EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Troja

5 posters

Shko poshtë

Troja Empty Troja

Mesazh  Neo 15.05.08 14:47

TROJA

Troja Tiepol10

Sot, gadishulli që mbetet mes detit Marmara, Grykës së Çanakkales dhe Korfuzit - Edremit, një kohë njihej si qyteti i Trojës.

Troja ishte një qytet i gjallë i kulturës dhe qëndër e mbretërisë në mijëvjeçarin e dytë dhe të tretë p.e.s. Në shekullin e 13-të p.e.s, u përhap një zjarr i madhë i cili thonë se është shkaku i fillimit të luftës së Trojës.

Legjenda thotë se, qyteti Troja, 3200 vjet më parë ishte nën drejtimin e mbretit Priamos. Qytetarët ishin njerëz të lumtur dhe trima. Por perëndive iu dukë e tepërt kjo lumturi dhe vendosën t'jua prishnin.

Një ditë e shoqja e mbretit Priamos, pa një ëndërr të keqe, ku nga barku i saj po i dilte zjarr dhe nga ai zjarr Troja po digjej e tëra. Mbreti i cili i besonte shumë këtyre porosive, thirri një fallxhor që t'ia shpjegojë ëndrën. Sipas fallxhorit, mbretëresha ishte shtatëzëne dhe fëmija që do lindte duhej vrarë sepse do ti hapte shumë probleme qytetit.

Pasi lindi fëmija, mbreti atë ia dha një qytetari me urdhërin për ta vrarë. Por trojani shpirtmirë nuk mundi ta vriste dhe e la në pyllë, me mendimin që foshnja do vdiste. Por foshnjen e gjeti një bari dhe ai e rriti. Ky fëmijë u quajt Parisi, njeriu që do t'i hap shumë probleme në të ardhmen Trojës.

Në atë kohë në malin Olimp, ku jetoninin perënditë, perëndesha Eris, kishte vendosur të hamirej ngase nuk e kishin ftuar në dasmë. Ajo mori një mollë të artë dhe në të shkruajti: "më të bukurës", dhe pastaj e hodhi në mes të sallonit të dasmës ku të gjithë u hodhën për ta kapur atë kokër molle.

Më në fund, kjo mollë mbeti në duart e tre perendeshave; Herës, Afroditës dhe Athenes, të cilat shkuan te Zeusi për ta ndarë, por ai u tha që nuk merrte vesh nga këto punë dhe ju këshilloi të shkonin në malin Ida, sepse atje ndodhet një princ i Trojës me emrin Paris, dhe ai do të përcaktonte se kuj duhet t'i takoj molla.

Të tre perëndeshat largohen në drejtim të Malit Ida, ku në të njëjtën kohë Parisi po kulloste delet pa ditur asgjë. Hera i afrohet Parisit dhe i shpjegon ngjarjen, ia jep mollën që t'ia jepte më të bukurës por kjo nuk ishte punë e lehte.

Të tre perëndeshat i propozuan gjëra të ndryshme Parisit. Hera i ofroi që ta bëj mbret më të fortë të Evropës dhe Azisë nëse do t'ia jepte asaj mollën.

Athena i propozoi ta bënte mbret më të zgjuar në botë si dhe të fitonte në luftën me Greqinë. Afrodita i propozoi femrën më të bukur në botë. Parisi pasi që ishte bari i thjeshtë, nuk deshi mbretëri e zgjuarësi, prandaj pranoi ofertën e Afroditës - për një femër të bukur. Mollën e artë ia dha Afroditës.

Athena dhe Hera, të pikëlluara, vendosën ta shkatërrojnë Trojë. Afrodita për të mbajtur fjalën, e nisi Parisin për në Greqi, pasi femra më e bukur në atë kohë ishte mbretëresha Helena, gruaja e mbretit Menelaos.

Mbreti e priti shumë mirë Parisin dhe i tha të qëndronte sa të dëshironte në sarajet e tij, pasiqë vet u nis për në luftë duke e lënë atë vetëm me të shoqën, pa dyshuar në besnikërinë e tij. Në këtë rast Parisi e rrëmben Helenën dhe e sjell në Trojë.

Kur mbreti Menelaos kthehet në shtëpi dhe nuk e gjen të gruan e vet, e kupton gabimin që kishte bërë dhe i shpallë luftë Trojës.

Në kohën kur u martua mbreti Menelaos, të gjithë mbretërit e botës ishin betuar se, po t'i ndodhte gjë Helenës do merrnin pjesë në luftë për të dhe të gjithë kaluan detërat për ta mbajtur fjalën.

Mbreti Odiseu i cili ishte shumë i zgjuar dhe hileqar, nuk donte të lente shtëpinë dhe u bë si i çmendur, kur e lajmëruan për luftë. Por lajmëtari që e dinte këtë gjë ia mori të birin peng dhe e hodhi në pus.

Odiseu menjëherë kërceu dhe e shpëtoi të birin, ashtu që u zbulua se nuk ishte i çmendur dhe u detyrua edhe ai të marrë pjesë në luftë.

Lufta zgjati 10 vjet, dhe vdiqën shumë njerëz në të. Vajzat rrëmbeheshin nga luftëtarët. Mbreti Priamos, së bashku me të moshuarit e tjerë të Trojës, e ndiqnin luftën nga kulla. Më në fund, Parisi përballet me Menelaosin.

Ata mirren vesh të bëjnë dyluftim, dhe kush fiton do ta merr Helenen, ndërsa lufta do të mbaronte.

Gjatë dyluftimit, Afrodita e ndihmon Parisin të arratiset dhe Menelaosi i inatosur fillon ta kërkojë në gjithë Trojën. Parisi u shpall i mundur dhe Trojanet vendosën ta japin Helenën.

Por perëndeshat Hera dhe Athena nuk ishin të kënaqura me këtë dhe donin që Troja të shkatërrohej e tëra. Ato e plagosin Menalaosin, çka dhe u bë shkak të fillonte lufta përsëri dhe të vdisnin me qindra njerëz, gjë që e inatosi perëndinë Zeusin dhe vendosi të ndihmojë Trojën.

Atëherë çdo gjë ndryshoi dhe trojanët filluan të fitonin luftën. Ndërkohë djali i Akilit e vret Parisin, por kjo nuk ishte humbje për Trojën ngase e kishte vrarë shkaktarin e gjitha luftërave. Ndërkohë Troja po u mbronte mirë dhe qëndronte akoma e fortë.

Atëherë Odiseu hileqar vendosi të bënte një kalë prej druri, i cili brenda do ishte boshe dhe do e mbushnin me ushtarë. Kjo do të ishte rruga më e mirë për të hyrë dhe pushtuar Trojën. Ata nisën përpara një ushtar i cili do t'i bind trojanët që të fusnin kalin gjigant të drunjtë në qytet.

Një mëngjes të qetë, Trojanët shohin të habitur një kal të madh prej druri në hyrje të qytetit. Kapin ushtarin grek dhe ja sjellin mbretit për të dhënë skjarim.

Ai nuk ishte ushtar i thjeshtë por një aktor i talentuar dhe duke qarë filloi të tregonte sikur ishte arratisur nga grekët se i urrente ata, kurse për kalin e drunjtë tha se është i shenjtë dhe është bërë për perëndinë Athena.

Këtë storie e besuan të gjithë përveç priftit, i cili u tha që ta digjnin kalin, po askush nuk e besoi.

Trojanët e vendosen kalin në mes të qytetit duke menduar se lufta mbaroi por një natë kur të gjithë flenin, Odiseu dhe ushtarët e tij dolën nga kali ku ishin fshehur dhe vranë ushtarët trojanë, dogjën kampet, i vunë zjarrin gjithë Trojës dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të qytetit të gjithë i kaluan në shpatë.

Djali i Akilit vrau edhe mbretin Priamos, të shoqën e tij dhe vajzën.

Helena atë natë iu kthye Meneleosit i cili e prite me gëzim dhe u nisën drejt Greqisë duke lënë prapa rrënojat e një qyteti të djegur...

Troja është një qytet ku prej mijëra vjetësh kanë jetuar shtatë kultura të ndryshme. Thesarët e mbretit Priamos ndodhen në muze në Moskë. Kali i Trojës i cili është një përfaqësues i historisë ndodhet në këmbë dhe pret vizitorë të ndryshëm, ai tashmë shërben vetëm për fotografi.

Nga Iris Agovi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Troja Empty Re: Troja

Mesazh  Zattoo 17.09.11 20:08

Lufta e Trojës

Vetëm pak milje larg Dardaneleve, në pjesën aziatike të gjirit të ngushtë që ndan Greqinë nga Turqia, ndodhet në kodër e vogël e njohur si Hisarlik. Kjo, sipas Herodotit, Ksenofonit, Plutarkut dhe të tjerë shkrimtarë klasikë grekë e romakë, ishte vendndodhja e Trojës, pikërisht Trojës së Iliadës dhe Odisesë, që kish shkruar Homeri.

Grekët e lashtë nuk ishin të sigurtë, nëse Homeri e kish parë vërtetë ndonjëherë Trojën, por ata nuk kishin dyshim se betejat që ai përshkruante kishin ndodhur.

Ata nuk kishin dyshim as për faktin që kishin ndodhur në dhe përreth Hisarlikit. Në një botë ku njerëzit ishin si perëndi (dhe perënditë ishin shumënjerëzorë), këtu ndodhi përplasja më e madhe mes të dyve. Pikërisht në Trojë, Paridi, biri i Mbretit Priam solli Helenën, gruan më të bukur në botë, pasi e rrëmbeu nga shtëpia e saj.

Pikërisht drejt Trojës i drejtoi Mbreti Agamemnon trupat e tij për t u hakmarrë. Dhe pikërisht në Trojë, Akili, luftëtari më i madh grek, vrau Hektorin, vëllanë e Paridit. Në skenën e fundit të Iliadës, Priami u takua me Akilin për të negociuar kthimin e trupit të të birit, si dhe një marrëveshje mes grekëve dhe trojanëve. Siç e dinë mirë lexuesit e Odisesë, historia nuk mori fund këtu.

Besimi dhe mosbesimi

Besimi se e gjithë kjo kish ndodhur vërtetë – dhe pikërisht në Hirsalik – tërhoqi më vonë shumë pushtues. Në vitin 480 para Krishtit, mbreti pers, Kserksi, flijoi një mijë dema pranë Hirsalikut, pak përpara se të kalonte Dardanelet drejt Greqisë. Një shekull e gjysmë më vonë, kur Aleksandri i madh udhëhoqi trupat e tij në drejtimin e kundërt, ai nderoi Akilin me fli pranë të njëjtit vend. Përgjatë Mesjetës dhe Rilindjes, udhëtarët vijuan të vizitojnë Hirsalikun, të binudr se këtu qe Troja.

Nga shekulli 18, studiuesit nisën të kenë një qaje më skeptike. Shumë vinin në dyshim faktin në kish patur një luftë në Trojë, e jo më përplasjet monumentale të epikës së Homerit. Disa madje hidhnin dyshime në kish patur një Homer, apo më saktë një njeri i vetëm në vend të një serie poetësh. Në fund të fundit, sipas tyre, qindra vite ndanin Herodotin nga Homeri, dhe qindra të tjerë janë mes poetit dhe epokës së artë.

Deri në gjysmën e dytë të shekullit 19, vetëm një pakicë studiuesish besonin se, Iliada dhe Odisea flisnin për ngjarje që kishin ndodhur vërtetë. Edhe më pak besonin se Troja, nëse kjo kish ekzistuar, ndodhej në Hisarlik. Për shumëkënd, Iliada dhe Odiseja ishin letërsi e madhe, jo histori. Një njeri që mbeti i bindur se Troja kish ekzistuar ishte Frank Calvert, konsulli i SHBA në rajon dhe një arkeolog amator.

Në mesin e viteve 1860, Calvert bëri disa gërmime paraprakë në Hisarlik, duke zbuluar mbetjet e një tempulli nga koha klasike dhe një mur nga koha e Aleksandrit të Madh. Ishte inkurajuese, por njëkohësisht bindi Calvertin se ka shumë shtresa historie poshtë Hisarlikut dhe se gërmimi i nevojshëm do të kërkonte më shumë para nga sa kishte ai.

Më pas, në vitin 1868, Calvert thirri për darkë Heinrich Schliemannin, një milioner gjerman i apasionuar pas Homerit. Edhe Schliemann u bind se, Hisarlik ishte në fakt Troja. Dhe, ndryshe nga Calvert, s i kish paratë për të bërë diçka. Në 1870, ai dhe ekipi i tij nisën të gërmojnë. Schliemann besonte se Troja e Homerit ishte kaq e lashtë, saqë mund të gjendej vetëm po të gërmohej thellë në Hisarlik.

Kështu që ai hapi një sipërfaqe shumë të madhe të kodrës, duke mbërritur deri në themelin. Teksa gërmonte, u shqetësua kur gjeti shumë objekte të Epokës së Gurit, pasi këta logjikisht duhej të ndodheshin poshtë Epokës së Bronzit apo Hekurit që kish përshkruar Homeri. Në maj të 1872, Schliemann pranoi në ditarin e tij se ishte i “shastisur”. Megjithatë, vazhdoi të gërmojë.

Thesare nga Troja?

Më pas, në maj 1873, ai gjeti flori. Siç e ka rrëfyer më vonë historinë ai vetë, Schliemann druhej se si mund të reagonin punëtorët e tij po të shihnin arin. Duke u thënë se sapo ish kujtuar që kish ditëlindjen, ai u tha që të bënin pak pushim. Më pas thirri bashkëshorten, Sophia, e cila e mori fshehtësisht floririn në shallin e saj. Vetëm më vonë çifti ekzaminoi thesarin, i cili tejkalonte edhe ëndrrat më të bukura të Schliemann.

Kishte vepra të mrekullueshme në ar dhe në bakër, duke përfshirë 2 kurora të bëra me mijëra copëra floriri, 60 vathë floriri dhe 8750 unaza floriri. Schliemann konkludoi se ky duhej të ishte thesari i Mbretit Priam, përfshirë xhevahirët e Helenës. Më vonë, ai spekuloi se një pjesëtar i familjes kishte fshehur thesarin teksa grekët po shkatërronin qytetin.

Më pas, trojani i pafat ishte varrosur nën rrënoja teksa sënduku dhe qyteti u pushtuan nga flakët. Një çelës bakri që ish gjendur pranë xhevahirëve duhej të kish shërbyer për të hapur sëndukun, hamendësonte Schliemann.Ende i shqetësuar për sigurinë e thesarit, Schliemann e kaloi fshehtas drejt Greqisë.

Kjo gjë nuk u pëlqeu aspak autoriteteve turke, që e çuan para gjyqit. Në 1875, Schliemann pranoi t i paguajë pesëdhjetë mijë franga qeverisë turke. Në këmbim, turqit pranuan që ai ishte tashmë pronar i një thesari unik e shumë të vyer. Por, a ishte thesari i Priamit?

Ideja për gërmimet

Në biseda private, Schliemann shprehej se kish dyshime. Sado i madh që ishte thesari, ai nuk shpjegonte mungesën e shenjave të tjera që të tregonin se Hisarlik ishte Troja e Homerit. Schliemann kish gjetur mbetje të një vendbanimi prehistorik, por asnjë prej rrugëve të tjera apo portave të mëdha që kish pritur, pasi kish lexuar poemën.

Ai qe i vendosur të gërmonte më tej, por turqit, ende të zemëruar nga fakti që ai kish kaluar fshehtas thesarin jashtë vendit, refuzuan ti japin lejë. Por Schliemann, një njeri që nuk mund të rrinte duarkryq, vendosi ta vazhdojë diku tjetër kërkimin e tij për Trojën.

Ai vendosi që, nëse nuk mund të arrinte në mbretërinë e Priamit, të paktën mund të kërkonte në atë të Agamemnonit. Edhe këtu, shkrimtarët klasikë ofronin udhëzime, këtë herë në Mikenë, që ndodhet poshtë Korinthit në Gadishullin Argolik të Greqisë. Ky mendohej prej kohësh të ishte vendi i varrimit të mbretërve të lashtë grekë, dhe ndryshe nga Hisarliku, këtu kish disa rrënoja të dukshme dhe mbresëlënëse.

Ideja e Schliemann ishte të gërmonte jashtë mureve të Mikenës, aty ku askush nuk kish parë. Rezultatet ishin edhe më spektakolarë se sa në Hisarlik. Ai gjeti pesë varre me eshtrat e 19 burrave dhe grave dhe dy fëmijëve, të gjithë të mbuluar me flori. Varret kishin gjithashtu shpata bronzi dhe kama floriri, kupa argjendi e floriri si dhe dhjetëra xhevahirë e dekoracione me flori.

Fytyrat e burrave ishin mbuluar me maska floriri që dukeshin të ishin portrete. Schliemann, me prirjen e tij të natyrshme drejt dramatikes, shpalli se kish parë fytyrën e vetë Agamemnonit. Tani ai ishte më i bindur se kurrë që Homeri kish përshkruar njerëz dhe beteja reale.

Por, varreza e kushtueshme në Mikenë e bëri qytetin e vogël të Hisarlik të dukej edhe më pak madhështor, dhe kontrasti e bezdiste Schliemannin. Më në fund, në vitn 1890, në këmbim të një pagese të madhe, turqit i dhanë Schliemannit një lejë për të vazhduar gërmimet në Hisarlik. Këtë herë, ai gërmoi në kufirin perëndimor të kodrës, shumë pak larg qytetit ku kish gjetur thesarn e Priamit. Aty gjeti rrënojat e një ndërtese shumë të madhe.

Kjo ishte më në fund një strukturë e denjë për heronjtë e Homerit; ndoshta, mendoi Schliemann, ky ishte pallati i Priamit. Brenda mureve të kësaj ndërtese punëtorët gjetën mbetje poçesh si dhe forma e dekorime mikenase. Kjo i dha Schliemannit lidhjen që ai kish kërkuar mes Mikenës dhe Trojës.

Nëse nuk kishin luftuar me njëra-tjetrën, atëherë të paktën kishin bërë tregti me njëra-tjetrën. Ironikisht, zbulimet e 1890 konfirmuan edhe frikën më të madhe të Schliemann, pasi zbulimet e reja ishin gjetur shumë më pranë sipërfaqes se sa qyteti që ai kish gërmuar në 1870.

Shenja për Trojën

Kjo tregonte se, Troja e Homerit ishte ndëruar shumë shekuj më vonë se sa vendbanimi i vogël ku Schliemann kish gjetur thesarin, kështu që ky i fundit nuk mund të kish qenë i Priamit, apo ndonjë figure tjetër të Iliadës. Më keq akoma, kjo do të thonte se Schliemann, me kërshërinë e tij për të mbërritur shpejt në fund të kodrës, kish kaluar mu në mbetjet e Trojës së Homerit.

Duke bërë këtë, ai me siguri kish shkatërruar disa prej mbetjeve të qytetit që kaq shumë donte ta gjente. Schliemann vdiq në 1890, kështu që i mbeti asistentit të tij të dikurshëm, Ëilhelm Dorpfeld që të vazhdonte gërmimet. Ky supozoi që shtëpia e madhe e zbuluar në fillim të atij viti ishte pjesë e qytetit të Epokës së Bronzit që Schliemann kish kërkuar dhe vazhdoi të gërmojë në Perëndim dhe në Jug të qytetit.

Në 1893 dhe 1894, ai gjeti më shumë shtëpi të mëdha, një kullë vrojtimi dhe treqind metra mur qyteti. Ai gjeti edhe shumë poçe të tjera mikenase. Dorpfeld konkludoi se kjo ishte Troja e Homerit.

Në të vërtetë, kulla, shtëpitë e mëdha dhe rrugët e gjera ishin shumë më pranë përshkrimeve të poetit se sa çdo ndërtesë që kish zbuluar Schliemann. Analiza që Dorpfeld i bëri shtresave në Hirsalik e bëri të konkludojë se vendbanimi i vogël i Schliemann ishte i dyti i ndërtuar në Hirsalik, dhe që ish ndërtuar në 2500 Para Krishtit. Troja e Dorpfeld ishte qyteti i gjashtë i ndërtuar në të njëjtin vend, dhe ishte ndërtuar mes viteve 1500 dhe 1000 para Krishtit. Kjo e afroi atë shumë me datën tradicionale të Luftës së Trojës – afërsisht në 1200 para Krishtit. Ai u bind edhe më shumë se kish zbuluar Trojën e Homerit.

Pikëpamja tjetër

Pikëpamjet e Dorpfeld mbizotëruan për 40 vjet, deri kur një ekspeditë amerikane nën drejtimin e Carl Blegen mbërriti në Hirsalik. Gërmimet e Blegen që zgjatën nga 1932 deri në 1938 nxorrën disa probleme serioze në hipotezën e Dorpfeld. Sipas Blegen, shkatërrimi i Trojës së gjashtë nuk mund të kish qenë rezultat i një pushtimi grek.

Në njërën anë të murit themeli ishte zhvendosur, ndërsa pjesë të tjera ishin shembur krejtësisht. Blegen besonte se ai lloj dëmi nuk mund të shkaktohej nga njeriu – edhe nga njerëz me aftësi Zotash.

Ai bëri shkaktar një tërmet. Sipas Blegen, ishte vendbanimi i radhës në Hisarlik – dhe i shtati – që ishte Troja e Homerit. Pas tërmetit, trojanët rindërtuan qytetin e tyre, por në mënyra shumë të ndryshme.

Shtëpitë e mëdha të Trojës së gjashtë u ndanë tani në dhoma të vogla dhe rrugët e gjera u mbushën me shtëpi të vogla, secila me poçe të mëdha në dysheme.

Sipas Blegen, kjo tregonte për një qytet në rrethim: me grekët jashtë portave të Trojës, çdo hapësirë e disponueshme duhej të mbushej me refugjatë dhe mallra. Blegen konkludoi se, qyteti i shtatë ra shumë shpejt pas të gjashtit, kështu që sërish ai përputhej me datën tradicionale të Luftës së Trojës.

Tre arkeologët besojnë se kanë gjetur Trojën

Në fillim Schliemann, më pas Dorpfeld, më pas Blegen: të tre arkeologët besuan se kishin gjetur Trojën e Homerit në Hisarlik, ndonëse në nivele të ndryshëm. Të tre do të ishin ngazëllyer nga puna e studiuesve të mëvonshëm dhe arkeologëve. Disa prej provave më munduese erdhën nga mbetjet e qytetërimit Hitit, që lulëzoi në Turqi deri pak kohë pas vitit 1200 Para Krishtit.

Gjatë viteve 1970 dhe 1980, studiuesit deshifruan blloqe balte të gjetur aty, disa prej të cilave rendisnin emrat e mbretërve të huaj dhe diplomatëve, me të cilët kishin marrëdhënie hititët. Disa prej këtyre studiuesve kanë sugjeruar se mes emrave ishin edhe ata të Priamit dhe Paridit.

Duke u kthyer në Hisarlik, në mesin e viteve 1990, arkeologu gjerman Manfred, Korfmann përdori tekologji të reja për të gjetur muret e qytetit të Dorpfeld-Blegen përtej limiteve të mëparshëm. Troja e Korfmannit ishte, edhe më shumë se e paraardhësve të tij, një qytezë e denjë për heronjtë e Homerit. Analiza e Korfmann tregonte gjithashtu, që muret trojanë mund të kishin qenë të dukshëm në shekullin e tetë kur Homeri mund të ketë vizituar vendin.

Megjithatë, shumica e studiuesve të kohëve të sotme kanë qenë të kujdesshëm për të mos kaluar në konkluzione

Shumica e studiuesve thonë se nuk mund të shprehen me siguri nëse ka ndodhur Lufta e Trojës. Iliada dhe Odiseja ishin produkte të një deshirimi për një Epokë të Artë të humbur prej kohësh, si dhe e imagjinatës shumë të ndezur të poetit, dhe si të tilla nuk mund të konsiderohen prova të besueshme historike. Por ashtu si dyshonte Schliemann, nuk mund të ketë më dyshime që kodra në Hisarlik ka qenë dikur një qytet i madh, ashtu si qyteza e Mikenës.

Dhe ndonëse historianët nuk mund të jenë të sigurtë për emrat apo bëmat e atyre që jetuan aty, ata mendojnë se ka shumë gjasa që secili dinte shumë gjëra për të tjerët. Populli i Trojës dhe ai i Mikenës flisnin me njëri-tjetrin, tregtonin me njëri-tjetrin dhe, luftonin me njëri-tjetrin. Të paktën deri këtu Schliemanni – dhe Homeri – kishin të drejtë.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Troja Empty Re: Troja

Mesazh  Luli 15.12.11 23:35

E vërteta për Trojën!

Troja Troja-10

Legjenda thotë se midis viteve 1350 dhe 1100 para erës sonë, para qytetit të lashtë grek Troja është zhvilluar luftë dhjetëvjeçare në të cilën grekët kanë luftuar për Helenën e bukur, gruan e mbretit spartan Menelai, të cilën e ka rrëmbyer Parisi, djali i mbretit të Trojës Priami. Të gjithë besojnë në këtë legjendë, por gjithnjë e më të shpeshtë janë ata që pohojnë se ky nuk është tregim i vërtetë. Lufta kishte karakter ekonomik dhe politik, grabitja e Helenës ishte vetëm justifikim, në mënyrë që legjenda të jetojë deri më sot.

Prej ku e merrnin kallajin?


Lufta e Trojës është zhvilluar në periudhën e njohur të bronzit, ndërsa për bronz nevojitet bakër dhe kallaj. Për bakër dihet se prej ku është gjetur, në një nga minierat e para për metal në Qipro. Por, prej ku e kanë marrë kallajin, meqenëse për t’i bërë gjithë ato mbrojtëse, shpata, sëpata, shigjeta...duhej të përgatisin legura, respektivisht të lidhin bakrin me ndonjë element tjetër, për ta shndërruar nga metal i butë në të fortë që do të mund presë e të shpojë?

Arkeologu Xhon Barns, burimin e mundshëm të kallajit e kërkon në pjesën lindore të Mesdheut. Është e qartë se nuk ka pasur në Greqi, as edhe në brigjet e Mesdheut. I ra në mend se një nga burimet mund të ishte Dobruxha në Rumaninë lindore. Bëhet fjalë për dublim të masës variskante nga jugperëndimi i Anglisë, me granite të veta që ishin të lidhura me kallajin mineral. Burim tjetër mund të ishte edhe Saksonia, me minierën që ka në zonat e Danubit.

Nëse këto teori i heqim nga lista, atëherë lokacionet duhet të gjenden shumë më në lindje, në brigjet lindore të Detit të Zi. Lokalitete të tjera të mundshme mund të ishin shkretëtirat në Egjiptin Lindor dhe në Sudan, por nuk ka dëshmi të shkruara se grekët kanë udhëtuar atje. Barns vetëm se ka nxjerrë supozimin se Jason dhe argonautët e tij kanë marrë pjesë në garën e parë për flori nëpër gjithë bregun jugor të Detit të Zi deri në Greqi.

Grumbullimi i arit pas të cilit ishin nisur argonautët është mbështetur në një mjet mjaft të njohur për mbledhje të kokrrave të arit me ndihmën e koritës që ishin të fundosura në lumenj. Ky tregim përputhet me tregimet e Xhek Londonit që flasin se grekët e vjetër në të njëjtën mënyrë shkonin në kërkim të argjendit në pjesën qendrore të asaj që sot e njohim si bregu verior i Turqisë.

Misteri mbetet

A është e mundur grekët e Mikenës të kenë kaluar përmes Dardaneleve dhe Bosforit për të ardhur deri te kallaji i Dubrixhas në zonën e Danubit, që deri diku është e mundur, apo nga territoret në lindje të Detit të Zi? Gjithsesi, transporti nëpër ujë ka qenë mënyra e vetme praktike e bartjes së metaleve të rënda në sasi të mëdha. Uji ishte mjeti kryesor për ndërtime të tilla deri në periudhën kur janë paraqitur hekurudhat.

Nëse është ashtu, atëherë është e mundur që Troja të ketë përfaqësuar pengesë efikase në rrugën vitale të tregtisë greke. A shkonin heronjtë grek që këndohen nëpër këngë në Trojë vetëm për t’ia ndalur rrugën minatorëve të vlefshëm që bartin minerale të domosdoshme nga Deti i Zi? Ndoshta ato mijëra anije kanë lundruar për shkak të gjeologjisë, e jo për fytyrën e bukur të Helenës?
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Troja Empty Re: Troja

Mesazh  Albaniaa 16.07.13 15:19

avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Troja Empty Troja ishte e vertet apo vetem nje shpikje e Homerit?

Mesazh  Crash 28.11.13 1:52

Per luften e trojes sa kam degjuar dhe kam lexuar ajo nuk kishte ndodhur kurr ishte vetem nje shpikje e Homerit ai kishte nje intrument dhe i kishte shkruar kto tekste dhe ne qdo mengjes i kendonte per Iliaden luften e trojes dhe per perendit qe sot me ato perendi nuk jan dhe nuk kan qen kurr
Crash
Crash

Mos dorëzimi eshte arritja drejt qellimit



26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Troja Empty Re: Troja

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi