EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arka e Noes

+6
aleksander papadhimitri
Berti69
toni79
Mirsad Basha
Estilen
Neo
10 posters

Shko poshtë

Arka e Noes Empty Arka e Noes

Mesazh  Neo 23.10.09 20:39

Arka e Noes

Arka e Noes Archenoe07

Përmbytja biblike lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me historinë e Arkës së Noes, me të cilën janë marrë dhjetëra shkencëtarë apo jo përgjatë shekujve të historisë njerëzore.

A ekzistoi Arka në realitet apo bëhet fjalë vetëm për një mit? Nëse ekzistoi, ku përfundoi dhe çfarë ka mbetur sot prej saj?

Pyetjeve në fjalë nuk u është dhënë ende asnjë përgjigje e si pasojë Arka e Noes mbetet një nga misteret më të pazgjidhura deri më sot, pavarësisht përpjekjeve për të zbuluar, që përfunduan thjesht në teori apo hipoteza.

Një tablo e piktorit amerikan Eduard Hiks (1780-1849) tregon kafshët që hyjnë dy e nga dy në Arkën e Noes. Sipas traditës biblike, Arka kishte përmasa gjigande për kohën e vetë dhe u ndërtua nga Noe, pas urdhrit të Zotit, për të shpëtuar familjen e tij dhe një numër të vogël kafshësh të ndryshme, nga përmbytja që do të vinte më vonë. Kjo histori përfshihet në librin e Gjenezës të Dhiatës së Vjetër, në Tora të hebrenjve, si edhe në shkrimet sekrete të Kuranit.

Sipas mendimit të shumicës së teologëve, historia e Arkës, që përfshihet në bibël, mund të ketë ardhur nga shumë burime të kohës dhe me kalimin e shekujve u përfshi në historinë e shenjtë të hebrenjve, në formën që e njohim sot. Në këtë mënyrë mund të shpjegohet dhe mënyra se si historia e një apo shumë përmbytjeve është pjesë e historive të popujve të tjerë.

Megjithatë, duhet të theksohet se si të krishterët dogmatikë, ashtu edhe hebrenjtë ortodoksë nuk pranojnë këtë hipotezë, që thotë se historia e përmbytjes është mbarëkombëtare dhe që i përket historisë së njerëzimit.

Në çdo rast, historia e Arkës së Noes, që përfshihet në bibël, ka histori paralele në mitin e sumerëve për Ziusudran, i cili tregon se si heroi i Ziusudras u lajmërua nga zotat për të ndërtuar një anije, në të cilën do të shpëtonte ai nga përmbytja që do të shkatërronte njerëzimin. Paralelizma më pak të ngjashëm me përmbytjen biblike ekzistojnë në shumë qytetërime të tjera të njerëzimit, ndër të cilëve edhe në ato ballkanike, si në Greqinë antike.

Në realitet, kjo histori është një ndër legjendat më të përhapura në qytetërimet e njerëzimit, porse Arka e Noes u bë emërtimi i përbashkët i këtyre legjendave, për shkak të ndikimit fetar, nëpërmjet librave të shenjtë.

Kërkimet e Arkës së Noes

Në Dhiatën e Vjetër shkruhet se shtatë muaj pas fillimit të përmbytjes, arka “u ul mbi malet Ararat”. Nëse “malet Ararat” janë të njëjta me malet me të njëjtin emër të Turqisë Lindore, ka pasur gjithnjë mendime të ndryshme. Megjithatë, shumica e kërkimeve për zbulimin e Arkës janë zhvilluar në këtë mal, të krijuar nga një shpërthim vullkanik dhe ka formën e një koni. Me lartësi 4.2 kilometra nga niveli i detit, ky mal ka majën gjithnjë të mbuluar me dëborë, çka bën shumë kërkues, shkencëtarë apo jo, të mendojnë se Arka ka mbetur mes akullit pa u kalbur dhe madje që me uljen e nivelit të dëborës, mund të dallohen pjesë të Arkës.

Informacioni i parë që ka të bëjë me kërkimet për Arkën, vijnë nga një prift, Kaldeon Veroza, despot i objektit Marduh në Babiloni, në shekullin e tretë para erës sonë, i cili shkruan një histori të Mesopotamisë për Shpëtimtarin nga Antiokia. Ai shprehet në këtë libër se bashkëfshatarë të tij u ngjitën në malin Ararat dhe pasi zbuluan Arkën, morën me vete pjesë të saj për hajmali.

Ky libër nuk ekziston më, por historiani i shekullit të katër, Eusebius Cezar, përsërit të njëjtën histori dhe pretendon se Arkën mund ta shihte kushdo në malin Korikir të Armenisë, ku njerëzit duke gërryer pak dru, e përdornin atë si hajmali. Të njëjtën histori e tregojnë në periudha dhe vende të ndryshme edhe Nikolla i Damaskut dhe Shën Theofili i Antiokisë, rreth vitit 180 të erës sonë. Historiani hebre Flabius Iozopi në librin “Arkeologjia judaiste” tregon se në kohën e tij shumë njerëz kishin çuar pjesë të Arkës nga mali Ararat.

Kohët moderne

Prej asaj kohe dhe për shumë shekuj, një sërë kërkuesish u drejtuan nga mali Ararat në përpjekje për të zbuluar pjesë të mbetura të Arkës së Noes. Në vitin 1800, një amerikan me emrin Klod Riç, botoi esenë e Aga Huseinit, i cili pretendonte se ishte ngjitur në malin Ararat dhe kishte parë mbetje të Arkës.

Nga viti 1829, filluan ekspeditat e organizuara në Ararat, me të parat ato të tria të amerikanit Frederik Parot, profesor i Universitetit të Dorpatit, i cili deklaroi se në ekspeditën e tretë arriti të zbulonte një pjesë të Arkës, por nuk mund ta vërtetonte këtë zbulim.

Në vitin 1840, një gazetar shkroi nga Stambolli se një grup ekspedite turke kishte zbuluar dhe i ishte afruar Arkës dhe e përshkruante si një skelet gjigand pre druri, thuajse plotësisht të zezë, që dilte vetëm pak mbi akull.

Ekspedita turke deklaroi se arriti të hynte brenda në Arkë, e cila ishte ndërtuar nga dru pemësh që ekzistojnë në zonën e lumit Eufrat dhe se ishte ende në gjendje të mirë; vetëm një pjesë e saj ishte rrënuar. I njëjti grup përfundoi se kjo anije ishte ndërtuar për të transportuar kafshë, pasi ishte ndarë në blloqe 4.5 metërshe, shumica e të cilave ishte e mbushur me akull.

Në vitin 1893, Nestori, kryepeshkopi i Jeruzalemit, deklaroi se kishte gjetur Arkën në Ararat dhe tha se ishte ndërtuar nga kolona prej druri me ngjyrë të errët, me madhësinë e dhënë në Bibël. Ai krijoi një kompani me qëllim transportimin e Arkës dhe ta ekspozonte në Çikago, çka u kundërshtua nga qeveria osmane.

Në gusht të vitit 1916, oficeri i aviacionit carist rus, Vladimir Roskoviç, shkroi në një raport për eprorët e tij se duke fluturuar mbi kufijtë turq, pa pjesë të Arkës, që dilnin pak mbi akull në malin Ararat, afër një lumi të ngrirë. Atëherë Cari Nikolla II urdhëroi dërgimin e një grupi kërkimor në këtë zonë. Grupi i parë që tentoi të gjente Arkën e përbërë nga kazakë rus, deklaroi se panë pjesë të anijes biblike dhe se kryen matje dhe fotografi, si edhe morën pjesë të Arkës në Shën Petërsburg për t`i analizuar. Të gjitha këto humbën nga kaosi që solli revolucioni i vitit 1917, i cili solli edhe fundin e kërkimeve.

Zbulimi i vërtetë?

Historia e fshehur në malin Ararat u rikthye në qendër të vëmendjes gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur drejtori i atëhershëm i shërbimeve sekrete sovjetike deklaroi se një nga oficerët e tij, duke fluturuar mbi Ararat, pa disa pjesë të Arkës, çka i bën deklaratat e Vladimir Roskoviçit të besueshme.

Por, periudha në fjalë dhe regjimi komunist nuk mundësuan kërkime të reja dhe çështja u rimbyll sërish deri në vitin 1950, kur alpinisti francez Fernand De Navarre pretendoi se gjeti së bashku me djalin e tij njëmbëdhjetëvjeçar Rafael, një pjesë të drurëve të Arkës dhe se i dorëzoi në Komisionin Shkencor të Francës, për t`u analizuar. Analizat treguan se kjo dërrasë është 5-mijëvjeçare, ndërkohë që fotografi të kësaj ekspedite ekzistojnë në librin e Navarre, që u publikua në Francë në vitet ‘50.

Në fillimet e të njëjtit dhjetëvjeçar u bënë edhe përpjekje të tjera për gjetjen e Arkës nga teologu dr. Aron Smith (1951) dhe kërkuesi francez Zhan De Rike, por që nuk arritën në rezultate.

Ekspeditat vazhdojnë...


Neoprotestantizmi që u kthye në modë në SHBA në këtë periudhë, risolli në vëmendje kërkimet për Arkën e Noes dhe solli një valë të re “kërkuesish të Arkës”, me më të famshmin, astronautin Xhejms Ajrvin, i cili shkeli në Hënë, si pjesëtar i ekspeditës “Apollon 17”. Ajrvin bëri një sërë kërkimesh në Ararat, por pa arritur të zbulojë diçka të rëndësishme.

Vitet e fundit, një grup kërkimor amerikan nisi të kërkojë në malin Sabalan në Iran, më shumë se 300 kilometra larg nga Ararat. Shumica e kërkuesve janë përqendruar në malin Ararat, megjithëse në bibël shkruhet në “vargmalet Ararat”.

Zona Durupinar, që gjendet afër Araratit dhe është më e zbulueshme, tërhoqi vëmendjen e kërkuesve gjatë dhjetëvjeçarit të tetë dhe të nëntë të shekullit të kaluar. Në fillim të vitit 2004, një tregtar nga Honoluluja, udhëtoi deri në Uashington për të deklaruar organizimin e një ekspedite që do të kërkonte në një zonë, që ai e quante “anomalia Ararat”, por më vonë National Geographic, deklaroi se e gjithë kjo zhurmë ishte thjesht një “shfaqje akrobatike pa rezultat” me qëllim që të detyronte qeverinë turke të jepte leje, çka është arritur nga shumë pak kërkues.

Në vitin 2006, u rizgjua sërish vëmendja botërore, për pak kohë, kur një ekspeditë deklaroi se Ararati është një zonë në Iran. Me gjithë përpjekjet, asgjë nuk është e sigurt deri tani për vendin ku mund të ekzistojë Arka e Noes dhe për ekzistencën e saj, pavarësisht fotografive dhe drurit të dërguar në Francë nga Fernand De Navarre. Dhe kërkimet vazhdojnë...
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arka e Noes Empty arka e noes

Mesazh  Estilen 30.04.10 11:36

Zbulohet barka e Noas ?

Arka e Noes 2443238970104585592S600x600Q85

Ky eshte mali Ararat ne Turqi ku mendohet te jene gjetur mbeturinat e Arkes se Noes.

Grupi i arkeologëve kinezë dhe turq njoftuan të hënën e kesaj jave, se me siguri kanë gjetur barkën e Noas në majën katërmijë metra të lartë të malit Ararat në Turqi, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Shkencëtarët thanë se janë gjetur mbetjet e drurit dhe pas testimit me karbon është vërtetuar se mbetjet e arkës janë të vjetra rreth 4.800 vjet që përputhet me kohën e Përmbytjes së Madhe në Tokë.

Sipas Biblës në kohën e Përmbytjes së Madhe Zoti urdhëroi Noan të ndërtojë një barkë në të cilën do të fuste nga dy kafshë të secilit lloj.

Thuhet se pas vërshimit uji u tërhoq, ndërsa barka u fundos. Shumica besojnë se ajo u ndal mu në malin Ararat për arsye se ajo është pika më e lartë në atë rajon.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arka e Noes Empty pershendetje

Mesazh  Mirsad Basha 04.01.11 22:21

Une besoj ne ngjarjen e arkes si do qe e quajm pas per rastin e saj bejn fjale shkrimet e shnjta qoft hebraike ,kristjan apo islame ,,ne shkrimet e librave te shenjt flitet per verrshimet qe ndodhen pas hidhrimit te zotit per mos bindje ne besim ne nje zote te vetem,, ne akr gjemdeshin te gjitha llojet e varerave te njohura ,,para 2 viteve nese nuk kam haruar ne vitin 2009 ne nje kronik ne TRK ne oret 24 kam degjuar se Arkeologet turk dhe kinez ne ekspedit te perbashket kan gjetur arken e davudit opo dautit ne nje mal ne turqi dhe arka esht derguar ne stambolle qe me ant te metoced C14 te egzaminohet vjeteresia ,por me tutje nuk kam degjuar per rastin,,nese ky zbulim vertetohet bie posht gjdo teori siq ka ren ajoe e Darvinti ju pershendes
Mirsad Basha
Mirsad Basha

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arka e Noes Empty Re: Arka e Noes

Mesazh  Estilen 02.07.11 18:02


Varka e Noas në....Holandë



Arka e Noes ATT16119

Varka e Noas ka frymëzuar shumë shkrimtarë e regjisorë hollivudianë, por asnjëherë kjo varkë nuk është shndërruar në realitet në përmasa të mëdha…të paktën deri më tani.

Holandezi Johan Huibers vendosi të “realizojë” profecinë duke ndërtuar varkën e stërmadhe ( edhe pse është sa 1/5 e varkës së Noas së përshkruar në Bibël ) në Schagen.

Mbrenda saj ai do te fuse kafshë të ndryshme, por jo për t’i shpëtuar ato nga mbytja e madhe, por për ta shndërruar varkën e tij në një muze zoologjik të hapur për turistë, e pse jo, sic thotë ai, edhe religjoz.

Johan thotë se është frymëzuar për të ndërtuar këtë varkë nga një ëndërr që kishte parë 30 vjet më herët.


http://www.google.com/search?hl=sq&biw=1024&bih=604&gbv=2&tbm=isch&sa=1&q=The+boat+of+Noah+in+the+Netherlands+....&btnG=K%C3%ABrko
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arka e Noes Empty Arka e Noa-s

Mesazh  Estilen 13.07.11 21:36


Arka e Noa-s,histori e vertete...?



Çdokush mund të besojë ose jo në Bibël e Kuran, ky është problemi i tyre, por personalisht unë gjej historinë e arkës se Noas të jetë një nga tregimet më absurde në të gjithë librin. Kjo është një legjendë shumë e bukur dhe tregon një përrallë interesante, por të gjithë ata që e marrin atë si një ngjarje te vertete duhet të bejne një hap prapa dhe ta përdorin trurin vetem per triller.




Një ekip hulumtimi i përbërë nga ekspertë nga Turqia dhe Kina, ka gjetur “Varkën biblike të Noe-së në malin Ararat“, sipas raporteve të shtypit turk. Një nga anëtarët e grupit, dokumentaristi kinez Yang Ving Cing, tha se kishte gjetur një strukturë të vjetër prej druri në një lartësi prej 4000 metrash në malin Ararat, që ndodhet në lindje të Turqisë pranë kufirit iranian.

Eksploratori, një anëtar i një organizate ndërkombëtare të përkushtuar për gjetjen e Varkës legjendare që i mundësoi Noe-së dhe familjes së tij t’i shpëtonin përmbytjes, tha se mbetjet e gjetura janë më të vjetra se 4800 vjet. ”Nuk është 100 për qind e sigurtë që është pikërisht Varka në fjalë, por ne mendojmë se është 99,9 për qind”, tha ai në një deklaratë për agjencinë turke Anadolu.

“Struktura e varkës ka shumë ndarje mund të themi se këto mund të jenë hapësirat në të cilat ishin vendosur kafshët“, tha ai.

Ving Cing tha se kishte kontaktuar tashmë me qeverinë turke për të kërkuar mbrojtjen e zonës dhe për të filluar gërmimet, dhe tha se do t’i kërkonte UNESCO-s për të përfshirë këtë rajon në listën e Trashëgimisë Botërore “. Kjo nuk është hera e parë që një grup pretendon të ketë gjetur Varkën në Ararat, mali më i lartë në Turqi, ku (sipas Biblës) ka qëndruar Varka e Noe-së.

Përmbytja Universale

Janë gjetur kohët e fundit prova të rëndësishme në Detin e Zi që konfirmojnë ekzistencën e përmbytjes universale. Falë spedicionit të arkeosubit Robert Ballard dhe sidomos falë ”Little Hercules” të tij, një nëndetëse-robot e telekomanduar, u gjetën 12 milje larg bregut turk dhe rreth 90 metra në thellësi, kallama të përzierë me baltë dhe argjil, që korrespondon me trarë të vjetër të një kasolleje rreth 35 metra katror, ​​rreth të cilës gjenden objekte dhe mjete në gjendje të mirë, edhe pse për momentin ato kanë mbetur në fund, për studiuesit nuk ka asnjë dyshim: bëhet fjalë për një ndërtesë që daton që nga kohët e Neolitit.

Nga një pikëpamje shkencore, historia e përmbytjes universale është një fakt shumë i shpjegueshëm, datuar në më shumë se 7.500 vjet më parë. Besohet, në fakt, që në atë kohë zona e gjerë sot e pushtuar nga Deti i Zi, të ketë qenë një fushë pjellore kultivuar nga popullsi bujqësore nga Lindja e Mesme. Ajo mbartte, në pjesën e saj më të ulët (depresion) një liqen të vogël dhe lartësia e saj ishte shumë nën nivelin e Detit Mesdhe aty afër.

Shumë gjetje guackash të fosilizuara në shtratin e Detit të Zi që datojnë në atë periudhë, megjithatë, sjellin konfuzion në këtë fakt duke hipotizuar, si pasojë e ngjarjeve të jashtëzakonshme atmosferike, derdhjen e papritur të ujërave të Mesdheut në përputhje ma pozicionin aktual të Ngushticës së Dardaneleve. Vendbanimet njerëzore u përfshinë në këtë mënyrë nga ujërat dhe u përmbytën.

Uji në këtë mënyrë kishte përmbytur ultësirën, duke rënë për muaj të tërë nga një ujëvarë e lartë 150 m, në sasi 600 herë më të lartë se ajo e derdhur nga Ujëvarat e Niagarës. Një ngjarje e tillë katastrofike ka çuar në lindjen e Detit të Zi dhe ka shtyrë njerëzit që jetonin në ato zona të zhvendosen, duke i dhënë jetë historisë biblike të përmbytjes universale.
“Përmbytja zgjati 40 ditë mbi tokë dhe ujërat u ngritën dhe e ngritën Varkën… Ujërat u bënë të fuqishëm dhe u rritën shumë mbi tokë… Për çdo qënie që lëvizte mbi tokë.” Kjo është shkruar në Dhjatën e Vjetër. Nuk është vetëm doktrina e krishterë që raporton këtë incident, por janë disa dokumenta të ndryshëm antikë që i referohen.

Ndër ta, egziston saga sumere e Gilgameshit (mbreti i famshëm), ku protagonisti Utnapishtim, bën veprime dhe përvoja të ngjashme me ato të Noe-së.

Gjithsesi, në ato lartësi nuk egzistojnë banime njerëzore: një dru i atyre dimensioneve, ose më mirë një tra, maksimumi mund të transportohet ose të përfundojë deri aty. Spedicionet janë kryer duke ndjekur me përpikmëri shkrimet në Bibël, dhe gjithçka përputhet. Varka, pas përmbytjes, është zhvendosur në malin Ararat dhe pastaj është thyer në mes si shkak i një tërmeti të mëvonshëm.

Varka del kështu në sipërfaqe pas më shumë se 4371 vitesh dhe është një zbulim shkencor i jashtëzakonshëm. Dëshmi të shumta janë dhënë dhe nga spedicione të tjera si ajo e francezit Navarra. Pas tyre kanë qënë dhe zbulimet satelitare amerikane .
AE
AE

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arka e Noes Empty mbase

Mesazh  Ushtari i krishtit 02.01.12 19:37

mbase mund te jete e vertete
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arka e Noes Empty Re: Arka e Noes

Mesazh  Elson Precaj 02.01.12 20:08

Edhe mund te jete e vertete historia e kesaj arke , por kerkimi i saje eshte "impossible mission".Kesaj i thone te kerkosh gjilperen ne kashte !
Elson Precaj
Elson Precaj

31


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arka e Noes Empty Re: Arka e Noes

Mesazh  Siroco 14.12.12 0:39

Përmbytja biblike është e vërtetë, ndodhi 12.000 vjet më parë

Arka e Noes Largea_permbytja121355354409

Historia e Arkës së Noas mund të jetë e vërtetë. Oqeanografët që kanë zbuluar Titanikun thonë se ka prova të një përmbytje me përmasa biblike.

Arkeologu i njohur nënujor, Robert Ballard thotë se ekipi i tij i kërkuesve ka zbuluar prova që faktojnë se ka ndodhur Përmbytja e Madhe.

Ballard tha se ka hetuar në lidhje me një teori kontroverse të dy shkencëtarëve të universitetit të Kolumbias për një përmbytje rreth Detit të Zi.

Ai thotë se rreth 12 mijë vjet më parë shumica e botës ishte e mbuluar me akull dhe Deti i Zi ishte një liqen me ujë të ëmbël, i rrethuar nga toka bujqësore.

Por kur akullnajat nisët të shkrijnë, uji nisi të vërshonte drejt oqeaneve.

Ai pretendon se përmbytjet ndodhën në mbarë botën.

Teoria është se përmbytja e jashtëzakonshme e transformoi Detin e Zi nga një liqen me ujë të ëmbël në një det me ujë të kripur.

Ballard thotë se nuk bëhet fjalë për një lëvizje të ngadaltë, por një përmbytje me fuqi të madhe.

Toka që u përmbyt, mbeti aty, shton ai.

Ekipi i tij ka gjetur edhe mbetje të një anije. Edhe pse ai nuk beson se është Arka e Noas, dyshon se mund të jetë një provë e një komuniteti të lashtë, që është përpirë nga përmbytja.

Arka e Noes Permbytja1
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arka e Noes Empty Re: Arka e Noes

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi