Kristaloterapia
2 posters
Faqja 1 e 1
Kristaloterapia
Kristaloterapia
Shërimi përmes gurëve të çmuar
Njohuria për aftësitë e paparashikueshme të kristaleve, nuk është diçka e re. Shkenca e jonë bashkëkohore sot disponon dëshmi tejet bindëse materiale, se llojet e ndryshme të kristaleve, që nga kohërat më të lashta, janë trajtuar si simbole të fuqisë dhe pasurisë.
Zakonisht, ishin të vendosura si stoli shtesë të amuleteve dhe talismanëve të ndryshëm, që konsideroheshin relike mbrojtëse nga e keqja në veçanti, si dhe fatsjellëse dhe fatlume për një mirëqenie gjithëpërfshirëse individuale dhe kolektive, në përgjithësi.
Këta popuj të lashtë, që në antikitet kishin dijeni se llojet e ndryshme të kristaleve, emetojnë rrezatime elektromagnetike me frekuenca të caktuara valore, të cilat përputhen me ritmet e caktuara valore të harmonisë hyjnore që funksionon në Univers.
Duke e konsideruar sëmundjen si një çrregullim të kësaj harmonie natyrore, ata praktikonin që përmes llojeve të ndryshme të kristaleve, ata rivendosin dhe balancojnë këtë ritëm të trazuar që shfaqej si reagim organik ose psikik në formë të sëmundjes.
Aplikuesit e shërimit përmes kristaleve dhe gurëve fisnik, kur i përdorin ato, mbështeteshin në faktin se, gurët e çmuar dhe ata gjysmë të çmuar, secili prej tyre, në vetvete ka energji rrezatuese që prodhon efekte shëruese në trupin, shpirtin dhe psikën e njeriut.
Gurët e çmuar nuk rrezatojnë vetvetiu energji nga burimi i tyre, por e japin atë përmes shndërrimit të dritës në nxehtësi.
Çfarë janë gurët shërues - të çmuar?
Gurët shërues janë ata gurë të çmuar që posedojnë shumëllojshmëri ngjyrash, kanë energji të madhe valëzuese dhe janë minerale me vlera të larta. Secili gur i çmuar i përket një rrethi të veçantë të ndërtimit substancial në natyrë, dhe ato me kohë zhvillojnë dhe kultivojnë edhe më shumë energjinë disponuese, së bashku me rritjen e mëtejshme të aftësive rrezatuese.
I lënë për një kohë të gjatë pas dore, sot, shërimi përmes kristaleve dhe gurëve tjerë të çmuar, sërish rikthehet në gjirin e mjaft metodave të tjera tejet efikase të shërimit tradicional të sëmundjeve të ndryshme. Tanimë, kjo metodë shëruese, praktikohet nëpër klinikat e njohura të mjekësisë natyrore anë e kënd botës.
Përparësitë e shërimit me këtë metodë janë: kanë ndikim mrekullibërës, nuk prodhojnë veprime negative apo anësore, mund të aplikohen pa ndonjë problem edhe në shtëpi, si dhe, njëkohësisht, ato mund të sigurohen fare lehtë!
Suksesi i mjekësisë përmes gurëve shërues është pothuajse i përmasave të habitshme: politikanët, aktorët, shëruesit që preferojnë barërat natyrore, vet i famshmi poet Johan Volfgang Gëte, kanë bartur gurët që kanë efekte shëruese dhe që posedojnë fuqi për ndikim sensacional.
Disa prej njerëzve kanë dëshirë që t'i përgatitë një eliksir (guri lihet një orë në ujë dhe pastaj uji pihet) ose të bartin gurin e tyre të dashur, fatsjellës e mbrojtës, të varur në një zinxhir rreth qafës.
Është një mrekulli kjo? - Jo! Të gjitha llojet e gjallesave dhe trupat e kësaj toke, qëndrojnë në një fushë energjetike.
Edhe egjiptianët e lashtë besonin se, gurët e çmuar shfaqnin efekte të mira në psikologjinë dhe shëndetin e njeriut dhe këtë fakt e dëshmojnë stolitë e shumta me gurë të çmuar që mbanin si femrat ashtu edhe meshkujt. Ata mendonin se këta gurë të mrekullueshëm kishin fuqi të mbinatyrshme dhe se mjaftonte t'i mbaje varur në qafë apo në duar për t'u ndjerë më mirë, më energjik dhe i fuqishëm dhe gjithashtu në harmoni me universin.
Nuk ka asgjë më të bukur se sa mbajtja e një guri të çmuar, të bukur, shumëngjyrësh në qafë, kur dihet se prej tij mund të vijnë një varg të mirash, qoftë në mbarëvajtjen e shëndetit, por edhe ruajtjen e barazpeshës shpirtërore. Këto mrekulli të natyrës, të njohura për më se mijëra vjet për aftësitë e tyre shëruese dhe barazpeshën e tyre të brendshme, janë përdorur gjërë në antikitet dhe në ditët e sotme.
Gurët e çmuar jo vetëm që duken bukur dhe të bëjnë të ndihesh e bukur, por kanë edhe efekte psikologjike dhe shëndetësore të mira, nëse mbahen në periudhën e caktuar të vitit kur energjia e tyre është më e fuqishme. Çdo gur i çmuar ka efektin dhe energjinë e tij. Funksionojnë në sfrera të ndryshme të shëndetit psikologjik.
Onyksi i zi - Guri i Ujorit (20 janar - 18 shkurt)
Në kuadër të gurëve shërues radhitet në mesin e atyre gurëve që i dedikohet efekti pozitiv në qarkullimin e gjakut dhe shërimin e plagëve. Ai na mbron nga ndikimet e shfaqura negative.
Ametysti - Guri shërues i peshkut (19 shkurt - 20 Mars)
Shpërndarësi i dhimbjeve të përqendruara! Është veçanërisht me efekte pozitive në çlirimin nga migrena, shtangimit dhe frika. Rrit sigurinë në vetvete.
Jaspisi - Ai ndikon më shumë në shenjën e dashit (21 Mars - 20 prill).
Është i përdorur për rregullimin e qarkullimit të gjakut, forcimin e sistemit mbrojtës të trupit dhe gjithashtu ndihmon në daljen nga gjendja e shpërqendruar dhe forcon kujtesën. Një gurë me fuqi të jashtëzakonshme, ndihmon për të qenë i qëndrueshëm dhe të kthen vetëbesimin.
Kuarci i trëndafiltë - Për shenjën e demit (21 prill - 20 maj)
Guri i zemrës! Kuarci i trëndafiltë vlen për forcimin e zemrës dhe përmirësim të gjendjes shpirtërore, për shërim në rast sëmundjesh të zemrës me bazë psiqike dhe në rastet e humbjeve të ndonjërit prej njerëzve të dashur.
Muzahati - Guri i binjakëve (21 maj - 21 qershor)
Ndikon pozitivisht veçanërisht në procesin e metabolizmit gjithashtu që nga varësia (prej drogës, duhanit, alkoolit etj.) dhe forcon dëshirën dhe vullnetin për të jetuar i shëndetshëm.
Aventurini - Kristali i kancerit (21 qershor - 22 korrik)
Ndikon para së gjithash në lëkurën e njerëzve. Kështu ai aplikohet në ambulancat e mjekëve popullorë, kryesisht për të luftuar faktorët që shkaktojnë sëmundjet e lëkurës. Romakët e vjetër ishin të bindur se, Aventurini forcon ndjesinë e guximit dhe optimizmit.
Kristali i brigjeve - Guri shërues i Luanit (23 korrik - 22 gusht).
Kristali i kthjelltë i brigjeve zhvillon fuqitë e tij më të mira shëruese, në shenjën e Luanit thuhet se është një gur për të stresuarit pra, të çlodh dhe të ul nervozitetin. Zbut vuajtjet nga sëmundjet e syve dhe shuan dhimbjet e kokës. Energjitë e tij pothuajse të dukshme, sjellin dritë në trupin e njeriut dhe e mbrojnë atë nga rrezatimet negative të mundshme.
Syri i tigrit - Guri shërues i virgjëreshës (23 gusht - 22 shtator)
Grekët e vjetër e nderonin atë si diçka që sjell gjallëri. Në terapinë moderne me gurët e çmuar, guri sy tigri, që rri në shenjën e virgjëreshës, konsiderohet se ka ndikim pozitiv në nyje, në nyjet lidhëse dhe në sistemin nervor, duke ndikuar që të "gjejmë" vetveten.
Kuarci i borës - Guri i peshores (23 shtator - 22 tetor)
Vlerësohet si rregullator i yndyrës në gjak; me ndikim pozitiv në aktivizimin e zorrëve dhe në funksionin e mushkërive. Në rrafshin shpirtëror, ai ndihmon në rregullimin e gjendjes shpirtërore të brendshme.
Karneoli - Guri shërues i akrepit (23 tetor - 21 nëntor)
Guri i kuq si gjaku me shkëlqim zjarri. Si gurë shërues i akrepit do të duhej që të ndalë humbjen e paktë të gjakut; të forcojë funksionimin e zemrës dhe mushkërive, por edhe të përkujdeset për sasinë e nevojshme të oksigjenit në gjak. Ai ju dhuron kënaqësinë e jetës dhe ngrohtësinë e duhur.
Sodaliti - Guri shërues i shigjetarit (22 nëntor - 21 dhjetor)
Sodaliti i kaltër i përket shenjës së shigjetarit. Nëse mbahet në qafë gjatë këtij muaji, mund të shfrytëzohen aftësitë e tij shëruese në mënyrë optimale. Ai ndikon pozitivisht tek gjendrat dhe si mjet ndihmës edhe për diabetin, njerëzit me mbipeshë të theksuar dhe me shtypje të gjakut të lartë. Ai forcon njerëzit sensibël (të ndjeshëm) dhe i mbron nga frika.
Guri shërues i Bricjapit (21 dhjetor - 19 janar)
Ngushlluesi dhe paqësori i shpirtit. Guri i Bricjapit ndihmon nervat, në rast shqetësimi dhe stresi. Ai do të duhej t'ju ndihmojë në ruajtjen, respektivisht rivënien në vend të qetësisë së brendshme, në rikthimin e fuqisë, por bën edhe të mundur përballimin e vështirësive të ndryshme.
Përgatiti:Kalrita Bajraktari

Jon- 1159
Re: Kristaloterapia
Legjendat e vjetra flasin për Atlantiden, ku duket se përdorimi i kristaleve vinte nga qytetërimi legjendar Mu.
Populli i Atlantidës përdorte kuarcin dhe gurë të tjerë për të kanalizuar dhe përdorur forcat kozmike, për integrimin dhe ruajtjen e dritës, duke i përdorur ata si fenerë, për arsye të komunikimit, por edhe për të komunikuar me etërit e tyre, ose me qytetërimet të tjera të përparuara në univers.
Ezoterikët mendojnë se kjo "energji thelbësore" që gjendet te gurët është pakapshme me mjete shkencore, ndoshta për shkak se ajo "i bindet ligjeve të ndryshme."

gjilanasi- 361
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi