EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Herbert Schirmer

Shko poshtë

Herbert Schirmer Empty Herbert Schirmer

Mesazh  Jon 20.09.09 1:29

Rrëmbimi i Herbert Schirmer

Herbert Schirmer Schirmer
Herbert Schirmer

Polici 22-vjeçar Herbert Schirmer do të kishte një përvojë shumë të çuditshme më 3 dhjetor, 1976. Teksa ishte duke bërë raundet e zakonshëm të patrullimit në Ashland, Nebraska, ai pa drita të kuqe në majë të një kamioni të madh.

Kishte bërë kontrolle përgjatë autostradës 6, dhe ndodhej vetëm në kryqëzimin e dy autostradave, 6 dhe 63, kur pa dritat e kuqe. U afrua për të parë më mirë.

Teksa vazhdojë të lëvizë më tutje autostradës 63, ai u ndal dhe drejtoi fenerët e makinës mbi objektin me ngjyrë të kuqe të ndezur.

Menjëherë e kuptoi që ky objekt nuk ishte një kamion. Ai mundi të shohë qartë një UFO metalike në formë disku, që lëkundej disa metra në ajër. Objekti i pastër prej alumini kishte një lloj vendkalim rreth e qark tij.

Ai gjithashtu mundi të shohë ato që mendoi se ishin këmbë, poshtë objektit.

UFO nisi të dërgojë flakë poshtë vetes, pasi u ngrit në ajër. Schirmer mundi të dëgjojë një tingull sirene, që vinte nga objekti teksa ai ngjitej lart dhe më lart. Më pas, UFO kaloi direkt mbi makinën e tij të policisë, dhe fluturoi tutje.

Schirmer nxitoi për në stacionin e policisë, dhe fiksoi orën që shënonte 3:00 e mëngjesit. Kjo gjë e tronditi, sepse ai e dinte se ai kishte qenë në patrullë shumë më tepër se sa 10 minutëshi që tregonte ora aktuale.

Ja çfarë shënoi Schirmer në regjistër: "Pashë një disk fluturues në kryqëzimin e autostradave 6 dhe 63. Po deshët mos besoni!"

Schirmer filloi të përjetojë disa probleme fizike menjëherë pas asaj që pa. Ai vuajti nga dhimbje koke, ndihej i sëmurë, dhe kishte një vrajë të kuqe në qafë.

Komisioni Condon, i vendosur në Universitetin e Kolorados, dhe që në atë kohë merrej me hetimin e UFO-ve, dëgjoi dëshminë e Schirmer, dhe kërkoi që ai të vijë në Boulder, Kolorado. Më 13 shkurt 1968, Schirmer iu nënshtrua hipnozës regresive, administruar nga psikologu Dr. Leo Veson i Universitetit të Ëyoming.

Seancat e regresionit do të sillnin shumë detaje që Schirmer kishte shtypur brenda vetes. Ndërsa iu afrua diskut fluturues, motori në makinën e tij patrulluese të policisë u shua, dhe radio iu fik në të njëjtën kohë.

Një lloj objekti i bardhë doli nga disku fluturues, dhe komunikoi me të në mënyrë telepatike. Ky objekt e pengoi po me telepati Schirmerin, që të qëllonte me armën e zjarrit.

Fakte të tjera të nxjerra nga polici patrullues ishin se qeniet nga disku fluturues ishin miqësore, ata furnizonin, UFO e tyre përmes linjave elektrike, dhe kishin një bazë operimi në planetin Venus.

Komiteti Condon arriti në përfundimin se: Vlerësimi "i testeve psikologjike, mungesa e ndonjë prove, si dhe intervista me policin e zonës, nuk linin shumë besim tek stafi i projektit që përvoja me UFO e raportuar nga patrulluesi ka qenë reale." Megjithatë, psikologu Dr. Veson, mendonte se Schirmer "besonte në realitetin e ngjarjeve që ai përshkroi".

Kur Schirmer u kthye në detyrën e tij në Ashland, shefi i policisë Wlaskin dha dorëheqjen, dhe Shirmer u emërua si shef i ri.

Por për shkak të përqeshjes nga qytetarët, dhe përvoja me diskun fluturues, ai nuk ishte në gjendje të kryente detyrat e tij ashtu si duhej, dhe kështu që dha dorëheqjen dy muaj më vonë. Dikush kishte hedhur dinamit në veturën e tij të patrullimit, dhe gruaja e tij e la po gjatë kësaj kohe.

Duke kërkuar lehtësim nga problemet e tij psikologjike, ai do të nënshtrohej më shumë hipnozave regresive në qershor, 1968. Hipnotizuesi Loring G. Williams kreu seancat, ku do të zbuloheshin më shumë detaje të takimit me diskun fluturues.

Më pas do të shkruheshin dy libra për përvojat e tij, "Zotat, demonët, dhe Karrocat hapësinore" dhe "Zotat dhe Demonët nga hapësira", nga Eric Norman. Është shumë e vështirë për të vërtetuar nëse janë të vërteta apo imagjinare përjetimet e Schirmerit.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi