Keltët
4 posters
Faqja 1 e 1
Keltët
Keltët
Barbarë të egër të civilizuar prej Romës, pijanecë të shtyrë drejt Italisë vetëm prej dashurisë për verën, njerëz brutalë të gatshëm të çiftëzoheshin me çdo lloj gruaje, qoftë kjo mëmë apo motër. Për keltët thuhen shumë gjëra.
Por bëhet fjalë vetëm për thashetheme, fjalë të hedhura në qarkullim nga ana e historianëve grekë dhe latinë të epokës, shumë pak miqësorë me ata armiq që ishin aq shumë të zotët me armët, por kaq kopracë me tekstet e shkruar saqë nuk kanë lënë pas asnjë burim të dorës së parë në lidhje me jetën e tyre.
Si kompensim, për ta mbetet një trashëgimi shumë e shumëllojshme, e pranishme në pothuajse të gjithë rajonet europiane.
Një shembull për të gjithë: nëse mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit keni provuar ëmbëlsira, keni bërë shakara e ju kanë vënë në lojë, mos falenderoni SHBA prej nga vjen moda e Halloween, por njerëzit që në shekullin e katërt para Krishtit banonin në pothuasje të gjithë Europën, festonin Vitin e Ri me rite ku mblidheshin të gjithë bashkë.
Dhe që kujtohen nga emrat e shumë qyteteve, si për shembull Milano (nga një zë kelt i latinizuar në Mediolanum "Qendër e territorit"), Torino (Taurision 'Toka e Taurinëve"), Ginevra dhe Genova (nga genaua që do të thotë "kënd"). Për të mos folur për pantallonat, për të cilat u detyrohemi pikërisht atyre.
Tributë
Historiografët grekë të më shumë se 2 mijë viteve më parë i quanin Keltoi (apo më vonë Galati, duke iu referuar megjithatë vetëm atyre që banonin në rajonin që është pranë Ankarasë së sotme në Turqi) dhe për latinët ata ishin Galë, por keltët ishin në të vërtetë të ndarë në tribu të shumta.
Dhe emrat e tyre linin të kuptohej në lidhje me cilësitë që kishin: ishin "të tmerrshmit" Boi, "entuziastët" Edui, "të egrit" Insubri, Biturgët "mbretërit e botës", Caturigët "mbretërit e luftimit", Senonët "antikë". Të gjithë besonin në të njëjtat hyjni dhe flisnin dialekte të së njëjtës gjuhë: në të vërtetë i bashkonte një origjinë e përbashkët.
"Keltët osjom mkë bashkim i popujve të Europës së lashtë të lindur në etnogjenezë, domethënë nga bashkimi progresiv i bandave luftëtare indieuropiane, të mbërritura në kontinentin tonë në mijëvjeçarin e pestë apo të katërt përpara Krishtit, me grupe indigjenë bujqish dhe mbarështuesish", shpjegon Filipo Maria Gambari, docent i Prehistorisë dhe Protohistorisë në Universitetin e Torinos dhe mbikqyrës për sendet arkeologjikë në Liguria.
"Që nga viti 1600 para Krishtit i gjejmë në zonën alpine, në Italinë Veriperëndimore, në Zvicër, në basenin e Renit në Gjermani, në Francën Lindore dhe në Spanjën Jugore. Ata e sollën gjuhën e tyre deri në brigjet e Atlantikut, që nga Gadishulli Iberik deri në Irlandë.
Në fillim të shekullit IV para Krishtit, grupe keltësh të armatosur përshkuan alpet (dy shekuj përpara Hanibalit dhe elefantëve të tij), kapërcyen Lumin Po dhe pushtuan rrafshinën Padane ku mbretëronin etruskët, duke pushtuar bregun e Adriatikut deri në lumin Esino, duke arritur të nënshtrojnë edhe Romën.
Pushtues
Sipas shkrimtarit latin, Plakushi Plin, ata ishin drejtuar për nga Gadishulli Apenin, pasi kishin shijuar verën, vajin e ullirit dhe fiqtë që vinin nga toka e etruskëve.
Në të vërtetë, ajo që i shtyu keltët ishte domosdoshmëria për të gjetur toka të reja. Veç të tjerash, ata nuk kishin frikë nga askush dhe nga asgjë. Thuhet, që në vitin 335 para Krishtit të riut Aleksandri i Madh, ata iu përgjigjën që "e vetmja gjë nga e cila kemi frikë është se mos qielli bie në Tokë".
Por nuk kishte nevojë për fanfara të tilla: keltët impononin respekt edhe vetëm po ti shihje. "I kalojnë shumë përmasat e zakonshme të njeriut, pamja e tyre është e tmerrshme, janë të lartë në staturë, me një muskulaturë të fuqishme poshtë lëkurës së bardhë. I kanë flokët bjondë natyralë dhe kur kjo nuk ndodhte në lindje, i shndërronin, duke i larë me ujë gëlqereje", tregonte historiani grek Diodor Sikuli.
Për të mos kaluar pa u vënë re, këta njerëz të mëdhenj vdisnin që të mbanin veshje me ngjyra të ndezura. "Në vend të Kitonit (tunika e gjatë që mbahej në Greqinë e lashtë) përdorin tunika me mëngët e gjata dhe që mbulonin deri tek vithet", saktësonte shkrimtari grek Saboni.
Poshtë mbanin pantallona lëkurë të ngushta, që nga latinët quheshin bracae, mbroheshin nga i ftohti me anë të një manteli të leshtë shumëngjyrësh që quhej sagus, dhe në këmbë mbanin veshur çizme të shkurtra me majën të ngritur për lart. Gratë visheshin me fustane të mëdhenj, me rripa të endur dhe mbanin byzylykë në kyçin e këmbës dhe në atë të dorës; në dimër mbuloheshin me mantelë të leshtë.
Gjithnjë të pastër e të kujdesur për vetveten, keltët mbështeteshin shumë tek pamja e tyre fizike. Ndonëse disa prej tyre dalloheshin për shkak të rrumbullakësisë alla Obelix, kjo vinte për shkak të dashurisë së tyre për birrën. Ndër pijetarët më të flaktë ishin luftëtarët: duket se dehja rituale ishte ndoshta një prej mënyrave, bashkë me raportet mes homoseksualëve, me të cilat favorizohej fryma e trupit të ushtrisë.
Të tmerrshëm
Me sa duket, kjo lloj stërvitjeje funksiononte: sulmet e tyre ishin të jashtëzakonshëm. Me torques-in që e mbanin veshur mbi lëkurën nudo këta njerëz të armatosur me flokë të gjatë arrinin që të frikësonin madje edhe legjionarët romakë me thirrje dhe këngë të shoqëruara me tingullin ogurzi të borive të luftës dhe me zhurmën e shtizave që përplasnin mbi mburojat. Kësaj i shtoheshin karrot e luftës: të lehtë, të ngjashëm me karrocat që tërhiqeshin nga dy kuaj, ishin asi nën mëngën e luftëtarëve keltë në betejat në fushë të hapur.
Një tjetër sjellje e keltëve shkaktoi tmerrin e romakëve: përdorimi i metodës së prerjes së kokës së armiqve për t'ia hedhur kalit të tyre apo për ti dërguar të balsamosura, tek porta e shtëpisë. Pasqyrat, të cilat keltët i konsideronin si vendi i forcës në raste të veçantë shndërroheshin në kupa të shenjta për t'u përdorur në festa më solemne.
Të ndarë
Shumë prej tyre e kthyen në punë, apo profesion aftësinë e tyre në artin e luftës: mercenarë të aftë dhe shumë të kërkuar, ata zhvendoseshin në grupe, duke marrë me vete nga pas karvanë me bashkëshortet, fëmijë dhe mallra. Luftëtarët nuk kishin sigurisht probleme ideologjike, atyre as u duhej që të luftonin kundër keltëve të tjerë.
Tributë nuk ishin shumë të bashkuara mes tyre, përveç rasteve kur ishin të kërcënuar nga një armik i përbashkët. "Keltët e rrafshinës padane, të influencuar prej botës italike qeveriseshin nga dy ansamble: njëra e përbërë nga krerët e klaneve kryesorë që përbënin teibunë dhe tjetra nga luftëtarët e rinj.
Në raste konfliktesh, u takonte këtyre ansambleve që të zgjidhnin një komandant unik për të gjithë popujt keltë, që ndoshta quhej takos", shkruan Gambari.
Edhe gratë mund ta mbulonin këtë rol: një prej luftëtareve më të famshme ishte kurajozja, por fatkeqja Budika, në krye të tribusë së Icenëve që sfidoi ushtrinë romake në Britani.
Veç kësaj, duket se gratë që në shoqërinë e keltëve kishin të drejta të barabarta me gratë, mundeshn që të luanin edhe rolin e druidit: pak a shumë njësoj sikur sot, Kisha Katolike të lejonte murgeshat që të bëhen prift apo kardinal. Nuk ishte pak: druidët, priftërinjtë e keltëve ishin me shumë ndikim.
Dijetarë
Sipas disa historianëve, emri i tyre buronte nga fjala indoeuropiane wid ("dije") dhe deru ("lis"). Dhe pikërisht në një lloj lisnaje rritej veshtulli, bima më e shenjtë për këta njerëz që, të veshur me të bardhë e mblidhnin me një drapër të shndritshëm në netët me Hënë të plotë, së bashku me barëra të tjerë që përdoreshin si ilaçe.
Ashtu si hierarkitë e Kishës sonë, druidët ishin një kastë që kishin ligjet e tyte të brendshëm: Ishin përjashtuar për shkak të pjesëmarrjeve në beteja dhe nuk paguanin taksat, por për të arritur këtë gjendje u duhej që për njëzetë vite të studionin kultet dhe legjendat e popullit të tyre, astronominë dhe matematikën.
Gjithçka në memorie. Jo se nuk kishin në dispozicion një alfabet, por preferonin që të përdornin shkrimin vetëm në çështjet praktike, si përshembull kur ekzekutonin rolin e tyre të gjyqtarit.
Sipas Jul Çezarit, dy ishin arsyet përse keltët refuzonin të merrnin përsipër: "Së pari, sepse nuk duan që normat e tyre të viheshin në dispozicion të njerëzve të zakonshëm dhe gjithashtu për arsye se dishepujt, të cilët besonin tek shkrimi, gjithsesi e aplikonin atë me shumë pak vëmendje".
Rite pyjorë
Të vetmit depozitues të dijes, druidët kishin detyrën thelbësore të ndërveprimit me hynitë. "Feja e keltëve kishte disa tipare të përbashkët me fe të tjera indo europiane, por ajo ndikohej edhe nga bota e etruskëve, ajo greke dhe romake", shpjegon Gambari.
Në pyje, pranë lumenjve dhe burimeve adhuronin Kernunosin, Perëndinë e fatit me brirët e drerit dhe Artion, perëndeshën-arushë të gjuetisë, por edhe Tre mëmat (hyja të ngjashme me ato greke që përcaktonin fatin e njerëzve), Teutati (Marsi i keltëve), dhe Taranis, një Jupiter që hidhte shigjeta dhe prodhonte zhurmën e rufesë me një rrotë mbi re.
Dhe më tej, greku Herkuli-Ogmios që korrespondonte me Ogman e keltëve, një hyjni luftëtare që mbijeton në legjendat e irlandezëve dhe që besohej se ndoshta ka qenë shpikësi i shkrimit ogam, alfabeti enigmatik i ishujve britanikë.
Gjatë zive të bukës, epidemive dhe fatkeqësive natyrore këto hyjni mund të qetësoheshin vetëm duke ofruar jetë njeriu: hajdutë dhe të burgosur përfundonin të djegur brenda shtëpive të vogla. Zjarre shumë të mëdhenj, por më pak makabër ndizeshin në katër festat kryesore të vitit.
Në fund të tetorit, keltët festonin Samhainin, vitin e ri kelt: druidëd bënin parashikime për të ardhmen, ashtu si astrologët e sotëm dhe ndizni zjarre në pritje që, vetëm për atë natë shpirtërat të ktheheshin nga bota e përtejme. Me krishtërizimin (duke filluar që nga shekulli i IV pas Krishtit) kjo festë i mbivendoset asaj të Ognissantit. Dhe të krishterët do të adoptonin në kalendarin e tyre edhe festën e Imbolc (që më vonë u bë Candelora), e cila festohej në fillim të muajit shkurt.
Kur keltët, dëgjonin historitë e klanit të tyre, e bënin këtë duke organizuar më parë homazhe në nderim të perëndeshës Brigit, frymëzuese e poetëve, kujdestare dhe purifikuese, e cila paralajmëronte rikthimin e stinës së bukur. Në traditën e keltëve të Irlandës, vallet dhe këngët shoqëronin edhe festën pranverore të Beltaines që i dedikohej çiftëzimit dhe Perëndisë së pjellorisë, Belenos.
"Gjatë kësaj feste që është e lidhur me seksualitetin, gratë kërcenin mbi zjarr për të nxitur shtatzëninë dhe ndoshta festoheshin martesa "me afat", me kohëzgjatje një vit, të rinovueshme sipas rastit: ishte një zakon jo pak i shpeshtë mes popullsive të ndryshme luftëtare të lashtësisë, sipas disave edhe kelte", vazhdon Gambari.
Por marrëveshjet martesore lidheshin edhe në muajn gusht, gjatë Lugnasadit, apo "ansamblesë së Lugut", perëndia i Diellit në udhëtimin e natës, shoqërues i shpirtërave dhe mbrojtës i tregtisë (pak a shumë si Mërkuri latin). Fshatrat zbukuroheshin me panaire, tregje, recitues e këngëtarë; miq të largët takoheshin në mbledhjet e tribuve dhe sfidoheshin në gara dhe në lojëra force, tamam si në lojërat moderne të malësorëve në traditën skoceze.
Kultura / Mistere
Kultura kelte është e pranishme në muzikën e mrekullueshme të Enia, Loreena McKennitt dhe të tjerë artistë të New Age; është e pranishme në romanet fantastikë; nga "Zotëria i unazave" e në vijim; në një farë kuptimi një misticizëm i krishterë, shumë larg mentalitetit romano-vatikan; është i pranishëm në të gjitha ato gjuhë dhe dialekte europiane, por jo vetëm që kanë patur një lidhje me këtë kulturë mijëravjeçare.
Në fakt, duket që gjysma e botës ka mbetur kelte dhe ndoshta është pikërisht kështu. Nëse hedhim shikimin nga historia, mund të mendohet sesi Perandoria Romake përpara dhe më pas pushtimet barbare kanë shkatërruar thelbin tradicional e origjinal të shumë shteteve europiane.
Realiteti në fakt nuk është ky; tradita dhe koncepte magjike dhe antike ndër mijëra vite kanë mbetur të paprekura në shumë vende të izoluara gjeografikisht. Keltët zinin përpara mbërritjes së romakëve një rrip territorial që fillon nga ishujt britanikë në Gadishullin Iberik, nga Hungaria në lindje dhe Turqia në juglindje.
Një kolonizim në dukje paqësor, galatët ("pirësit e qumështit" në gjuhën greke) ishin luftëtarë të paepur si dhe bujq e blektorë të mirë dhe nuk ishin imperialistë, në ndryshim me fqinjët e tyre. Zona e ekspansionit kelt ishte e tejmadhe dhe nuk përbënte rrezik, duke injektuar në popujt primitiv autoktonë traditat dhe filozofitë e tyre pa shkatërruar identitetin indigjen.
Duke u nisur, nga teoritë e ndjekura nga shumica e arkeologëve, nga një zonë e vogël e Zvicrës, në Tene dhe menjëherë pas zona gjermane e Hallstatt, keltët u rrënjosën thellësisht në shumë vende europiane, me rezultate të dukshme edhe në ditët e sotme.
Për shembull, lusitanët në Portugali dhe keltiberikët në Spanjë, mbartin traditat e tyre edhe në botën moderne, veçanërisht në jug të dy vendeve iberikë, përveç romanëve, vizigotëve, arabëve dhe kastiljanëve, folklori kelt mbijeton në disa raste i paprekur.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për disa zona franceze, si për shembull rajonet në kufi me Gjermaninë, ai i Lorenës de Alcazës ose edhe vetë Provenza në jug të vendit.
Zvicra dhe Austria shfaqin gjurmë kelte në zonat alpine më të thella, të kursyera nga Kalvinizmi i fortë, ndërsa Italia për analogji, ndodh e njëjta gjë në Alpe sesa në Apenine.
Në Itali, gjurmët kelte janë të pangatërrueshme përsa i përket dialekteve. Emilia Romagna është fortësisht keltike dhe kështu edhe Piemonte, Lombarida dhe pjesë të Toskanës dhe Rajonit të Marche.
Kjo është e shpjegueshme me sasitë e mëdha të tribuve galike të vendosura në veri: Taurischi, Leponzi, Insurbi, Senoni dhe Boi përbënin një federatë të fortë aleate të Etruskëve. Por kolonizimi vazhdonte edhe në ish-Jugosllavi: Itria kishte (dhe ka) gjurmë kelte ashtu edhe Panonia dhe Iliria, që i korrespondojnë përkatësisht zonave të Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Hungarisë.
Gjurmë të galezëve ka edhe në Bullgari, ndërsa Galazia në Turqi është një rajon i krijuar në epokën e tanishme nga mercenarët galë, që luftuan për hesap të grekëve dhe që sapo mbaroi lufta vendosën të stacionoheshin në zemër të Gadishullit Anatolik, në një zonë me kulturë të spikatur, e populluar nga popuj të Cimerit dhe Schiti.
E në fakt, në kohërat tona kemi hasur në një emër që është i njohur: kemi hasur Cimmeri dhe Cuma, afër Napolit, vend i të famshmit Antro Trapezoidal, kaq të rëndësishëm për historinë romake si vend i Sibilla Cumana e përshkruar nga poeti Virgjil...
Një tip arkitekture me origjinë minoike edhe pse e thënë nga arkeologët e Antros së Sibilit është me shumë mundësi me origjinë greke ose romake. Përveç kësaj, në udhëtimin tonë kemi zbuluar se si gjurmë të kësaj forme trapezi shfaqen në shumë zona në Tokë dhe të gjitha të lidhura me mistere: nga Piramida e Keopsit në varret etruske, nga arkitektura e Majave në fortesën Inkas në Peru, nga Sardenja e gjigantëve në qytetin e humbur të Ugarit.
Përnjëherë mendja të shkon se si është e mundur që të gjitha këto kultura të vjetra qasnin tipe të njëjta të arkitekturës dhe që lidheshin me atë formë trapezoidale.
Çfarë mund të lidhte koloninë Cuma me kulturën Maja, me atë egjiptiane dhe atë inke? E gjitha kjo na çon të mendojmë se ka ekzistuar vetëm një qytetërim shumë antik, që ka realizuar të njëjtin tip arkitekture në të gjithë këto vende të botës, një arkitekturë e lidhur edhe me të tjera vepra arkitekturore të shfaqura më së shumti në vendet me kulurë kelte, aq sa dhe prekolumbiane: megalitët.
Dhe nëse porta në formë trapezi mund të ketë një shpjegim në dukje sipas nevojës arkitektonike për mbajtjen e traut të tavaneve në ndërtime, nuk interpretohen kështu nga dolmen e menhir, shpesh të dimensioneve dhe të forcave të tilla sipas një qytetërimi teknologjikisht më të avancuar se aktuali!
Sigurisht, keltët dhe cimerët mund të na sjellin referenca të vlefshme historike në kërkim të shpjegimeve për këto analogji të pashpjegueshme.
Për ta bërë duhet të nisemi nga etimologjia e emrit të qytetit Cuma dhe nga populli që, sipas shkrimtarëve klasikë, banonte në këto territore përpara ardhjes së kolonive greke. Cuma teorikisht vjen nga greqishtja Kyma, që do të thotë majë, pikë fundore.
Në Cuma në të vërtetë ka male të vërteta, të gjithë e dinë që fushat Flegrei kanë kratere vullkanikë të shuar.
Megjithatë, Cuma ishte pjesa e parë e emrit të popullit të emëruar nga grekët Kymamineira, Mineira do të thotë galeri e nëndheshme (nga e cila vjen dhe emri minierë). Kymamineira njiheshin nga studiuesit e historisë si "Cimmeri", citimi antik i të cilit i përket Homerit, tek Odisea, kur tregon për Uliksin, që duke ndjekur instruksionet e magjistares Circe, mbërrin në pyjet e shenjta të Persefonit për të folur me hijen e fatndjellësit Tiresia.
Historiani Strabone i referohet traditës antike, të mbledhur nga Efori, sipas të cilit Liqeni i Avernos, dy hapa nga Cona, ishte origjina e cimerëve, që jetonin në shtëpi të nëndheshme të quajtura Argile dhe të lidhura mes tyre nga korridore.
Për ta rrëfehej që asnjëri nuk shihte diellin dhe jetonin, duke gjetur metale dhe duke praktikuar shenjtërimin në vende të shenjta, edhe këto të nëndheshme, aty ku vizitorët shkonin dhe rrëfeheshin tek i ashtuquajuri Orakulli i të vdekurve.
Shkrimtari Festo mbështet tezën që cimerët jetonin mes Bajës dhe Cumës, në një zonë të izoluar të fushave Flegrei, në një vend të rrethuar nga male të lartë, që nuk ndriçohej asnjëherë nga dielli, e quajtur "Cimeritë e errëta".
Eshe Plinio tregon që, afër Avernos ishte një tempull në një fshat të quajtur Cimmerio, dhe Diodoro Siculo tregon që nga ai fshat shkohej tek Orakulli i të vdekurve. Edhe historiani Nevio prek në rrëfimet e tij Sibilla Cimmerian, që jetonte në një Gropë të Sibillës, që ekzistonte realisht në Liqenin e Avernos.
Nga këto informacione nxjerrim që cimerët kanë ekzistuar dhe përveç metalurgjisë merreshin edhe me shenjtërime.
Por arkeologjia zyrtare na mëson që cimerët kanë jetuar historikisht vetëm në Azinë e vogël; ishin një degë e fiseve të Scitëve dhe ishin vendosur aty nga fundi i mijëvjeçarit të dytë në fillimet e shekullit të parë para Krishtit, në rajonet e veriut të Detit të Zi, në zonën e Donit dhe stepat e veriut të Kaukazit, duke u shtyrë në jug në Anatolia, prej shekullit VI para Krishtit.
Me një ekonomi të tipit nomad, shquheshin për metalurgë shumë të zotë. Kemi gjetur gjurmë të veprave të tyre në varret e mbretërve, por nuk është gjetur asnjë gjurmë për vendqëndrimet e tyre.
Por çfarë mund të bashkojë, përveç pasionit për punimet me metal, cimerët e Cumës dhe ata të Azisë së Vogël?
Bëhet fjalë për të njëjtën popullatë? Dhe çfarë lidhje mund të kenë me keltët? Përveç disa ndryshimeve të vogla si pasojë e referimit gjeografik, mund të mendohet për një origjinë të përbashkët për të tre popujt, duke mos harruar që galët e Galacisë turke në Azinë e Vogël gjetën një terren kulturor fin, pasi ishte e populluar nga njerëz të gjenezës indoeuropiane dhe cimere.
Strabone pohon që, historiani Posidon shprehte që, comerët aziatikë, "... ishin nga natyra gjahtarë dhe vagabondë, duke shtyrë trupat e tyre nga moçali i Meotides dhe për shkak të tyre Bosfori është quajtur Cimerio..". Por cimerët janë quajtur nga Strabone edhe në një mënyrë tjetër si cimbri.
Përveç kësaj, grekët ngatërrojnë shpeshherë e në mënyrë të vazhdueshme keltët, cimbrit dhe cimerët. Cimbrit historikisht konsiderohen si popullata që pushtoi Europën rreth shekullit 113 para Krishtit, duke mbjellë vdekje dhe shkatërrim në territoret e populluara nga galët.
Dështimi i cimbrëve në dyluftimin me trupat romake në Caio Mario, në shekullin 102 para Krishtit, në Aquae Sextiae (sot Aix en Provence, në Francë) nuk arriti të qartësonte origjinën e atij populli. Sipas Artemidoros të Efesit, cimbrit ishin keltët.
Plutarku thoshte që sipas gjykimit të tij vinin nga gjeneza kelte-scite. Erodoti duket se injoronte komplet keltët, duke i quajtur të gjithë "Cimmeri e Diodor Siculo, që pohon që këta njerëz mbanin emrin e cimerëve". Dhe pak më pas i kanë quajtur pcimbri. Cimbrit, pra, duhet të jenë një pjesë e cimerëve të emigruar, rreth shekullit VI para Krishtit, në zonën e Cherconeso Cimbrico.
Sot, nëse shohim emrin e Galisë aktuale është Cumry: galezët sot ashtu si dje, përcaktohen si cymry (në galezen antike do të thotë "patriot", "refugjat" dhe vjen nga emri i dhënë britanikëve që u larguan nga Northumbria dhe nga Cumbria e Saksonëve, duke filluar nga shekulli III pas Krishtit). Cymry vjen nga keltët "cum" dhe "ro", "cumrog" që do të thotë "njerëz të të njëjtit vend".
Cimerët, cimbrët e kymaiminierët e Comës kanë një origjinë etimologjike të përbashkët; ashtu si traditat e tyre; janë ekspertë të metalurgjisë, kanë një tendencë të spikatur për galeritë, gropat, minerat; janë nomadë, por kur vendosen diku, jetojnë në qytete të nëndheshme, sipas një tipologjie banesash që të kujton atë të indianëve Anasazë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qytetet e Cappadicias në Turqi, në një zonë të quajtuar Galazia.
Ngjashmëritë gjuhësore tregojnë edhe gjeografikisht shenjën e prezencës së tyre. Kujtojmë rajonin e sipërcituar të Northumbria, në Angli, kujtojmë Cambinë (nga e cila kujtojmë Erën gjeologjike të Cambrianos) emri roman të Galesit, kujtojmë edhe Umbian e Italisë, të banuar nga njerëz me gjenezë kaukaze të pastër, etnikisht, nga Cimerët tek Etruskët, siç pohon historiani Polibio.
Kjo origjinë e përbashkët cimere e popujve të Italisë dhe të gjysmës së Europës, gjen dhe pohime gjuhësore, për faktin që e vetmja gjë e sigurt që bashkon popujt e gjenezës kelte është gjuha. Sipas teorisë më të akredituar, proto-keltët patën origjinë indoeuropiane, sipas të dhënave nga vitet 2900-2400 para Krishtit.
Fakti është që nga këndvështrimi kulturor, keltët vijnë nga e njëjta zonë e Detit të Zi, në të cilën jetonin scitët, cimerët e lashtë dhe kultura kurgan është gjeneza e të gjithë popujve perëndimorë.
Një kulturë që ka origjinën e saj akoma më shumë në perëndim e të mos harrojmë që në vitin 2800 para Krishtit një gjuhë e mistershme indoeuropiane, tokario, flitej në të gjitha vendet e shkretëtirës së Takla Makan, në zonën e bacinit të lumit Tarim, në Sinkiang të Kinës.
Sipas eksploruesit anglez të tetëqindës James Churchëard, kryeqyteti i rajonit, Khara Khoto, ishte i lashti Ujgur, qyteti kryesor i Mu-së mitike, të populluar nga burra të zgjuar me lëkurë të bardhë, të njëjtët persona të bardhë që nga Kina, me anije druri, kaluan Oqeanin Pacifik, duke kaluar nga ishujt e Peliponezit, si për shembull Pohnpei dhe Palau. Të njëjtën që influencuan amerikanët duke mbërritur tek Mayjat dhe tek arkitektura e tyre.
Duke u nisur nga sa u tha më sipër, duket qartë që Zotat e bardha që citohen në legjendat kineze, tibetiane dhe indiane si banues të detit që lagte dikur zonën e zënë të shkretëtirës së Gobit, mund të jenë të njëjtit njerëz të bardhë me flokë të kuq që u mitizuan në Amerikën e Jugut.
Peruviani Viracocha, Kukulkani i majave, tregohen si njerëz me lëkurë të bardhë, të lartë në fizikun e tyre, me flokë e mjekër të kuqe dhe veshë të varur të mëdhenj, të njëjtat gjëra që tregonin për fytyrat enigmatike të Moai të ishullit të Pashkës.
Dhe çdo gjë rikthehet: konstruksionet megalite, dolmen dhe menhir të shpërndarë në Pacifik, në Amerikë dhe Europë, në Azi dhe Afrikë: kujtimet e civilizuesve të bardhë, të asociuar me format trapezoidale të arkitekturës së tyre, së fundi, ngjashmëria gjuhësore, si shkrimi Rongo-Rongo, i ishullit të Pashkës, identik në ideogramat me ato të popullit të zonës së Indos, edhe ato me origjinë cimmeriketocariote, që jetonin atje (të shkatërruar nga një bombë atomike?) Mohenjo-Daro.
Në mes qëndronjë pasardhësit e këtij populli misterioz, keltët me flokë të kuq dhe lëkurë të bardhë. Sigurisht nuk mund të thuhet që irlandezët, galezët apo skocezet janë gjenetikisht të pastër të gjithë. Përkundrazi, kërkime gjenetike tregojnë që këto popullata dhe disa të tjera europiane kanë përcaktuar një gjurmë kulturore më shumë se një trashëgimi gjenetike mes ish-keltëve të Europës.
Na duhet kështu t'i referohemi një bashkësie traditash, folklori, mentalitetesh kelte-indoeuropiane-cimerike më shumë se për një popull të bashkuar; një federatë njerëzish të ngjashëm, por jo identikë, shpesh në rivalitet mes tyre, por të bashkuar nga një shpirt i përbashkët fetar.
Dhe ndoshta ky globalizim ante-literam është ajo që sot të gjithë e quajnë Atlantide; një popull që bashkoi të gjithë planetin me kulturën e tij të civilizuar. Një popull që nuk e ka origjinën vetëm nga një kontinent i humbur në Oqeanin Atlantik, por që në Azi dhe ndoshta në Oqeanin Pacifik ka origjinën e tij origjinale, kaq shumë të kritikuar nga studiuesit.... Mund të themi që nga këto vise vijnë paraardhësit e keltëve?

Jon- 1159
Mendoj se diku tjeter fshihet e verteta
Ndiqni me vemendje videon qe po jap si lidhje, gjerat sa vijne e behen me te qarta. Shqipja mbart thesare te mistershme, qe koha ka dashur ti mbuloje...
Dielli_Juaj- 1
Re: Keltët
Keltët
Emërtimi keltë nuk i drejtohet një populli të vetëm që i përket një etnie të caktuar, por grupesh fisnore që kanë të përbashkët gjuhën, zakonet fetare dhe format e shprehjes artistike.
Dialektet e ndryshme gjuhësore të përdorura nga keltët janë indoevropiane, ashtu si latinishtja, greqishtja, gjuhët gjermanike, ilirike, iranike dhe indiane.
Gjuha galike e skocezëve, që flitet në disa fshatra në Irlandë dhe Skoci, gjuha betone dhe galeze, që përdoren gjerësisht në Bretanjë e Uells, janë disa prej gjuhëve kelte që përdoren edhe sot e kësaj dite.
Nuk krijuan kurrë një shtet të vetin
Duke mos u ndjerë një komb i vetëm, keltët nuk krijuan kurrë një shtet të vetin ose një perandori, po vetëm disa lidhje kalimtare mes fisesh e luftëtarësh. Kultura e tyre, si edhe ligjet e historia, janë përcjellë brez pas brezi gojarisht dhe pikërisht për këtë një pjesë e mirë e tyre ka humbur.
Siç ka vërejtur edhe Jul Cezari, zotëruesit e dijeve në botën kelte kanë qenë druidët, një shtresë priftërinjsh, të cilët merreshin me edukimin e të rinjve me parime, dhënien e drejtësisë dhe kryerjen e riteve fetare.
Në dritë të objekteve të zbuluara nga arkeologët si edhe të dëshmive të lëna nga bashkëkohësit grekë e latinë, shoqëria, arti dhe kultura kelte nga ngjan jashtëzakonisht moderne dhe shumë më e zhvilluar nga ç’pandehej.

Equinox- 207
Re: Keltët
Çfarë ka mbetur nga kultura kelte…
Varri kelt i zbuluar në Heuneburg, në jugperëndim të Gjermanisë
Të rënë nën goditjet e Perandorisë Romake, pasi sunduan shumë vende të Europës për më tepër se 800 vjet, popujt dhe fiset kelte, të cilët jetuan mes shekujve VIII dhe të dytë pas erës sonë, kanë lënë shumë dëshmi të civilizimit të tyre të lulëzuar si fortifikimet, kullat, muret dhe varrezat e mbyllura të cilat ende në ditët tona janë të rrethuara nga një atmosferë e mistershme.
Gjurma e fundit që ka arritur deri në ditët tona nga qytetërimi i lashtë kelt është një varr i cili daton rreth 2.600 vjet më parë, i zbuluar vitin e kaluar në afërsi të kalasë prehistorike të Heuneburg, në jugperëndim të Gjermanisë, një nga vendbanimet më të rëndësishme dhe më të lashta kelte.
Në brendësi të tij është gjetur një thesar i vërtetë: bizhuteri të shumta ari, bronzi dhe qelibari, gjithashtu eshtrat e një gruaje dhe një fëmije (ndoshta djali i saj), gjë që të bën të kuptosh se personi i varrosur në këtë vend i përkiste aristokracisë së Heuneburg. Varri i zbuluar ndodhet brenda një dhome të madhe nëntokësore me përmasa 4 x 5 metra dhe i ruajtur në gjendje të shkëlqyer.
Dyshemeje prej druri, e cila është gjithashtu e ruajtur mjaft mirë, është çelësi për të zbuluar edhe kronologjinë e varrit, kohën kur është varrosur gruaja, që sipas të gjitha gjasave i përket një familjeje aristokrate.
Nga studimi rezulton se pema është 2620-vjeçare, prandaj, duke supozuar se pema u pre posaçërisht për të ndërtuar varrin në fjalë, atëherë i bie që gruaja të ketë vdekur në vitin 609 para erës sonë. Kjo e bën atë varrin mbretëror të një femre kelte më të vjetër në botë.
Nga më shumë se 50 varre keltë që janë gjetur në qytetin e fortifikuar të Heuneburg, shumë prej tyre ende nuk janë gërmuar për të zbuluar se ç’fshehin brenda tyre, ndërsa shumë të tjerë presin të identifikohen.
Në mesin e atyre të hapur qëndron “Grupi Hohmichele”, një nekropol i përbërë nga të paktën 36 kodrina varrimi, që e merr emrin nga varri më i madh, Hohmichele.
Një nga gjërat më interesante dhe njëkohësisht misterioze që trashëgohet nga qytetërimi kelt është edhe kryqi i tyre. Po cili është në të vërtetë kuptimi i tij? Kryqi si objekt, që prej antikitetit të largët ka marrë kuptime të ndryshme simbolike në kultura të ndryshme si p,sh pikat kardinale, apo katër elementet e universit (uji, toka, ajri, zjarri), 4 stinët etj.
Sipas studimeve, ekziston mundësia që kryqi kelt, i përbërë nga dy krahë të gdhendur në një rreth, të simbolizojë universin, qendra e të cilit korrespondon në pikën e kryqëzimit të krahëve. Më vonë ai u përshtat nga Krishterimi në Irlandë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, kryqi kelt u bë simbol i disa lëvizjeve shoqërore të krahut të djathtë, që i referohen qytetërimit të kelt, pikërisht popullit të formuar midis lumenjve të Rinit dhe Danubi rreth mijëvjeçarit të dytë para erës sonë dhe u përhapën në të gjithë Europën mes shekujve të shtatë dhe të katërt pas erës sonë.
Këto lëvizje e konsiderojnë kulturën kelte, të bazuar mbi aristokracinë dhe luftën, si atë më origjinale dhe më autentike të gjithë Europës, e cila është e pastër dhe e “pakontaminuar” nga migrimet e njëpasnjëshme dhe dyndjet e popujve të tjerë.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi