Vështirësitë, skandalet dhe përqeshjet
Faqja 1 e 1
Vështirësitë, skandalet dhe përqeshjet
Disa nga vështirësitë, skandalet dhe përqeshjet
(Sipas Ridlit)
Problemet me Dr. Uiliam Dod, një prift dhe akademik i lartë në kishën angleze; një njeri megaloman, plangprishës që bënte një jetë luksoze e me dëfrime. Flitej se merrej edhe me prostitucion, u përpoq të “blej” vendin e peshkopit, duke i premtuar një mit prej 3.000 funtash gruas së mbretit… të gjitha këto ndikuan në largimin e tij nga kapelani i mbretit, por dhe nga Lozha.
Por të gjitha këto skandale dr.Dod pati sukse t’i heshtte, dhe posa paraqiti lutjen për pranim, lozha në Sent Alban menjëher e pranoi me nderime të veçanta…
Më 1776 u zgjodh Kapelan i Lartë… Më vonë u dënua me vdekje për falsifikim... Pas dënimit Lozha e madhe më 7 prill 777, shpalli se i përmenduri njëzëri ishte përjashtuar nga shoqata e tyre. Dod u egzekutua me varrje, por ishin përhapur fjalë se trupin e tij, ende të gjallë, e kishin marrë masonët, të cilin pastaj ilegalisht e kishin bartur në Francë. Tregimi për dr. Dodin kishte përfunduar tragjikisht.
Opinioni i kishte përqeshur masonët edhe lidhur me rastin e Shevali D’Eonit, i lindur më 5 tetor 1728, në një familje të njohur nga Toneri, në Burgundi…Shevaliu më 1755 filloi të punojë si diplomat në ambasadën franceze në Sankt Peterburg. Këtu ishte ngarkuar me një detyrë të fshehtë me rëndësi të madhe - të përcjellë ambasadorin anglez. Detyrën e kishte kryer me sukses. Luigji XV i kishte dekoruar për trimëri gjatë luftës.
Gjatë bisedimeve, pas përfundimit të luftës, në mes të Francës dhe të Britanisë, më 1762, D’Eon u emërua anëtar i delegacionit frances. Ndërsa pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike emërohet sekretar i parë i ambasadës në Londër. Për shka të një zënke me ambasodorin e vet, D’Eon ik nga ambasada duke marrë me vete shumë dokumnte të rëndësishme sekrete...
Tash jetonte në Londër si një zotëri. E dinte se fshehtësitë nuk mund t’i publikonte, andaj vendosi t’ia dorëzojë atij që paguan më shumë. Partia politike Tory-konzervative i ofroi 40.000 funta. D’eon refuzoi duke shpresuar se nga Luigji XV do të merr edhe më shumë... Ishin bërë shumë përpjekje për kidnapimin e tij por të pasuksesshme...
Por habia më e madhe ishte kur u përhap fjala: D’Eon është femër! D’Eon ishte i sigurtë se këtë trillim e kishte shpikur z. Gverçi, ambasodor francez. Lidhur me identitetin e tij, se ishte fëmër apo mashkull, kishin filluar njerëzit të vënë bast. Flitej se fondi i bastit kishte arritur shumën 120.000 funta... Rasti ishte paraqitur edhe në gjyq.
Njeriu që kishte vën bast se D’Eon është femër, kërkonte nga gjykata që të vërtetohet gjinia e D'Eonit. Dy dëshmitarë, një gazetar dhe një mjek ishin betuar para gjyqit se D’Eoni është femër... D’Eon kishte pranuar se vërtet është femër dhe kishte pranuar se nuk do të vishej më rrobe meshkujsh.
Më 1777 kishte udhëtuar për në Francë i veshur, për herë të fundit, me unifomë oficeri. D’Eoni vdiq më 21 maj 1810. Mjekët që përgatiten trupin e tij për varrim ishin befasuar - D’Eoni ishte mashkull! Për njerëzit e viteve 1810, si dhe për ne, në kohën e sotme, ka mbetur enigmë, përse dr. D’Eton 30 vjet mbajti rrobet e femrave!?, shkruan, ndër të tjera, Xhasper Ridli.

Andi Ballshi- 16
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi