Empatia (Bashkëndjesia)
3 posters
Faqja 1 e 1
Empatia (Bashkëndjesia)
Empatia, bashkëndjesia ose prekshmëria është aftësia për të njohur, perceptuar dhe ndier drejtëpëdrejt emocionet e një personi tjetër. Përderisa strukturat e mendjes, besimeve, dhe dëshirat e të tjerëve janë të ndërthurura me emocionet e tyre, dikush me empati për një tjetër mund shpesh të jetë në gjendje që në mënyrë efikase t'i njoh mënyrat e tjetrit të mendimit dhe humorit.
Empatia shpesh karakterizohet si aftësia për të "vënë veten në këpucët e tjetrit", ose përjetuar pamjen apo emocionet e një tjetri brenda vetes, një lloj i rezonancës emocionale.
Ka persona që kanë aftësi empatike, të zhvilluara me kohë dhe eksperiencë ose të natyrshme që nga fëmijëria.
Përderisa aftësia që të imagjinojmë veten si një tjetër person është një proces i sofistikuar i përfytyrimit, vetëm se plotësisht zhvillohet me kalimin e kohës, si më vonë në jetë, ose me trajnime të konsiderueshme, apo hetime, apo imagjinatë, rrënjët e aftësisë të tillë janë ndoshta prej natyrës së jetës së empatizuesit, trajnimeve, apo gjurmimeve.
Kapaciteti njerëzor që të njohin emocionet e një tjetri është i ngjajshëm me kapacitetin e një imituesi, dhe duket të jetë i bazuar në një kapacitet të lindur për të shoqëruar lëvizjet trupore dhe shprehjet e fytyrës që sheh në një tjetër. Njerëzit gjithashtu duket se bëjnë të njëjtën lidhje të menjëhershëm midis tingullin të zërit, gjuhës së trupit të një tjetri dhe një ndjenje të brendshme.
Prandaj, duke shikuar në shprehjet e fytyrës apo lëvizjet trupore të një tjetri, ose duke dëgjuar një ton të zërit, dikush mund të jetë në gjendje për të marrë një kuptim të menjëhershëm se si ndihet ai person. Zhvilimi i plotë i empatisë kërkon më shumë se thjesht njohjen e struktures emocionale të tjetrit.
Ndjeshmëria mund të jetë e dhimbshme për veten: duke parë dhimbjen e të tjerëve, veçanërisht të transmetuar nga mjetet e komunikimit masiv, mund të shkaktojë një depresion të përkohshëm ose të përhershëm klinik, një fenomen që quhet nganjëherë weltschmerz (bota e dhimbjeve).
Duhet të jemi të kujdesshëm për të mos ngatërruar ndjeshmërinë me simpati, ngjitje emocionale apo telepati. Simpati është ndjenja e mëshirë për një tjetër, duam ta shohim atë më mirë ose të lumtur, përshkruhet shpesh si "ndihem keq" për dikë. Ngjitje emocionale është kur një person (sidomos një fëmijë) identifikot me të tjerët, me emocione të forta që tregojnë të tjerët dhe bëhet subjekt vetë për të njëjtat emocione.
Simpati është; "Më vjen keq për dhimbjen tuaj."
Ngjitje emocionale është, "Unë e ndiej dhimbjen tuaj."
Empati është: "Unë e kuptoj se si ju ndiheni."
Telepati është, "Unë e di se si ju mendoni sepse unë po lexoj mendjen tuaj."
Disa ekspertë (psikologë, psikiatër dhe shkencëtarë të tjerë) besojnë se jo të gjithë njerëzit kanë aftësi të ndjehejnë empati apo të perceptojnë emocionet e të tjerëve.
Elizza- 195
Re: Empatia (Bashkëndjesia)
Disa këshilla për të zhvilluar empatinë:
Kushtoj vëmendje më shumë të tjerëve.
Zhvillimi i intuitës tuaj, të mësoni të ndjeni emocionet pa gjykim vlerësues.
Prano ndryshimet në sjellje, mendime, opinione...

Arsenic- 55
Re: Empatia (Bashkëndjesia)
Empatia e Cekët dhe ajo e Thellë
Empatia është ndër cilësitë më të larta të qenies njerëzore. Empatia është thelbi shumicës së sjelljeve që shoqërojnë "mirësinë". Është burimi i dhembshurisë dhe keqardhjes, vetë-sakrificës dhe bamirësisë. Nga ana tjetër, mungesa e empatisë është burimi i sjelljeve më të dhunshme, të këqija dhe destruktive, - në fakt është çdo gjë që ne e shoqërojmë me "diallin". Mungesa e empatisë me viktimat mundëson krimin. Mungesa e empatisë ndaj grupeve të tjera e bën të mundur luftën. Mungesa e empatisë u mundëson psikopatëve të trajtojnë njerëzit pashpirtërisht, si objekte që nuk kanë vlerë por si mjete për të kënaqur dëshirat e tyre.
Mund ta mendojmë empatinë si një tub që lidh një qenie humane me një tjetër. Dhembshuria është çfarë rrjedh nga ky tub, dhe rezultati i dhembshurisë është altruizmi - veprimet vetëmohuese që lehtësojnë dhimbjet dhe synojnë zhvillimin e mëtejshëm të të tjerëve.
Ajo çfarë është më pak e njohur është se ekzistojnë dy lloj empatishë. E para është ajo që njihet si "empatia e cekët". Në fakt ky është përkufizimi më i zakonshëm i empatisë, si aftësia për "të vendosur veten në vend të një tjetri", ose të parit e botës përmes syve të dikujt tjetër, apo leximi i emocioneve të tyre. Me fjalë të tjera, empatia shihet si një aftësi konjitive, bashkë me aftësinë për të parashikar skenarë të ardhshëm apo zgjidhja e problemeve bazuar në eksperienca të shkuara. Në këtë kontekst psikologu Paul Bilbert thekson se empatia nuk nënkupton domozdoshmërisht "mirësinë". Sipas Gilbert, empatia është ajo që mundëson torturën. Pa empati, tortura nuk do kishte konceptin e vuajtjeve që shkakton. Sepse dikush e vendos veten në vend të një tjetri, prandaj e di që po shkakton dhimbje.
Empatia e llojit të dytë është ajo që njihet si "empati e thellë". Kjo është më shumë se një aftësi konjitive. Kjo nuk është thjeshtë imagjinata, por edhe të ndjerit se çfarë përjetojnë të tjerët. Është aftësia për të hyrë në "hapësirën e mendjes" të një personi tjetër për të ndjerë ndjenjat dhe emocionet. Në këtë kuptim, identiteti juaj shkrihet me të personit tjetër. Ndasitë mes jush dhe tij zhduken. Në një farë mënyre, ju bëheni ai apo ajo.
Nëse përjetoni "empati të thellë", atëherë do të ishte e pamundur t'u shkaktonit dhimbje personave të tjerë, të paktën qëllimisht. Në empatinë e thellë, ju tërhiqeni nga dhimbja e personit tjetër, njëlloj siç do u tërhiqnit nga dhimbja juaj. Do nguronit ta lëndonit personin tjetër në të njëjtën mënyrë siç nuk do donit të lëndonit veten.
Një ndër gjërat interesante mes këtyre dy lloj empatishë është se nuk janë domozdoshmërisht të lidhura me njëra-tjetrën. Kjo qartësohet me shembullin e torturës së Paul Gilbert. Me empatinë e thellë, tortura është e pamudur. Në të njëjtën kohë, është e mundur që një person mund të zotërojë "empatinë e thellë" dhe të ketë një nivel të caktuar mungese të "empatisë së cekët". Kjo për shkak se ata mund të kenë një aftësi të fuqishme për të "ndjerë" njerëzit e tjetë dhe sensin e vuajtjes, dhe në të njëjtën kohë nuk janë mjaftueshëm të aftë të lexojnë sinjalet emocionale dhe të shohin nga perspektiva e personit tjetër. Kjo gjë është e mundur për shkak se dy llojet e empatisë kanë burime të ndryshme: njëra konjiktiv, dhe tjetra emocional. Mund t'i referohemi edhe si empatia konjitive dhe emocionale, për respektivisht empatinë e cekët dhe të thellë.
Mësimi më i madh moral i të gjitha feve në mbarë botën është të trajtuarit e të tjerëve ashtu, siç do dëshiroje të të trajtonin ty. Kjo imperativë morale buron direkt nga "empatia e thellë" - e cila në vetvete buron nga ana më e lartë e natyrës sonë njerëzore.
/Psychology Today/

Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi