Kanada - UFO
5 posters
Faqja 1 e 1
Kanada - UFO
Kanadaja i trembej mbërritjes së alienëve
Pak vetë e dinë se, qeveria kanadeze vendosi që të nxjerrë dosjet e saj të UFO-ve në vitin 2005 dhe 2007. Më shumë se 9500 dosje u nxorën pa patur më parë një konsultim apo njoftim publik.
Mes atyre mijëra raportimeve për dëshmi të pranisë së UFO dhe memorandumeve të rëndomtë administrativë, qeveria kanadeze fshehu dokumenta sensitivë që demonstrojnë qartësisht se zyrtarët e kishin marrë shumë seriozisht çështjen e UFO-ve.
Janë diskutuar masa për të hartuar raporte injorues, duke përdorur taktika të ngjashme me ato të përdorura nga forca Ajrore e SHBA. Padia më e fundit - një drejtor kanadez i Inteligjencës Shkencore deklaronte se, Kanadaja kish madje gati një plan në rast të zbritjes së ndonjë UFO-je.
Duke vënë në dispozicion 9500 dosje në faqen e vet të internetit të titulluar "UFO-t e Kanadasë - Kërkimi për të panjohurën", qeveria kanadeze ka hapur një polemikë ndërkombëtare në lidhje me objektet fluturues të paidentifikuar.
Kjo polemikë ndizet edhe më shumë nga pranimi haptas, që zyrtarë kanadezë në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare kanë diskutuar në mënyrë të rregullt taktikat dhe politikat se si të "injorohet dhe zvogëlohet" fenomeni UFO, që në vitet pesëdhjetë.
Edhe më shumë flet fakti që Kanadaja, në vitin 2005 dhe 2007 zgjodhi që të rizgjojë polemikën në lidhje me këto dokumenta politikash dhe t'i fshehë ato mes mijëra dokumentave të rëndomtë në lidhje me UFO-t.
Duke fshehur këto dosje, a mos qeveria kanadeze u përpoq të largojë njerëzit nga e vërteta, apo ishte thjeshtë një rast pragmatizmi burokratik?
Ndryshe nga Ministria britanike e Mbrojtjes dhe nxjerrja nga qeveritë franceze, braziliane dhe daneze e dosjeve të disqeve fluturues në 2007, 2008 dhe 2009, në mes të një mbulimi ndërkombëtar në media, qeveria kanadeze ka zgjedhur për ta bërë një ngjarje krejt të rëndomtë e të zakonshme nxjerrjen e dosjeve të UFO-ve.
Siç demonstrohet nga mungesa totale e mbulimit mediatik apo konsultimeve publike, zyrtarët kanadezë kanë qenë goxha të suksesshëm në fshehjen e angazhimit me UFO-t. Askush përveç një grushti ekspertësh mbi UFO-t nuk ishin në dijeni të faktit që, Kanadaja kishte përgatitur madje një bazë arkivore të dhënash mbi UFO-t.
Të nxjerrë në fillim në vitin 2005 dhe më pas në dhjetor 2007, asnjë deklaratë publike ndërkombëtare, kombëtare apo lokale nuk u bë dhe nxjerrja e këtij iinformacioni masiv nuk u shoqërua as mediatikisht.
Ja disa të dhëna të dosjeve të nxjerra:
LETRAT
1. Memorandum i Komisionit të Përbashkët të Shërbimit të Fshehtë: "Politika aktuale e USAF është që ta injorojë dhe zvogëlojë këtë temë, duke investiguar vetëm atëherë kur konsiderohet e domosdoshme nga komandanti i zonës, pa bërë më parë përgatitje të veçanta për raportim apo investigim.
Duket se një politikë e ngjashme nga ana jonë do të ishte e mençur dhe do të qe e padëshirueshme që të prodhojmë një lloj pyetësori apo të bëjmë përgatitje për investigime, duke qenë se kjo do t'i jepte publicitet çështjes. Kështu që, sugjerohet që raportimet për shfaqje UFO-sh nuk duhet të kërkohen nga dëshmitarët..."
2. Letër nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare: Në kontrast, ministrat e Mbrojtjes Kombëtare u kanë dërguar letra kontradiktore qytetarëve kanadezë, ku i informonin se asnjë departament brenda qeverisë nuk kishte udhëzime apo një dëshirë për të ruajtur informacion në lidhje me objekte që mund të kenë origjinë jashtëtokësore, pavarësisht se këto dosje kanë qenë konsideruar të "kufizuar" apo "sekrete" që nga vitet pesëdhjetë dhe, politika kanadeze ka qenë të injorojë raportet për UFO-t.
Një letër ministerore thotë: "Unë ju siguroj se nuk ka një departament në qeveri që dëshiron apo ka udhëzime të mos japë informacion për objekte me natyre jashtëtokësore".
Ministri i Mbrojtjes Douglas Harkness, mars 1962.
3. Plani zyrtar: Në rast të ardhjes së një UFO-je: Asnjë letër tjetër e zbuluar deri më sot nuk tregon më qartë atë që ka bërë qeveria kanadeze se sa propozimi i një drejtori të Shërbimit të Fshehtë shkencor në lidhje me hartimin e një plani në rast të zbritjes së një UFO në tokë kanadeze.
Ai i drejtohet drejtorit të Shërbimit të Fshehtë Ajror: "Mund ta konsideroni të këshillueshme që të shtoni se, nëse një disk fluturues zbret në territor kanadez, komanda më e afërt duhet të lajmërohet menjëherë me telegram... Ndoshta bëjmë mirë të flasim për këtë, pasi ta keni menduar".
Vlen të theksohet se drejtori nuk përdor fjalën rrëzim, por zbritje për të përshkruar uljen e kontrolluar të një disku fluturues në territor kanadez.
Çdokush e kupton se kjo do të thotë që zyrtarët kanadezë e kanë menduar seriozisht mundësinë e një zbritjeje të suksesshme të një mjeti me origjinë të panjohur.
Mund të konkludohet se UFO-t ishin një shqetësim operativ dhe iminent për zyrtarët kanadezë.
Pavarësisht obsesionit të medias me militarizmin dhe fiksimin e saj të papushimtë me krizën ekonomike globale, lëvizja drejt nxjerrjes së dokumentave mbi UFO dhe jashtëtokësorë po rritet vazhdimisht.
Pranimi se qeveritë kanë fshehur dhe s'kanë lejuar diskutimin e hapur për këtë çështje është tashmë zyrtar.

Jon- 1159
kanada
UFO mbi Kanada?
Dale Stewart nga Kanadaja ka arritur të xhirojë objekte fluturuese të ndritshme në qiell.
Duke qenë se ‘objektet’ nuk bënin zhurmë gjatë fluturimit, është hedhur poshtë mundësia se ishin aeroplanë ose helikopterë, ndërkaq fluturaket tjera njerëzore që lëvizin pa zhurmë nuk kanë shpejtësi apo ndriçim të tillë.

Fikrro- 484
Kanada:rregjistrohen 14.000 raste Ufo-sh gjate 25 vjtesh
Kanada : 14 000 UFO rregjistrohen gjatë 25 viteve të fundit
Kanadaja ka konfirmuar një thesar te vërtetë te UFO-ve . Që nga viti 1989 ,jane dokumentuar më shumë se 14 mijë raste , duke shënuar një rritje të qëndrueshme gjatë kohës . Vetem në vitin 2013 , ka pasur mbi 1180 raste, me një mesatare prej tre ufosh në dite
Dokumenti nënvizon rritjen e vazhdueshme në ufove që nga viti 1989 ,si viti i parë i hetimit . Në 25 vjet , rastet e regjistruara arrijne më shumë se 14 mijë .
Kështu , Kanadaja ka konfirmuar se eshte një thesar i vërtetë i UFO-ve, ndër organizatat e ndryshme që i mbajnë gjurmët e raste të ufove .
Rastet në fjalë janë vlerësuar nisur nga një sërë faktorësh , të paktën për të siguruar besueshmërinë e dëshmitarëve . Shumë ufo janë raportuar nga oficerët e policisë , pilotët dhe individë të tjerë me "fuqi të arsyeshme vëzhgimi dhe sens të përbashkët percaktimi, " thotë raporti .
Viti 2012 qëndroi si një vit rekord , me rreth 2000 rregjistrime ufosh , ndërsa në vitin 2013 ai përfundoi në vendin e dytë . Studiues te UFO ia atribuojnë rritjen e rasteve në disa faktorë të mundshëm :
1 ) Një rritje e objekteve fluturuese te paindentifikuar( jo domosdoshmërisht alien ) ;
2 ) Ushtrimet sekrete ushtarake që zhvillohen në zonat e populluara :
3 ) Përhapja e smartphonit dhe përdorimi më i madh i internetit lejon gjithnjë e më shumë për të ndarë atë që shohin ;
4 ) Gjithnjë e më shumë njerëzit fillojnë të vëzhgojne qiellin ;
5 ) Një numër në rritje i njerëzve besojnë se zgjidhjet e problemeve të njerëzimit vijnë nga lartë.
Shumica e ufove qe janë raportuar deshmohet të paktën nga dy dëshmitarë . " Kjo tregon se përvoja tipike UFO tani vjen nga më shumë se një dëshmitar i vetëm dhe mbështet tezën se fenomeni UFO perfaqson objekte fizike reale",përfundon raporti .

Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
Re: Kanada - UFO
UFO-t trembin familjen dhe bagëtinë!?
Një nënë nga Alberta (Kanada) dhe vajza e saj u tronditën kur duke shikuar televizorin, vërejtën një dritë të fortë që vinte nga jashtë.
Kur dolën nga shtëpia, panë objekte të çuditshme të ndritshme në qiell, disa kilometra larg tyre. Kur shkonin në drejtim të dritës, objektet fluturuan me shpejtësi drejtë tyre duke trembur bagëtinë në fermë.
UFO-t kanë fluturuar tërë natën. Nëna dhe vajza thonë se kurrë nuk kanë parë diçka të tillë. Për më shumë, ndiqeni raportin televiziv.

Odin- 513
Re: Kanada - UFO
E Verteta mbi UFO dhe ALIENET nuk vine nga planetet e tjere po nga vete toka nga ne dhe qe jane sherbime sekrete te shteteve te ndryshme te botes dhe qe u mbahen te fshehta njerezve te thjeshte. E dini pse Putinin i berei thirej Obames qe te tregoje te verteten mbi Ufot? E dini kush eshte e verteta? shikoni vidjon------->https://www.youtube.com/watch?v=X590nCwbAjc#t=22
DaniEL- Yahushua HaMashiach është : `` Udha, e Vërteta dhe Jeta; do ta njihni të Vërtetën dhe e Vërteta do t`ju bëjë të Lirë``. Gjoni 14:6 dhe 8:32
29
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi