Dhamapada
Faqja 1 e 1
Dhamapada
DHAMAPADA
(SHTEGU I PËRSOSMËRISË)
UDHËT E KUNDËRTA
Ne jemi mendimet e të djeshmes, dhe nesër, ç’mendojmë sot do të ndodhë: jeta e secilit krijohet nga vetë mendja e tij. Kush flet e vepron me ligësi, e liga do ta gjejë, ashtu si rrota e qerres, i vete kafshës mbrapa.
Ne jemi mendimet e të djeshmes, dhe nesër, ç’mendojmë sot do të ndodhë: jeta e secilit krijohet nga vetë mendja e tij. Kë flet e vepron me drejtësi, lumturia e ndjek nga pas si hija trupin.
‘Më ofenduan, më qëlluan, më persekutuan, më grabitën’. Ata që përkundin mendime të tilla, do marrin gjithmonë frymë mes avujve të urrejtjes.
‘Më ofenduan, më qëlluan, më persekutuan, më grabitën’. Ata që s’përkundin mendime të tilla, do marrin gjithmonë frymë larg helmit të urrejtjes.
Sepse urrejtja s’eleminohet me urrejtje; por veç me dashuri. Ky ligj është i përbotshëm.
Shumicës si shkon mendja se ne kemi ardhur në këtë botë, për të jetuar në harmoni. Po kush e ka kuptuar këtë, i qëndron grindjeve larg.
Ai që jeton ‘ku rrafsha mos u vrafsha’; ai që e ka mizën nën kësulë; ai që shtrohet në tryezë, pa e bekuar ushqimin, ― nuk ka vlerë e as virtyt, por është rob i veseve që e degdisin nga një tundim në tjetrin, si atë pemën e brishtë që e luhat era pas qejfit.
Por për atë që e ka kuptuar se kjo jetë është diçka më shumë se ç’tregon syri, për atë që e ka zemrën e qetë e të patunduar, për atë që ha për të jetuar, ― e nuk jeton për të ngrënë, dhe që beson te triumfi i të mirës, ― një njeriu të tillë nuk ka ngasje që t’ja prishë mendjen; ai i qëndron dallgëve të jetës si shkëmb i patundur.
Nuk është veshja ajo që e bën njeriun. Gjithkush mund të veshë rrobat e të shenjtit, pok kjo s’domethënë se është i shenjtë edhe nga brenda.
Nga ana tjetër, atij që është i pastër në shpirt rroba i shkon vetvetiu.
Kush bie pre e iluzionit të shqisave, dhe s’është në gjendje të shquajnë atë që fshihet pas tyre, i ka hyrë një qorrsokaku që s’do ta nxjerrë kurrë te e vërteta.
Po kush i ka të qarta rregullat e lojës, nuk gënjehet nga aparencat, por ecën në shtegun e të drejtit deri sa mbërrin aty ku i qan zemra.
Ashtu si pikon shiu nga një çati e prishur, ashtu e gjen rrugën dhe tundimi në mendjen e sëmurë.
Por ashtu siç shiu që s’kalon dot mes një çatie të fortë, ashtu si hapet rrugë të keqes nga arsyetimi gjakftohtë.
Kush vuan në këtë botë, do vuajë edhe në tjetrën; kush bën keq e keqja do ta gjejë gjithandej: Justifikimet janë të kota.
Po kush gëzohet sot, gëzimi do ta ndjekë dhe nesër; e mira lind të mirën si në këtë botë, dhe në tjetrën: Dita me diell, duket që në mëngjes.
Të flasësh bukur, po të mos i zbatosh kurrë ato që thua, s’bën dobi; ti do i ngjash atij llogaritarit, që numëron gjithë ditën paratë e botës, pa futur në xhep një kacidhe.
Nga ana tjetër, fjalëpaku ― punëshumi; kush e ka zemrën qelibar dhe si qan syri për asgjë, ― ka shenjtëruar veten për së gjalli.
VETËDIJSHMËRIA
Vetëdijshmëria është rruga drejt përjetësisë: pavetëdijshmëria është rruga drejt mosqënies. Ata që janë të vetëdijshëm se njohin vdekjen: Ata që s’janë mund ti numërosh që tani për të humbur.
Kush është mendjekthjellët e ka kuptuar sekretin, sepse syçeltësia konstante të bën të mençur; vetë zemra të thotë se ke të drejtë, kur mendja zbulon shtegun e lavdishëm.
Kush arsyeton me pjekuri, duke analizuar e mbajtur mend në të njëjtën kohë si detajet, ashtu edhe tabllonë e përgjithshme, është nisur për larg, aq larg madje, sa në fund do t’arrijë lumturinë dhe paqen e përjetshme (Nirvanën).
Ai që ka besim, ai që e mban çdo çast në mendje qëllimin final, ai që punon me përkushtim e ndershmëri, dhe ai që me vetëkontroll të plotë e jeton jetën në prefeksion, e që gjithmonë, e përsëris, gjithmonë, është i vëmendshëm, do ngrihet në lavdi mbi gjithë të tjerët.
Qendërzimi në vetëdije krijon besim në vetvete, vetëkontroll dhe harmoni, sepse vetëdijshmëria kristalizon për shpirtin një si ishull në brendësi të mendjes, ku ndjenjat fisnike ruhen të paprekura nga dallgët e emocioneve impulsive.
Budallenjtë dhe injorantët janë gjithmonë të pakujdesshëm e të shkujdesur nga natyra; po kush e mban pashuar dritën e mendjes observuese, e di mirë ç’dhuratë i ka bërë vetes.
Asnjëherë mos bjer pre e e shkujdesjes; asnjëherë mos degrado në fëlliqësitë e epsheve. Lumturia e vërtetë bëhet e mundshme vetëm për ata që janë analizues mëndjemprehtë dhe i mbajnë sytë katër gjithë kohës.
I dituri që e kapërcen grackën e shkujdesjes me anë të observimit, është ai që çliruar nga vuajtjet e botës, i ngjitet tempullit të dijes, e vë re nga sipër tarracës turmën që rënkon përposh, njësoj si alpinisti që pasi ka mbërritur majë malit, kthen kokën për të parë ata që kanë mbetur pas.
Observues në mes të të pavëmendshmëve, syçelët në mes të të fjeturve, njeriu i mençur i ngjan një kali race mes tufës së gomerëve, revani i të cilit s’ka të krahasur me askënd.
Ishte pikërisht fuqia observuese shkaku pse Indra u zgjodh i pari i zotave, ndaj edhe vetë perënditë e vlerësojnë vëmendjen para çdo naiviteti.
Murgu që i gëzohet fuqisë penetruese e që ja ka frikën grackës së shkujdesjes, ecën shtegut të jetës si ato flakët që përpijnë gjithë pengesat që u dalin përpara, të mëdha apo të vogla qofshin.
Murgut që i gëzohet fuqisë penetruese e që ja ka frikën grackës së shkujdesjes, s’mund ti mohohet kurrë fitorja e arritur; ai ndodhet gjithmonë e më pranë Nirvanës.
MENDJA
Mendja është gjithmonë e hapërdarë dhe e paqëndrueshme, ndërkohë që kontrolli dhe drejtimi i saj i vështirë për tu arritur: por kush qoftë i mençur, le ta fokusojë mendjen si shigjetari kordën e harkut!
Ashtu si peshku që rrëmbyer nga ujrat flaket në tokë të thatë, ashtu edhe mendja lufton e përpëlitet për t’ju shmangur pushtetit të vdekjes.
Mendja ndërron mendje dhe s’rri kurrë në një vend, e t’ja mbash kapistallin nuk është punë e lehtë. Por s’ka gjë më të çmuar se fitorja mbi të; një mendje nën fre, sjell veç gëzim dhe hare.
Rrjedha e mendimeve u ngjan përrenjve që spyesin kërrkënd; por vetëdija e të mençurit të kujton qiellin pa re ku dielli i buzëqesh vetvetes.
Fshehur pas misterit të koshiencës, mendja lëshohet pas ngjarjeve, ― si flutura lule më lule; po kush di ti akordojë mendimet harmonishëm, e ka çliruar veten përgjithmonë nga vdekja.
Ai që është i luhatur nga natyra, dhe pa besim e paqe të brendshme, se njeh shtegun e së vërtetës, ndaj s’ka për ti kuptuar kurrë gjërat me themel.
Po kush e ka qetësuar mendjen nën frenat e arsyes, ndjehet i çliruar nga epshi i dëshirave dhe, lartësuar mbi konceptet e të mirës apo të keqes, qëndron vetëdijekthjelltë, pa kurrfarë frike.
Konsideroje trupin si një mjet, e jo një qëllim në vetvete, dhe forcoje mendjen si kështjellën që lufton për jetë a vdekje kundër çfarëdolloj tundimi. Madje dhe pas çdo fitoreje, bëji sytë katër, se uji fle, hasmi s’fle.
Sepse s’do kalojë shumë kohë, dhe ah, sa keq! Ky trup pa jetë do shtrihet tokës, si lis i rrëzuar.
Armiku mund ta dëmtojë armikun e vet, dhe një njeri që urren dikë, mund t’ja nxjerrë në një mënyrë a në një tjetër inatin; po atë që të bën mendja jote, po se drejtove siç duhet, s’ta bën dot asnjë armik.
Prindërit a të afërmit, sigurisht që mund ta ndihmojnë pa masë një njeri; po atë që mund të bëjë ai vetë për vetveten po i pati mend në kokë, s’mund t’ja bëjë askush tjetër.
LULET E JETËS
Kush do ta mposhtë dhimbjen dhe vdekjen? Kush do të triumfojë mbi botën, dhe mbi zotat e qiellit? Kush do të jetë ai që do të zbulojë DHAMMAPADËN― Udhën e Përsosmërisë së kulluar?
Studenti mendjehollë, do ta mposhtë si dhimbjen edhe vdekjen, studenti mendjehollë do të triumfojë si mbi botën ashtu dhe mbi perënditë e qiellit. Vetëm ai, do të zbulojë DHAMMAPADËN― shtegun e Përsosmërisë Absolute.
Kush kupton se trupi është si shkuma e dallgëve, a si hijet e vegimta, i nxjerr nga vetja një e nga një gjembat e iluzionit, të fshehura në gonxhet e pasioneve shqisore, dhe pa u vënë më re nga zoti i vdekjes, vazhdon udhën drejt çlirimit.
Por vdekja merr me vete lulembledhësit e pasioneve shqisore, njësoj si përrenjtë që venë përpara ç’tu dalë, pa e vrarë asfare mendjen.
Dhe vdekja, mbyllja e kapitullit, i vë pikë jetës së atij që prej ngasjes së epsheve, vazhdon të lëngojë i etur.
Por ashtu si bleta që i merr lules veç nektarin, pa ja prishur as bukurinë e as aromën, e çon jetën edhe njeriu i mençur.
Mos i shiko gabimet e të tjerëve, e as të bërat e të pabërat. Mendo më mirë për të metat e tua, si gjatë veprimeve të kryera, ashtu dhe për ato që mund të ndodhin nesër.
Ashtu si lulja e mbrekullueshme në dukje, por pa aromë, ashtu janë edhe fjalët e bukura të atyre që vetëm i thonë gjërat.
E si një lule e mbrekullueshme nga ngjyra dhe nga aroma, është edhe fjala e urtë e atij që i zbaton ato që thotë.
Vdekatari duhet ta shfrytëzojë sa më mirë kohën e dhënë, ashtu siç nga një grumbull gonxhesh, mund të thurren plot kurora.
Parfumi i luleve s’udhëton dot kundër eres: qofshin ato trëndafila a zambakë; por parfumit të virtytshmërisë nuk ka gjë që t’ja presë rrugën.
E mbrekullueshme është aroma e luleve të zgjedhura, por shija e virtytit bëhet për zemrën më e shtrenjtë se çfarëdolloj sendi tjetër.
Era e gonxheve të sapoçelura sado larg që të vejë, s’mund të përqaset efektit, prodhuar në shpirt nga veprimi i të drejtit, që prek madje edhe zotat e qiellit.
Udha e atyre që janë të pasur në virtyte, gjithmonë të vetëdijshëm, dhe me shpirt të çlirët nga drita e të vërtetës, nuk mund të ndërpritet më, as nga iluzionet e as nga vdekja.
58Ashtu si mes hedhurinave në cep të rrugës, një lule 59zambaku mund të çelë e lulëzojë si për mbrekulli, në të njëjtën mënyrë edhe mes verbërisë së turmave, ndrin dlirësia e mençurisë së studentit, që vijon në gjurmët e Budës, atij, që është me të vërtetë ZGJUAR.
MENDJELEHTI
Sa të palëvizshme i duken minutat rojes së natës, sa e pafund i bëhet rruga udhëtarit të lodhur; po a mund të krahasohen këto çikërrima me vargun rrokullitës së jetë-vdekjeve të atij që nuk e gjen dot shtegun e shpëtimit?
Nëse përgjatë rrugës së jetës, njeriu nuk gjen dot një mik a shok që të dijë më e pakta, aq sa ai vetë, më mirë ta vazhdojë shtegëtimin fillikat, se sa të përzihet me budallenjtë.
‘Këta janë djemtë e mi. Kjo është pasuria ime’. Kjo është mënyra me anë të së cilës budallai mashtron veten. Ai s’është i zoti as i kokës së tij, e jo më i të tjerëve!
Nëse budallai nis ta realizojë situatën në të cilën ndodhet, tek e fundit ai nuk është më fare budalla, po kur mendjetrashi e kujton veten të mençur, kjo vërtet që i vë kapak sjelljes së tij.
Po aq sa ç’e merr vesh luga shijen e supës, po aq përfton edhe budallai nga shoqëria me të mençurit.
Po nëse një njeri syhapët dhe i vëmendshëm, ndodhet qoftë edhe për pak kohë në praninë e të urtit, ai do ta shfrytëzojë menjëherë rastin për të kuptuar të vërtetat, si gjuha, që e merr vesh me të parën shijen e gjellës.
Budallai që e pandeh veten të mençur bëhet armiku i vetes, dhe konfortësia vetëm sa do t’ja rëndojë gjendjen.
Gabimet e pakorrigjuara janë të destinuara të përsëriten deri sa të ndreqen: ndëshkimi i tyre gjithashtu.
Po detyra e kryer si duhet s’ka nevojë të ribëhet, dhe frytet e saj janë përherë të ëmbla.
Veprimi i gabuar mund të duket tërheqës për momentitn, mirëpo dardha e ka gjithmonë bishtin prapa.
Më shumë rëndësi nga veprimi vetë, ka qëllimi që fshihet pas tij.
Sjellja e gabuar mund të mos e tregojë rezultatin në çast, ashtu si dhe qumshti nuk prishet menjëherë. E prapseprapë, njësoj si prushi i thënjgjijve që kthehen në hi pa u vënë re, ashtu e pëson në fund edhe budallai.
E nëse rrugës së gabuar, budallai bëhet ‘shejtan-budalla’, kjo vetëm sa do t’ja rëndojë barrën edhe më shumë kur të vijë koha.
Atij do ti qajë syri për lëvdata, vlerësime dhe admirim nga të tjerët.
Në kokë do ti lëvrijnë mendimet: le ta vërejë bota se ç’kam bërë unë; le të më simpatizojnë dhe të më marrin mendim për gjithshka. Të tilla pra, janë psikozat e atij që i ka hypur vetja në qejf.
Mirëpo tjetër është rruga e pasurive të botës, e tjetër është rruga e asaj që s’ka para që ta blejë (NIRVANËS). Ndaj kush e quan veten pasues të Budës, le ti vejë gishtin kokës, dhe pa e harxhuar kohën me çikërrima, të përqëndrohet fort, te arritja e asaj që është esenciale: lirisë.
I URTI
Dëgjoje atë që të tërheq vëmendjen e të thotë se ku i ke gabimet, si të të tregonte vendodhjen e një thesari të paçmuar. Vetëm e mira vjen nga një gjë e tillë.
Ndaj le ti ndreqë ai të metat, e të rikonstruktojë çdo gjë që ka nevojë të përmirësohet. Këto veprime do priten me simpati ose mospëlqim, po a nuk ka patur gjithmonë dy lloje njerëzish në këto botë?
Mos kërko shoqëri mes zemërkqinjve; mos lidh miqësi me të pabesët. Bë vëllezër e shokë ata që e kanë zemrën e pastërt, dhe janë të dashur nga natyra.
Ai që ka pirë te burimi i të vërtetës, e bën gjumin e qetë dhe është përherë i lumtur; I mençuri e gjen gëzimin te DHARMA, sepse në të mishërohet filozofia e të urtëve.
Ata që hapin kanale ujrash, e dinë nga do të shkojë rrjedha; ata që bëjnë harqe, ― se ku vete shigjeta. Po ashtu si gdhendësi i drurit e mbikyr hap pas hapi krijimin e vet, ashtu edhe i mençuri ka nën vetëkontroll, ― mendjen.
Njësoj si shkëmbi që s’do tja dijë nga stuhia, është edhe kundërveprimi i të urtit para lavdërimeve ose fyerjes.
E kush dëgjon fjalët e DHARMËS, do ta ketë përherë zemrën e qetë dhe shpirtin plot, si liqeni i thellë, por i kthjelltë.
Mes veseve dhe vetëkontrollit, të mençurit zgjedhin gjithmonë këtë të fundit, sepse të urtët s’kanë kohë për të humbur me punë boshe. Ndaj kur dhimbja a gëzimi u troket në derë, ata lartësohen mbi çfarëdo sfide.
Ai që se ka mendjen për të bërë pasuri e trashëgimtarë dhe që nuk ja ha hakun kërkujt, është automatikisht i drejtë, i virtytshëm dhe i mençur.
Pak janë ata që e kapërcejnë lumin e kohës dhe arrijnë te NIRVANA. Shumica vetëm sa vjen vërdallë lartë e poshtë nga kjo anë e bregut.
Por ata që kur dëgjojnë për ligjin e veprim-këndërveprimit, zbatojnë parimet e drejta në jetë, eventualisht do të dalin matanë, duke i kapërcyer portat e vdekjes.
Le ta braktisi i urti rrëmujën e kësaj bote, duke i lënë pas udhët pa krye në kërkim të iluminimit. Në vetminë që pak kush arrin ti gëzohet, le të rizbulojë ai lumturinë e vërtetë: t’çliruar nga dëshirat, zotërimet dhe çfarëdogjëje tjetër që mund të errësojë gjykimin.
Sepse kush e ka trajnuar mendjen siç duhet, arsyetimeve që zbulojnë përgjigjet e drejta, është lartësuar nga pasionet e shqisave te drita sipërore e Njohjes, duke ju shmangur qorrsokaqeve, për t’ju gëzuar që në gjallje NIRVANËS së pavdekshme.
LIRIA E PAKUFISHME
Shtegtari ja mbërriti fundit të udhëtimit shëndoshë! Mes lirisë së pafundme, ai ndjehet i çliruar nga gjithë brengat, dhe pengesat që deri dje i zinin rrugën tani kanë ngelur pas, ndërsa ethet e jetës, thjesht, kanë pushuar së qeni.
Njerëzit mendjelartë janë gjithmonë në kërkim të përosmërisë; ata nuk pranojnë të vegjetojnë përjetësisht në një vend. Ashtu si mjellma që ngrihet nga ujrat e liqenit drejt qiellit të pafund, edhe ata e lënë banesën e tyre pas, në kërkim të një bote më të mirë.
Kush mund ta përshkruajë udhën e atyre që duke e njohur jetën për ç’është në të vërtetë, i kthejnë kurrizin teprimeve, për të fluturuar qiellit të lirisë, aty ku hapësira s’ka as fund e as krye? Shtegu i tyre është po aq vështirë të ndiqet, sa edhe fluturimi i zogjve në qiell.
Cili mund të dëshmojë rrugën e njeriut që ka çliruar veteveten, dhe endet qiejve të paanë në paqe me mendimet, mbi të cilat lakmitë s’kanë kurrfarë pushteti? Udhës së tij është po aq e vështirë ti biesh prapa, sa ç’është dhe ndjekja me sy e zogjve në qiell.
Njeriu që mençurisht i kontrollon shqisat e veta ashtu si karrocieri i zotë drejton trokun e kuajve, dhe që e ka çliruar veten prej pasioneve të ulta dhe krenarisë, është i shenjtë madje edhe në sy të zotave.
Ai është i duruar si toka; ai është i qëndrueshëm si një kollonë mermeri; ai është i pastërt si uji i burimit; dhe ai është i lirë nga Samsara, apo karuseli i jetë-vdekjeve.
Nën dritën e arsyetimit largpamës ai ka gjetur lirinë; mendimet e tija janë paqësore, fjalët e tija janë të shtruara, puna e tij është e frutshme.
Dhe me.që.se e ka parë vetë NIRVANËN e përjetshme, mendja e të mençurit është e çliruar nga bestytnitë e egzistencës së rëndomtë; ai ja ka dalë mbanë ti hedhë pas krahëve tundimet, dhe për pasojë ta lartësojë veten jo vetëm mbi to, por edhe mbi shumicën e njerëzve.
Gazmend Çeno

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi