare gjumi te çrregullta pasoje e ppunes me turne psh qe ben te pamundur fjetjen me orar te ekuilibruar.
Disa patologji mund te shkaktojne kete shqetesim te gjumit: emikrania, krizat epileptike, Alzheimer dhe degradimi i plakjes.
Ne dy rastet e fundit perosni qe ecen gjate nates nuk eshte ne gjume si sonambulet tipik, por eshte i zgjuar dhe ne nje gjendje konfuzioni dhe çorientimi ne te cilat gjendet per shkak te patologjise.
Çdo episod mund te zgjase nga disa minuta deri gjysem ore dhe zakonisht ne fillim thjesht ulen ne krevat duke bere gjestet qe zakonisht behen me sy te hapur.Ne fillim te çdo episodi ka nje kalim te menjehershem nga stadi i gjumit te thelle REM ne nje stad zgjimi joreal.
Gjate kesaj faze ka nje rritje te aktivitetit fizik, levizjeve te trupit dhe riperteritje te aktivitetit muskular. E gjithe kjo per shkak te nje ipereksitimi te trurit qe mban aktive mekanizmat e zgjimit dhe te gjumit duke shkaktuar nje zgjime te rreme.
Sipas disa studiuesve sonambulizmi mund te konsiderohet nje forme e lehte epilepsie qe prek zona te trurit qe nuk shkaktojne simptoma te dukshme klinike.
Por elektroencefalogramat e te dyjave jane krejt te ndryshme.
Kush vuan nga sonambulizmi duhet te evitoje te fleje ne orare te çrregullta,lodhjet e teperta, te qetesohet per te shkarkuar tensionin para se te shtrihet per gjume dhe nese eshte e mundur te evitoje punet qe kerkojne turne nate. Persa i perket terapise, per te rriturit perdoren mjekime per gjume, ndersa per femijet preferohet psikoterapia dhe evitohet trajtimi me ilaçe.
Keshilla qe mund ti jepet nje njeriu qe jeton me sonambul eshte te mos tentoje ta kundershtoje, por ta qetesoje ti jap siguri dhe mundesisht ta ktheje ne krevat.
Kur te zgjohet s'do kujtoje asgje nga sa ka ndodhur por maksimumi do kete ndjesine qe s'ka fjetur mire.

A ju është thënë ndonjëherë se ju ecni ne gjumë? Se flitni në gjumë? A keni patur ndonjëherë makthe te turbullta?
A i shtrëngoni dhëmbët kur jeni në gjumë? Nëse përgjigjeni "po"në një apo më tepër nga këto pyetje (edhe kjo mund të ndodhë), ju keni përjetuar probleme të gjumit të njohura si Parasomnia.
Parasomnias nuk janë probleme me vetë gjumin, por ngjarje jo normale që ndodhin për gjatë kohës së gjumit ose mes zonës së dyfishtë, ndërmjet zgjuarjes dhe gjumit.
Disa nga këto ndodhi, që shoqërojnë Parasomnian, nuk janë të pazakonshme nëse ndodhin gjatë kohës kur njeriu është zgjuar (si p.sh ecja ne kuzhin për te shikuar në frigorifer), por mund te jenë shumë shqetësuese nëse ndodh gjatë kohës kur juve jeni ne gjumë.
Parasomnitë jane dy llojesh: ato që ndodhin përgjate kohës së gjumit, në fazën e lëvizjes së shpejtë të syve, që njihet si (REM), dhe ato që ndodhin për gjate fazës jo REM (NREM). Siç edhe mund ta keni kuptuar, makthet ndodhin gjate fazës REM, ose gjumi i kohës së ëndrrave. Përafërsisht 20% e fëmijëve dhe 5% deri 10% e të rriturve i përjetojnë këto makthe.
Kualiteti i çrregullimeve të maktheve të natës, sipas kritereve diagnostikuese të DSM-IV-TR, duhet të jenë aq shqetësuese, sa të pengojnë aftësinë e të të përshtaturit në aktivitete të përditshme të personit. Disa autorë përpiqen të bëjnë dallimin ndërmjet makthit dhe ëndrrave të këqia, në bazë të asaj se zgjohet apo jo individi si rezultat i atij përjetimi.
Makthet përkufizohen si ëndrra shumë të dëmshme që e zgjojnë ëndërrparësin, ndryshe nga ëndrrat e keqia, të cilat nuk e zgjojnë ëndërrparësin nga gjumi. Duke përdorur këtë përkufizim, studentë të kolegjit raportojnë të kenë parë 30 ëndrra të këqia dhe 10 makthe gjatë një viti.
Ngaqë mankthet e natës janë shumë të shpeshta, mund të mendoni se jane bërë shumë studime për të zbuluar shkakun e tyre dhe për të përcaktuar trajtimin. Fatkeqësisht, nuk është ashtu. Ne akoma dimë shumë pak se për ç'arsye përjeton makthe njeriu dhe si të bëhet trajtimi i tij. Fatmirësisht, theksohet se makthet, me rritjen e personit, pakësohen.
Kriteret diagnostifikuese për çrregullimet e makthit, sipas DSM-IV
A- Zgjimet e përsëritura nga faza të thella të gjumit apo dremitje me ri kthime të detajuara, të zgatura dhe ëndrra të frikshme ekstreme, zakonisht përfshijnë kërcenim të integritetit fizik, kërcënim të sigurisë, apo të vetëbesimit. Zgjimet zakonisht e pasojnë në gjysmën e dytë të fazës së gjumit.
B- Me zgjimin nga ëndrrat e frikshme, personi shpejt orientohet dhe është vigjilent (në kontrast me konfuzionin dhe dizorientimin që shihet tek tmerret e gjumit dhe disa forma të epilepsis).
C- Përjetimi i ëndrrës, ose ndërprerjet e gjumit që shkaktohen nga zgjimi, shkaktojnë shqetësim domethënës ose dobësim në situata sociale, profesionale apo edhe ne situata të tjera të funksionimit normal, në jetën e përditshme.
Tmerret e gjumit.
Tmerret e gjumit, të cilat më së shumti përfshijnë fëmijët, zakonisht fillojnë me një piskame tronditëse. Fëmija është në mënyrë eksreme i shqetesuar, shpesh i djerësitur, dhe rrahje të shpeshtuara të zemrës.
Në pamje të parë, tmerret e gjumit duket se ngjasojnë me makthet -fëmija qanë dhe duket i frikësuar - mirëpo ato ndodhin për gjatë fazës jo REM të gjumit, që do të thotë se nuk shkaktohen nga ëndrrat e frikshme. Përgjatë tmerreve të gjumit, fëmijët nuk mund të zgjohen lehtë dhe të kthjellohen ashtu siç ndodh te ata që përjetojnë makthin e natës.
Fëmijëve nuk ju kujtohen tmerret e natës, mbetet vetëm efekti dramatik i vëzhguesit. Përafërsisht, 5% e fëmijëve (djemë dyfish më tepër se sa vajza) mund të përjetojnë tmerre të natës; për të rritur kjo mundësi është më e vogël se 1%.
Ashtu sikurse te makthet e natës, ne dimë shumë pak edhe për tmerret e gjumit, edhe pse janë propozuar disa teori, përfshirë mundësinë e ndikimit të komponentëve gjenetike, sepse ky çrregullim ka tendencë të trashëgohet në familje .
Trajtimi për tmerret e gjumit zakonisht fillon me rekomandimet, që synojnë largimin e tyre me kalimin e kohës. Nëse problemi është i shpeshtë dhe vazhdon për një kohë te gjatë, nganjëherë rekomandohen antidepresantë (imipramine) ose benzodiazepina, edhe pse efekti trajtues i tyre ende nuk është sqaruar saktësisht.
Nje mënyrë për të reduktuar tmerret kronike të gjumit është përdorimi i zgjuarjes së planifikuar. Në studimin e parë të kontrolluar të këtij lloji, Durand dhe Mindell (1999), i këshillaun prindërit e fëmijëve që ishin duke përjetuar tmerret e natës që ti zgjojnë fëmijet përafërsisht 30 minuta para nje epizodi tipik kronik të përjetimit të tmerrit. Kjo teknikë e thjeshtë, e cila ishte përdorur për disa javë, ka rezultuar e suksesshme në eliminimin e gati të gjitha këtyre ngjarjeve shqetësuese gjatë gjumit.
Kriteret e Diagnostikimit për Çrregullime të Tmerreve të Gjumit sipas DSM-IV
A - Episode të shpeshta të zgjimeve të papritura, zakonisht ndodh gjatë një të tretës së parë të fazës madhore të gjumit dhe fillon me një atak paniku.
B - Frika intensive dhe shenja të zgjimit të pakontrollueshëm, frymëmarrje e shpeshtuar, djersitje gjate seciles periudhë.
C – Mungesë përgjegjshmërie për përpjekjet e të tjerëve për të ndihmuar personin gjate episodit së tmerreve të gjumit.
D - Ëndrra jo të detajuara rikthehen apo përsëriten duke provokuar një episod.
E - Përjetimi i këtyre episodeve shkakton shqetësime domethënëse ose dobësime në aktivietet sociale, profesionale, dhe aktivitetet të tjera të rëndësishme, që duke penguar funksionimin normal në jetën e përditshme.
Te ecurit ne gjume.
Noshta do te befasoheni kur të mësoni se të ecurit në gjumë (po ashtu i njohur si Somnabulizëm) ndodh gjatë fazës jo REM të gjumit. Kjo do të thotë që nëse njerëzit ecin në gjumin e tyre ata nuk janë duke parë një ëndërr. Kjo parasomni ndodh zakonisht gjatë orëve të para të gjumit, kur personi është në fazat e thella të gjumit.
Kriteret e diagnostikimit sipas DSM-IV-TR, për të ecurit në gjumë, nënvizojnë që personi që ngrihet nga shtrati, kryen veprime të ndryshme motorike. Ngaqë të ecurit në gjumë ndodh në fazat më të thella të gjumit, të zgjosh somnambulin gjate kësaj faze është e vështire dhe paraqet rrezik.Kur personi zgjohet nuk kujton se çfarë ka ndodhur.
Të ecurit ne gjumë zakonisht zhvillohet gjatë fëmijerisë, por edhe nje numër i vogël i të rriturve vuan nga ky problem. Një numër relativishte i madh i fëmijëve prej 15% deri 30% raportohet te kenë patur së paku një episod të të ecurit ne gjumë.
Për shumicën, koha e të ecurit në gjumë është e shkurtër dhe pak njerëz, , vazhdjonë të vuajn nga Parasomnia edhe pas moshës 15 vjeçare. Kur të ecurit në shtrat ndodh te të rriturit, shpesh shoqërohet me çrregullime te tjera psikologjike.
Akoma nuk është zbuluar pse disa njerëz ecin në gjumë, edhe pse faktorë të tillë si lodhje ekstreme, prishje e gjumit, përdorimi i hapave hipnotik dhe stresi janë të përfshire. Në disa raste, episodet e të ecurit në gjumë janë shoqëruar me sjellje të dhunshme duke përfshirë vrasje dhe vetëvrasje.
Në një rast një njeri shkoi tek shtëpia e vjehrrit, vrau vjehrrën, dhe tentoi të vriste vjehrrin. Ai u justifikua se kishte ecur në gjumë. Poashtu, duket se kemi edhe komponentë gjenetikë të të ecurit në gjumë, me një bashkëndodhje shumë të shpeshtë tek binjakët dhe brenda familjes.
Kriteret e Diagnostifikimit për Çrregullimet e të Ecurit në Gjumë sipas DSM-IV
1. Episode të përsëritura të ngritjes nga shtrati duke qenë në gjumë dhe të ecurit përreth, zakonisht ndodhë gjatë pjesës së tretë të fazës madhore të gjumit.
2. Gjatë të ecurit në gjumë personi ka një pamje të turbullt, të zbrazët, fytyrë kureshtare, dhe zgjohet me vëshirësi nga kjo gjëndje.
3. Pas zgjimit personi nuk kujtohet për atë episod.
4. Disa minuta pas zgjimit nga episodi i të ecurit në gjumë, nuk ka dobësime në aktivietete mendore apo të sjelljes.
5. Të ecurit në gjumë shkakton shqetësime domethënëse apo dobësime në aktivitetet sociale profesionale apo fusha të tjera të funksionimit në jeten e përditshme.
Nga David Barlow dhe V. Mark Durand

Sonambulizmi,kush e stimulon kete fenomen te rrezikshem..?
Ecja ne gjume eshte shume me frekuente sesa mendohet.Ndryshe nga sa eshte menduar me perpara, nje sonambul nuk arrin te evitoje pengesat gjate ecjes se tij, por perkundrazi eshte shume konfuz,kontolli i trupit eshte shume i limituar, ben gjestet normale te jetes se perditshme si te vishet, apo te lahet po levizjet jane te pakoordinuara, te sigurta prej reflekseve vetem ne ambiente te njohura si psh,shikimi dhe degjimi jane vetem pjeserisht te aktivizuar, dhe rrokjet e mundshme qe mund te thuhen jane pa lidhje dhe nuk arrihet te behet nje fjali e plote.
Nga statistika eshte pare qe 1 femiije ne 3 vuan nga ky fenomen, vihet re me shume ne moshen nga 5 deri ne 12 vjeç dhe problemi zakonisht zhduket me rritjen.Arsyet jane akoma te panjohura, ndoshta te lidhura me çrregullime te mekanizmave gjume-zgjim.Sonambulizmi eshte i lidhur me moshen 5-12 vjeç sepse ne kete moshe arrihet cilesia me e mire e gjumit dhe ka nje pike rizgjimi me te larte.
Disa mbeshtesin karakterin gjenetik te sonambulilzmit,sepse eshte vene re qe ne 80% te rasteve ka pasur episode te ngjashme ne familjare.Sonambulizmi te te rriturit eshte i lidhur me konsumimin e alkoolit, qe ndryshon raportin gjume-zgjim,ose orare gjumi te çrregullta pasoje e ppunes me turne psh qe ben te pamundur fjetjen me orar te ekuilibruar.
Disa patologji mund te shkaktojne kete shqetesim te gjumit: emikrania, krizat epileptike, Alzheimer dhe degradimi i plakjes. Ne dy rastet e fundit personi qe ecen gjate nates nuk eshte ne gjume si sonambulet tipik, por eshte i zgjuar dhe ne nje gjendje konfuzioni dhe çorientimi ne te cilat gjendet per shkak te patologjise.
Dhe se fundi arrin studimi nga Amerika...
Sonambulizmi shkaktohet si pasojë e ADN-së. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit School of Medicine në Uashington. Studiuesit thanë se të prekurit nga kjo sëmundje e kanë të trashëguar atë.
Sonambulizmi me kalimin e moshës mund të shërohet, por në rast se kjo nuk ndodh kur fëmija rritet, atëherë mund të bëhet një sëmundje shumë e rrezikshme. Studiuesit kanë vëzhguar një vajzë 12-vjeçare për punën e tyre dhe kanë arritur në përfundimin se ajo e kishte të trashëguar. Kjo, pasi në katër breza, 9, nga 22 pjesëtarët e familjes, kishin vuajtur nga kjo sëmundje.
Estilen- 713
Re: Somnambulizmi
Një defekt i ADN-së shkakton Somnambulizmin
Një përgjigje e mundshme është dhënë nga studiuesit e Washington University School of Medicine, të cilët janë drejtuar nga doktoresha Christina Gurnett dhe kjo në lidhje me somnambulizmin.
Studimi i publikuar në Neurology, ka nxjerrë në pah origjinën e “bezdisjes” së gjumit dhe diçka e tillë vjen si rrjedhojë e një defeti të ADN-së. Për të provuar këtë fakt, studiuesit kanë marrë ne ekzaminim kodin gjenetik të një familje somnambulësh të 4 gjeneratave.
Në 22 subjekte të analizuar, somnambulizmi prekte faktikisht vetëm 9 persona. Me sa bëhet e ditur studiuesit kanë arritur ta gjejnë deftin në segmentin e kromozomit 20.
28 janë kështu gjenet e përfshira në këtë hetim, tek i cili shpresohet të nxirret një përgjigje. Megjithatë mund të thuhet me siguri se gjeni i adenozinë deaminazi është i përfshirë në këtë dukuri dhe është i njohur për lidhjen që ka me gjumin, në lidhje me valët tipike të somnambulizmit.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Somnambulizmi
Somnambul tre vjeç, ecën 2 km natën
Është zgjuar në mes të natës, ka veshur këpucët e saj të kuqe, një pallto mbi pizhamet dhe është larguar nga shtëpia në kërkim të nënës së saj.
Hope Trott, një vajzë nga Maine, vetëm tre vjeç, ndoshta nën ndikimin e një goditje të sëmundjes së somnambulës, apo vetëm e hutuar nga një ëndërr, ka ecur dy kilometra për të shkuar në dyqanin ku ishte e bindur se nëna e saj kishte dalë jashtë për të blerë pica, transmeton NOA lajmin e medieve amerikane.
Pasi ka arritur atje, vajzë e vogël u gjet duke qarë nga punonjësit e një dyqan ushqimor dhe nuk pushonte së përsërituri:"Nëna ime është këtu".
Por kur stafi nuk ka gjetur asnjë gjurmë të gruas dhe ka lajmëruar policinë, të cilët kanë ndjekur gjurmët e vajzës në dëborë deri në shtëpinë e saj. Dera ishte e hapur, kështu që agjentëve, të cilët dyshonin për një grabitje, kanë hyrë brenda dhe kanë gjetën familjen në gjumë.
Policia ka zgjuar nënën e vajzës, e cila nuk ka kuptuar menjëherë se çfarë kishte ndodhur. E vogla është shoqëruar në spital për të kontrolluar shëndetin e saj, i cili ishte normal.
Historia pati një fund të lumtur, por prindërit janë këshilluar të forcojnë derën dhe të vendosin një alarm.

Zattoo- 600
Re: Somnambulizmi
Pushimet verore i kaloja tek tezja. ka qene rreth moshes 10 vjecare dhe ata e dinin kete problem timimin (somnanbul) dhe asnjehere nuk me linin te flija vetem ne dhome. ka qene ditet me te nxehta te korrikut.
Shtepia ishte private dhe me oborr te madh. sic me treguan pas disa vjetesh ,,, isha ngritur neper gjum kisha dale nga dhoma pothuajese pa u ndjere fare, kisha hapur deren e shtepise e cila ishte e mbyllur me celes , dhe kisha filluar te ecja neper oborrin e shtepise .
Ne dhome me mua flinte djali i tezes qe kishte ndjere deren e jashtme kur kisha rrotulluar celesin. ishte zguar dhe ishte lajmeruar tezen . me kishin ndjekur pa me folur. kisha shkuar deri te porta kryesore, i isha ardhur erdall asaj , dhe atehere me kishin folur nga pak ,, aldi hajde shtrihemi , por u isha kthyer vete , dhe isha shtrire direkt ne kreati tim . nuk e di sesi nuk jam perplasur .
Te nesermen nuk mbaja mend asnjegje se cfare kishte ndodhur naten , por mbaj mend vetem qe jam cuar me kembet e bera bis. edhe sot nuk arrij ta besoj qe e kam bere kete...

aldi19- 1
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi