EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dragoi dhe Kuçedra

Shko poshtë

Dragoi dhe Kuçedra Empty Dragoi dhe Kuçedra

Mesazh  Neo 04.02.10 9:13

Dragoi dhe Kuçedra

Dragoi dhe Kuçedra Dragon10

Këtu po shqyrtojmë dy prej figurave më domethënëse të mitologjisë shqiptare:

Kuçedrën e Dragoin, të pandarë e njëherit armiq të përjetshëm midis tyre.

Për të mos ndodhur keqkuptime, duhet ditur që në fillim se emërtimi Drako, Drakone, Dragon në gjuhët e ndryshme të Europës ka përgjithësisht kuptimin e një Kuçedre, të një gjarpëri a reptili tjetër, përbindësh, ndërsa në shqip Dragoi eshtë hyjnia a heroi që lufton kundër Kuçedrës, në ndihmë të njerëzve.

Para se të fillojmë zbërthimin e imtësishëm, është me dobi të tërheqim vëmendjen në disa gjëra që duhen pasur parasysh. Në shqyrtimin e këtyre dukurive është e domosdoshme, por disa herë dhe tejet e vështirë, të dallohet e qenësishmja e më mirëfilltësorja (origjinalja) nga çka është e dorës së dytë dhe nga çka janë shtesa,
ndërthurje, ndikime të mëvonshme.

Kuçedra, sidomos në përralla, paraqitet me një numërtë pafund atributesh: një pjesë e tyre janë me shumë vlerë e të tjera të dorës së dytë; po ka syresh, dhe jo pak, që nuk janë fare atribute të saj origjinale, por përzierje, shtesa, ndikime nga figura të tjera të mitologjisë, ose ndikime nga përralla të popujve fqinjë e nga Orienti. Nga ana tjetër, ka atribute. të mirëfillta e shumë të rëndësishme të Kuçedrës, që sqarohen mjaft mirë në besimet popullore, po që në përralla e në eposin legjendar të Shqiptarëve nuk dalin fare.

Për të nxjerrë si duhet në dritë fizionominë e dukurisë, atributet më të mirëfillta të saj, të ardhura si formacione më të pastra nga koha e lashtë, është e domosdoshme që mitet e besimet popullore t'i shqyrtojmë jo vetëm sipas dëshmive të krijimtarisë artistike të popullit, që nga ana e tyre janë me mjaft vlerë, por edhe në terren, atje ku gjallojnë faktikisht ato mite e besime, në trevat më tipike të ruajtjes së tyre, në shtresat më konservatore e në përfytyrime konkrete: në rite, në praktika magjike, në tabu, në amuleta.

Përparësia e punës kërkimore të etnologut dhe të folkloristit qëndron në të dëshmuarit e dukurive nga burimet më të pastra të maleve, nga mjediset më të virgjëra, atje ku ato përjetohen në mënyrë të sinkretizuar me dukuri të tjera shoqërore e natyrore.

Natyrisht, përtë gjeturtë vërtetën bindëse, duhet përqasja diakronike e sinkronike brenda viseve të ndryshme të truallit kombëtar dhe, nga ana tjetër, marrjet e dhëniet me popuj të tjerë fqinjë ose dhe më të largët.

Në përfytyrimet e popullit Kuçedra paraqitet kudo në dy forma të mundëshme. Në formën e parë (në shumicën dërrmuese të rasteve), është një përbindësh, gjarpër a një reptil tepër i stërmadh po diku-diku përfytyrohet me pamjen e një ngjale, të një breshke, të një bretkose a të një hardhuce.

Banon në vende me ujë: në shpella, ne këneta, në liqene nëntokësore a mbitokësore, në det dhe komunikon me botën e jashtme nëpërmjet gurrave, nëpërmjet vrimave nga del ujët prej malit, nga shkëmbi. Kuçedër, nga rrëshqanorët, bëhet ai gjarpër a bollë, që nuk e ka parë njeri a gjë e gjallë për disa vjet: diku caktojnë 3 vjet, diku 7,9,12; diku thonë se nuk duhet ta shohë njeriu për 50 a 100 vjet, që të shndërrohet në Kuçedër.

Në shpellë e ujëmbajtës nëntokësorë, Kuçedrathith bereqetet e gjërat ushqyese të fshatit. Kështu rritet e shëndoshet tepër, sa lëviz me vështirësi; i gërvishtet lëkura prej gurëve dhe shkëmbinjve; besohet se nga këto gërvishtje që e bëjnë t'i rrjedhë
gjak, disa gurra rrjedhin shpesh të skuqura "me gjak Kuçedre".

Ja një gje dhe mjaft domethënëse:
"Disa herë në vjetë Gurra e Hajmelit qi del rranxë Malit të Bardhë, qet gjak pse aty asht ndrye mbrendë Kulshedra qi varroj Lleshi i Zi, e ka danat e tija në krye. Kuer i dhem varra, shpërthen gjak e prandej del uji i përziem me gjak; bishtin e ka në Munellë. Ashtu në Mal të Velës, në Kryezez, asht nji gurrë e madhe, për disa ditë rresht qet gjak. Atyashtkulshedra e varrueme".(N. Suma, Mitologjia..., f. 38)

Kuçedrat u ndalojnë njerëzve ujin e burimeve dhe të liqeneve, shkaktojnë thatësirë e kështu dëmtojnë bereqetet e bagëtitë. Për t'u lëshuar ujin banorëve të maleve a të fushave, duhet t'i taksnin nga një njeri, pëgjithësisht vajzë, në raste të tjera bagëti.

Tregohet mandej se burra "me punë" (Dragoj) kanë vajtur me guxim e trimëri, kanë mbytur Kuçedrën, kanë prapësuar flitë dhe i kanë çliruar ujin popullit. Besohej se Kuçedra e kishte kokën në majë të malit dhe bishtin në det, në liqen, a në ndonjë lumë aty afër: "Kryet e Kuçedrës në majë të Munellës e bishti në det", "Kryet e Kuçedrës në majë të Velës e bishti në lumë të Fandit".

Së dyti, Kuçedër mund të jetë dhe një grua e vjetër dhe shtatmadhe. Të qenët Kuçedër mbahet e fshehtë.

Kuçedra, gjithnjë femër, shkakton furtuna e breshër që prishin bereqetet, shembin vendin, shkaktojnë

Përmbytjev Kuçedra grua lind e tillë, por në një familje ku të parët e saj nga ana e nënës kanë shkelur kurorën brenda tre gjeneratave vertikale.

Kjo ndoshta është një mbijetojë e mjegulluar e së drejtës së amësisë, rnartesës me grupe.

Sipas besimeve popullore, Dragoi mund të jetë më shumë njeri, gjithnjë i gjinisë mashkullore, po dhe dash, ka, këndez, cinxami, po cjap jo, në asnjë mënyrë.

Njerëzit a gjallesat që lindin si Dragua kanë forcë të mbinatyrshme. Njeriu dragua lind
me "këmishë veshë"e me "fletë a krahë te sqetullaf'.

Në labëri thuhet: "ndodh që kur lind një foshnjë mund të jetë pështjellë në një cipë të hollë si pëlhurë. Besohet se kjo cipë është një këmishë. Dhe se ai që lind me këmishë do të ketë fat të mbarë dhe lumturi. Këmishën ia heqin foshnjës pa folur dhe e marrin dhe e lajnë. Pastaj ia japin nënës së foshnjës; dhe kjo e ruan në fund të arkës". (R. Alikaj, Zakone... për lindjet, f.27). Pra del se ky fëmijë është "me punë", e jo si të tjerët. "Këmisha" në lindje është cilësi e njeriut të mbinatyrshëm.

Dragoi është i tillë për të luftuar kundër Kuçedrave që sjellin shkatërrim në jetën e njerëzve, në bereqete. Dragojtë, në ndeshje më Kuçedrat, fluturojnë nga një mal në një tjetër. Ku ka Dragua, ka mbarësi, përparon familja, fisi, fshati a krahina.

Njerëzit e përmendursi luftëtarë të dëgjuar besohet se kanë qenë Dragoj. Një nga veçanësitë kryesore të dragoit është trimëria. Ai ëshë i lindur për ndeshje të mëdha. Besohet se, atë që është Dragua, as pushka nuk e zë.

Në vlerësimin e këtyre figurave duhet të marrim në konsideratë se ato gjatë shekujve nuk kanë mbetur statike, por kanë qenë në evolucion të vazhdueshëm. Që prej shumë shekujsh ato rrojnë si mbijetoja të cungura të botës së lashtë, veçse tepër të shndërruara.

Përgjithësisht, hyjnitë e demonët e paganizmit kanë cilësi pozitive, po dhe negative njëherit.

Nga të dyja figurat në fjalë, duket sikur njëra është krejtësisht e mirë dhe tjetra krejtësisht e keqe. Në fakt, këtu ka edhe një ndikim të feve monoteiste, pa e mbivlerësuar këtë.

Por, nga ana tjetër, edhe te Kuçedra gjejmë herë-herë cilësi pozitive (në përralla, në rite a në besime), që dalin tërthorazi. Sipas besimit popullor, në Alpet e Shqipërisë, ajo shtëpi që ka një anëtar të saj Dragua, ka mbarësi e përparim të madh në njerëz e në ekonomi, por do të ketë më shumë nëse në atë shtëpi do të kishte edhe një grua Kuçedër. Fshati që ka Kuçedër, thuhet diku, ka mbarësi të madhe në bujqësi e në blegtori. Kuçedra, grua, me frymën e saj i thith prodhimet ushqyese prej gjithkahë dhe fshati përparon e pasurohet.

Ndërsa fshatrat prej nga i thith ato, varfërohen e ekonomia nuk u ecën mbarë. Fakti që dikur, sipas besimeve, i bënim flijime Kuçedrës, tregon se së herëshmi atë e kanë nderuar e hyjnizuar që t'u sillte të mira e të ndalohej nga çdo veprim i saj dëmprurës.

Është një kult që detyron flijime ndaj forcave shkatërruese të natyrës.Kuçedra paraqitet dhe me pamjen e një gjarpri gjigand; nga ana tjetër, heroi Dragua që ndeshet me kundërshtarin na paska në bark nië, dy, tre a shtatë gjarpërinj, nga e merr dhe forcën. Pra ajo është gjarpër gjigand e ky marrka focrën nga gjarpëri. Këtë e shpjegojnë vetëm rrethanat e rrugës së gjatë evolutive me përzierje, copëzime, dyzime.

Për nga veçanësitë e saj, Kuçedra paraqitet përgjithësisht si një hyjni e tokës e më fort e nëntokës Qeta e saj kalon në shpella a në ujëra nëntokësore). Po, nga ana tjetër, ajo është sjellëse e shtërngatave, e breshrit, e përmbytjeve ose dhe e kundërta: shkaktare e thatësirës, duke i ndaluar qoftë dhe ujërat që "bien nga qielli".

Pra, del dhe me tipare të një hyjnie qiellore. Edhe Dragoi, një nga mjetet e fuqishme të luftës kundër Kuçedrës ka rrufenë që vjen nga lart, pra rrjedhimisht na del dhe si hyjni e qiellit, madje e vetë furtunave, të cilat janë bashkëshoqëruese të domosdoshme të rrufeve. Por ai është i lidhur shumë me tokën, me bujqësinë e veprimtaritë shoqërore të njerëzve, me bashkësinë shoqërore së cilës i përket; është i vënë krejtësisht në shërbim të saj, në shërbim të veprimtarisë prodhuese të popullsisë
ndejtore.

Dallimi në mënyrë të prerë në vështrim seksi mes këtyre dy figurave mendojmë se shpreh dallime sociale parahistorike, por si përfaqësues organizimesh shoqërore të ndryshme, njeri më i vjetër e tjetri më i ri.

Një paralelizëm të tillë e gjejmë dhe në eposin serb e mendojmë se nuk është pa lidhje gjenetike me këtë tonin. Kraleviq Marku mbyt Harapin me tri kokë, ashtu si dhe heroi ynë Dragua që mbyt Kuçedrën me tri kokë; ose Kraleviq Marku që mbyt Vilën e liqenit.

Me të drejtë studiuesi amerikan i eposeve ballkanike, Albert Lord, vëren se këtu kemi të bëjmë me një hyjni të një rendi më të ri, që asgjëson një hyjni të një rendi më të
vjetër; ai bën në këtë rast një paralelizëm me dukuri simotra të Sumerëve të lashtë të Mesopotamisë. Kuçedra në ndeshjet e saj ka si mjete shkatërrimi shtrëngatat,
breshërin, përmbytjet, shembjet e tokës, dridhjet e saj, që i shkakton me forcën e vettë mbinatyrshme.

Por në luftën me Dragojtë, Kuçedra ka edhe mjete që i përkasin thjesht gjinisë së saj femërore: me qurnështin e gjirit të saj ose me "ujin" (urinën) e saj i mbyt Dragojtë, i helmon. Nga këto mjete të rrezikshme Dragojtë ruhen shumë.

Këto mjete janë tepër domethënëse në anën sociale kronologjike. Si hyjni e nëntokës që është, ato mjete i përkasin edhe frytshmërisë së tokës (veti që, me sa duket, është mënjanuar më vonë). Të kujtojmë se gruaja Kuçedër, në përfytyrimet popullore, i ka gjinjtë shumë të mëdhenj, që i varen deri poshtë:"si kacekë gjize".Përtë mos u penguar në veprimet e saj, ajo i hedh gjinjtë mbi supe e ato i varen prapa, në kurriz.

Në disa variante legjendash mitike e përrallash tregohet se Kuçedra me disa pika gjiri e ngin djalin, aq sa ai nuk ka nevojë të hajë për disa ditë. Kur fle Kuçedra në shpellën e saj a në mes të pyllit, shkaktohet tufan i fuqishëm, sa të rrëzojë shkëmbinj apo drunj shekullorë të atij vendi; Kuçedra grua në veprimet e saj fluturon sa në një vend në një tjetër, me flokë të gjatë e të shprishur.

Në kohë furtunash ndaloheshin gratë të dilnin jashtë shtëpisë, (shtyrë nga besimi) se ato u bëheshin krah (ndihmëse) Kuçedrave dëmprurëse.

Të tëra këto shfaqje janë mjete demoniake të veprimit, po njëherit zbulojnë dhe veçanësi të saj të ruajtura nga lashtësia, me simbolikë gjinore shumë domëthënëse.

Vendi social historik i figurës së Kuçedrës do të dalë më i qartë duke shqyrtuar mjetet me të cilat lufton Dragro/kundërsaj, përtambytur a për ta bërë të padëmshme. Mjetet e tij janë të ndryshme e, me sa duket, përfaqësojnë dhe shtresime historike diakronike.

Ai përdor drunjtë e pyllit, gurët e mëdhenj, gurët me vrimë, sidomos gurët e mullirit; përdor topuzin, ushtën, shigjetën, koburen, pushkën, por mbi të gjitha fort
domethënëse janë rrufeja, parmenda (plori a zgjedha e saj), djepi i fëmijës, mullari i kashtës, furkëza e kalit, një mur shtëpie i tërë.

Në veprimet e tij Dragoi njeri fluturon nga një mal në një tjetër, shpesh mbi kalin e tij, ose dhe pa kalë. Aty ku bie në tokë, lë gjurmët e këmbës së vet a të kalit të tij. Dragojtë luftojnë dhe të vetmuar, por dhe dy, tre, shtatë a më shumë bashkë.

Dragoi na paraqitet dhe si luftëtar me kalë apo pa kalë; ai hidhet nga mali në mal, në një luginë, në një shkëmb "nëpunët e tij". Ku bie, aty, mbi shkëmb, lë gjurmën e këmbës së tij a të kalit. Në këtë veçanësi, thua se nuk ka ngjashmëri midis tij dhe shenjtorit islam të sektit bektashian, që tek ne quhet zakonisht Sarisalltëk, ose dhe me ndonjë emër tjetër?

Kontaminime në mes dy figurave në fjalë ka dhe kjo është çështje për t'u studiuar në mënyrë të veçantë. Por nuk ka dyshim që Dragoi ynë dhe Sarisalltëku i legjendave mitike islame janë dy figura të ndryshme në origjinë e në përmbajtje, edhe pse me ngjasime midis tyre.

Përdorimi i rrufesë si armë në duar të Dragoit tregon se këtu kemi të bëjmë me hyjni të qiellit, pra me një kryehyjni, siç ndodhte në kohën e lashtë dhe te Grekët, Trakët, Sllavët, Persianët etj.

Edhe Zeusi, Jupiteri, peruni dhe hyjni të tjera, në ndeshjet e tyre përdorin rrufenë, parmendën. Përdorimi i parmendës (plorit a zgjedhës së saj) të pavëdyer (të panëmur) si armë nga Dragoi është tepër domethënës si atribut i hyjnisë së bujqësisë. Kau ka një rol të madh si dragua.

Ai, sipas besimeve popullore, në asnjë rast nuk fluturon po bërlyket, gërryen tokën me brirë e me ta lufton. Edhe kjo flet për atribute që i takojnë bujqësisë, ashtu si
dhe përdorimi i gurit të mullirit ku bluhen drithërat. Parmendën bujku i maleve e linte të varur nën strehë, jashtë shtëpisë, me qëllim që, sipas besimeve përkatëse, Dragoi ta kishte të lehtë ta merrte përta përdorur në punët e tij. Pra, këto lloje armësh të Dragoit janë simbole krejt të qarta.

Në të vërtetë, është krejt e qartë se veprimet e Dragoit përtë ndaluar furtunat shkatërruese, breshrin, përmbytjet, shembjet që prishin prodhimet bujqësore, janë veprime mbrojtëse. Po kështu ndodh edhe me luftën e Dragoit kundër Kuçedrës për të mënjanuar thatësirën vdekjeprurëse, për t'u çliruar njerëzve ujë të bollshëm, këtë mjet jetik për bashkësinë shoqërore, për prodhimtarinë bujqësore e blegtorale.

Fëmija dragua përdor në luftë djepin e tij e kjo, me sa mendojmë, ka të bëjë me simbolin e monogamisë, të atësisë, pra të kohës së demokracisë luftarake, të heronjve që luftojnë me përbindëshat. Djepi paskësh forcë magjike të veçantë, në duartë foshnjës Dragua, në luftë me Kuçedrën.

Një simbolikë domethënëse të veçantë ngërthen në vetvete akti i mbytjes (vrasjes) së Kuçedrës. Heroi ynë Dragua shkon në kalë ose në këmbë te shpella e Kuçedrëspër ta vrarë atë, që t'u çlirojë njerëzve ujin që ajo ua ka ndaluar.

Me armën e tij Dragoi duhet ta godasë patjetër në kokën kryesore e mandej në të dytën kokë, në të tretën e deri sa t'ia presë të tëra kokët, se ndryshe ajo nuk mundet, nuk ngordh. Por nuk iu goditën të tëra kokët, ajo bëhet më e fortë, më e tmerrshme e më dërnprurëse. Por, që të ngordhë përfundimisht, atë duhet ta hedhin domosdo në një liqen, në lumë, në det, në një pus, ku "për tre vjet krejt vendin e ka qelbun".

Në këtë rast, Dragoi, si dhe veprime të tjera të tij kur lufton me Kuçedrën, na del si një hero luftëtar a kalorës luftëtar, si hero mitik që lufton përbindëshat.

Pasi vritet, Kuçedrës nuk i bëhen më flijime, vajza, djem a bagëti. Ky akt simbolizon fundin e zakonit të flijimeve për Kuçedrën e nëpërmjet saj të forcave shkatërruese të natyrës e të jetës shoqërore. Pra, kemi kalimin në një rend të ri, në një mendësi të
re të psikologjisë shoqërore e të riteve popullore. Tanimë ajo mbetet vetëm si një kujtim i legjendave mitike, i besimeve popullore.

Po reminishencat e flijimit përsëri janë ruajtur në rite e tabu. Kur ka furtunë a breshër, nxjerrin jashtë një fëmijë ose pelenat e një fëmije, ose vendosin aty një surrat me lecka; ndokund hedhin jashtë enë e mjete të gatimit, diku hedhin dhe bukë e ushqime të tjera.

Natyrisht, në kohë breshri a furtune, hedhin jashtë edhe gjëra që nuk mund të jenë simbole flijimi, si vegla të ndryshme të bujqësisë: shata, lopata, masha, kmesa, zjarr. Burrat shtien me pushkë në drejtim të qiellit duke thënë fjalët: "Largo! Largo! "Largo!" ose "Epja, Zot, Dragoit tonë!".

Pra, i ndihmojnë Dragoit në luftën e tij. Në disa vise malore, sidomos në Alpet e
Shqipërisë së Epërme, kur bie tërmet, besohet se po luftojnë Dragojtë me Kuçedrat. Kur ndjejnë dridhjet e vendit nga tërmeti, duke iu drejtuar qiellit, thonë lutjen: "O Zot, nepi Dragoit tonë bukë e bulshi, venë e raki, forcë e fuqi".(Sh.Gjeçovi, "Hylli i Dritës", 1936, nr. 10, f.487)

Veç të tjerash, edhe ky fakt e shpjegon qartë natyrën e Dragoit si hero kulture, prodhimi, përparimi. Dalin këtu tipare të tij si hyjni mbrojtëse dhe të mbarësisë së prodhimit agrar. Është interesant në ndjeshjen me Kuçedrën edhe si subjekt mitik:

Djali a vajza shkojnë në malin a shpellën e Kuçedrës. Ajo don ta hajë vajzën, ndërsa kjo i thotë: "Jam bijë e diellit dhe e hënës". Menjëherë Kuçedra shtanget, gurëzohet, zhduket. Po kështu ndodh dhe me djalin a vajzën me yll në ballë e me hënëz në kraharor, gjë që tregon fitoren e hyjnisë së qiellit mbi atë të nëntokës, po njëkohësisht kohën e ndërprerjes së flijimeve. Fitojnë simbolet e qiellit

Edhe tabutë e ndryshme për Dragoin e Kuçedrën kanë kuptimet e tyre simbolike domethënëse: nuk i duhet treguar njeriu për akcilin se është Dragua, se ai menjëherë vdes. Për Dragoin e Kuçedrën përdoren dendur eufemizma në vend të emërtimeve konkrete: "nëpunët e tij", "në punët e saj", "është njeri me punë"(në kuptimin:"ështe Dragua").

Thuhet se nuk duhet treguar që burri a gjallesa ka shkuartë luftojë me Kuçedrat, se është mëkat. Jepen këshilla që burrit a djalit nuk i duhet thënë: "T'u thafshin krahët!", se ndoshta është Dragua me fletë dhe e dëmton e vdes. Këtu, tërë forca demoniake, e mbinatyrshme, qëndron te fshehtësia, te e panjohura, te misteri si ndodh përgjithësisht me forcat e mbinatyrshme.

Kemi të bëjmë kështu me dy figura shumë komplekse të mitologjisë shqiptare, por dhe me disa tipare të përcaktuara qartë. Është e kuptueshme, se këtu kemi rezultanten e një evolucioni të gjatë historik, por dhe me ruajtje atributesh të pandryshueshme, që nga kohët e lashta.

Vërejmë se në disa raste roli i Dragoit i ka kaluar Shën llisë ose Shën Gjergjit në luftë me Kuçedrën ose, ndryshe, në luftë me shejtanin, që shkakton shtrëngata, breshër e fatkeqësi të tjera. Ne eposin mesjetar shqiptar (të mbledhur në popull vetëm këta dy shekujt e fundit), vërejmë se ka jo pak raste të luftës së Dragoit me Kuçedrën.

Më e qartë në këtë vështrim është ndeshja e Gjergj Elez Alisë me Balozin e detit, që
e mbyt pikërisht në atë mënyrë si mbyt Dragoi Kuçedrën në besimet e popullit.

Mendojmë se me besimet në fjalë për Dragoin kanë të bëjnë dhe disa toponime bashkë me legjendat mitike mbi to, për të ashtuquajturat "Gjurma e shejtit", "Gjurma e kalit të Skenderbegut", "Gjurma e kalit të Lekë Dukagjinit' e kështu me radhë.

Këtë e vërtetojnë në njëfarë mënyre edhe shpjegimet popullore ku thuhet se Skenderbeu ka qenë Dragua dhe kërcente nga mali në mal gjatë luftimeve dhe se aty ku ka rënë ka mbetur gjurma e kalit të tij. Figura historike të njohura të popullit shqiptar si: Skënderbeu, Bajram Curri, Isa Boletini, Dedë Gjo luli, Mehmet Shpendi, Lleshi i Zi i Mirditës etj. besohej në popull se kanë qenë Dragoj të vërtetë.

Besimet në hyjnitë e shtrëngatës e të kundërshtarëve të tyre, me disa tipare të veçanta, janë të njohura dhe në popuj të ndryshëm të botës e doemos dhe në fqinjët tanë të Ballkanit. Kështu, te Serbët, rolin e Kuçedrës sonë e luan Alla,që ka paraqitje gjysmënjeri e gjysmëkafshë. Ajo shkakton shtrëngatat e prish prodhimet e arave.

Në Kroaci rolin e Kuçedrave e luajnë Vilat, që paraqiten dhe me tipare të Amazonave
e si hyjni të natyrës së virgjër. Në Bullgari, në Hercegovinë, në Serbi, me atributet e hyjnisë ndaluese të shtrëngatës e të ndihmës .Për njerëzit paraqitet Zmaja.

Besohej se trimat e mirënjohur e figurat e tisnikëve legjendarë si Kraleviq Marku etj., kanë qenë Zmaj të vërtetë.

Njëjtë ata kishin armë të tyre kryesore rrufetë, ashtu siç ndodh dhe me kur dragoin tonë, por në mjetet e tjera simbolike të luftës së tij ai ndryshon.

Te Rumunët, si shkaktare të furtunave e të breshrit paraqiten Lamiet, ndërsa rolin e Dragoit këtu e ka marrë Shën llia, por doemos dukë ruajtur atribute të paganizmit. Si hyjni e shtrëngatës ndër popujt fqinj, sidomos te Bullgarët, po diku-diku edhe tek të tjerët, njihet Shën Germeni.

Figura analoge të këtij lloji i ndeshim dhe në Greqi, si në ishullin me banorë arvanitas Hidra për Kuçedrën, ndërsa rolin e Dragoit e kanë përvetësuar disa shejtorë si Shën llia e me radhë.

Kjo dukuri ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve të ndryshëm. Janë shprehur mendime për origjinën gjeo-etnike të hyjnisë së shtrëngatës dhe kundërshtarit të saj të përjetshëm. Studiuesi bullgar M.Amaudov e lidh këtë dukuri me hyjni të Trakëve të lashtë.

Nga disa autorë është shprehur mendimi se legjenda mitike që tregon Shën Gjergjin duke mbytur Kuçedrën, e ka origjinën te kulti dhe mitet e Kalorësit Trak, duke
hedhur poshtë prejardhjen greke të këtij miti.

Në studimin e tij për perëndinë më të lashtë serbe, V.Çajkanoviq disa hyjni të lashta të atij vendi, si: Svetovidi, Krajleviq Marku etj, i barazon për nga prejardhja me Kalorësin Trak. M.Lamberci thekson se nuk ka gjetur te popujt fqinjë një ekuivalent që i përgjigjet në karakteristika Dragoit, sado që kanë dhe emra e disa tipare të përbashkëta.

Ai nënvizon se Dragojtë shqiptarë kanë ngjashmëri të madhe me gjigandët e lashtësisë greke, me ata luftëtarë të fortë që u ngritën kundër qiellit.

Është me interes të vërehet një element paraleleje besimi në mes të Rumunëve e Shqiptarëve: Te Rumunët, gjarpri, të cilin për shtatë vjet nuk e ka parë njeri, humbet bishtin dhe fillojnë t'i dalin këmbët (putrat). Atëhere gjarpri kërkon e pi qumështin e parë të një lope. Pas kësaj, po nuk e pati parë edhe për shtatë vjet të tjera njeriu, gjarpri bëhet Vuivrë (gjarpër përbindësh).

Përsëri, po nuk e pa njeri dhe shtatë vjet të tjera, ai bëhet Dragua (në kuptimin shqiptar: Kuçedër). Në veprimet e tij, ai lëshon zjarr nga goja.

Këtu kemi ngjashmëri që e kanë gjenezën doemos nga lashtësia, ndoshta te elementë kulturorë të përbashkët iliro-trakë. Ka dhe gjëra që i dallojnë besimet shqiptare nga ato rumune lidhur me këtë metamorfozë, po thelbi, me sa mendojmë ne, është i përbashkët: "pauparë nga njeriu", përshtatë vjet dhe: "nxjerr zjarr nga goja"(C. Prut, "Imagerie...", f.69).

Duke folur për hyjnnë shqiptare të shtrëngatës, breshrit, që njihet në Alpe dhe me emrin Verbd, Shurdh ose Rrmoria, F.Nopça mendon se mbase nuk është e guximshme të vërehet këtu Zibelsurdusi i Trakisë që, sipas ti}, ka mbetur nëpër shekuj të stuhishëm ë vetminë e maleve të Shqipërisë. Disi afër me Nopçën dhe në mënyrë të pavarur prej tij, arrin po në ato përfundime dhe M. Eliade (De Zalmoxis... f.59-61), i cili sheh te Gebeleizis një perëndi trake të shtrëngatës, disa elementë përbërës, tek i cili kanë mbijetuar deri në kohë të re në emrin e Shën llisë, që gjuan me rrufe.

Edhe ndër Shqiptarë Dragoin rrufehedhës kundër Kuçedrës në disa raste e ka zëvëndësuar Shën Gjergji ose Shën llia. Është i arsyetuar mendimi i S. Zeçeviqit, që thotë se në tiparet e hyjnive serbe të shtrëngatës duhet të shihet një sinkretizëm i lashtësisë ballkanike dhe elementë besimi të sjella me vete nga Sllavët e Jugut kur u vendosën në Ballkan.

Popujt e lashtë të këtij Gadishulli, ashtu si dhe ata të Mesjetës, të ndodhur fqinjë e me të njëjtat fate historike, në rrjedhë të shekujve kanë dhënë e kanë marrë midis tyre në vështrim social-ekonomik e jo më pak dhe në fushën e etnokulturës.

Është krejt e natyrshme që të kenë dhënë e marrë në mënyrë të domosdoshme dhe në fushë të mitologjisë e të riteve. Pra, do të kemi një lloj sinkretizmi edhe në lëmë të
demonologjisë, natyrisht në elementë të veçantë të saj.

Nga ana tjetër, nuk mund të mos gjejmë një lidhje gjenetike e vijueshmërie në mes
Dragoite Kuçedrës shqiptare dhe të Hyjnisë Kalorës të dëshmuar ndër llirë e ndër Trakë: ruhen në figurat tona atribute mjaft arkaike e interesante, të veçanta te hyjnitë luftëtare: "gjurmët e shenjtorëve a të kuajve të tyre të ruajtura në viset shqiptare, pavarësisht nga ndonjë ndikim i vonë, si jehonë e dukurive të posaçme të lashtësisë në këtë shtrirje gjeografike; legjendat mitike të luftës së trimit fisnik me përbindëshin që del nga liqeni, nga shpella a nga deti.

Ato raste janë të shumta e domethënëse. Ato kanë zënë vend të rëndësishëm dhe në Eposin Mesjetar shqiptar, në balada që mendohet se i takojnë Mesjetës; gjithsesi janë paraturke.

Në romanin "Florimont", me temë shqiptare, shkruar në gjuhën e vjetër franceze në shek.XII (1188) flitet për një kalorës fisnik shqiptar që bën dyluftim me Përbindëshin e detit, i cili dilte çdo ditë prej andej e kërkonte për ushqim një njeri a një dash, (A. Hilka, "Florimont",... 1965-1984), tamam si në një variant të baladës së Gjergj Elez Alisë. Në vëthë e në stoli të tjera prej bronzi, në varrezën arbërore të Krujës të shekujve VII-VIII, ndeshet e punuar figura e kalit me këmbë të lakuara në pozicion për t'u hedhur dhe, siç vëren edhe H.Myrto, këtu kemi të bëjmë me një përfytyrim të kalorësit që bën hedhje fluturuese, çka lidhet me besimet përkatëse.

Mendojmë se këto lidhen gjenetikisht me hyjninë kalorës të Japodëve, me hyjninë luftëtare ilire të shoqëruar nga gjarpri mbrojtës, zbuluar nga N.Ceka në Selcë të Poshtme (Pogradec); po kështu dhe me motivin e paftës së zbuluar nga Basler në Gostilie (Liqeni i Shkodrës, Mali i Zi); ka dhe gjetje të këtij lloji në truallin ilir e trak, pa harruar të dhënat e autorëve antikë për këtë element.

©Mark Tirta
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi