Yjet
Faqja 1 e 1
Yjet
Të drejtuar nga yjet
Ndodhen shumë larg nesh, por prej shekujsh kanë frymëzuar mite, simbole dhe studime, sepse mishërojnë pafundësinë, dëlirësinë ideale, fuqinë dhe lavdinë
Ylli më i largët është parë këtë vit në yjësinë e Luanit. Quhet GRB 090423 dhe prodhoi një shkreptimë shumëngjyrëshe: një shpërthim i ndodhur 13 miliardë vite më parë, kur Universi kishte "vetëm" 630 milionë vjet jetë.
Yjet janë kështu: i shohim të ndriçojnë sot, por drita e tyre vjen nga e kaluara. Edhe drita e yllit më të afërt, Diellit, vjen pas një udhëtimi prej 8 minutash, kohë kjo e nevojshme për të përshkuar 150 milionë kilometrat që na ndajnë (drita e yllit tjetër më të afërt, "Proxima Centauri", kërkon 4,24 vjet).
Afër dhe të paarritshëm
Gjithsesi, pavarësisht paarritshmërisë së tyre, yjet na duken sikur janë shumë afër nesh: të gjithë elementët kimikë nga të cilët përbëhet kozmosi, janë formuar në brendësi të tyre. Për shekuj me radhë yjet kanë treguar kohën, drejtimin për rrugët, kanë qenë frymëzim për poetët dhe madje edhe për fatin. Arsyeja?
Sepse gjithmonë të japin idenë e fuqisë krijuese dhe të pafundësisë. Yjet që i dallojmë me sy të lirë në një qiell të kthjellët janë rreth 5000 deri në 6000; por thuhet se galaktika jonë, Rruga e Qumështit, ka 200 miliardë yje, ndërsa universi 7x10²², pra "një popullsi" e pafundme, me yje shumë të ndryshëm mes tyre: vetëm në shekullin e fundit, falë teleskopëve më të fuqishëm, kemi mësuar t‘i njohim.
Filozofë dhe pastorë
Ja përse gjithmonë yjet kanë frymëzuar piktorë (Giotto, Vincent Van Gogh), poetë dhe mendimtarë. Filozofi Immanuel Kant thoshte se dy gjëra e mbushnin shpirtin e tij, admirimi dhe respekti: "Qielli i ndriçuar mbi mua, dhe ligji i moralit te mua"... Ose dëshira e pafundësisë që lind nga shpirti dhe vrojtimi i kozmosit.
Një mrekulli që përfshin edhe njerëzit e zakonshëm: në vitin 1800, Giacomo Leopardi imagjinoi një pastor aziatik që, duke parë yjet, pyeste: "Ç‘është kjo vetmi e pafund? Po unë kush jam"? Në fakt, ka gjasa që vrojtimi i yjeve të ketë frymëzuar lindjen e filozofisë dhe kozmogonisë, ose më saktë shpjegimin se si është formuar Universi.
Karroca, dema, klloçka
Për babilonasit (shekulli II para Krishtit), Dielli dhe yjet ishin zjarre. Yjet ishin hyjni dhe grupimi i atyre yjeve që ishin afër njëri-tjetrit në qiell (yjësitë), frymëzonin emra dhe mite: Demi, Binjakët, Shigjetari...
Një prej më antikëve është ai i Pleiadit, grumbulli i 7 yjeve që shihen me sy të lirë (në fakt janë 500), pagëzuar me emrin "shtatë motrat", ose klloçka me zogjtë e saj. Yjësitë konsideroheshin "Hyjni" që ishin në gjendje të përcaktonin fatin e njerëzve që fshiheshin nën dritën e tyre.
Veç të tjerash, yjet mund të lajmëronin revolucione epokale: yjet kometa konsideroheshin shenja ogurzeza (përveç asaj që lajmëroi lindjen e Jezuit). Vetëm në shekullin XVIII u zbulua se kometat nuk ishin yje, por pjesë akujsh dhe gurësh që rrotullohen rreth Diellit. Kështu "yjet që bien" nuk janë gjë tjetër veçse meteorë dhe bëhen të dukshëm kur fërkohet me atmosferën e Tokës.
Në udhëtim nga Sirio
Zhvillimet shkencore kanë shpoetizuar shumë mite mbi yjet, por nuk i kanë zgjidhur të gjitha misteret që lidhen me natyrën e tyre. Sot e dimë se yjet lindin nga retë e mëdha të pluhurit dhe gazi, ku përqendrimi i lëndës tërheq një lëndë tjetër derisa të provokojë një shembje gravitacionale drejt qendrës.
Këtu, kushtet ekstreme të presionit dhe temperaturës (dhjetëra miliona Gradë Celsius) shkaktojnë reaksione të fuzionit bërthamor: bërthamat e hidrogjenit bashkohen për të formuar bërthama heliumi, duke lëshuar sasi të mëdha energjie, prej të cilave edhe ne përfitojmë të mira, përmes dritës dhe nxehtësisë. Me bashkimin bërthamor formohen edhe elementët më të rëndë të heliumit. Përreth yllit, materialet e mbetura mund t‘u japin jetë objekteve qiellore, si planetëve ose yjeve të tjerë.
Ja pse yjet janë burim jete: në vitin ‘90 është zbuluar ekzistenca e planetëve të tjerë (minimumi 300 të tillë) përreth yjeve të largët, dhe ndoshta nesër do të zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën, tek i cili mund të ketë jetë.
Ky është një skenar që imagjinohet prej kohësh: në librin "De l‘infinito universo et mondi" (1584), Giordano Bruno shkroi se ekzistonin diej të pafund, rreth të cilëve rrotulloheshin një numër i madh planetësh tokë, të banuar nga forma të ndryshme jete.
Në vitin 1752, Voltaire, në veprën e tij "Micromega", rrëfeu historinë e një banori të yllit Sirio, pikërisht të Mikromeganit, që duke udhëtuar takon një filozof të Saturnit dhe së bashku udhëtojnë deri në Tokë.
Por ky nuk është i vetmi rrëfim. Ka të tjera tregime fanta-shkencore të përshtatura tek yjet e tjerë: për Isaac Asimov, njerëzimi duhet të ketë lindur nga 61 mjellma, ndërsa në sagën e "Star Trek", Eridanë A është ylli (i vërtetë) përreth të cilit rrotullohet planeti (imagjinar) Vullkan.
Agoni spektakolare
Kur një yll e mbaron "karburantin" e tij primar, hidrogjeni fillon një agoni spektakolare, duke u rritur në madhësi. Dielli, që si masë është një yll mesatar-i vogël, pas 5 miliardë vitesh do të bëhet një "gjigant i kuq" dhe do të përfshijë Merkurin, Venusin e ndoshta edhe Tokën. Yjet më masivë mund të arrijnë përmasa edhe më të mëdha: "VY Canis Majoris" (5000 vjet-dritë larg nesh), ylli më i madh i njohur, është një super gjigant me një rreze rreth 2000 herë sa ajo e Diellit.
Pasi të ketë hequr shtresat e jashtme (duke i dhënë jetë një "mjegullnaje planetare"), gjiganti i kuq do të shndërrohet në një yll të vogël, "xhuxhi i bardhë", derisa të shuhet plotësisht pas ndonjë miliard vjetësh. Yjet më të mëdha "vdesin" me një shpërthim supernove: një proces me energji jashtëzakonisht të lartë, aq sa mund të prodhojë dhe të përhapë në kozmos elementët më të rëndë të hekurit, siç është ari.
Në bazë të masës, ajo që mbetet nga ylli mund të shndërrohet në një yll neutronesh, ose një vrimë të zezë. Të parat, ndonjëherë mund të shpërndajnë valë radioje me ndërprerje: në këtë rast quhen pulsarë. Ishte pikërisht rregullsia e sinjalit që vinte nga pulsari i parë i zbuluar në vitin 1967, që i detyrohej një qytetërimi jashtëtokësor, i cili sugjeroi nofkën "LMG-1: Little Green Man" (njeriu i vogël jeshil).
Kur një yll ka një masë më të madhe se tri herë sa ajo e Diellit, tkurrja e lëndës arrin në një pikë ku as drita nuk mund t‘i shpëtojë gravitetit të saj: kështu lind një vrimë e zezë. Është njësoj si "të fusësh" të gjithë Diellin në një sferë me diametër 3 kilometra. Një objekt tërheqës që paraqet një sfidë të vërtetë për astrofizikanët.
Poli i lëvizshëm
"Përveç spekulimeve teorike, yjet kanë pasur një rol të rëndësishëm praktik: që nga periudha e parahistorisë, njerëzit ndiqnin ciklin e stinëve falë kalimit të Diellit në yjësi të ndryshme", thotë një docent astronomie në Universitetin e Firences. Fenomeni përsëritej në një periudhë të herëpashershme dhe përbënte vitin diellor: sot Dielli në maj është te Dashi, dhe në tetor te Virgjëresha.
Yjet shërbenin edhe për t‘u ndriçuar rrugën udhëtarëve të natës. Ylli Polar, duke qenë në një linjë me aksin e rrotullimit të Tokës, ishte referimi për Polin e Veriut. Por nuk është kaq i palëvizshëm siç besohet: duke qenë se aksi i rrotullimit të Tokës përshkon një trajektore rrethore mbi sferën qiellore në 26000 vjet, gjatë mijëvjeçarëve yje të ndryshëm kanë treguar veriun. Sot, kjo detyrë i takon Alfas, Arusha e Vogël Polare, ndërsa pas 12 mijë vjetësh do t‘i takojë Vegas, në yjësinë e Lirës.
Nga Bizanti tek Apokalipsi
Me një begati të tillë ishte e pashmangshme që yjet të mos shkëlqenin edhe aspekte të tjera të kulturës njerëzore. Për poetët mesjetarë të "Dolce stil novo", ylli përfaqësonte shkëlqimin e syve, ose bukurinë vezulluese të një gruaje.
Kështu, poezia zhvilloi domethënien moderne të "star" (yllit), njeri që "shkëlqen" në botën e spektaklit, ose në atë të sportit, dhe shumë jetëshkurtër, "yje që bien".
"Ylli është një simbol i fortë pushteti, dinjiteti, i paarritshmërisë, idealeve të larta dhe dëlirësisë", thotë një docent në Universitetin e Palermos. Ja pse yjet janë të pranishëm nëpër flamuj. Një prej shteteve të para që e përdori ishte Turqia, në vitin 1844.
Edhe pse ylli (së bashku me gjysmëhënën) është bërë emblemë e shumë shteteve islamike, origjina e tij është bizantine: përfaqësonte Shën Mërinë, yllin që lindte në mëngjes.
Prejardhje të tillë ka edhe flamuri i Bashkimit Europian, krijuar në vitin 1955: 12 yjet e verdhë mbi sfondin blu. Ideatori, francezi Arsene Heitz, u frymëzua nga Apokalipsi, që e përshkruan Shën Mërinë si "një grua të veshur me diell, me hënën poshtë këmbëve të saj dhe në kokë një kurorë me 12 yje".
Fundi i "Komedisë"
Të tjerë yje janë bërë shenjë persekutimi, i tillë është ylli me 6 cepa (Maghen David, "mburoja e Davidit"), simboli i qytetërimit hebraik.
Për disa, forma e tij tregon gatishmërinë e fiseve hebraike rreth Tabernakolit (shenjtore që transportohet) gjatë eksodit të çifutëve në Egjipt, por për disa të tjerë përfaqësonte gjithëpushtetin e Zotit. Gjatë nazizmit, gjermanët i detyruan hebrenjtë të mbanin një yll të verdhë, për t‘i diskriminuar.
Herë të tjera ylli përfaqëson arritjen e lirisë, nën drejtimin e një lëvizjeje politike. Kjo vlen për flamurët afrikanë, siç është ai i Libisë, ku ylli është liria e skllevërve; ose për yjet e vendeve komuniste, ku përfaqësojnë dritën e revolucionit (ja përse u zgjodh edhe nga Brigada e Kuqe).
Gjithsesi, në çdo epokë yjet simbolizojnë dëshirën e njeriut për të lartësuar shpirtin. Ja pse Dante Alighieri i lartësoi qiejt më shumë se Parajsën, duke u dhënë fund tri këngëve të "Komedisë Hyjnore", kështu siç po e mbyllim këtë artikull, me fjalën "star" (yll).

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Me sy te drejtuar nga yjet
» Yjet, Yjesitë dhe Zodiaku
» Si do dukeshin yjet e tjere ne vend te Diellit
» Yjet, Yjesitë dhe Zodiaku
» Si do dukeshin yjet e tjere ne vend te Diellit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi