EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hinduizmi

2 posters

Shko poshtë

Hinduizmi Empty Hinduizmi

Mesazh  Neo 16.05.08 13:33

Hinduizmi

Hinduizmi 27429510

Hinduizmi eshte nje sistem kompleks fetar i themeluar mbi politeizmin,i lidhur me besimin e rimisherimit.

Hyjnite jane: Brahma (brahmanizmi), Shiva dhe Vishnu.

Hinduizmi ose brahmanizmi eshte nje fè e Indise e perqendruar ne lidhjen e njeriut me kozmosin dhe qe percakton per cdo grup shoqeror dhe per cdo individ nje pozicion te percaktuar ne gji te universit.

Hinduizmi eshte i lidhur me zotra te panumert (pra i perket besimit politeist) nga te cilet do te vecojme tre kryesoret : Brahma,Vishnu dhe Shiva te cilet mund te konsiderohen njekohesisht edhe si tre aspekte te se njejtes hyjni.

Brahmanizmi arakterizohet nga nje organizim shoqeror te themeluar ne nje ndarje ne kasta trashegimtaresh. Individi eshte pjesmarres gjate ciklit te rimisherimit. Shpirti i tij rimisherohet ne funksion te jetes qe ka bere dhe ndonjehere merr formen e ndonje kafshe prej ku ka lindur dhe adhurimi per disa kafshe ne Indi (si p.sh. lopa).

Ndoshta ne kete rast eshte arritur shpetimi prej njohjes dhe keshtu detyra eshte plotesuar ,po keshtu dhe devocioni.Tema e shpetimit nga devocioni eshte ekspozuar pikerisht ne Bhagarad-gita, episodi me i shquar i Mahabharata.

Brahmanizmi bazohet ne nje numer te caktuar tekstesh te shenjta:

* Kater Vedat (tekste kushtuara idhtareve te pare)
- Rigreda (shkruar ne vitet 1500-1000 p.e.s)
- Yajurveda (libri i riteve)
- Samaveda (libri i kengeve)
- Atharvaveda (tekste filozofike)
*Bramahnat (te shkruar ndermjet shekujve XI-VIII p.e.s. qe fillon me Vedat)
*Aranyankat (më mistiket)
*Upanishadet (tekste filozofike mbi nocionet e Vetvetes dhe Energjise Universale)

Triada hindu (Brahna,Shiva dhe Vishnu ) i korrespondon tri aspekteve kryesore te universit (krijimit,tretjes dhe mirembajtjes)

Vendet e shenjta te hinduizmit jane te shumta,mund te citojme: Benare,Hardvar,Ujjain,Mathura,etj.

Ne bote numerohen rreth 750 milion besimtare,ku pjesa me e madhe jeton ne Azi.

Rrymat kryesore jane:
Vishnuistet, Shivaitet, çakatat (qe besonin tek vetja dhe energjia),etj.

Nga Romina Ruda
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Neo 09.09.11 23:58

HINDUIZMI - HISTORIA

3000 p.e.s. - 1500 p.e.s.: Kultura e Indusit

Ajo ishte njera nga kulturat me te lashta me qytete dhe zhvillohej pergjate lumit Indus ne veriperendim te Indise.

1500 p.e.s. - 800 p.e.s.: Kultura vedike

Kjo kulture mbeshtete mbi Vedat. Vedat jane shkrimet e shenjta te Indise, qe transmetoheshin gojarisht. Recitimi i tyre kishte (dhe vazhdon te kete) rendesi te madhe fetare. Ne kuptim me te ngushte, Vedat jane 4 grupe shkrimesh: Rigveda, Samaveda, Jaxhurveda dhe Atarvaveda. Shumica e tyre jane himne liturgjike dhe thenie qe recitohen gjate flijimeve. U drejtohen hyjnive, disa prej te cileve kane humbur rendesine, p. sh. Indra.

800 p.e.s. - 300 p.e.s.: Religjioni i Upanishadave

Upanishadat jane Veda ne kuptim te gjere, dmth. shkrime te shenjta. Ato jane shkrime filozofike. Ka rreth 150 Upanishada, prej te cilave 108 jane te njohura zyrtarisht. Gjuha e Vedave dhe Upanishadave eshte sanskritishtja.
Gjate kesaj kohe u formuan edhe levizje reformiste, qe drejtoheshin kunder sakrificave te zbrazeta dhe pozicionit eksklusiv te prifterinjve te kastes brahmane. Ato kane mbijetuar deri me sot: Budizmi dhe Xhainizmi.

Shekulli III p.e.s. - shekulli III i e.s.: Fillimi i Bakti Joges

Bakti eshte religjioni i zemres, adhurimi emocional, personal i nje perendie. U formuan Vaishnavizmi / Vishnuizmi, qe adhuron perendine Vishnu ose Krishna, dhe Shaivizmi /Shivaizmi, qe adhuron perendine Shiva.
U shkruan eposet e medha: Mahabarata apo eposi i madh i Indise, qe perfshin librin Bagavad Gita, e cila eshte cilesuar si "Bibla e Indise". Ajo pershkruan dialogun midis Krishnes dhe luftetarit Arxhuna dhe eshte shume filozofike. Eposi tjeter i rendesishem eshte Ramajana, aventurat e mbretit-perendi Rama, qe bashke me majmunin-perendi Hanuman cliron bashkeshorten e tij Sita nga demoni.

300 p.e.s. - 1800: Hinduizmi klasik

Ka 5 lloje te Joges, e rendesishme eshte Bakti Joga, qe u permend me siper [do te shpjegohen me vone]
Ka 6 sisteme filozofike: te rendesishme jane Samkja (dualiste), Vedanta (moniste) dhe Tantra hinduiste.
Koha e Hinduizmit klasik mbaron me kolonializimin e Indise nga anglezet.

1200 - sot: Islami ne Indi

Islami ka ushtruar nje ndikim te madh ne Indi. Kjo shihet ne kryeveprat arkitektonike, si Taxh Mahal, por edhe ne fe te reja, qe krijohen nga elementet islame dhe hinduiste, p.sh. Sik dhe Sant Mat.
Per fat te keq, marredheniet midis myslimaneve dhe hinduisteve ne gadishullin indian jane te tensionuara.

1800 - 1947: Koha e kolonializmit britanik

Mbaroi me pavaresine e Indise dhe me ndarjen e Pakistanit mysliman nga India, ku shumica jane hinduiste.
Udheheqesi i levizjes per pavaresi ishte i famshmi Mahatma Gandi, qe bazonte refuzimin e dhunes ne parimet hinduiste.

1947 - sot: Hinduizmi sot

Karakterizohet nga njera ane nga sekularizimi dhe modernizimi, nga ana tjeter nga rritja e fundamentalizmit, qe shperthen ne dhune kunder myslimaneve - gje qe nuk eshte dicka "tipikisht hinduiste".
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 27.01.12 22:56

FETË INDIANE

Fetë që kanë lindur dhe janë zhvilluar në gadishullin indian quhen fe indiane. Krahas
ngjashmërisë së karaktereve gjenerale të tyre, këto, me ndikimin e themeluesve dhe me
zhvillimin historik të tyre, kanë specifika dhe zhvillim të posaçëm. Në krye të tyre qëndron feja tradicionale e gadishullit indian,hinduizmi.Këtë e ndjekin budizmi, jogizmi, xhajnizmi, si dhe rrymat dhe fraksionet e tjera të tyre.

Hinduizmi

Është përfaqësuesi më shumëngjyrësh i besimeve politeiste (në shumë zotra) në kohën e sotme. Tërheq vëmendje me idhujt, të cilët në disa raste janë me qindra, të vendosur në tempujt e fshatrave.

Ata jetojnë bashkë me muslimanët dhe numri i tyre është deri 200 milionë.Hindu është emër persisht me të cilin muslimanët i emërtojnë popujt që jetojnë rreth e përqark lumit Indus.Ky emërtim është një shprehje gjeografike.Termi “hinduizëm” përdoret për
të shprehur sistemin e mendimit dhe besimin e këtij populli.Ndërsa termi brahmanizëm, nuk rrjedh nga Zoti Brahman,por nga klasa brahmane e priftërinjve indianë.

Ne nga shprehjet hinduizëm dhe brahmanizëm kuptojmë mënyrën e përshtypjeve (ndijimit),mendimit, besimit dhe jetesës së indianëve, duke filluar nga periudha më e lashtë e Vedave e deri më sot. Ndërsa indianët për të shpjeguar fenë e tyre përdorin shprehjen “Sanatana Dharma” (rregull i përhershëm).

Rol të rëndësishëm në formimin e gjendjes së sotme të hinduizmit, në këtë apo në atë
formë, kanë luajtur shërbimet e popujve të ndryshëm të racës së bardhë, të verdhë dhe të zezë.Banorët më të vjetër të Indisë, duke u përzier me popujt e ardhur nga veriu janë zhdukur, ka mundësi që ata të jenë të zinjtë (negrit) me gjenezë afrikanë dhe malenezë.

Racën e verdhë e përfaqësojnë popujt Mon-Khmer të Indisë Veriore. Ndërsa raca e bardhë mendohen të jenë dravidët e sotëm, të cilët mijëra vjet përpara janë shpërngulur nga veriu. Ndoshta kanë dhe një afërsi me popujt e vjetër të Pellgut të Mesdheut.

Arianët me përkatësi të grupit gjuhësor Indo-Europian,të afërt me persianët, janë shpërngulur për në Indi në vitin 1500 para erës sonë. Edhe pse në fillim të shek. XX u hodhën disa hipoteza se arianët janë themeluesit e kulturës indiane, gjurmimet në rajonin Harappa (në jug të Penxhabit) dhe Mahenco-Daro (në Sind) në vitin 1921-1922 tregojnë se, para shpërnguljes së arianëve, në vitin 2500 para erës sonë, në Indi ka ekzistuar një kulturë shumë e zhvilluar qytetare në rajonin indus dhe se dikur kur kanë ardhur aty janë ballafaquar me një kulturë shumë të zhvilluar.

Vetëm se për fat të keq, për shkak të moszgjidhjes së mjaftueshme të burimeve arkeologjike, nuk mund të dimë se cili popull e ka themeluar kulturën induse dhe çfarë gjuhe ka folur ai popull. Por, s’ka dyshim se ajo ka patur lidhje me kulturën e Anadollit. Kjo cilësohet si një kulturë botërore internacionale e zhvilluar në atë kohë.

Veprat artistike që gjenden atje, vulat dhe nuskat tregojnë se populli indus ka poseduar edhe kulturën e vizatimit (një përshkrim i zotit përkujton Shivanë të ulur si Joga), e cila u ngjan indianëve të sotëm; gjithashtu tregojnë se u kanë besuar kafshëve të shenjta si krokodilit,gjarpërit dhe kaut dhe materieve si drurit të fikut dhe gurit allus (linga); po ashtu tregojnë se,si simbol kanë përdorur edhe svastikën.

Me sa duket arianët, të cilët në vitin 1500 dhe 1250 para erës sonë janë shpërngulur prej ngushticave të verilindjes për në Penxhab, e kanë shkatërruar këtë kulturë të vjetër dhe kanë lëvizur drejt lindjes;dhe në masë të madhe janë ndikuar nga kultura vendase. Kështu që hinduizmi, duhet të jetë një sintezë e përzierjes së besimit të arianëve dhe popujve vendas.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 27.01.12 22:59

a. Shkrimet e shenjta

Në krye të shkrimeve fetare indiane janë Vedat të shkruara në sanskritisht. Veda si fjalë ka kuptimin “dituri, urtësi e përhershme”. Është një përmbledhje e madhe e teksteve fetare e shfaqur në vitet 1250 dhe 800 para erës sonë. Në shek. 5 para erës sonë është filluar studimi për gramatikën e gjuhës. Kjo gjuhë edhe sot për studiuesit indianë është gjuhë fetare. Literatura e vedave përbëhet nga katër grupe tekstesh:

1. Rigveda:ka kuptimin të njohësh këngët fetare për sakrificën dhe përbëhet prej dhjetë
librave që përmbajnë 1028 këngë fetare shumica e të cilave janë nga katër rreshta.Ajo me një sasi të madhe fjalësh,zotërat,sidomos mbretin e zotërve indianë e fton në drekën e sakrificës.Rigveda,paraqet edhe raste të ndryshme sociale të arianëve që janë shpërngulur në Indi në vitin 1500 para erës sonë.

2. Samaveda: Ka kuptimin “vedat e melodive”. Priftërinjtë në një formë muzikale, duke
lexuar me melodi, e shoqërojnë sakrificën.

3. Jaxhurveda: Është veda e fjalëve të sakrificës së caktuar. Përbëhet prej lutjeve dhe fjalëve të sakrificës, nga të cilat disa janë shkruar në prozë e disa në poezi. Prifti këto lutje i lexon gjatë sakrifikimt duke murmuritur.

4. Atharvaveda: Është veda e fjalëve magjike. Brahmanët janë të detyruar që ta lexojnë në raste të ndryshme të jetës.Është një përmbledhje e madhe e përbërë prej 731 himneve fetare me 6000 strofa. Në krahasim me librat e mëparshëm është shkruar më vonë.Ndërsa Brahmana,është futur në mesin e librave të shenjtë të shkruara më vonë nga ana priftërinjve. Në mënyrë të përgjithshme tregon për sakrificën dhe për problemet në lidhje me urtësinë dhe teologjinë të shkruara për nxënësit.

Upanishadat, janë pjesa e fundit e literaturës së Vedave. Esencën e tyre e përbëjnë teknika dhe udhëzimet për sakrifikim. Por, gjithashtu ka edhe të atillë që Upanishadat nuk i llogarisin si Veda, por i pranojnë si libra të dorës së dytë të fesë indiane dhe brahmane. Këtu autoriteti i sakrificës është kthyer në misticizëm shpëtues.

Sipas Upanishadave krijesat janë krijuar me bashkimin e shpirtit të njeriut (Atman) dhe shpirtit të universit (Brahman). Dhe kënaqësia e përhershme arrihet me njohjen e këtij krijimi.Njeriu dhe universi,sipas misticizmit,duke u bashkuar,në formë të një shëndritjeje të mrekullueshme, do të arrijnë në një kënaqësi.

E tërë literatura e Vedave pranohet si shpallje dhe inspirim (Shuriti) i marrur nga Rishis-ët (fallxhinjtë e shenjtë të periudhës së parë). Gjithashtu pranohen si frymë e ekzistencës së pafillimtë, d.m.th. frymë e zotit Brahman. Ndërsa disa besojnë se Vedat janë të ligjëruara nga një zot ose se ato ekzistojnë që në eternitet.

Dy legjenda me emrin Mahabharata dhe Ramajana janë të përfshira në Vedat: E para, ëshë tregim i një lufte në mes familjeve Pendus dhe Kurus, me 100.000 strofa në sanskritisht. Përfshin edhe shumë poezi edukative dhe didaktike. Më e njohura nga këto është Bhagavadgita, që ka kuptimin ”kënga e të mëdhenjve”. Sipas shumicës “Gita” përbën Librin 6 të Mahabharatasë.

Zoti Vishna, paraqitet në pamje botërore si Krishna i Madh dhe pas luftës së madhe trimit Arjuna, siç thuhet në një legjendë, i jep njohuri për ekzistimin e Zotit, botës dhe shpirtit. Arjuna,kur i sheh të afërmit e tij në fushën e luftës në grupin e kundërshtarëve, nuk dëshiron që të luftojë;vetëm se Zoti Vishnu, i cili kujdeset për qerren e Tij (Arjunasë), e bind Atë se duhet të luftojë.

Fjalët e tij i mbështet në këtë bazë: “Kalimtarë janë vetëm trupat e njerëzve, ndërsa shpirti i tyre është i pavdekshëm”. Sipas Bhagavadgita-së, Zoti veten e tij e ka përhapur në botë.

Ai është çdo gjë dhe në çdo gjë. Në të njëjtën kohë është edhe sundues i universit. Ata që me dëshirën e tyre vetëveten ia nënshtrojnë Zotit Krishna-Vishnu edhe Zoti do t’iu përkulet dhe do t’iu përgjigjet.

Mbështetja e fesë subjektive (individuale) nga Libri, ka shumë rëndësi për shumë njerëz në Evropë dhe Indi. Për shembull, Mahatma Gandi thotë:“Kur demoralizohem e hap Bhagavadgita-në; lexoj një strofë këtu një strofë atje dhe edhe nëse jam në brengë të mëdha, menjëherë filloj të qesh”.

Ramajana, me 24.000 strofa shpjegon tregimin e jetës së një princi legjendë Ramasë. Sipas kësaj, Ravana, mbreti i viganëve, e grabit gruan e Ramasë dhe e çon në ishullin Cejlon (Lanka).

Edhe Rama, me ndihmën e majmunëve, të cilët kanë ndërtuar ura mbi oqean, korr sukses në shpëtimin e gruas së tij Sitasë. Në veprën e tij 18 Purana (tregime të vjetra) me përmbajtje legjendare, tregon për krijimin e botës, adhurimet dhe urtësitë. Purana më e njohur “Bhagavata”,ka një ndikim të madh falë epopesë së Krishnasë.

Përveç librave të lartpërmendur ka edhe shkrime të shenjta të tjera të fraksioneve të
ndryshme.Vetëm se këto nuk pranohen nga të gjithë hindusët.Shkrimet, epërmbledhura nëntitullin “Tantra” (tekst) dhe “Agama” (transmetim), kanë dalë në shesh në fund të
parë. Libri i Ligjit të Manusë dhe veprat tjera legjendare numërohen si Smriti(shpallje).

Kjo literaturë madhështore është shkruar në sanskritisht, gjuhë të cilën e kanë përdorur intelektualët e lashtë. Por ka 1400 vjet që literatura e hinduizmit dalëngadalë është larguar nga sanskritishtja.

Poetët preferojnë gjuhë të ndryshme të reja indiane. Më të rëndësishme nga këto gjuhë janë ajo indiane, bengale, maratanaje, gujxhouje. Historia e zotëve që është shkruar në këtë gjuhë i është prezentuar për dobi rrethit më të gjerë. Këto vepra janë vazhdim i literaturës në sanskritisht.

Përkundër kësaj, një pjesë e literaturës së shkruar në gjuhët dravid (kanara, telegu, tamil dhe malajane), të cilat nuk janë ariane, janë shkruar në mijëvjetshin e parë para erës sonë.

Sado që të jenë të ndikuara nga literatura sanskritishte, ato në aspektin e gjuhës dhe përmbajtjes paraqesin një specifikë tjetër.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 27.01.12 23:55

b. Mendimi për universin

Sipas konceptit indian universi është i përhershëm;vetëm se botërat (në Zotin Brahman, d.m.th. në Vezën-Brahman) të cilat e përbëjnë atë gjithmonë pësojnë ndryshime. Periodikisht dalin në shesh, jetojnë dhe zhduken.Çdo shkollë dhe fraksion ka mendim të ndryshëm në lidhje me atë se në çfarë forme dhe si është krijuar bota dhe se pas një kohe të gjatë si do të zhduket ajo.

Këto, për elementet përbërëse të botës, sipas formës së daljes nga Zoti, kanë zhvilluar mendime të ndryshme. Bota udhëhiqet nga Zoti. Ajo është krijuar nga substancat ose nga lëmshi i atomeve të përhershme, të cilat ekzistojnë bashkë me Zotin.

Në çdo vend të botës,në kontinentet e rrethuara me detëra jetojnë njerëz dhe kafshë. Në katet e epërme të botës nëntokësore qëndrojnë demonët. Ndërsa mbi sipërfaqe të tokës ka një mbi një vendbanime qiellore.


Të gjitha gjallesat prej Brahmanëve, që kanë katër fytyra, e deri në një livadh, kanë shpirtëra të pavdekshëm të mbështjellur me trup material që janë që në eternitet (amëshim). Sipas parimit, i cili vepron mbi përgjigjen e punëve të mira dhe të këqija, (shpirti) është i detyruar të shëtisë prej një krijese në një krijesë tjetër.

Sipas asaj që e pranojnë të gjithë fraksionet të gjitha krijesat, duke marrë parasysh edhe zotërat përveç Zotit të madh dhe të përhershëm Ishvarasë, i janë nënshtruar këtij ligji të përgjithshëm të universit.

Sipas këtyre koncepteve, pranohet se në çdo sistem të universit ekziston një Zot i Zjarrit dhe një Indra.Nëse veprat e shpirtrave që gjenden në qeniet hyjnore nuk janë në përputhshmëri me nivelin ku gjenden, si përgjigje për të do të lindin përsëri në tokë.

Ndërsa vendet e tyre i zotërojnë shpirtërat e tjerë me karma të përshtatshme, që kanë të njëjtin obligim dhe të njëjtat aftësi. Ndryshimet periodike në lindjen dhe perëndimin e botës, ndodhin në një udhëtim historik të caktuar të cilat vazhdojnë me miliona vite.

Brahman është zoti që jeton më shumë nga zotërat e vdekur. Jeta e tij është sa një qind vjet të Brahmasë. Kjo në vite njerëzore është 311.041.000.000.000 vjet. Kur të afrohet fundi i jetësdo të shkatërrohet edhe sistemi botëror. Do të bëhet një substancë e pakuptueshme dhe e pandjeshme sikur hiçi.

Përsëri pas qëndrimit kaq të gjatë në qetësi absolute do të lindë një botë e re, një Brahman i ri. Në jetën e Brahmanit do të ketë ndryshime kohore si ditët dhe netët njerëzore të cilat ndjekin njëra-tjetrën. Me mbarimin e një dite të Brahmanit një pjesë e botës do të zhduket dhe drejt kësaj humbjeje shkojnë vetëm pjesët e poshtme të sistemit botëror.

Me lindjen e një dite të re të Brahmasë, në pjesët e epërme të sistemit botëror, do të fillojë një krijim i pjesërishëm. Një ditë e Brahmasë bën një “kalpa”, i cili përfshin edhe jetën botërore të madhe 1000 vjeçare. Ndërsa një jetë botërore (Mahajuga) është sa 320.000 x 4 jetë njeriu.

Një jetë më e gjatë botërore është e përbërë nga mbledhja e periudhave të quajtura Krita, Treta, Dvapara dhe Kali dhe çdo njëra nga ato (sipas rënditjes) reflekton 4, 3, 2, 1 mijë (Vjet Zoti).Jugatë (periudhat botërore) dallojnë nga njëra tjetra sipas vazhdueshmërisë dhe cilësisë. Një Juga xhevahiri është periudha më e gjatë. Në këtë periudhë ka një lumturi të përgjithshme.

Njerëzit janë dashamirë të së vërtetës dhe të drejtë. Në çdo Juga që e pason atë do të ketë një keqësim të vazhdueshëm,kështu që më në fund,në Kali-Juga në etikë dhe në çdo send do të ketë një rënie;kjo rënie në jetën e njeriut dhe në botë arrin kulminacionin.

Së fundi përsëri fillon një jetë botërore e lumtur që do të jetë e detyruar që në të ardhmen vendin e vet t’ua lërë periudhave që pasojnë. Në çdonjërën nga këto Juga ka nga një të kuqe mëngjezi dhe një të kuqe mbrëmjeje që zgjatë sa një e katërta e vetë asaj.

Sot ne gjendemi në Mëngjesin e Kuq të Jugasë Kali, që fillon më 17 Shkurt 3102 me
vdekjen e Krishnasë. Luftërat e përshkruara në Mahabharata kanë ndodhur në Juganë Dvapara, kurse aventurat e Ramasë dhe Ravanasë në Juganë Treta.

Indusët janë mësuar me këtë llogari madhështore të kohës.Besojnë se njohuritë metafizike, sikur që e pranojnë se para mijëra vitesh kanë jetuar trima historikë,dhe shkrimet e shenjta janë shpallur në periudha aq të vjetra, sa që s’mund të paramendohet; ndodhitë të cilat shkrimtarët ua shpjegojnë Mahabharatasë dhe Ramasë besojnë se ata vetë i kanë përjetuar.

Mendimin botëror indian që e shpjeguam deri më tash, e pranojnë shumica e indusëve. Ka mundësi që, në kundërshtim për atë që i kemi shpjeguar, të rastisen edhe mendime të shkollave dhe fraksioneve të ndryshme.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 0:09

c. Karma

Çfarë është besimi, udhëzimi i vërtetë i fundit për shpërblimet dhe ndëshkimet në
hinduizëm? Hinduizmi beson në ekzistencën e një rregulle universale dhe të përhershme të quajtur “Karma”.

Karma është një rregull moral i universit, sipas të cilës punët që bëhen në këtë jetë ndikojnë në kuadrin e gjallesës dhe luajnë rol në kthimin e saj përsëri në trup. Kështu që,çdo gjallesë pozitën e saj e fiton me punët që i vepron. Nëse pozita e një gjallese shkon nga e keqia, ajo do të përjetojë vuajtjen e veprave të këqija të vepruara në ekzistencën më të hershme.

Nëse pozita e një ekzistence, e cila është në brendi të veprave të këqija, shkon nga e
mira, d.t.th. se edhe ajo ende shfrytëzon fitimin e punëve më të hershme. Karma është një kundërrregull që vepron automatikisht dhe pa mëshirë dhe ndikon si shpërblim i formës së krijesës më të hershme.

Kështu, me vendimin e ligjit karma, të gjitha përcaktimet në tokë, duke mos e distancuar vullnetin e lirë të njeriut, dalin në shesh në forma të ndryshme. Për punët të cilat do të ndikojnë negativisht ose pozitivisht, vendos vetë gjallesa. D.t.th., karma është një rezultat i përgjithshëm i jetës së botës së çdo krijese. Vetë gjykimi i jetës është i pafillim dhe i pafund.

Njeriu vazhdon të jetojë në zinxhirin e rimishërimit të pafund. Për këtë shkak vdekja nuk është zhdukje apo mjet frike, por është kalim prej një ekzistence në tjetrën. Megjithatë Karma, e lidhur me besimin e inkarnacionit, është udhëheqësi kryesor i mendimit indian. Ajo shihet që në kohën e upanishadave.

Çdo indian, mundohet që kur të kthehet përsëri në botë, me punët e mira, të fitojë një trup të mirë, jetën e ardhme ta marrë në siguri. Në të kundërtën, frikësohet se për shkak të mëkateve të tashme, në lindjen e dytë të mos lind si bimë ose kafshë. Gjithashtu edhe kasti (klasë sociale) ku ka lindur, është rezultat i punëve të bëra.

Hinduizmi nuk njeh fund të botës dhe ekzistencës. Në këtë aspekt, sipas indianëve, ngjarjet historike nuk janë vlerësim i të kaluarës, por, janë pasqyrim i kohës së tashme e cila vazhdon pa fund. Rrota sansara, d.t.th. kthimi përsëri i turbinës së vdekjes dhe lindjes, nuk do të ndërpritet asnjëherë.

Të gjitha përcaktimet e ekzistencave që jetojnë që në eternitet, janë vetëm ndryshim i formave dhe mbulesës materiale. Shpirtërat janë të pavdekshëm dhe të përhershëm. Ata me anë të ligjit karma, sipas punëve të mira ose të këqia, marrin trup hyjnor, njerëzor, të kafshës apo të bimëve.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 15:24

ç. Sistemi i besimit

Hinduizmi është një fe e themeluar, dhe fe që ka lindur prej zhvillimeve historike. Nuk ka një sistem të caktuar të besimit si në islam e as një rrugë të qartë të udhëzimit si në budizëm.Në të shihen manifestime të ndryshme të jetës fetare si fetishizmi (kulti i kafshëve, për shembull,lopa në rajonin Ganxh pranohet e shenjtë),oliteizmi,panteizmi, henoteizmi. Hinduizmi është si një grumbull i dukurive fetare të vendosura në histori njëra pas tjetrës. Ai, për shkak se në të gjenden kundërshtimet, mendimet e thjeshta ose të përparuara, drejtësitë e ndryshme njëra pranë tjetrës, quhet “enciklopedi e të gjitha feve”.

Mospërcaktimi i parimeve të caktuara, doktrinave dhe koncepteve është një specifikë e
hindiuzmit. Për këtë në sy bie një mirëkuptim i gjerë fetar. Në këtë fe, numri i ekzistencave të shenjta është i pakufizuar. Edhe rrugët e shpëtimit janë shumë. Krahas indianëve vegjetarianë ka edhe indianë të cilët bëjnë gëzime epshore dhe jetojnë një jetë mjaft asketike. Edhe numri i zotave në hinduizëm është i madh. Në kohën më të lashtë mendohej se brahmani katërkokësh në krijimin e botës ka luajtur një rol shumë të madh, ndërsa më vonë është pranuar si një lloj shpirti botëror.

Në krahasim me të kaluarën konsiderata ndaj Zotit Shiva dhe Vishnu është rritur më tepër dhe kanë hyrë në klasën e zotërave të mëdhenj. Shiva, që është njohur edhe me emrin Rudra (i kuq), në të kaluarën cilësohej si Zot i frikshëm. Njihej si zot dhunues dhe sensual. Ndërsa si zot i prodhimtarisë ishte phallus (organi gjenital i mashkullit) dhe kau. Ganesha, që njihet si djali i tij, pranoheshte si zot i shiut dhe i bimëve.

Më kryesoja nga krijesat, për të cilat indusët kanë respekt të veçantë dhe të cilave u vishet shenjtëri e caktuar ose fuqi mbinatyrore, janë shfaqjet e ndryshme të natyrës. Gjithashtu të shenjta llogariten edhe toka-nënë, disa male (Kajlasa, Himalaja), gurëzit në forma të çuditshme (për shembull, phallusi i Shivasë) dhe disa lumenj (Gang, Jamuna etj.). Po ashtu të shenjta janë edhe bimët speciale (druri i fikut, tulsistaude etj.) dhe kafshët (majmuni, krokodili, gjarpëri etj.), sidomos të shenjta janë edhe lopët, të cilat nuk lejohet që askush t’i mbytë.

Disa fraksione prijësit e tyre i respektojnë duke ju veshur shenjtëri. Për t’iu ndihmuar trimave dhe të shenjtëve bëhen lutje. Fshatarët, si zakonisht, besojnë se forcat ndikojnë vetëm rreth e përqark tyre dhe zotërave lokalë të fshatit (Grama-Devatas) ju dhurojnë sakrificë. Besojnë në ekzistencën e xhinëve (Rakshasa, Bhuta etj.) dhe frikësohen prej tyre.

Kalimi në ekzistencat e lartësuara të panteonit bëhet me qeniet gjysëmhyjnore si Gandharva (muzicientët hyjnorë), Apsara (zanë e bukur) dhe Jaksha (shpirti i deposë). Besohet edhe në ekzitencën e shumë hyjneshave,të cilat sjellin dhe shmangin sëmundjen.

Shumë zotëra që kanë luajtur rol të rëndësishëm në periudhën e Vedave, sot e kanë
humbur rëndësinë e tyre. Atyre iu bëhet rrallë herë ndonjë lutje. Sa për ilustrim mund të përmendim vetëm Ashvinin, i cili i ndihmon ata që janë në rrezik, Mitranë, mbrojtësi i shoqërisë,Pushanin, zotin e rrugëve dhe Vishvakarman, zotin e artit.

Besohet se zotërat përkujdesen për qenie të caktuara natyrore.Surja është sundues i diellit,Soma i hënës, Vaju i erës, Varuna i ujit, Indra i shiut, Agni i zjarrit, Jama i botës së të vdekurve,Kubera i thesarit.

Në Veda, Indra është një shembull qiellor, hyjnor i luftëtarëve.Ndërsa Agni është prifti i kurbanëve të zotërave.Kama, që sot me një hark dhe një shigjetë prej luleje vizatohet i hipur mbi një papagall,në Veda është zoti i dashurisë. Njëri prej zotërave më të dashur është edhe Ganesha; është me fytyrë të një mashkulli me kokë elefanti dhe me trup të madh.

Kafsha për bartje është miu.Atij i bëhet lutje që t’i zhdukë pengesat.Për këtë,edhe lutjet që i përshkruhen Ganeshasë dhe rrezatimet për të,zbukurojnë fillimin e shumë librave indianë.Skanda, është zot i luftës, së cilës i thuhet edhe Kartikeje ose Subrahmanja dhe ka shumë simpatizues në Rajonin e Dravidëve.

Në krye të panteonit gjenden tre zotëra: Brahma, Vishnu dhe Shiva. Brahma simbolizon
krijimin e botës, Vishnu mbrojtjen, ndërsa Shiva shkatërrimin.Por ky koncept është plotësisht një mendim filozofik; nuk ka shumë ndikim në jetën fetare. Në përgjithësi ajo që mendohet për Brahma,nuk është zoti më i lart i brahmanizmit. Ai është vetëm një mjeshtër (demiurg), i cili me urdhërin e Zotit të Madh Ishvarasë i jep formë botës. Në literaturën e vjetër kjo nuk ekziston.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 15:26

Atij i janë veshur mitologjitë e vjetra në lidhje me zotin e krijesave Prajapati dhe krijesave të tjera.Besohet se udhëtimin e ka bërë i hipur në një rosë. Ndërsa gruaja e tij Sarasvati është zoti i urtësisë. Vendet e pakta për kultin e saj tregojnë se ajo nuk zë shumë vend në zemrat e indusëve.

Zotat më të lartë të indusëve janë Vishnu dhe Shiva. Edhe pse shumë krijesa qiellore janë të përcaktuara për mishërim, dashamirët e tyre besojnë se janë të përhershëm dhe se kanë mbetur jashtë Karmasë.Për Vishnunë tregohet edhe në Vedatë.Vetëm se ndonjëherë rastiset në pikturat e saj të udhëtimit hipur në shqiponjën Gradu,që është bartës i topuzit, guacës, lotos dhe diskut. Shumica e vizatimeve janë përshkrim i pushimit të tij mbi përbindshin e botës.

Gruaja e tij Lakshmi (Shri), që është zot i bukurisë dhe historisë, në përgjithësi u bën masazh këmbëve të burrit të saj. Besohet se Vishnu për të shpëtuar njeriun, për të zhdukur fatkeqësitë,shumë herë merr pamjen e njeriut dhe kafshëve. Lajmet se shndërrohet në formën e peshkut,se do të shpëtohet prej babait të dytë të njerëzimit Manusë dhe se në fund do të kthehet si Kalki, janë disa nga këto legjenda.

Shiva, para Rudrasë, zotit të furtunës sipas Vedave, dhe Arjave, është bashkuar edhe me shumë zotëra të tjerë. Ai përshkruhet si asket me një apo me pesë kokë mbi të cilat është hedhur pluhur ose një zinxhir i përbërë nga kafkat e njerëzve. Në katër duart e tij si simbol mban një fletë, një shtizë dhe një daulle. Ai në anën tjetër me simbolin e phollusit (linga) është edhe babai i madh.

Në fund, ai është një asket që bën jogë. Gruaja e tij është Parvati (Vajza e malit).
Shiva, gjithashtu përshkruhet edhe si një qenie që sjell shpëtim dhe mëshirë. Gruaja e tij Parvati në të shumtën e rasteve njihet edhe me ofiqin Durga. Ajo posedon edhe natyrën e butë edhe natyrën e egër. Në kohën më të hershme për të sakrifikohej për të fituar mëshirën e këtij luftëtari legjendar, që mund të t’u bëjë ballë demonëve. Në anën tjetër ajo respektohet edhe si nënë e mëshirshme që ju siguron ushqim të gjitha krijesave të gjalla.

Mendimet për zotrat ndryshojnë sipas shkollave dhe fraksioneve të ndryshme. Sipas
mësimeve të Karmamimanzasë dhe Sankjasë klasike të gjithë zotrat pa përjashtim i
nënshtrohen reinkarnacionit. Për këtë arsye parimi i qiellit më të lartë është ligji Karma.

Të gjithë punët e mira dhe të këqija në mënyrë automatike do ta marrin shpërblimin dhe dënimin. Ndërsa një pjesë e indusëve janë monoteistë, sepse, besojnë në Zotin e përhershëm të universit me emrin Ishvara dhe se të gjitha krijesat tjera të lartësuara janë shërbyesit dhe nëpunësit e vdekshëm. Ndërsa bota dhe marrëdhëniet me Zotin mendohen në forma të ndryshme.

Sistemi i besimit indian shkurtimisht mund të përmblidhet në këtë Kredo të Mahatma
Gandhi-t:“Unë veten e quaj një Indu Sanatani. Për shkak se unë besoj në Veda, Upanishada, Purana dhe në të gjithë shkrimet indiane dhe në avatara (rimishërimi i zotit brenda krijesave të ndryshme) dhe në reinkarnacion. Unë gjithashtu brenda të kuptuarit të Vedave besoj në vernashrama (sistemi indian i kastave dhe kategoritë e jetës)”.

Kredon e Gandhit mund ta sistemojmë në këtë formë: Indiuzmi është respektim dhe besim:
1. në të gjitha shkrimet e shenjta, duke përfshirë edhe shkrimet jashta hinduizmit;
2. në shfaqjet e ndryshme hyjnore;
3. në konceptin e rilindjes (reinkarnacion);
4. në sistemin e kastave, që është sistem shoqëror dhe fetar;
5. në konceptin e shkallëve të jetës;
6. në krijesat e shenjta jashtë njeriut (si që është respektimi i lopës);
7. në idhujt (me piktura të zotit).
Të gjithë këto manifestojnë shkrimet e shenjta indiane.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 17:05

d. Kulti,adhurimi

Simboli i përbashkët te të gjithë indianët është shkrimi sanskritisht dhe i stolisur i fjalës “Om”. Këto tre shkronja (“a, u, m”) që ndjekin njëra tjetrën dhe që gjenden në fillim të çdo teksti fetar,shprehin Brahman apo treshin Vishnu, Shiva dhe Brahman. Për këtë çështje bëhen komentime të ndryshme.

Arjatë, pjestarët e Vedave, besojnë se mbi ta janë ulur zotëra të padukshëm dhe
u luten zotërave para të cilëve janë përhapur kullosat dhe që gjenden në vendet në hapësirë ku theren kurbanët.Përmbajtjen e adhurimeve e përbëjnë zjarri që digjet në
emër të zotërave, drithrat,pasta,kafsha e therur dhe shërbimi i pijes soma (pije alkoolike).
Edhe pse edhe sot si në kohën e Vedave,për ata sakrifikohet, por që nga Periudha e Epenit dhe Puranasë janë bërë disa ndryshime.

Në Tempuj, përpara simboleve dhe vizatimeve që përfaqësojnë Zotin,bëhen shumë
lëvizje. Besohet se me këndimin e himneve fetare, larjen, zbukurimin dhe shenjtërimin e idhujve,me ndërrimin e dritave, me ndezjen e fumiganteve (lule që përdoret për shërbim zotit) dhe me dhurimin e pijeve dhe ushqimeve bimore do t’i kënaqin qeniet qiellore. Flijimi i kafshëve sotbëhet vetëm për disa zotëra si Durga.

Ditëve të festave ata, me qerre të mrekullueshme dhe të zbukuruara me statujat dhe vizatimet e zotit,ceremonialisht shëtiten nëpër rrugët e qytetit dhe fshatit.Festa më
e njohur është Divali.Në këtë festë për hirë të Lakshmit shtëpitë dhe rrugët zbukurohen me llamba. Ndërsa në festën Holi,indianët në veten e tyre derdhin ujë të ngjyrosur me të kuqe.

Përveç festave të panumërta të zotërave, në jetën e indianëve rol të rëndësishëm luajnë edhe vizitat në vendet e shenjta dhe udhëtimi për pelegrinazh.Pelegrinët bëjnë banjo në vendet e shenjta, e sidomos në ujërat e shenjta si Benares, Mathure dhe Allahabad.

E tërë jeta e një indusi varet prej realizimit të disa ceremonive të caktuara prej lindjes
e deri në vdekje.Edukimi shpirtëror dhe pastërtia,realizimi i premtimeve dhe meditacioni ndihmojnë në ndriçimin e zemrës dhe në fitimin e një Karmaje të mirë.Trupat e të vdekurve në Periudhën e Vedave pjesërisht varroseshin e pjesërisht digjeshin. Ndërsa sot përveç asketëve (trupi i të cilëve varroset me pozitë të përulur në gjunjë), trupi i të gjithëve digjet.

Djegja e vejushave asnjëherë nuk ka qenë një rregull i përgjithshëm.Vetëm se deri më 1829, kur edhe vijnë anglezët,kjo traditë në sarajet e princave përsëritej shpesh.Krahas të gjitha ndalesave,edhe sot mund të rastiset në traditën e djegjes së vejushave.
Besohet se në fund të kësaj ceremonie gruaja në qiell do të bashkohet me burrin e saj.
Vejushat porositen që në vend që të digjen,të mos martohen.

Hinduizmi nuk njeh një institucion të profetësisë.Për ta rregullat, traditat dhe obligimet
e sistemit kastian janë më të rëndësishme se besimi dhe hyjnia. Nuk ka një institucion fetar që do të përcaktojë pjesën e besimit dhe punës në fe siç është priftëria dhe të ngjashme me të.

Shumica respektojnë zotra të panumërt lokalë.Sidomos nëpër fshatra atyre iu bëhen sakrificë ushqimet si oriz,pemë etj.Zotrat e mëdhenj gjenden në tempuj të zbukuruar në formë të pikturave dhe statujave.Në çdo mëngjez me zërin e këmbanës zgjohen,vishen dhe ushqehen me sakrificat e realizuara.Në ditët e festave shëtisin nëpër rrugë të ulur nëpër qerre.


dh. Priftëria

Indusët kanë klasën e priftërinjëve që është trashëgimi prej babait te djali dhe quhen
brahmanë. Edhe pse numri i pjesëtarëve të kësaj klase është i madh (15 milionë), vetëm një numër i vogël i tyre punon nëpër tempuj dhe shërbime fetare.

Ndërsa shumica tjetër merret meprofesione të ndryshme. Kurse priftërinjtë, asketët dhe të vetmuarit e lirë (sadhu, sannjasi),që jetojnë në manastire të rendeve dhe drejtimeve të ndryshme, janë në shërbim të popullit.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 17:16

e. Jeta shoqërore

Për indusët doktrina Karma është shkaku i vetëm i ndarjes mes të gjitha gjallesave.Të gjithë janë të dënuar të respektojnë ndarjen nga varen që nga fillimi (eterniteti). Sepse ligji i përhershëm i gjithësisë (karma),siç besojnë të gjithë drejtimet induse i detyron që të klasifikohen dhe të ndahen në klasa,të gjitha gjallesat duke filluar prej zotërave e deri te bimët.

Përsëri ky ligj ka formuar forma të qëndrueshme të Sistemit Kastian,i cili përbën bazën e sistemit shoqëror indian, ashtu siç është edhe në fe.Kasta është një grup individësh të cilët janë të lidhur njëri me tjetrin me tradita,me obligime dhe me të drejta të trashëguara nga paraardhësit dhe që merren me të njëjtën punë Kasta nuk zgjedhet,por në të njeriu lind,dhe atë duhte ta mbrojë. Martohet me njerëzit e të njëjtës kastë dhe ulet të hajë po me të njëjtit.

Kjo nuk është vetëm një çështje fetare, por në të njëjtën kohë është edhe çështje ekonomike.Edhe profesionet janë të ndara në bazë të saj.Sidomos dobia e tre kastave të klasave të pastra si e priftërinjve, e ushtarëve dhe e bujqve, është shumë e madhe.Klasa më e lartë janë priftërinjtë (brahmanët),detyrë e të cilëve është mësuesia dhe detyrat fetare. Për të ruajtur pastërtinë fetare në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, në banjo dhe në ushqim, ka urdhëra të shkruara shumë strikte.

Klasa e dytë me rëndësi, është klasa e luftëtarëve e quajtur Kshatrija. Në këtë klasë përfshihen mbretërit dhe punëtorët e shtetit,të cilët janë përgjegjës për rritjen dhe shtimin e fuqisë fizike.

Klasa e tretë është ajo e bujqve dhe e zejtarëve dhe quhet Vaishja.Fusha të veprimit
të pjesëtarëve të saj janë profesionet si blegtoria,bujqësia dhe tregtia.

Atyre që lindin në këto tre kasta të larta ju bëhet një lloj ceremonie që quhet lindje e dytë.Për këtë dhe ju thuhet “ata që kanë lindur dy herë”. Ndërsa përveç këtyre, shumica e cila quhet Shudra, punon në profesione të ndryshme dhe është përgjegjëse për shërbimet ndaj atyre që kanë lindur dy herë.Përsëri këto kasta, sipas shkallës së pastërtisë që i jepet profesionit, ndahen në shumë pjesë.

Një pjesë që nuk konsiderohet e pastër në aspektin fetar shihet si Parja (të paprekshmit). Për shembull, ata që mbysin gjallesa si peshkatarët dhe kasapët llogariten më të ulët se ata që bëjnë enë prej balte. Ndërsa anëtarët e grupeve më të ulëta të shoqërisë indiane që përbëjnë pjesën e pestë dhe quhen Panxham, janë posedues të profesioneve që llogariten të papastra si pastrues të qytetit, pastrues të banjove dhe si hajdutë. Klasa e atyre që nuk janë indusë, është më e ulët nga të gjitha.Kështu që ata nuk kanë asnjëfarë kaste.

Sipas botëkuptimit indian, kjo hierarki është një strukturë që plotësisht i takon ligjit të
përhershëm të universit. Çdo kastë ka rregulla speciale të saj për ceremonitë e dasmës dhe fejesës,ushqimit,pijes,veshjes dhe profesionit.Të kundërshtosh një sistem kastian, mund të jetë shkak për nxerrjen prej tij, gjegjësisht mund të jetë shkak për zhdukjen fizikisht.

Natyrisht zhvillimi teknologjik dhe industrializimi kanë bërë që të luhatet ekzistenca e kastave të Indisë moderne. Për shembull, praktikimi i rregullave të ushqimit gjendet vetëm në mesin e fshatarëve. Kushtetuta e Indisë më 1949, për shkak të asaj që është në kundërshtim me zhvillimin, ka ndaluar klasën Parja me 70 milion banorë dhe klasën e atyre që s’kanë kastë. Ndërsa në çështjen e martesës sistemin kastian e praktikojnë në mënyrë të rreptë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 20:20

ë. Koncepti për botën e ardhshme

Kur ndonjëri vdes, shpirti i tij mbështillet në një trup të hollë të padukshëm, si një krijesë e re.Nëse në këtë nuk arrin sukses, atëherë shëtit rreth e përqark si fantazmë (Preta) dhe urinë e saj e shuan me kurbanët e të vdekurve, që ua kanë dhuruar të afërmit e tyre. Nëse veprat, sjelljet janë shumë të këqia,ringjallje mund të bëhet edhe në këtë botë, ose, me mijëra vite jeta e ferrit këtë mund ta stagnojë.

Të mirët, si kundërvlerë të punëve të tyre, një periudhë të shkurtër ose të gjatë jetojnë në botën qiellore. Ndërsa gjendja e atyre që janë shpëtuar nga rrethi i inkarnacionit
konceptohet në forma të ndryshme.Sipas shumicës së sistemit vishnuist dhe shivaist,
ata në një botë mbinatyrore jetojnë të përhershëm në praninë e Zotit.

Ndërsa fraksionet Sankhja, Njaja-Vaisheshika dhe Mimansa besojnë se shpirti i secilit, i ndarë plotësisht nga kjo botë, jeton një jetë speciale. Ndërsa sipas Shankarasë shpirti individual, plotësisht zhduket në shpirtin kolektiv.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 20:21


f. Zhvillimi i hinduizmit dhe rrymat e reja

Në shek. e VIII dhe IX të erës sonë, nga reformatori dhe filozofi Shankara u bënë komentime të reja të teksteve të vjetra të Vedave.Sipas tij,Brahma ishte një tërësi jo
një person,një hyjnizot.Ky mendim në mesin e brahmanëve ortodoksë pati një jehonë të madhe. Ndërsa ata që adhuronin Shivanë, Shankaranë, edhe pse ky adhuronte hyjneshën kryesore Shaktinë, e shihnin si një inkarnacion të Shivasë.

Dituria e Shankarasë ndahet në të ulët dhe të lartë. Dituria e ulët botën e pranon si realitet. Ndërsa dituria e lartë pranon se bota është një ëndërr dhe se udhëhiqet vetëm nga ana e shpirtit. Në shkallën e diturisë së lartë dhe në Brahma mund të arri het vetëm me të menduarit dhe të studiuarit e Vedave.

Një reformator tjetër është Ramanuja, i cili ka jetuar 200 vjet pas Shankarasë. Sipas tij
Brahman është trupëzimi i Vishnusë dhe deri te bukuria hyjnore dhe qiellore, apo në hyjni mund të arrihet me dashuri hyjnore dhe me nënshtrim të plotë ndaj saj.

Rrymat e mendimit bashkëkohor dhe aktivitetet misionare janë shkak i lindjes së lëvizjeve të reja në hinduizëm.Me përhapjen e aktiviteteve të tyre jashtë Indisë kanë tërhequr vëmendjen (e opinionit) për ta. Nga këto më të rëndësishme janë lëvizja Meditacioni Transhendental dhe Hare Krishna.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 20:24

Meditacioni transcendental

Më 1958 në Madras nga ana e priftit hindus Maharishi Mahesh Jogi themelohet një
lëvizje fetare e mbështetur në teknikën e meditacionit me emrin “Lëvizja për ripërtrirje shpirtërore”.Kjo ka për qëllim përhapjen e bazave shpirtërore në tërë botën.

Emri “Maharishi Mahesh Jogi” është një titull për lartësim dhe pozitë fetare.
Maharishi ka kuptimin “Prijës i Madh”, “Fallxhi i Madh”.Mahesh është emri special i tij,ndërsa Jogi është një titull që shpreh ushtrimin joga të hindusëve.Emri origjinal i themeluesit është Mahesh Prasad Warma.

Maharishi Mahesh Jogi programin e tij e mbështet në mësuesin e tij
Swami Brahmananda Saraswari,që njihet me ofiqin Guru Dev.Guru Dev është përfaqësues i Shankaracharjasë, që është trashëgim shpirtëror i Shanakarasë (rreth vitit 800 të e. s.).Maharishi është bërë i njohur me komentimet dhe përkthimet e tij në diskutimet që kanë lindur në lidhje me komentimin e drejt të Bhagavadgitasë.

Ky komentim numërohet si “Ringjallje e diturisë së vjetër”. Pas kësaj filozofie fetare të “Meditacionit Transhendental” të mbështetur në njërin prej autoriteteve më të mëdha të
historisë fetare indiane, Shankaranë, gjendet Doktrina Advaita.Në rënjën e teknikës së meditacionit gjindet Mantra-meditacioni dhe tantrizmi.Në esencën e mendimit fetar qëndron nxjerrja në shesh e hyjnores (Zotit) që gjendet njeriu.Sipas kësaj:

a. Ajo është bashkimi i rrugës Joga me absoluten.Jo shkëputje nga bota,por, zgjedhje
të vetëdijshme të rrugës së jetës aktive.

b. Ajo është besimi në forcën dhe pakufijshmërinë e thellësisë së vetëdijes njerëzore.

Maharishi Mahesh Jogi ka lindur rreth vitit 1918 dhe ka mësuar edukimin fizik. Më vonë
ka marrë pjesë në grupin e nxënësve të Guru Devit.Me vdekjen e mësuesit të tij më
1953, dy vjet tërhiqet në vetmi në Himalaje dhe pastaj duke e lënë jetën asketike është shpërngulur në Indinë Jugore, ku ka filluar me ligjëratat dhe konferencat e tij.

Më 1959 aktivitetet e tij misionerike i ka përshpejtuar dhe në vende të ndryshme
të botës.Krahas asaj që në vendin e tij në Indi nuk kishte shumë simpati, ai shumë përkrahës gjeti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Më 1976 numri i simpatizuesve të “Meditacionit Transhendental” në ShBA kishte kaluar milionin.

Maharishi duke vënë theksin mbi ripërtrirjen shpirtëriore i ka shtuar edhe sqarimet
e dukshme “shkencore”.Ai thoshte se me Meditacionin Transhendental komunisti bëhet komunist më i mirë,i krishteri bëhet i krishter më i mirë.Hinduizmi në mendimin fetar dhe botëror luan një rol shumë të rëndësishëm. Më 1973 në ShBA themelon universitetin privat “Maharishi International University”.

Me meditacionet drejtuar Zotit Brahma mbrohet teoria se do të zhduken krimet në tokë, fatkeqësitë në trafik, luftërat, fatkeqësitë, do të pakësohet skamja dhe se do të shtohen paqa dhe qetësia.

Sado që ata,për të mos ua tërhequr vëmendejn grupeve fetare, të thonë se nuk janë
një lëvizje fetare e ndarë, Gjykata e New Jersey-t me vendimin e marrur më datën 19.10.1977, ata i pranon si fe më vete dhe i ka regjistruar. Ata e mbrojnë atë se ka filluar Periudha e Iluminizmit Botëror dhe për këtë kanë përcaktuar një “Qeveri Botërore dhe një Kryetar”.

Mendojmë se me një teknikë të quajtur “Siddhi-Programm” mund të arrihen “aftësi mbinatyrore” si fluturimi, të bërit i padukshëm, të depërtosh nëpër murë. Ky sistem është themeluar mbi filozofinë fetare indiane.

Anëtarët e fraksionit të ri nuk duan që të ndahen nga fetë e vjetra. Vetëm se, gradualisht duke u edukuar mundohen të vënë themelet e filozofisë së tyre.Ritualet bëhen përpara fotografisë së Guru Devit.Flijohen lule dhe pemë.

Njerëzit për të arritur deri te Brahma i drejtohen fuqisë magjike dhe shpirtërore.Njeriu,
për të zhdukur karman e keqe dhe për të grumbulluar karman e mirë, u kthehet lëvizjeve pozitive. Kanë shumë organizata nacionale dhe internacionale.

Ata mundohen që ta fshehin dhe të mos tregojnë se janë një fraksion i hindiuzmit.Ata mundohen të bëjnë përshtypjen se janë prodhim i një programi shkencor. Konceptet e tyre për universin i përbën filozofia indiane.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 20:34

Hare Krishna

Kjo është vazhdim në Perëndim i fraksionit Krishna Indiane. Esencën e besimit e përbën
respekti i Krishnas i cili është avatara e njohur e Zotit Vishnu. Krishna, si krijues i çdo gjëje, gjindet në çdo gjallesë. Lëvizja llogaritet si çelës i rrugës hyjnore. “Bhakti” do të thotë nënshtrim Zotit. Krishna historik është vazhdim i lëvizjes.

Kjo lëvizje në të kaluarën zgjatet deri te prifti bengalas Sri Caitanja (1486-1534). Përfaqësuesi dhe themeluesi i sotëm është Guru Swami Prabhupoda (1896-1977). Ai në Universitetin e Kalkutës ka studiuar gjuhën angleze, filozofinë dhe tregtinë dhe është diplomuar më 1926. Një kohë ka qenë udhëheqës i tregtisë dhe i fabrikës. Ai, i obliguar nga mësuesi i tij Bhaktisidanta Saraswati, më 1965 në moshën 70 vjeçare për të përhapur besimin në Zotin Krishna shkoi në New York. Filloi të thotë një këngë monotone:

“Hare Krishna, hare Krishna
Krishna Krishna, hare hare
Hare Rama, hare Rama
Rama Rama hare hare...”

Në New York formoi qendrën misionerike (1966). Tha se ka filluar periudha e iluminizmit
botëror. Filozofia themelore e fraksionit mbështetet në hinduizëm.Rruga e plasuar,
përveç që është një sistem i pastër fetar,është edhe një paraqitje teknike në drejtim të përforcimit të inteligjencës,qëndrueshmërisë dhe durimit,të largimit nga entuziazmi dhe stresi,ofrimit të qetësisë të personalitetit njerëzor.

Ajo është një strehimore për të rinjtë që kanë frikë provimi,brengë dashurie dhe nga zënkat brenda në familje. Prabhupoda, si gurutë e tjerë indianë, beson se Vedat janë shpallje.

Liderët fetarë llogariten si fotografi legjendash të vetë Krishnasë,Brahmasë apo Noradasë dhe Jasudevasë.Vjasa llogaritet si Guru-Polar,i cili i ngjallë shpalljet e shenjta në kohë të ndryshme. E njëjta vazhdon edhe për Narada-në.Të dy janë bartës të udhëzimit hyjnor. Ata propagandojnë madhështinë e Krishnas.

Sot është periudha e keqe “Kali-Juga” e kohës së Fundit. Edhe vetë ai është një lloj
Shpëtimtari Hindus. Swami Prabhupoda dhe nxënësit e tij thonë se nuk janë as indusë
e as nga India dhe as që janë ndonjë popull tjetër, por propaganda e tyre është e pavarur dhe ata janë shprehje e të vërtetës themelore të të gjitha feve.Përmbajtja e shkrimeve është përmbajtja e vedave indiane. Sipas sqarimeve:

1. Librat e shenjtë botëror si Dhiata e Vjetër, Dhiata e Re dhe Kur’ani përmbajnë të vërtetat apsolute.Vetëm se Vedat janë dokumente më të vjetra të shpallura në botë. Sidomos Bhagavat Gita është vetë fjalë e Zotit.

2. Zoti apo Krishna është i përhershëm, ai di çdo gjë dhe gjendet në çdo vend, është
i fuqishëm dhe çdo gjallese i jep jetë. Ai në dorë mban forcën e tërë universit.

3. Njeriu është një pjesë e qenies shpirtërore të Zotit, prandaj nuk është kalimtar.

4. Të gjithë njerëzit janë vëllezër. Babai i të gjithë njerëzve është Zoti.

5. Para ushqimit, prej çdo artikulli ushqimor mund t’i bëjmë fli Zotit.

Njerëzimi tash është duke jetuar në Kali Juga (një periudhë në të cilën të këqiat e Kohës së Fundit kanë arritur në zenit),larg Zotit dhe në një rrëmujë. Rruga e shpëtimit është gjetja e Zotit dhe përmendja e emrave të Tij.Me këndimin e këngës Hare Krishna shpirti mbushet me vetëdije të përhershme.

Kjo është nënshtrim i dashurisë dhe i robërisë.Me këtë përsëri fillon cikli lindjevdekje, ndërpritet reinkarnacioni dhe shpirti arrrinë lumturinë. Zoti dhe Krijuesi i universit është Zoti Krishna.

I gjithë panteoni indian ka lindur nga ai. Gjysëmhyjnia e Indrasë, Varunasë, Agnisë,
Rudrasë dhe Brahmasë janë shkallë të gjysëmhyjnisë së Tij. Përmbajtja e çdo krijese është vetë Krishna. Është përmbajtja e lumturisë.Krishna është një ekzistencë që nuk mund ta prekë dhe nuk mund ta arrijë materia.

Besimi në materie rrjedh nga injoranca (Avidja) që është një iluzion, mashtrim, përgënjeshtrim.Njeriun e çon në brendësi të karmasë. Shpëtimi arrihet vetëm me anë të Vidjasë (dituri dhe ndriçim).Dituria i shpallet njeriut që kërkohet nga vetë Krishna.

Kjo arrihet vetëm me dashuri dhe nënshtrim. Shpirti shpëton nga materia dhe njeriu karshi Zotit jeton i përhershëm.Kështu që mohohet monizmi absolut i Shankarasë dhe dualizmi i papersonalitet i Sankjasë. Më thënien në mënyrë të përsëritur të këngës Krishna hapet rruga e njerëzimit.Vetëm se këtu ka nevojë për një liderizim apo për një udhëheqje të një gurui.Ai e siguron rrugën e shpëtimit.

Gurutë janë dhunti të dukshme të Krishnasë. Janë të shenjtët e Zotit. Krishna flet me gojën e tyre. Fjalët e tyre janë të vërteta dhe të pagabueshme.Në shtetet Perëndimore dhe në Amerikë qendrat e tempujve shtohen çdo ditë.Qendra kryesore është në Los Anxhelos.Jetën e kalojnë me të lypur. Jetojnë një jetë vegjeteriane.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 20:38

gj. Qëndrimi i hinduizmit ndaj feve të tjera


Shikimin e hinduizmit ndaj feve të tjera mund ta përmbledhim me sa vijon:dogmatik
dhe pajtues e pluralist.Fetë e tjera sipas hinduizmit janë të një kohe të njëjtë. Vetëm se këto qëndrime të përafërta nuk përfaqësohen në masë të barabartë.Më tepër peshë ka qëndrimi dogmatik:

1.Në mendimin dogmatik hindus themelin e pluralizmit fetar e përbën koncepti “sanatana dharma”.Sipas kësaj,sistemet e tyre,rrugën e pafillimtë dhe të pambarimtë e shohin si fe universale,natyrore.Ai është një sistem i një strukture të lartë që përfshin sistemet e të gjithë besimeve, sistem i besimit universal ose është një sistem meta-fe.Ndërsa fetë e tjera llogariten fraksione të hinduizmit, si shivaizmi, vishnuizmi, tantrizmi etj.
Kurse ata që nuk i njohin dhe nuk i pranojnë Vedat janë “heretikë”.

2. Një prej përfaqësuesve të pluralizmit dhe pajtueshmërisë është Ramakrishna
(1836- 1888).Ata qenien e traditës së shumë feve në tokë e shohin si dhunti dhe mirësi
të Zotit dhënë njeriut dhe besojnë se njeriu do të arrijë idealin e tij më të lartë dhe të kuptuarit hyjnor.

Ai thotë se edhe sikur sistemet e ibadeteve të jenë të ndara, qëllimi i sistemeve
fetare është i njëjtë.Pasuesit e Ramakrishnasë komentojnë se fetë e tjera janë pozitive
por,janë të pamjaftueshme në arritjen e shpëtimit.

Sipas Vivekanandasë, të gjithë themeluesit e feve në botë si Jezusi, Muhamedi etj.,
janë nga një avatara e Zotit. Çdonjëra është një sistem fetar i formuar nga ana Zotit. Ndërsa sipas Gandhit,në esencën e feve nuk ka dallim.

Dallimi është vetëm në syrin e njeriut i cili mundohet të përkapë këtë realitet.Të gjithë pejgamberët meritojnë respekt. Me rëndësi është shpëtimi i shpirtit. Njeriu është i lirë në zgjedhjen e Zotit të cilin do ta adhurojë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 20:42

3. Jogizmi

Joga është edukatë e dëshirës krijuese psiko-teknike dhe ka kuptimin “gjimnastikë”.
Kjo,njeriut, me qëllim që ai të arrijë njohuritë e larta që do ta çojnë në qetësim dhe rehatllëk, i mëson që me të menduarit, me ekstazë dhe me hipnozë të koncentrohet në një pikë dhe që mendimin e tij ta orientojë drejt pikave të caktuara. Vetëdijen dhe ndjenjat i përdor vetëm si mjet për të arritur në ndjenjat më të larta. Edhe pse nuk është zbuluar data e themelimit të Jogasë si një sistem, ekzistencën e saj që në kohët më të hershme e vërteton një statujë perëndie në pozitën e Jogas, që ka dalë në shesh në gjurmimet që janë bërë në rajonin e Indus.

Sipas shpjegimeve të bëra, kjo statujë tregon se në vitin 2500 para erës sonë, populli që ka jetuar para Arjave në rajonin Indus e ka përdorur ushtrimin joga. Edhe në Vedat tregohet se zotrat dhe njerëzit e urtë,në sajë të koncentrimit shpirtëror,fitojnë forcë për
të bërë vepra mistere.Në periudhën e mëvonshme mendimet për Jogan janë zhvilluar edhe më tepër. Joga nuk është një mendim dhe një teknikë e posaçme vetëm për indusët.

Në zhvillimin e saj vend të rëndësishëm zënë edhe xhajnistët dhe budistët. Indusët me këtë metod të të menduarit dëshirojnë të formojnë lidhje me Vishnu dhe Shiva dhe të bashkohen me Absoluten Abstrakte; ndërsa xhajnistët dhe budistët këtë teknikë e shohin si shpëtim dhe udhëzim.

Në sistemin Joga janë përvetësuar mendimet filozofike të Shankjasë në lidhje me
kozmologjinë, fiziologjinë dhe psikologjinë. Ajo që Jogan e ndanë nga Shankja është
se,Shankja e kundërshton mendimin ateist, ndërsa ekstazën dhe hipnozën i pranon
si zgjidhje më me influencë për të arritur diturinë që çon në shpëtim. Qëllimi i orientimit drejt një zoti personal të sistemit Joga është që t’i kënaqë ata që besojnë në Zotin.

Sipas Jogasë, ekzistenca e Zotit është e njëjtë me shpirtin e pafillim dhe pambarim
të njeriut.Dallimi në mes Zotit dhe njeriut është në marrëdhëniet me materien. Marrëdhëniet e Zotit me materien nuk janë ndërprerë krejtësisht, siç është rasti me shpirtërat e shpëtuar.

Sikur të ishte ashtu atëherë në Zotin nuk do të kishte vetëdije.Megjithatë, Ai është i pastër nga elementet materiale dhe është bashkuar me një substancë origjinale dhe
të pastër. Për këtë Ai është pronar i urtësisë dhe i forcës së lartë.Atij i mungon cilësia e lindjes, e mëkatit dhe e shpërblimit.

Librat të cilët shqyrtojnë këtë sistem, kanë shqyrtuar në imtësi edhe atë se si mund të
koncentrohen mendimet në një pikë; si mund t’i tërheqim dhe t’i paaftësojmë ndjenjat
nga lëndët që janë shkak për shqisat; si mund të anulohen mendimet që u janë nënshtruar ndikimeve të botës së jashtme dhe si mund të koncentrohen ato në atman.

Thuhet se,kur ushtrimet Joga të bëhen në mënyrë të rregullt, e shpëtojnë njeriun nga aspiratat natyrore, ia mundësojë të arrijë diturinë e udhëzimit dhe ia zhdukin vështirësitë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 20:48

Hipnoza që mund të ngrihet në lartësi dhe të zbresë në thellësi, pengon që mendimet të shpërndahen në drejtime të tjera.Edukimi Joga përbëhet nga një sërë fazash nëpërmjet të cilave duhet të kalojnë ithtarët e saj.

Në mesin e tyre ka lëvizje të ndryshme siç është të numërosh frymëmarrjen,
të ndërpresësh frymëmarrjen dhe t’i përqëndrosh sytë në një pikë të caktuar,si në majë
të hundës,në kërthizë etj., e cila quhet me emrin “asana”. Besohet se në Yoganidra (në gjumin e Jogas), që është ushtrim për humbjen e vetëdijes,jeta merr fund.Ndërkaq kjo
nuk është asgjë tjetër vetëm se një gjumë hipnotik.

Përsëri,forcimi i trupit sikur të jetë një copë dërrase, si rezultat i ngulitjes së syve në një pikë të vogël, quhet “trataka”. Ai që i bën këto ushtrime arrin në dituritë e larta.Me fuqinë e lartë shpirtërore shkrihen ndjenjat e urisë dhe etshmërisë, trupi nuk lëndohet me gjëra me majë të mprehta,trupi bëhet i padukshëm, mund të shëtisë nëpër hapësirë.

Së fundi shpirti, ndahet plotësisht nga materia, zhduken forcat shpirtërore që grumbullojnë karma të reja në ndërdije.Shkenca e Jogasë është bërë themel i sistemit të mendimit edhe të xhajnizmit edhe të budizmit.

Joga klasike në hinduizëm është përcaktuar me 194 sentenca në veprën me titull “Yoga
Sutra”. Autori i këtij teksti llogaritet të jetë i dituri Patanzhali. Nuk dihet se kur është shkruar vepra.Gjegjësisht indianët, Patanzhalin shkrimtarin e këtij libri,dhe gramaticientin Patanzhali që ka jetuar në shek. II. para erës sonë, i pranojnë si njerëz të njëjtë.

Megjithatë,ka të tillë që supozojnë se Yoga Sutra është shkruar rreth viteve 420 të erës sonë dhe se shkrimtar i këtij libri është dikush tjetër e jo gramaticienti Patanzhali. Sot Yoga Sutra haset edhe në gjurmët e mendimit budist.

Nëse Sutra mbështetet apo jo në një tekst më të vjetër është temë diskutabile.Si në shumë sisteme edhe në sistemin Joga janë bërë përpjekje për reforma.Në vitin 1861
Shiv Dayal Singh, është inspiruar nga Kabiri dhe ka mësuar një misticizëm mbifetar dhe ka zhvilluar një Joga personale.

Sot,komuniteti i tij me emrin “Radhasvamis”,jeton në Indinë Veriore.Një doktrinë të re
të Jogasë, nxënësve që janë grumbulluar rreth tij ua ka mësuar edhe Aurobindo Ghosh (1872-1950) nga Bengali.Ai në këtë ka kërkuar që me sintezën e mendimit perëndimor dhe indian, njeriun ta furnizojë me aftësi metafizike.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Fakiri 01.02.12 17:07

Ananda Marga

“Ananda Marga” mund të përkthehet si “Rruga e Lumturisë”. Ky komunitet u formua më 1955 në krahinën Bihar të Indisë. Ai pretendon të ndihmojë në përparimin social dhe shpirtëror të njerëzimit.

Themeluesi i saj është Prabhata Ranzhana Sarkar. Ithtarët e tij i thonë “Margii”. Ka lindur më 1921 në një familje mesatare. Shkoi në lice në Kalkuta dhe deri në vdekjen e babait të tij punoi si “gazetar”.

Pastaj hyri në grupin Tantra-Joga-Meditacion. Për ta zhvilluar edhe më tepër teknikën e vjetër të Jogas, u mor me psikologjinë dhe sociologjinë moderne. Vetveten e ka paraqitur si “manifestim të hyjnisë”

(Taraka brahma). Fraksioni mbron mendimin se, individin dhe shoqërinë, me ushtrimet e Jogas dhe meditacionit, do t’i lartësojë moralisht do t’ua mundësojë arritjen e lumturisë. Mendohet se në botë ata kanë afër 2.5 milion simpatizues, të cilët gjenden në Indi, Amerikë dhe Evropë.

Lëvizja Neo-Sannyas Bhagawan Shree Rajneesh

Në lagjen Koregaon të qytetit Poona të Indisë gjenden ndërtesa të Organizatës Ashram. Këto ndërtesa, si Shtëpia e Krishnasë, Shtëpia e Zaratustrës, Shtëpia e Lao Tzusë përfaqësojnë shpirtin universal të komunitetit. Anëtarët e Ashramit janë përafërsisht 4/5 perëndimorë, 1/5 nga populli vendas.

Lideri i komunitetit me emër “Bhagwan Shree Rajneesh Movement” pranohet si person i ngjashëm me zotin. Rajneesh Chandra Mohan ka lindur më 1931 në krahinën Madhya Pradesh. Në moshën 21 vjeçare përjetoi një “ndriçim”. Ai e ndjeu se Zoti i është zbuluar atij dhe i ka dhënë shpallje. Studimin filozofik në universitet e la më 1957.

E filloi gazetarinë.E shëtiti vendin.I mësoi teknikat e meditacionit.Prej vitit 1966,
si ligjërues (i lirë) filloi të shëtitet nëpër qytetet e mëdha të Indisë. Më 1969 nën mbrojtjen e nxënësve të tij formoi Ashramin e vet.

Ceremonia-Tantra e tij filloi t’ia tërheqë vëmendjen popullit. Në moshën 70 vjeçare filloi të vizitohet nga vizitues, shumicën e të cilëve e përbënin nxënësit amerikanë. Ligjëratat i mbante në gjuhën induse dhe anglisht.

Pas një kohe nga reagimet e popullit mërgoi në Bombaj. Më 1974 u vendos në Poona, qytet i Universitetit. Formoi ashramin e hapur (për të gjithë). Si alternativë kundër psikologjisë perëndimore vëndoi fraksionin Tantra-Joga. Sipas simpatizantëve ai është mjeshtër (profesor),avatara e Shivasë,manifestim i nivelit të ulët, zot në formë
të njeriut.

Në të njëjtën kohë, sipas tyre, ai është një profet, një guru. Si një profesionalist i Psiko-Teknikës moderne ai ka bashkuar rrugë të ndryshme mistike si Tantra, Zen dhe sufizmin, e ka realizuar sintezën Lindje-Perëndim, njerëzve ua ka mundësuar të arrijnë vetëdijen për ekzistencën kozmike. Simpatizues të tijshtohen në shtetet perëndimore.

Është e ditur se edhe në Stamboll ka një komunitet të vogël të tyre. Numri i simpatizantëve në botë supozohet të jetë deri më 300.000.

Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hinduizmi Empty Re: Hinduizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi