EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Titaniku

+6
Berti69
pqx
Estilen
nert
Odin
Jon
10 posters

Shko poshtë

Titaniku  Empty Titaniku

Mesazh  Jon 04.10.09 21:24

Shkrimtari që shkruajti fatin e Titanikut, 14 vjet para tragjedisë

Titaniku  Titani10

Titaniku, gjiganti dhe i pamposhturi i kompanisë britanike "White Star Line", ka qenë anija e parë e madhe dhe luksoze transatlantike të kohëve moderne. Falë bazës së tij teknike, ky kolos oqeanik duhej të kishte qenë ekstremisht i sigurtë dhe pikërisht për këtë arsye, kompania nuk e ndieu të nevojshme të vendoste një numër varkash shpëtimi të mjaftueshme për të gjithë pasagjerët.

Ky pallat luksoz pluskues u fundos në mënyrë të mjerueshme gjatë udhëtimit të parë të tij në natën e 12 prillit të vitit 1912 pas përplasjes me një ajzberg. 1500 pasagjerë humbën jetën.

Tregjedia e goditi shumë fort opinionin publik. Për një anije me sisteme sigurie avangarde, një tragjedi e tillë ishte tërësisht e paparashikuar.

Por, ndoshta e "paparashikuar" nuk është termi i saktë për t'u përdorur në këtë rast, meqenëse 14 vjet më parë, në vitin 1898, Morgan Robertson, një shkrimtar amerikan i cili shkruante libra marinarësh, publikoi një roman të titulluar "Futility", në të cilin përshkruhet me detaje të hollësishme, e ardhmja tragjike e Titanikut.

Që në fillim të librit mund të lexohen fraza shumë domethënëse të tipit: "Anija me avull Titan konsiderohej si një anije e pafundosshme. E pafundosshmja dhe e pamposhtura mbante në bordin e saj numrin minimal të varkave të shpëtimit të lejuar nga ligji".

Por, analogjitë impresionuese të dy anijeve, Titani imagjinar dhe Titaniku real, vazhdojnë edhe në faqet vijuese të romanit, të cilat janë ekzaminuar një për një me detaje. Më pas është publikuar libri i autorit Martin Gardner, i titulluar "The wreck of the Titanic foretold?" (Tragjedia e Titanikut e parashikuar?). Gardner nuk mendonte absolutisht se Robertson kishte parashikuar të ardhmen e Titanikut dhe në librin e tij shpreh se ngjasimet janë vetëm koincidenca dhe në përputhje me ligjet normale të statistikave të probabilitetit. Megjithatë, nuk ka lënë pa ekzaminuar detajet që e bëjnë Titanin një lloj fati të parashikuar të Titanikut pa anashkaluar sigurisht edhe dallimet ndërmjet tyre:

- Para së gjithash, anijet kanë pothuajse të njëjtin emër: Titan dhe Titanik.

- Titaniku ishte 882,5 këmbë i gjatë ndërsa Titani 800.

- Të dyja anijet ishin prej çeliku me 3 elika dhe 2 trarë të mëdhenj.

- Të dyja konsideroheshin si të pafundosshme për shkak të ndarjeve ujore: 19 tek Titani dhe 16 tek Titaniku.

- Titani kishte 92 dyer ujore, Titaniku 12.

- Të dyja konsideroheshin fjalë për fjalë "anija më e madhe për pasagjerë që është ndërtuar ndonjëherë".

- Të dyja mund të mbanin deri në 3.000 pasagjerë.

- Titani transportonte 3.000, ndërsa Titaniku 2.235.

- Titaniku kishte 66.000 tonelata vëllim uji të zhvendosur, Titani 45.000 të tilla

- Të dyja anijet kishin shumë pak varka shpëtimi: 20 Titaniku dhe 24 Titani.

- Titaniku udhëtonte me 22.5 nyje kur u përplas me ajzbergun, Titani me 25 nyje.

- Të dyja anijet e filluan udhëtimin e tyre në muajin prill.

- Të dyja u përplasën me një ajzberg dhe të dyja në mesnatë.

- Titaniku udhëtonte në qiell të hapur pa hënë, ndërsa Titani me mjegull të ndriçuar nga hëna.

- Të dyja anijet u fërkuan me ajzbergun në anën e djathtë të përparme.

- Të dyja përshkonin vijën që lidh New Yorkun me Anglinë.

- Për Titanikun ishte udhëtimi i parë i inaugurimit nga Anglia për në New York, ndërsa Titani përshkontedrejtimin e kundërt për herë të tretë.

- Të dyja anijet ishin pronë e një kompanie britanike me qendër në Liverpul.

- Në tragjedinë e Titanikut humbën jetën 1.520 pasagjerë, ndërsa tek Titani 3.000.

Ndoshta kjo listë e detajuar mund të duket pak e mërzitshme, por është e domosdoshme dhe e paevitueshme për të krijuar një ide rreth këtyre "koincidencave" shumë të çuditshme. Megjithatë, me një shikim të shpejtë duket qartë se numri i dallimeve mes dy anijeve dhe ndërmjet imagjinares dhe realitetit është më i vogël se ai i ngjashmërive.

Parashikuesit e fatit bëjnë një numër të madh parashikimesh, pasi e dinë se ndërmjet gamës së madhe shpesh të anashkaluar të gabimeve të tyre, do të ketë patjetër ndonjë parashikim që do të koinçidojë me realitetin. Por, në rastin e këtij romani të anlizuar mirë për vite me radhë nuk mund të jemi të sigurt që bëhet fjalë për koinçidenca. Ka kaq shumë fakte që përputhen në mënyrë të çuditshme me një realitet ndoshta të parashikuar të një tragjedie.

A mund të flitet me të vërtetë për "koinçidenca"?

Gardner, skeptiku dhe analizuesi i fakteve të librit të Robertson është tërësisht i bindur për këtë dhe jep një sërë argumentesh për të hedhur poshtë spekullimet e mundshme. Ai thotë se koinçidencat ndërmjet Titanit dhe Titanikut janë të shumta në numër pasi përveç rastësisë së thjeshtë, luan një rol shumë të rëndësishëm edhe arsyetimi logjik i ndjekur nga autori i romanit.

Duke dashur të shkrujë një histori rreth një katastrofe gjigante detare, ishte e thjeshtë të zgjidhte përplasjen me një ajzberg, pasi në ato kohëra ishte një rrezik shumë i frikshëm për detarët. Periudha më e rrezikshme për udhëtimet ishta pranvera, kur i ngrohti fillon të shkrijë akullin polar, duke formuar kështu ajzberg gjigantë pluskues. Në këtë mënyrë, ishte logjike që të zgjidhte muajin prill për katastrofën.

Ishte gjithashtu e logjikshme që kjo anije të konsiderohej në roman si e pafundosshme pasi një bindje e tillë i shton tragjedisë një ironi të hidhur, që e bën historinë më interesante dhe tërheqëse. Përsa i përket të dhënave të shumta teknike të anijes, që ishin gati identike me atë realen, është disi e vështirë të flitet për rastësi të thjeshtë. Këtë rast Gardner e shpjegon vetëm me një alternativë, që Morgan Robertson, shkrimtar tregimesh marinare, ishte padyshim tejet i informuar dhe i ditur për sa i përket teknikave detare.

Është e vërtetë që në kohën e tij, anijet nuk kishin ende karakteristikat avangarde dhe luksoze të Titanikut, por që në atë kohë mendohej të ndërtoheshin anije shumë të mëdha. Në këtë mënyrë, Gardner thekson edhe një fakt tjetër të rëndësishëm.

Më 17 shtator 1892, në gazetën "New York Times" ishte deklaruar ndërtimi i një anijeje të emërtuar "Gigantic", e cila në të vërtetë nuk u realizua kurrë, por në projektin e përshkruar në gazetë shfaqeshin të dhëna shumë të përafërta me ato të Titanit imagjinar.

Robertson mund ta ketë lexuar këtë lajm, duke e përdorur më pas si frymëzim ideal për detajet teknike të romanit të tij. Sipas argumentimeve të Gardner, legjenda e një tragjedie të parashikuar të Titanikut shkatërrohet duke u katandisur në një tërësi koinçidencash dhe dijesh teknike të shkrimtarit. Por, ka edhe një anë tjetër të medaljes...

Rastësi banale?

Njerëzit e shkencës sigurisht që e kanë vlerësuar shumë ftesën e Gardnerit për të përdorur logjikën dhe racionalizmin gjatë ekzaminimit të koinçidencave të habitshme midis Titanit dhe Titanikut. Në analizën e fakteve, në asnjë mënyrë nuk mund të shpërfillen principet e përllogaritjeve të probabilitetit dhe nuk mund të transportohesh emocionalisht nga historia mahnitëse e shkrimarit me aftësi parashikuese të fatit dhe në këtë rast të tersit.

Megjithatë, do të ishte gjithashtu gabim t'i japësh një fuqi kaq të madhe ligjeve të statistikës së probabilitetit. Nëse një majmun arrin që duke shtypur rastësisht shkronjat në tastierë të formojë fjalën "tani", nuk mund të çuditemi. Ka shumë probabilitet që të shtypësh katër shkronja rastësisht dhe të formosh një fjalë që ka kuptim. Por, nëse majmuni arrin të shkruajë "tani kam uri", do të ishte mëse e çuditshme, pasi probabiliteti që duke shtypur shkronja të rastësishme në tastierë, të formohet një sekuencë ose një fjali që ka kuptim, atëherë kjo do të ishte gati e pamundur.

Duke përdorur këtë analogji me romanin e Robertson, duhet të pranohet ideja se një numër kaq i madh koinçidencash nuk mund të jetë thjesht produkt i rastësisë. Megjithatë, Gardner në librin e tij na fton që të analizojmë jo vetëm rastësinë, por edhe arsyetimin logjik të ndjekur nga shkrimtari.

Ndoshta gjithçka është shumë e logjikshme, e megjithatë nuk ka mundësi që autori, gjatë shkrimit të romanit të gjendej përballë një sërë zgjedhjesh dhe taktikave logjike pa patur asnjë alternativë tjetër. Titani i tij mund të ishte përplasur me një anije tjetër, ose mund të kishte shpërthyer si pasojë e problemeve teknike të saj, ose madje të ishte përplasur me një shkëmb të pashënuar në hartë. Përplasja me ajzbergun nuk është e vetmja mundësi.

Përsa i përket serisë së çuditshme të koinçidencave në karakteristikat teknike të dy anijeve, Gardner insiston se autori i romanit mund të kishte lexuar fare mirë artikullin e "New York Times", në të cilin flitet për ndërtimin e anijes më të madhe të asaj kohë të emërtuar "Gigantic", projekt i cili nuk u realizua kurrë. Por, sa ngjashmëri ka Titani me Gigantic?

John Paul Eaton është personi që ka ndjekur studimet e mëdha rreth Titanikut. Ka shkruar libra rreth këtij argumenti dhe gjithashtu është këshilltar i Shoqërisë National Geographic dhe i dy muzeumeve detarë. Ky studioz i mirënjohur ka arritur në përfundimin se detajet teknike dhe shifrat e deklaruara për ndërtimin e Gigantic nuk janë të ngjashme me ato të përdorura nga Robertson për ndërtimin e anijes së tij imagjinare. Titani dhe Gigantic ngjajnë vetëm në shpejtësinë e tyre dhe në numrin e elikave, ndërsa gjatësia, kuajt fuqi dhe emrat e tyre janë të ndryshme.

Në këtë mënyrë, Eaton ka hedhur poshtë teorinë se Robertson ka përdorur artikullin e famshëm të "New York Times" dhe informacionet teknike që lidheshin me ndërtimin e Gigantic. Të dhënat tregojnë se Titani është shumë herë më i ngjashëm me Titanikun se sa me Gigantic e megjithatë, Gardner insiston se ka mundësi që në kohën kur Robertson ka shkruar romanin, kompania "White Star" të kishte bërë publik emrin dhe projektin e ndërtimit të Titanikut.

Natyrisht, ky është një dyshim që mund t'i vijë shumë njerëzve, por eksperti J.P Eaton nuk ka ndenjur pa e shprehur skepticizmin e tij rreth kësaj hipoteze, duke thënë se emri i anijes së re, pra Titanik, është bërë publik në vitin 1907, ndërsa romani është publikuar në vitin 1898 dhe sigurisht është nisur të shkruhet kohë më parë.

Por, a ka mundësi që ndonjë informacion të jetë përhapur fshehurazi para deklaratës zyrtare të kompanisë "White Star"? Edhe sikur kjo hipotezë të ishte e vërtetë, përhapja e fshehtë e informacionit nuk do të mund të mbërrinte kurrë në veshin e Robertson, pasi në kohën kur ai shkroi romanin e tij, Titaniku as nuk ishte ideuar dhe as projektuar. Eaton deklaron se ideja për realizimin e Titanikut përkon me të njëjtin vit kur është bërë publik emri dhe projekti i tij: viti 1907.

Pikërisht në atë vit u bë edhe takimi historik mes J. Bruce Ismay, president i "White Star" dhe Lord Pirrie, president i sipërmarrjes së ndërtimeve "Harland" dhe "Wolff".

Me gjithë studimet dhe ekzaminimet e shumta, shkencëtarët nuk kanë dashur të shprehin një opinion konkret rreth çështjes Titan-Titanik, në mënyrë që studimet e tyre të mos bëhen pre e spekullimeve dhe legjendave urbane.

Sigurisht që Gardner mund të ketë patur të drejtë për arsyetimet e tij e megjithatë është gjithashtu e çuditshme se si një shkrimtar i tetëqindës ka arritur të shkruajë një libër me kaq shumë koinçidenca me ngjarjen reale dhe me detajet teknike të ndërtimit të anijes. Janë shkruar shumë libra mbi katastrofa imagjinare që mund të kenë koinçiduar rastësisht me ndonjë reale.

Por, a mund të ketë ngjashmëri aksidentale kaq të saktë në detaje? Pyetja vazhdon të qëndrojë e hapur…

Përgatiti
Klarita Bajraktari
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Odin 18.07.11 21:00

Nis kerkimi per fantazmat e ... Titanikut


Nje grup gjuetaresh fantazmash po planifikojne nje gjueti me permasa titanike per te pare nese njerezit qe u mbyten bashke me Titanikun akoma po jetojne shpirterisht ne skeletin e anijes se mbytur.

Ne prill 20 kerkues te veprimtarive paranormale priten te ndermarrin nje udhetim prej 960 miljesh qe nga bregu i Nju-Jorkut deri ne vendin ku eshte mbytur Titaniku ne vitin 1912 me shpresen se mund te kapin ndonje prove te zerave fenomenale elektrike ose sic quhen EVP ne menyre qe te vertetojne se njerezit qe vdiqen aty kane lene nje impresion psikik ne ate vend.

Mbytja ndodhi rreth 99 vjet me pare por kerkuesit me ne krye ekspertin e Titanikut William Brower shpresojne se mund te gjejne akoma prova se njerezit e mbytur jane akoma aty rrotull shpirterisht. Mathew Sandman Kelley po organizon nje ekspedite ne vendin e mbytjes se Titanikut ne menyre qe te vertetoje qe njerezit e mbytur aty nuk jane larguar pasi trupat e tyre nuk jane varrosur.

Ekziston nje teori se ne vendet ku kane ndodhur tragjedi apo trauma te medha njerezore ekzistojne mbetje spirituale ose emocionale - thote Brower i cili merret me studimin e Titanikut qe kur ka qene 5 vjec dhe ka pare nje film te quajtur Ngjallni Titanikun.

Kelley nje ish-shofer kamioni ne pension i cili po e organizon udhetimin ne kuader te shoqerise DEAD Direct Evidence After Death e cila do te thote evidenca direkte te pasvdekjes thote se EVP mund te jete e vetmja menyre shpjegimi i negativeve te fotografive. Kelley beson se ky udhetim do te trondise ujerat e qeta te kerkimeve paranormale.

Ne do te rikrijojme te njejten atmosfere qe ishte diten qe anija u mbyt. Do te hame darke ne te njejten ore qe u sherbye ne anije ate nate dhe do te degjojme ate muzike qe luhej ate nate - thote ai - por dua te qartesoj dicka...une nuk besoj se shpirtrat ekzistojne ne nuk po gjuajme shpirtra por po perpiqemi te vertetojme qe pas vdekjes ka mbetje te energjise emotive te te vdekurve.

Cdo kerkues qe do te marre pjese ne kete ekspedite ka arsye te forta por askush me shume se nje pilote e Marines Amerikane e cila quhet Angelica Harris. Xhaxhai i saj i madh vdiq ne Titanik - thote Brower - ajo do te hape nje klase mesimi mbi det ne vendin ku eshte mbytur Titaniku per nxenesit qe duan te studiojne rreth Titanikut.

Gjithsesi ekziston nje risk qe ekspedita mund te deshtoje perpara se te nise. Ne po perpiqemi te grumbullojme te pakten 83000 dollare fonde - thote Kelley - ne qofte se nuk gjenden fondet do ta shtyjme per ne vere udhetimin. Disa kompani na kane premtuar po shumica e tyre thone qe ta bejme punen pastaj po doli gje te na shperblejne.

Por njerezit qe besojne se fantazmat dhe shpirtrat ekzistojne nuk kane besim tek sipermarrja e Kelleyt. Terra King nje besimtare qe shkruan per rrjetin Sun ndashSentinel.com thote se te kerkosh per EVP fushebeteja ose vende fatkeqesish te medha eshte veprim johuman dhe joetik.

- Shume grupe kerkojne per zerat e te vdekurve por keto jane perpjekje te turpshme nese kryhen ne vende fatkeqesish e tragjedish - thote King. Por Kelley e lut King per mirekuptim. Ai thote se nuk do te bejme kerkime brenda ne uje as ne fundin e oqeanit. Ne thjesht do te qendrojme ne siperfaqe.

Standard
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  nert 18.07.11 22:44

Me falni po pse lidhet gjithome si ne paralajmerim a dicka e tille, Po sikur te kete ndodhur e kunderta dhe idatoret e Titanikut ta lene lexuar vepren dhe te kene bere nje imitim te saj,
nert
nert

63


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Estilen 04.11.11 16:00

Shqiptari që i mbijetoi mbytjes së Titanikut

Pak kush ka dijeni, por mes pasagjerëve të anijes më të madhe e më luksoze të kohës, ka pasur edhe një shqiptar.

98 vjet më parë, diku mes Anglisë dhe Nju Jorkut, në mes të oqeanit, në mes të errësirës dhe acarit, u realizua një nga historitë më tragjike të njerëzimit.

Titaniku, anija më e famshme e të gjitha kohërave, u përplas me një ajsberg dhe përfundoi në fund të detit duke marrë me vete edhe 1523 shpirtra njerëzorë.

Publiciteti i ngjarjes së mbytjes së Titanikut, ka bërë që të xhirohet një film në 6-7 vjet, me të dhëna nga të mbijetuarit e paktë.

Pakkush ka dijeni, por mes pasagjerëve të anijes më të madhe e më luksoze të kohës, ka pasur edhe një shqiptar, historinë e të cilit e transmeton “ABC News”.

Ilia Deti, një emigrant nga Vithkuqi i Korçës në Boston të Amerikës që në vitin 1909, arriti t’i shpëtojë tragjedisë duke u kapur pas një barke.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Odin 07.03.12 20:07

Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut

Titaniku  Titanik

Një shekull pas tragjedisë së Titanikut, shkencëtarët kanë gjetur një fajtor të “papritur” për mbytjen e anijes: Hënën.

Të gjithë ata që e njohin historinë e mbytjes së superanijes së 100 viteve më parë, e dinë se ajo erdhi për shkak të përplasjes me një ajsberg.

“Një lidhje që ekziston mes Hënës dhe lëvizjes së ajsbergëve shpjegon se pse një numër i pazakontë i copave të akullit u gjend në rrugën e Titanikut natën e 15 prillit 1912”, thotë Donald Olson, fizikan në Universitetin e Teksasit.

Që nga koha kur ndodhi tragjedia e Titanikut, në të cilën vdiqën 1517 persona, studiuesit janë munduar të kuptojnë se pse kapiteni Eduard Smith i injoroi paralajmërimet për ajsbergë në zonën ku do të kalonte anija.

Ai ishte kapiteni më me përvojë i White Star Line dhe i kishte rënë kryq e tërthor disa herë Atlantikut të Veriut e njihej si lundërtar i kujdesshëm.

“Ajsbergët e Groenlandës si ai që goditi Titanikun zakonisht ngecin në ujërat e cekëta të Labradorit dhe Njufajndlendit dhe nuk mund të lëvizin drejt jugut pa u shkrirë mjaftueshëm që dallgët të munden t’i lëvizin”, thotë Olson.

Pra si ka mundësi që një numër i madh ajsbergësh gjendeshin në “rrugën” e anijeve, në ujërat e jugut.

Ekipi i shkencëtarëve u mbështet në spekulimin e oqeanografit Fergus Ud, i cili thoshte se një afrim i pazakontë i Hënës në janar të 1912-s mund të ketë shkaktuar dallgë aq të larta saqë shumë ajsbergë janë shkëputur nga Groenlanda dhe kanë lëvizur pa e ndryshuar madhësinë drejt ujërave ku kalonin anijet.

Olson thotë se një herë në shumë kohë, Hëna dhe Dielli vendosen në një linjë të tillë që forcat e tyre gravitacionale forcojnë njëra-tjetrën. Në atë kohë, Hëna kishte largësinë më të vogël nga Toka në 1400 vjet dhe afrimi maksimal ndodhi në 6 minuta të hënës së plotë.

Për më tepër, afërsia më e madhe e Tokës me Diellin ishte shënuar pikërisht një ditë më parë. Një konfigurim i tillë rriti efektin e Hënës në oqeane.

Sipas studimit të Olson, ajsbergu që u fut në ujërat ku lundronte Titaniku mund të jetë shkëputur nga Groenlanda në janar të 1912-s. Dallgët e larta të baticës, të shkaktuar nga kombinimi i fenomeneve astronomike, u kanë mundësuar ajsbergëve mbërritjen në ujërat ku lundronte Titaniku.

Shkencëtarët që kryen studimin shfajësojnë kapitenin Smith (edhe pse një shekull me vonesë) për vendosmërinë e tij për të lundruar natën e 15 prillit. Si një njohës i mirë i detit, ai nuk kishte arsye të besonte se ajsbergët që do t’i shfaqeshin përpara ishin aq të mëdhenj dhe të shumtë në numër.

“Në terma astronomikë, mundësitë që të krijohej një kombinim i tillë ishin 1 mbi….le të themi një shifër astronomike”, përfundon drejtuesi i ekipit që kreu studimin, i cili do të publikohet në prill në revistën “Sky & Telescope”.

Gazmira Ndoja
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty titaniku

Mesazh  pqx 07.03.12 20:15

mirmbrema nuk kuptova nje gje titulli ishte bombastik por nuk shkruante gje se ky fati i titanikut u shkrua 14 vjet me pare kete histori e kemi par neper medjat edhe neper tv por pa te ofenduar nuk ka te bej fare me titullin
pqx
pqx

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Berti69 10.03.12 8:41

Fundosja e Titanikut, kapiteni ndodhej në bar

Kapiteni i “Titanic”, trans-oqeanikut që u fundos në udhëtimin e tij të parë drejt Amerikës, ndodhej në barin e anijes në momentin që ajo u përplas me ajsbergun dhe jo në drejtimin e anijes.

Kështu të paktën zbulohet nga një letër e Emily Richards, e mbijetuar e tragjedisë në atë mbrëmje të ftohtë të 15 prillit të 1912-s.

“Pashë kapitenin Edward Smith në ambientet e barit në momentin e përplasjes, thotë ajo. Më pas anija nisi të anohej dhe gjërat rrodhën shumë shpejt”, thuhet në letrën e Richards dërguar në atë kohë familjes së saj.

Titanic u mbyt më 15 prill 1912 dhe në bordin e saj ndodheshin më shumë se 2200 persona, rreth 900 prej të cilëve anëtarë të personelit të shërbimit. Vetëm 710 persona, pasagjerë dhe disa pjesëtarë të ekuipazhit mundën t’i shpëtonin fatit tragjik.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty informacion

Mesazh  Ushtari i krishtit 10.03.12 19:23

informacion intersant po shof se keto kohet e fundit anetaret e forumit nuk jane shum aktive me materialet lajmet edhe informacionet
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Luli 11.03.12 0:32

Imazhet e Titanikut të varrosur në Atlantik

Titaniku  Article-2112456-12161545000005DC-360_964x855

Imazhi i formuar nga kërkuesit me bashkimin e copave të Titanikut

Ajo është një nga katastrofat më të famshme që ka njohur bote dhe që ka inspiruar një film fitues të çmimit Oskar. Por asnjëherë më parë nuk janë parë detaje të kësja katastrofe se sa tregohet në këto imazhe të reja.

Kërkuesit kanë bashkuar atë që mund të quhet harta e parë e plotë të historisë së Titanikut.

Ata shpresojnë se do mund të paraqesin një pamje të re të asaj se çfarë ka ndodhur ekzakt 100 vite më parë kur anija goditi ajsbergun dhe më pas u fundos në oqeanin verior të Atlantikut duke lënë më shumë se 1 5000 njerëz të vdekur.

Titaniku  Article-2112456-1216166B000005DC-346_964x1130

Dy pjesët e Titanikut të cilat ndodhen rreth 800 metra larg njëra-tjetrës

Ekipi i kërkuesve kanë përdorur hidrolokatorët e më shumë se 100 mijë fotove të marra nën ujë nga robotët.

Zbulimet e reja pritet të publikohen të plota në një dokumentar dy-orësh që do të shfaqet me 15 prill, ekzakt 100 vite pas fundosjes. /F.S/
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Luli 18.03.12 15:49

Letra e shkruar në Titanik, mbërrin pas 100 vjetësh

Titaniku  F1_15-letrat-balline-kuriozitete1331838346

Pasardhësit e një kirurgu të vdekur në tragjedinë e anijes Titanic, do të marrin një letër që paraardhësi i tyre e kishte shkruar pak para përmbytjes së anijes.

Mesazhin në familjen e John Edward Simpson, që jeton në Belfast, do ta sjellë një person ende i paidentifikuar, i cili e bleu atë letër në një ankand dhe do ta bëjë publike përmbajtjen e letrës.

Ankandi që u mbajt në Ishujt Long nuk pati asnjë blerës që ofroi çmimin minimal prej 34 mijë dollarëve.

Por në fund të ankandit, një blerës që preferoi të mbetej anonim, bleu letrën për një shumë që ende mbetet sekrete. Letra është shkruar në vitin 1912 dhe i drejtohej nënës së kirurgut.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Pamjet e Titanik-ut siç nuk e keni parë kurrë

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 22.03.12 9:38

Titaniku  Tita

Fundosja e Titanikut ishte një ndër dramat më të mëdha e që mbahet mend mirë në histori ndërsa misteret nuk kanë reshtur mes shkencëtarëve dhe historianëve për vite me rradhë. Këto foto që keni rastin të shikoni do të botohen në numrin e prillit 2012 të revistës National Geographic. Në to secili prej jush mund të krijojë idenë se si duket gjigandi i dikurshëm në ditët e sotme në fund të detit. Nisur nga këto foto të realizuara nga teknologjia e lartë e përdorur nga një grup kërkimor “Woods Hole Eceanographic Institution” mund të imagjinoni qartë se çfarë ndodhi në 15 prill 1912.

Titaniku  Article-2118217-124570EB000005DC-482_964x300

Titaniku  Article-2118217-124570E3000005DC-697_964x432

Titaniku  Article-2118217-1246254B000005DC-548_964x494
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Luli 03.04.12 20:46

TITANIKU - Një mit tragjik që nuk fundoset

"I pafundosshëm": Me këtë përcaktim, një anije transatlantike me linja të përsosura fitoi detet pranë kantierëve të Harland & Wolff të Belfastit në 30 mars 1911. Superstrukturat dhe byku prej çeliku, 269 metra i gjatë dhe 28 metra i gjerë ishin përfunduar tashmë, por mungonte ende përgatitja e pjesës së brendshme, një operacion që do të kërkonte një vit të tërë punë me regjim të plotë.

Në planet e shoqërisë së anijeve britanike White Star Line ishte parashikuar që Titanik, siç quhej anija, të ishte shprehja maksimale e teknologjisë së kohës, përveçse transatlantiku më luksoz dhe i rehatshëm që kishte çarë ndonjëherë detet.

Ky i fundit kishte një binjak, Olympic, i nxjerrë pak më herët, por disa dallime të vegjël dhe disa përmirësime do ta bënin Titanikun majën e diamantit të flotës. Për shkak të shërbimit postar që anija do të kryente për llogari të qeverisë së Madhërisë së Saj, përveçse shërbimit për pasagjerë, iu shtua prefiksi Rm, sigël e "Royal Mail ship".

Luks dhe gabime projektimi

Kompletimi i bordit, që do të përfundonte deri në 20 mars 1912, parashikonte për klasin e parë disa suita presidenciale dhe mbretërore, me tre dhoma gjumi secila, përveç 34 apartamenteve të përbërë nga zona e ditës, salla e leximit dhe salla e duhanit. Për herë të parë një pishinë e mbuluar gjente hapësirë mbi një transatlantik, bashkë me plot katër ashensorë, një palestër dhe një banjë turke.

Të shumtë restorantet, nga të cilët njëri "a la carte" në klasin e parë: kuzhinat shkonin nga një anë në tjetrën, duke u zhvilluar përgjatë të gjithë madhësisë së këtij gjiganti të hekurt. Veshja e brendshme përbënte një prej tipareve dallues të Titanikut.

Orientimi arkitektonik në modë në atë kohë parashikonte një eklektizëm të përhapur: për këtë arsye, stile francezë të epokave të ndryshme u përzien me atë anglez, duke mos lënë mënjanë edhe atë të Rilindjes italiane dhe atë holandez, modern dhe antik.

Nga pikëpamja teknike, Titaniku paraqiste disa anomali në projektim, që deri në aksidentin tragjik të 14 prillit 1912 nuk shiheshin si të tilla, pak për shkak të budallallëkut, pak për teprim të vetëbesimit. Mbi të gjitha lopata e timonit ishte nën dimensionin e duhur dhe e krahasueshme, në nivel të sipërfaqes me atë të anijeve shumë më të vogla.

Veç kësaj, kjo shtesë e lëvizshme ndodhej në fatin e një helike katërshe që vihej në veprim nga një turbinë me avull e tipit Parson që, në raste emergjence, nuk do të mund të kthehej në të kundërt, por vetëm bllokohej, duke e reduktuar shumë efikasitetin e vetë timonit.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Luli 06.04.12 20:16

100 vjet pa Titanikun, ja objektet e gjetura nën oqean

Titaniku  Monedha

Titaniku  %C3%87ante

Titaniku  02

Titaniku  Disa-objekte

Titaniku  Luge

Titaniku  Objekte

Titaniku  Ora+parfume

Titaniku  Fotografi

Titaniku  Filxhan
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Odin 07.04.12 19:37

Mbetja e Titanikut – nën mbrojtje të UNESKO-s

Titaniku  Titanic4_109171_4316

Mbetja e Titanikut këtë muaj do të merret nën mbrojtjen e UNESKO-s, pasi ka qëndruar në fund të Oqeanit Atlantik, për më tepër se 100 vjet.

Mbetja, e zbuluar në vitin 1985, qëndron në ujërat ndërkombëtare dhe nuk i nënshtrohet mbrojtjes së asnjë shteti.

Por, pas një shekulli, mbetja e anijes së fundosur i takoi juridiksionit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore nga viti 2009.

Anija britanike e udhëtarëve, Titanik, e kishte goditur një maje akulli në udhëtimin e saj të parë dhe është fundosur në thellësinë prej 4 mijë metrash në Njufundland, më 14 prill të vitit 1912. Me këtë rast e kanë humbur jetën 1514 udhëtarë, që ishin në anije.

Kjo mbetet njëra nga katastrofat më të mëdha të anijeve në kohën e paqes në histori.

100 vjetori i kësaj ngjarje tragjike po shënohet me zhvillime kulturore dhe historike në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara, për ku lundronte anija.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Zattoo 12.04.12 11:15

Titanik, figurat e famshme të tragjedisë

Duff Gordon

Zonja Duff Gordon ishte një stiliste britanike tejmase e njohur dhe që kishte hapur shtëpi mode në Londër, Chicago dhe New York. 48-vjeçarja Gordon së bashku me burrin e saj mbijetuan duke hipur në një nga barkat e shpëtimit, e cila mori me vete vetëm 12 persona, ndërkohë që kishte kapacitet për të shpëtuar 40.

Revistat dhe gazetat e asaj kohe raportuan se burri i zonjës Duff, Cosmo, pagoi ekuipazhin e varkës për të mos t'u kthyer mbrapsht për të shpëtuar njerëzit e tjerë që ndodheshin në mes të oqeanit pas fundosjes së anijes, nga frika se varka do të fundosej. Çifti më pas dëshmoi para grupit të hetimit në Britani dhe pranuan të gjitha çfarë ishin thënë rreth tyre nëpër gazeta.

William Thomas Stead

62-vjeçari William Thomas Stead ishte një gazetar investigativ mjaft i diskutuar në Angli dhe po udhëtonte për të ndjekur një konferencë paqeje në Carnegie Hall sipas kërkesës së Presidentit William Howard Taft. Gazetari kishte shkruar edhe më parë një shkrim në vitin 1886 të titulluar "Fundosja e anijes në mes të Atlantikut", një histori e trilluar për dy anije që përplasen me njëra-tjetrën, duke shkaktuar mijëra të vdekur për shkak të mungesës së varkave të shpëtimit.

Stead shkroi: "Kjo është ajo që i ndodh një anijeje kur nuk ka varka të mjaftueshme shpëtimi". Ironia qëndron në faktin që vetë Stead humbi jetën për diçka që e kishte parashikuar më parë. Për herë të fundit është parë në anije, por trupi i tij u fundos bashkë me Titanikun.

John Borland Thayer

Si zëvendëspresident i Hekurudhës së Pensilvanisë, 49-vjeçari John Borland Thayer, ishte i ftuari i Konsullatës amerikane në Berlin dy javë para se të hipte në anije së bashku me familjen e tij. Maria, gruaja e tij, arriti të hipte në një nga varkat e shpëtimit, ndërsa djali i tij Jack u shpëtua pas fundosjes së anijes. "Oxhaku gjigant i anijes po rrëzohej duke lëshuar në qiell një re të madhe tymi.

Dukej sikur do të rrëzohej sipër meje, por në fakt ra vetëm 2 apo tre metra më larg. Fundosja e oxhakut më tërhoqi metra të tëra nën ujë, saqë mendoja se nuk do të arrija dot të dilja në sipërfaqe", tregonte më pas Jack, teksa kujtonte eksperiencën e tij të tmerrshme afër vdekjes. John Thayer nuk u gjend kurrë...
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Odin 12.04.12 22:36

Çka nuk dimë për Titanikun?

Titaniku  TEKST,_12_prill_12_825721

Në 15 prill mbushet një shekull nga përmbytja e Titanic. Përmbytja shkaktoi mbi 1,500 viktima, por edhe u shndërrua në ngjarjen detare më të njohur në histori, që u përjetësua në filma, libra dhe dokumentarë të shumtë. Por, ka edhe shumë aspekte të tragjedisë që nuk dihen. Këto janë dhjetë prej tyre.

- Në mbrëmjen e 14 prillit, kur anija goditi një akullnajë, udhëtarëve në klasën e parë iu shërbye darka që përfshinte stridhe (kërmill deti), salmon i zier, filet viçi, qengj me salcë e nenexhik, çokollatë e shkrirë dhe puding. Çdo pjatë shoqërohej me lloje të ndryshme vere, pije alkoolike dhe puro ose cigare të shtrenjta.

- Në Titanic ekzistonte edhe gazeta ditore e anijes, ‘The Atlantic Daily Bulletin’, që përfshinte lajmet e fundit nga bursa, rezultatet e garave të kuajve dhe thashethemet e shoqërisë së lartë. Të gjitha lajmet transferoheshin me telegraf dhe pastaj shtypeshin në anije.

- Titanic ishte i pajisur me shumë pajime luksi, si hamam turk, bibliotekë, dhomë skuosh dhe pishinë me ujë të ngrohtë. Gjithashtu, anija posedonte edhe një sallë operacioni, të pajisur me pajisje për operacione të ndërlikuara.

- Në bordin e anijes ndodheshin disa prej njerëzve më të pasur dhe më të njohur në botë megjithëse munguan dy persona të rëndësishëm. Financieri J.P. Morgan dhe prodhuesi i famshëm i çokollatave, Milton S. Hershey, edhe pse i kishin nxjerrë biletat, në momentin e fundit e anuluan udhëtimin.

- Gati një muaj pas përmbytjes, aktorja Dorothy Gibson, e cila i mbijetoi katastrofës, interpretoi në filmin pa zë “E Shpëtuar nga Titaniku”, ku përshkroi rrëfimin e saj personal. Ishte ky filmi i parë, nga dhjetëra të tjerë që përshkruan fatin e anijes.

- Muzeu i Titanic, në Boston, është më i madhi që i dedikohet tragjedisë. Ai posedon një koleksion të rrallë, që përfshin barkat e shpëtimit, flamurin britanik të anijes, menynë e darkës, qilimi që ishte shtruar për udhëtarët e klasës së parë, letra e kartolina që udhëtarët kishin marrë me vete në bord, një kambanë që ishte vendosur në kuvertën e anijes, etj.

- Sipas gazetës britanike ‘The Mirror’, së fundmi është gjetur violina që i përkiste kryemuzicientit të grupit muzikor në kuvertën e anijes, që bëri muzikë deri në çastet e fundit para përmbytjes. Tashmë po bëhet ekspertiza e nevojshme për verifikimin e vërtetësisë së saj. Nëse del se violina vërtet është marrë nga fundi i detit, ajo mund të vlejë disa dhjetëra miliona dollarë.

- Ish-shtëpia e të mbijetuarës më të njohur, Margaret Braun, në Denver, është shndërruar në muze. Pas përmbytjes së Titanic, ajo bë e famshme si “e papërmbytshmja Moli Braun”. Në filmin me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, Braun ishte gruaja e vetme që luftonte me një marinar dhe që në fund ia doli të kthente një barkë për të marrë të mbijetuarit në det, përfshirë këtu edhe heroinën e filmit, Rose. Pakkush e di se kjo ishte ngjarje e vërtetë.

- E mbijetuara e fundit e Titanic’ut vdiq në vitin 2009. Milvana Dean ishte nëntë vjeç në kohën e tragjedisë. Ajo vdiq në moshën 106-vjeçare, disa muaj pasi që DiCaprio dhe Winslet u pajtuan që të paguanin shpenzimet për trajtimin e saj.

- Shumë burime pretendojnë se kënga që grupi muzikor në Titanic interpretoi para fundosje së anijes ishte “Afrohu o Zot Tek Unë”. Mirëpo, gjatë një interviste për ‘The New York Times’ (në vitin 1992) ,Harold Bride, i vetmi muzicient i mbijetuar i grupit, deklaroi se kënga e fundit ishte “Marshi i Vjeshtës”.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Luli 05.11.12 8:32

Dokumenti i cili ndryshon tregimin për “Titanikun”

Titaniku  F1_04titanik1352021677

Shënimet private të personit, i cili ishte përgjegjës për sigurinë e “Titanikut”, dëshmojnë se ai ka kërkuar 50 për qind më shumë varka të shpëtimit, por White Star Lineka bërë presion që të hiqet dorë nga kjo kërkesë.

Shënimet janë zbuluar një shekull pas tragjedisë së Titanikut, kur 1.500 njerëz janë përmbytur bashkë me anijen kolosale në ujërat e akullt më 15 prill 1912.

Shënimet e shkruara nga kapiteni Moris Klark, i ngarkuar për sigurinë në anije , do të shiten në aksion në kuadër të shtëpisë Henry Aldridge and Son, dhe pritet që do të arrijnë çmimin 35 deri 38 mijë euro.

“Heqja dorë nga rregullat të cilat i ka vënë Komiteti Këshillëdhënës i pronarëve të anijeve dhe të cilat zyreja ime i kishte miratuar, më la pa asnjë përkrahje. Mbase edhe më ndërrojnë nëse këmbëngulë në pikëpamjet e mia” , kishte shkruar Klark atëherë.

Është interesant se Klark kishte dhënë dëshmi detaje në hetimin britanik për Titanikun në qershor të vitit 1912, por nuk kishte përmendur asgjë rreth kërkesës së tij për të siguruar më shumë varka shpëtimi.

Vendimi që propozimi i tij të mos respektohet ishte marrë vetëm 5 ditë para se të përmbytet anija legjendare.

“Këto dokumente do ta ndryshojnë historinë. Ato janë dëshmi të rëndësishme, që madje edhe 100 vjet pas të vijnë në shprehje”, thotë pronari i shtëpisë së auksionit Henry Aldridge.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Luli 23.04.14 21:43

Disa fakte të panjohura te Titanikut

Anija gjigante britanike përfundoi nën ujrat e Atlantikut më 15 prill 1912, pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit nga Sauthempton drejt New York-ut. Më 15 prill 1912, pra 102 vjet më parë mbytej Titaniku i famshëm, duke marrë jetën e 1517 vetësh. E njohur si një nga tragjeditë më të mëdha detare në historinë moderne, anija gjigante britanike përfundoi nën ujrat e Atlantikut, pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit nga Sauthempton drejt New York-ut. Teksa shumë mistere kanë shoqëruar këtë aksident, këtu poshtë mund të gjeni 15 faktet më interesante, që ndoshta kanë qenë të panjohura deri më sot.

- Në vitin 1912, "RMS Titanic" ishte objekti më i madh lëvizës në Tokë i ndërtuar nga njeriu, me një gjatësi prej 269 metrash. Në ditët tona, anija më e madhe e pasagjerëve është "MS Allure of the Seas", prej 362 metrash.

- Është thënë se një ekip masiv prej 176 burrash përdorej për të hedhur me lopata rreth 600 ton qymyr në ditë, për ta përdorur si lëndë djegëse që të lëvizte anija.

- Anija kishte në bordin e vet gazetën e krijuar enkas me këtë rast "Atlantic Daily Bulletin". Gjithashtu i kishte të gjithë "lukset", përfshi edhe palestër, pishinë, banjë turke, si dhe kafaze qensh të klasit të parë.

- Është thënë se një stërvitje varkash shpëtimi ishte planifikuar të mbahej në bord në ditën që anija goditi ajsbergun. Megjithatë, për një arsye të panjohur, kapiteni Smith thuhet se e anuloi stërvitjen. Shumë njerëz besojnë se nëse stërvitja do ishte bërë, shumë jetë mund të ishin kursyer. Gjithsesi duhet thënë se nuk kishte aq varka për të shpëtuar këdo në bord.

- Megjithëse anija ishte tepër luksoze për pasagjerët e klasit të parë, klasi i tretë kishte vetëm dy vaska për t'u përdorur nga më shumë se 700 pasagjerë.

- John Jacob Astor IV ishte pasagjeri më i pasur në bord, me një pasuri prej rreth 85 milion dollarësh. Një legjendë thotë se kur anija goditi ajsbergun, ai bëri shaka me një kamarier duke i thënë: "Unë kërkova vërtet akull, por kjo është vërtet qesharake". Ai u fundos bashkë me anijen.

- Një tjetër viktimë e famshme ishte një biznesmen amerikan Benjamin Guggenheim. Thuhet se kur anija goditi ajsbergun, ai dhe shërbëtori i tij ndërruan veshjen e më pas u shprehën: "Ne tani kemi në trup rrobat më të mira dhe jemi gati për t'u fundosur si zotërinj...". Është thënë se ata ishin duke pirë brandi dhe puro, para se të ndodhte tragjedia.

- Shumë njerëz ishin edhe fatlum. Vërtet kishin bileta për këtë udhëtim, por nuk hipën në bord. Mes tyre ishte edhe Milton S Hershey, themeluesi i firmës së çokollatave, por edhe Guglielmo Marconi dhe Alfred Gwynne Vanderbilt, të cilët vdiqën në "RMS Lusitania", tre vjet pas Titanikut.

- Pasagjeri i fundit i mbijetuar i Titanikut, Milvina Dean, vdiq më 21 maj 2009 në moshën 97 vjeçare. Ajo ishte vetëm 2 muajshe kur ndodhi aksidenti i anijes në 1912-n.

- Thuht se ajsbergu që goditi Titanikun ishte rreth 30 metra i gjatë dhe vinte nga një akullnajë e Groenlandës.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Berti69 02.11.14 20:41

Tragjedia e "Titanikut" mund të ishte shmangur

Titaniku  Titaniku

Së fundi është zbuluar se tragjedia e “Titanikut” që u mbyt në oqeanin Atlantik, së bashku me të gjitha ngarkesat dhe me shumicën e udhëtarëve pas goditjes së një ajsbergu, mund të shmangej.

Kjo është zbuluar falë një letre të lashtë që daton 102 vjet më parë e gjetur në papafingon e një çifti të moshuar britanik, dhe e shitur në ankand për më shumë se 30 mijë euro.

Në fakt, letra tregon për një incident që ka ndodhur në portin Southampton, në të cilin anija e famshme, për një lëvizje të gabuar për pak do të kishte përplasur dy anije të tjera të ankoruara “Nju Jork” dhe “Oqeania”, para nisjes për udhëtim.

Përplasja mes “Titanikut” dhe “Nju Jorkut” e cila u shmang për një fije floku, me patjetër do të ndalte anijen të kryente udhëtimin, duke ndryshuar kështu rrjedhën e historisë.

Letra nga kryeinxhinieri i Titanikut

Letra, dërguar nga kryeinxhinieri i “Titanikut” Joseph Bell, ndaj djalit të tij Frank, ka zbuluar se dy anijet ishin gati për t’u përplasur, kur “Titaniku” në momentin e fundit ndryshoi drejtimin. Shmangja e përplasjes do të çonte në evitimin e udhëtimit tragjik.

"Ne pothuajse patëm një përplasje me “Nju Jorkun” dhe “Oqeaninë” kur po linim portin “Southampton”, por për fat të mirë nuk pati pasoja”, shpjegoi Joseph Bell në letrën e datës 11 prill 1912.
Vetëm 3 ditë më pas “Titaniku” u mbyt, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1,500 njerëzve, përfshirë dhe zotin Bell.

/E.H./
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titaniku  Empty Re: Titaniku

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi