Klubi i Jakobinëve
Faqja 1 e 1
Klubi i Jakobinëve
Klubi i jakobinëve dhe iluminatët e Francës
Ky ishte klubi më i njohur politik i revolucionit francez në të cilin morën pjesë shumica e deputetëve francezë në atë kohë, duke përfshirë aty Robespierin dhe Mirabon.
Menjëherë pas ngjarjeve të 5-6 tetorit të vitit 1789 u formua "Shoqëria e miqve të Kushtetutës", e cila më vonë e mori emrin "Klubi i jakobinëve".
Ai u formua posaçërisht për debate, thjesht të shkrimtarëve, shkencëtarëve, simpatizuesve të tyre të huaj dhe borgjezëve të pasur, të cilët paguanin anëtarësi të larta. Anëtarët e klubit janë zgjedhur gj?thnjë mjaft me kujdes.
Pretekst për krijimin e këtij klubi ka qenë "frika nga Kushtetuta aristokrate". Të njëjtin pretekst e kanë shfrytëzuar shumë herë ultrazengjinët që atëhere e deri më sot për krijimin e ideologjive të ndryshme, siç janë: socializmi, komunizmi, fashizmi, nazizmi e të ngjashme.
Që nga fillimi në klub kanë marrë pjesë rreth 200 deputetë, të cilët kanë pasur për qëllim të udhëheqin debate sociale. Megjithatë, qëllimi i vërtetë i këtij klubi ka qenë që deputetët e Parisit të venë kontakte me deputetët e tjerë nga provincat franceze dhe të përputhnin aktivitetet e tyre.
Nuk ka qenë aspak e rastësishme fakti që ata të mblidhesh në Manastirin Dominikan, sepse edhe vetë zanafilla e tyre ka qenë aty. Janë bërë shumë studime dhe kërkime rreth shkakut se pse dominikanët iu bënin strehim klubit në manastirin e tyre dhe rezultati ka qenë se midis tyre dhe revolucionarëve ka patur shumë gjëra të përbashkëta.
Kur u vendos inkuizicioni në Spanjë në shekullin XV, domenikanët u ngarkuan me zbatimin e tij. Inkuizitor i parë kryesor në Spanjë ka qenë domenikani Tomas de Torkmad - i njohur për nga zbatimi i tmerreve dhe terroreve. Pjer Koshoni, kryetar i gjyqit, i cili solli vendim për djegien e Zhan d'Arkut në turmë drunjsh, ka qenë gjithashtu domenikan, sikur edhe anëtarët e tjerë të gjyqit.
Ata formuan një teologji mistike, e cila kishte ndikim të madh në Evropë në shek. XVI. Edhe sot madje nëpër botë janë të shpërndara shumë shkolla, kolegje dhe universitete dominikane të njohura për nga ashpërsia e tyre mësimore. Sipas fjalorit të Bensterit, emri "jakobin" ka gjasa ta ketë prejardhjen prej emrit të rrugës "Shën Jakovi", ku ndodhej Manastiri Domenikan.
Megjithatë, shumë më tepër ka gjasa që ky emër ta ketë prejardhjen prej Jakov Isakut, njërit prej ithtarëve dhe mësuesve të lëvizjes judaiste, hazidizmit. Udhëheqësi shpirtëror i kësaj organizate ka qenë Adam Vajshopi. Manifestet e njohura dhe urdhërat për disa therje kanë dalë prej vendimeve të këtij klubi. Të gjitha propozimet për Kuvendin Ligjvënës kanë dalë prej aty.
Nga fundi i vitit 1791, mbledhjet e klubit u bënë të hapta dhe publike. Prej momentit kur Konventa shpalli Republikën më 22 shtator të vitit 1792, klubi e ndërroi emrin në "Shoqëria e jakobinëve, dashamirës të lirisë dhe barazisë".
Qëllimi ishte që të njihesh?n në Konventë deputetët majtistë dhe sankilotët e shumtë dhe të përjashtoheshin zhirondistët dhe jakobinët dhe arritën vërtet ta bënin një gjë të tillë. Pas rënies së monarkisë në vitin 1792, jakobinët pa u shpallur zyrtarisht si republikanë, udhëhiqnin revolucionin dhe faktikisht drejtonin shtetin.
Diktatura revolucionare e drejtuar prej tyre dhe të gjitha aktivitetet e tyre në kohën e revolucionit, që sollën edhe mbretërinë e terrorit, tregojnë qartë për planet dhe makinacionet e njëfarë fuqie të fshehur, prapaskenë e cila i drejtonte qëllimet e tyre.
Robespieri filloi spastrimet në klub dhe në vitin 1793 i ndërpreu marrëdhëniet me kordelierët dhe hebertistët dhe në fund me dantonistët. Detyra e Robespierit, i cili mbeti udhëheqës i vetëm i jakobinëve, ishte që në mënyrë konsekuente të likujdonte fraksionet e tjerë dhe ia arriti qëllimit për një kohë të shkurtër, pas kësaj mori tërësisht kontrollin mbi Konventën, komunën parisiene dhe administratën lokale.
Diktatura revolucionare ka qenë vepër e jakobinëve e kryer me ndihmën e sankilotëve. Më vonë, gabimin që nuk e morën parasysh propozimin që dhanë sankilotët për rritjen e pagave, jakobinët e paguan shumë shtrenjtë. Në ngjarjet e korrikut në vitin 1794, mbretëronte opinioni publik se jakobinët ishin fajtorë kryesorë për të gjitha të këqiat e Francës.
Sankilotët e tërhoqën përkrahjen e tyre, sepse shihnin dallime të mëdha midis dy shoqërive sociale krejtësisht të ndryshme. Klubet e jakobinëve në Francë i bashkonin terroristët aristokratë. Këta ishin ata të cilët fizikisht e bënë revolucionin francez, por askush nuk tregoi se kush, në të vërtetë, iu dha urdhër Dantonit, Mares dhe Robespierit - udhëheqësve zyrtarë të Klubit.
Anëtarë të klubeve ishin njerëzit më të pasur dhe më me autoritet në Francë. Në vitin 1794 këta klube kanë pasur më se 500 mijë anëtarë. Është e vërtetë se këta aristokratë - terroristë të ashtuquajtur jakobinë, në realitet, kanë qenë iluminatët francezë. Me dekret të datës 11 nëntor të vitit 1794, Konventa ndaloi veprimtarinë e klubit.
Robespieri
Maksimilian Mari-Izidor de Robespier lindi në Aras, më 6 maj të vitit 1758. E ka prejardhjen nga një familje mesatare borgjeze. Që në moshë të re ai ka studiuar në kolegjin e oratorisë në Aras. I është dhënë bursë prej një manastiri për të ndjekur mësimet në një lice të njohur parisien, të cilin e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1780, kurse pak më vonë kreu studimet e larta për drejtësi dhe shpejt u bë i famshëm. U bë gjykatës dhe filloi të merrej me ese shkencore, për të cilat fitoi shpërblime nga Akademia e Arteve.
Karriera e tij politike filloi në moshën 31-vjeçare, kur ai u zgjodh anëtar i Kuvendit. Në vitin 1790 u bë kryetar i "Klubit të jakobinëve", anëtar i të cilit ishte që nga themelimi i tij. U shqua në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të qytetarëve.
Robespieri i vrazhdë posedonte shumë vlera morale dhe ishte kundër asaj jete të shfrenuar që kalonin Dantoni, Markizi orlenian dhe shumë revolucionarë të tjerë dhe për këtë arsye mori emrin "i pakorruptuar?". Atij nuk i interesonin paratë.
E vetmja gjë që synonte ishte pushteti, atë pushtet të cilin ia dha populli, sepse Robespieri zbuloi komplotin e Kapitalit drejtuar kundër mbretit. Disa historianë supozojnë se ai në shpirt ka qenë monarkist, gjë që nuk është e vërtetë.
Në një rast ai u deklarua në favor të monarkisë së paqendrueshme vetëm sepse mendonte se pas rrëzimit të Luigjit XVI në Francë do të pasonte një qeveri shumë më pak demokratike se sa regjimi i vjetër dhe në këtë rast ka pasur të drejtë.
Ai vetë ka thënë: "Mua më paditën në Kuvend se jam republikan. Me këtë ata më bënë shumë nder, por unë nuk jam i tillë. Po të kisha qenë i paditur se jam monarkist, do të më turpëronin. Franca tashmë është një republikë me një monark. Ajo nuk është monarki, as republikë, por edhe republikë edhe monarki".
Robespieri ka qenë ithtar i flaktë i moralistit Zhan Zhak Ruso, i cili nuk ka qenë as monarkist, as republikan. Me deklaratat e lartshënuara dhe me një tjetër të ngjashme si ato, ai vetë e nënshkruajti gjykimin me vdekje. "Më duket se ne na shtyn një lloj dore e fshehtë kundër dëshirës sonë.
Çdo ditë Komiteti për Shpëtimin Kombëtar bën pikërisht atë për të cilën një ditë më parë vetë ka vendosur të mos bëjë". Ata të cilët vetë e kishin angazhuar me rrogë e bënë të paguajë për tradhtinë. Një të shtunë në korrik të vitit 1794, ditën e Sabatit për herë të parë gjyqi revolucionar ishte në pushim.
Ajo ditë u zgjodh për të vendosur për fatin e Robespierit. Ata "francezët e mirë", prijës të revolucionit francez, ndodheshin në sinagogë për të "vendosur" dhe për të dhënë urdhër për ekzekutimin e tij. Ai ishte i plagosur rëndë, e jo i vrarë nga njëfarë polici Meda, me pseudonimin Merd, siç deklaruan më pas, dhe në të njëjtën ditë, më 28 korrik të vitit 1794 u gijotinua.
Shumë historianë francezë e botërorë sot i shtrojnë vetes pyetjen: pse Dantoni i pandershëm dhe i pamoralshëm, i cili u ishte shitur të gjithëve, u bë i pavdekshëm duke i ngritur përmendore dhe duke ia vënë edhe rrugës në Paris emrin e tij, kurse Robespierit nuk iu nda kurrfarë shpërblimi moral dhe kurrfarë "falënderimi" nga Republika franceze. Natyrisht, kjo u bë për shkak të fjalimit të tij të fundit në të cilin ai foli për "dorën e fshehur".
Familjet e pushtetshme dhe autoritare dëshironin që emri i Robespierit të zhytej në harresë. Populli francez, i cili edhe sot e kësaj dite mburret me revolucionin, nëse lavdëron Robespierin, do të thotë se e përkrah dhe e pranon thënien e tij të fundit se revolucioni francez nuk është vepër e francezëve, sepse ka qenë i përgatitur dhe i udhëhequr prej të huajve. Në këtë temë francezët janë shumë të ndjeshëm.
Mara
Zhan Pol-Mara u lind në Zvicër prej nënës zvicerane dhe babait sardenjas. Studioi mjekësinë në Bordo dhe Paris, mbrojti titullin e doktoraturës në fushën e mjekësisë në Londër ku edhe punoi si mjek. Më vonë u kthye në Francë, filloi të vinte në praktikë mjekësinë dhe publikoi artikuj shkencorë-filozofik dhe politik. Dëshira e tij e madhe ishte që të bëhej anëtar i Akademisë së Shkencave të Francës ku për fat të keq nuk arriti të anëtarësohej.
Në vitin 1789, në fillim të revolucionit, ai filloi veprimtarinë e tij si gazetar politik. Pas disa artikujsh të publikuara në dobi të revolucionit filloi të botojë gazetën ditore "Miku i popullit".
Për shkak të artikujve dhe eseve të pacensuruar u dha urdhëri që të burgoset, por ai arriti që të strehohej në Angli, kështu që pas vetëm tre muajsh u kthye sërish në Francë. Ai lëshoi shtresën e mesme, e cila deri atëherë e përkrahu dhe filloi t'i mbrojë punëtorët dhe të varfërit. Me anë të artikujve të botuar fitoi besimin dhe mbështetjen e të varfërve.
Shumica e artikujve që ai publikoi kishin për qëllim që t'i nxisnin masat e gjera popullore për kryengritje dhe tmerre. Kështu, për shembull, në artikullin "C'en est fait de nous" (Korriku i vitit 1790) ai shkruan: "Pesë deri gjashtëqind koka të prera do të sigurojnë rehatinë, lirinë dhe lumturinë tuaj".
Sërish iku në Angli, fshihej nga organet e pushtetit dhe shpesh herë flinte nëpër bodrume dhe në të njëjtën kohë botonte gazetën e tij. Ai ishte njëri prej nxitësve më të zemëruar për vrasje dhe gjakderdhje.
Më 9 shtator, Konventa e zgjodhi atë si deputet nga Parisi. Ai luftoi në emër të shtresës më të ulët të njerëzve, në të cilët edhe vetë nuk kishte besim se mund të qeverisnin një republikë, për këtë shkak i shtynte ata që të zgj?dhn?n një diktator, duke shpresuar se ai diktator do të ishte vetë ai.
Atëherë kur Republika u bë fakt i pamohueshëm, Mara i paralajmëroi bashkatdhetarët e vet për fatkeqësitë që mund të ndodhnin. "Do të kaloni pesëdhjetë vjet në anarki dhe nga ajo do të shpëtoni me një diktator". Në bazë të propozimeve të tij, Konventa e dënoi me vdekje. Ai, po ashtu, ka qenë nismëtar i Gjyqit revolucionar dhe i Komitetit për Shpëtim Publik, kështu që ata vendosën ta bënin atë kavie të terrorit shkencor.
Prej vitit 1788, e sulmoi një sëmundje e tmerrshme e lëkurës. Pjesën më të madhe të kohës duhej patjetër ta kalonte në vaska të mbushura me ujë të ngrohtë, që ishte e vetmja gjë që e qetësonte. Më 13 korrik të vitit 1793 një franceze e re, Sharlota Korde, hyri në banesën e tij dhe e preu me thikë ndërkohë që ai ndodhej i shtrirë në vaskë. Komoditeti në të cilin jetonte Mara nuk i përngjante aspak jetesës së atyre që përfaqësonte.
Dantoni
Zhorzh-Zhak Dantoni, i lindur më 28 shtator të vitit 1759 në provincën Shampanjë, në Francë, ka qenë njëri ndër polemistët më të ndërlikuar dhe burrë shteti më kontradiktor në periudhën e Revolucionit francez.
Mbaroi studimet për drejtësi në Rejms dhe filloi të punojë në Paris. Karrierën revolucionare e filloi si avokat i ri dhe si orator rrugësh nën mbrojtjen e Markizit orlenian. Shumë shpejt u shqua për fjalimet e tij të flakta dhe impulsive.
Dihet fare mirë se ka pasur edhe përkrahje financiare prej Markizit për fjalimet dhe agjitacionet e tij, të cilat e sollën Francën në një despotizëm që nuk mbahet mend. Gjatë tërë revolucionit, Dantoni nuk haset askund i inkuadruar drejtëpërsëdrejti në çrregullimet, të cilat vetë i nxiti dhe i përgatiti.
Ai nuk u paraqit në rrethimin e Bastilies dhe madje e vizitoi ditën e nesërme. Ai u bë ministër i Drejtësisë dhe luajti një rol shumë me rëndësi në kohën e revolucionit, gjë që - siç theksoi ai shumë herë - nuk ishte aspiratë e tij politike, por mjet për kënaqje dhe dobi.
Revolucioni në fillim ka qenë dëshpërim i madh për Dantonin, sepse ende nuk mundte ta shfrytëzonte për më tepër të ardhura, kështu që duhej të jetonte nga ndihmat që merrte prej babait së gruas së tij.
Më vonë orlenianët i siguruan një jetë të mirë si shpërblim për shkrimet dhe aktivitetin e tij agjitues. Ai pranoi prej mbretit njëqind mijë lira dhe i dha fjalën se do të ishte më i matur dhe nuk do të ngacmonte kurrfarë manifestimesh anarkiste. Mirëpo, pasi vetë karakteri i tij shquhej për mosmbajtjen e fjalës, përsëri iu kthye bandës orleniane.
Dantoni ishte më pak gjakpirës se Mara dhe më pak i vrazhdë se de Muleni, por më egoist se të gjithë. Në çdo moment ishte i gatshëm të shitej për cilëndo parti. Njeri i dhënë pas kanaqësive dhe jetës së shfrenuar, paratë për të nuk ishin kurrë të mjaftueshme dhe përherë jetonte me borxhe.
Ai ishte njeri me entuziazëm të pafrenuar dhe me temperament të bujshëm, pa kurrfarë disipline intelektuale ose morale.
Ai vërtet ishte shumë besnik ndaj vendit të tij, e kjo ishte merita më e madhe e tij ndaj Francës. I gjykuar me vdekje, ai dhe miqtë e tij u gijotinuan më 5 prill të vitit 1794. Para se të ekzekutohej iu drejtua xhelatit dhe i tha: "Kokën time tregoja popullit, ai e meriton atë", mirëpo në atë rast turma nuk reagoi, ajo qëndroi në heshtje.
Përgatiti
Klarita Bajraktari

Jon- 1159
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi