Teletransportimi
3 posters
Faqja 1 e 1
Teletransportimi
Njerëz që zhduken - teletransportimi
Njerëz që zhduken" është titulli i një numri goxha trazues të revistës me figura, ‘Dylan Dog’.
Në të, autorët rrëfenin histori të frikshme të personave, qenieve nejrëzore që zhdukeshin papritur, të "anuluar" nga një forcë e panjohur nga ky dimension.
Revista është fantazi, megjithatë pak vetë e dinë që ky fenomen shqetësues ekziston vërtetë dhe është gjithashtu i njohur si 'Teleportimi" (teletransportimi, ndonëse ky term shpesh herë lidhet me fantashkencën); në letërsinë e misterit ka të bëjë me fenomene të pashpjegueshëm të zhdukjes së objekteve dhe personave, apo thënë më mirë "të çmaterializimit" të papritur të tyre.
Për t'u rishfaqur vetëm pas pak sekondash në një tjetër vend, larg edhe me mijëra kilometra. Ndonëse të rrallë, këto ndodhi çuditërisht janë të njohura nga shkenca, por pavarësisht kësaj vazhdojnë që të bëhen kërkime për të arritur që të kuptohet se përse ndodhin.
Disa, si përshembull Spiritistët, një fenomen të tillë e quajnë "çmaterializim"; Ufologët i quajnë "transferime të çastit" apo madje teletransportim, ndërkohë që për studiuesit e fizikës bëhet fjalë për udhëtime të vërtetë të përkohshëm në hapësirë, Urat e Rosen-Einstein që përfshihen në Teorinë e Relativitetit. Pavarësisht pranimeve dhe parashikimeve matematikorë, fenomeni ende nuk pranohet si i pajtueshëm nga shkenca zyrtare.
Shkencëtarët mendojnë që në disa zona të botës ekzistojnë tunele hapësirë-kohë apo porta dimensionale, në të cilat nuk vlejnë më ligjet e fizikës; në këto pika mund të ndodhë që çdo send apo qenie njerëzore mund të transferohet nga njëra pikë e Tokës në tjetrën apo madje edhe në një tjetër pikë të universit.
Këta tunele mund të gjenden në disa vende të caktuar, por është e mundur që edhe të ndryshojnë vendndodhjen, pra të spostohen nga një vend në tjetrin. Mendohet që ekziston një i tillë në Lisbonë, i cili lidh Portugalinë me Indinë; një tunel thuhet se ndodhet në Uruguaji, si dhe një në Argjentinë e që e lidh direkt me Meksikën.
Ekzistojnë dëshmi të ndryshme për zhdukje të papritura në histori, dhe disa prej tyre janë jo pak trazuese. Mes rasteve të shumtë për shembull është ai i vitit 1593, rasti i një ushtari filipinas i gardës së guvernatorit të Manilës, i cili u shfaq krejt papritur në sheshin e qytetit të Meksikos, krejt i shastisur.
Ai u arrestua dhe më pas u mor në pyetje, ku deklaroi se nuk dinte absolutisht asgjë se si kish ardhur aty; e vetmja gjë që mbante mend ishte që kish marrë shërbimin e rojës në pallat dhe sapo kishin vrarë guvernatorin. Askush nuk i besoi rrëfimit të tij, por pas dy muajsh erdhi lajmi i vrasjes së guvernatorit të Filipineve dhe ai u la i lirë.
Një tjetër rast ndodhi në vitin 1665 në Portugali: një njeri që, nga India, më saktë në Goa, u shfaq krejt papritur në Lisbonë të Portugalisë. I akuzuar se kishte "prishur" ligjet e natyrës, i gjori u dërgua në turrën e druve nga Inkuizicioni.
Thuhet se disa prej këtyre "kalimeve" gjenden në Angli, në Yorkshire, një qytet që konsiderohet magjik; në fakt, këtu fenomeni njihej që nga shekulli XVII dhe që nga banorët njihet me emrin "Porta e fatit".
Ndërsa të tjera porta mund të gjenden në Brazil, në Bahia, në New Hampshire në SHBA, në Salisbury në Rodezi (Afrikë) dhe madje edhe në Itali, në ishullin e Favignanas dhe Aronas. Disa prej tyre janë shumë të gjatë, aq sa për të përshkuar botën nga njëra anë në tjetrën, ndërsa të tjerë janë shumë të shkurtër.
Cilado qoftë origjina e fenomenit, ajo që rrëfejnë zakonisht njerëzisht është që nuk janë absolutisht të vetëdijshëm për atë që u ndodh në ato momente si dhe ku gjenden. Kalimi ndodh në mënyrë shumë të shpejtë, brenda pak sekondash dhe zakonisht kush ndodhet brenda, nuk kujton atë që ka ndodhur gjatë dhe pas transferimit, pasi në ato pak momente personi ndodhet në një gjendje pavetëdije.
Në kësi rastesh, këto ndodhi janë krejt rastësore dhe duket që jo gjithmonë këto "kalime" janë aktivë, por duket gjithashtu se ndodh rrallë; ndoshta pasazhet aktivizohen në kushte të caktuara të rritjes së magnetizmit tokësor. (Eshtë ky rasti i të ashtuquajturit Trekëndëshi i Bermudës).
Shpesh herë ndodh që personave që kalojnë një eksperiencë të tillë, në disa raste kanë probleme fizike, që ndoshta ndodhin prej çmaterializimit. Nga dëshmia e disa prej "viktimave", ata pohojnë se janë gjendur krejt papritur në një mjegull të trashë dhe kanë parë një dritë zjarri, e pas kësaj zhduken në disa çaste.
Diçka e ngjashme ndodhi në vitin 1962 një braziliani, Rivalino Mafra, i cili u zhduk krejt papritur m’u përpara syve të bijve të tij, me një blic. Një rast analog u rregjistrua nga dëshmitarë të ndryshëm (mes të cilëve një gjykatës) në 23 shtator të vitit 1880 në Tennessee: një bujk, kryefamiljar, David Lang, "u zhduk" në sytë e familjarëve dhe miqve të tij, duke lënë pas një gjurmë bari të djegur. Disa muaj më vonë, bijtë e tij u ndalën në vendin e "avullimit" dhe dëgjuan në ajër zërin e tij që i dëshpëruar kërkonte ndihmë...
Në këtë mënyrë zhduken edhe objekte shumë më të mëdhenj: për shembull, në vitin 1989, një makinë tip Fiat Uno u përplas me një kolonë të një shtylle në Rozzano, në hyrje të Milanos: punonjësit e ndihmës së shpejtë zbuluan për befasinë e tyre se në timon nuk ishte askush.
Në vitin 1958 i ndodhi në Siri një treni të tërë mallrash, i cili gjatë udhëtimit u zhduk bashkë me makinistët.
Dy trena të tjerë mallrash në Angli, që u nisën nga Cornwelli u zhdukën po në të njëjtën mënyrë. Veç trenave, e njëjta gjë i ka ndodhur një avioni bombardues anglez, një i tipit Volcan i pajisur me aparate gjetjeje të vendndodhjes, i cili u çmaterializua mbi brigjet e Anglisë. Transponderi i mjetit, aktiv edhe në raste aksidentesh, nuk dha asnjëherë asnjë sinjal alarmi: ky fakt frymëzoi edhe filmin e James bond, "Operacioni Topi i Zjarrtë".
Në vitin 1978, një pilot australian u zhduk në Melbourne, pasi kishte komunikuar se kish parë një objekt shumë të madh fluturues. Një tjetër rast shumë i njohur është ai që ka të bëjë me ngjarjen që i ndodhi në shekullin XIX ekuipazhit të anijes fatkeqe Mari Celeste. Në këtë rast, faji iu vu monstrave detare, si kallamari gjigand.
Në qershor të vitit 1872, anija Iron mountain u nis nga Porti i Vicksburg në Mississipit për të shkuar në Louisville, në Kentucky. Në të ndodheshin 55 persona, pjesëtarë ekuipazhi dhe pasagjerë si dhe një ngarkesë e madhe pambuku; në atë pjesë të lumit, trafiku qe shumë i rënduar me varka.
Pasi u nis nga Vicksburg dhe pasi kish kaluar afro një çerek ore, Iron Mountain u zhduk pa lënë gjurmë. Menjëherë u nis një hetim nga ana e autoriteteve portualë të Vicksburgut: çdo hipotezë për fundosjen u verifikua me kujdes dhe u hodh poshtë.
Nëse do të ishte fundosur vërtetë, topat e pambukut që ishin pjesë e ngarkesës do të ishin gjetur mbi ujë, një zjarr i mundshëm do të kish tërhequr vëmendjen e anijeve të tjera apo të banorëve përgjatë brigjeve të lumit; dhe nëse Iron Mountain do të kish ngecur në ndonjë vend të lumit do të kish patur kohë dhe mundësi të lëshonte sinjalin SOS. U arkivua si një çështje e pazgjidhur, gjë që rriti edhe më shumë famën e Misisipit si një lumë i mallkuar.
Po çfarë ndodh nëse zhdukja u ndodh ushtrive të tëra? Në vitin 1707, gjatë Luftës spanjolle katër mijë ushtarë të Dukës së Austriusë u zhdukën në Pirteneje gjatë një transferimi të rëndomtë. Nuk u gjet asnjë gjurmë beteje, nuk u gjetën asgjëkundi as armë dhe as pajisje, dhe natyrisht as edhe kufoma.
Njerëzit thjeshtë ishin zhdukur pa patur mundësi askush që të gjente gjurmë. Në vitin 1858, tre kompani ushtarësh kolonialë francezë, 650 burra që marshonin drejt Saigonit në Indokinë, u zhdukën drejt asgjësë. Pavarësisht të gjithë kërkimeve dhe hetimeve, nuk u arrit asnjëherë që të zbardhej ky mister.
U bënë analiza në bazë të ditarëve të luftës dhe u mësua që në atë vendndodhje dhe në atë datë nuk kish ndodhur asnjë lloj luftimi, dhe më vonë asnjë ushtar i atij batalion nuk u rikthye më në Francë dhe as nuk dha ndonjë lajm për vendndodhjen.
Mund të mendohet për fenomene të tillë si dezertimi, të natyrshëm në kohëra lufte: por në vitin 1915, në Sava Bay pranë Gallipolit në Turqi, tetëqind ushtarë anglezë u zhdukën gjatë përparimit për të pushtuar një bastion.
Një lloj mjergulle ngjyrë gri i mbështolli dhe të gjithë avulluan në sytë e shokëve dhe të armiqve turko-gjermanë. Në dhjetor të vitit 1939, gjatë pushtimit të Kinës nga Japonia, afro 3000 mançurianë u zhdukën pa lënë gjurmë në rrethana të ngjashme, ndërkohë që është e njnohur zhdukja e ushtrisë irakene të Sadam Huseinit gjatë Luftës së Parë të Gjirit në vitin 1991: amerikanët gjetën vetëm një kolonë shumë të madhe me mjete të braktisur në shkretëtirë, pa asnjë gjurmë të ushtarëve dhe asnjë lloj gjurme arratie nëpër rërë.
Disa studiues flasin edhe për prani të UFO-ve në raste të tilla, të cilëve Ufologët u atribuojnë zhdukjen e ushtrisë në Irak, apo në mënyrë folklorike flasin për shpirtëra apo fantazma. Në fakt, në Angli në vitin 1673, një doktor u zhduk në sy të disa dëshmitarëve: ai u ngrit nga dhjetëra fata dhe u dërgua drejt qiellit. Sipas traditave më të lashta, këto të fundit janë qenie shumë të fuqishme dhe në gjendje të shkaktojnë këto rrëmbime: në fakt thuhet se në periudha të caktuara, këto qenie rrëmbejnë persona dhe i marrin me vete në botën e tyre.
Personave që japin interpretime të ndryshëm "supernatyrorë" për këto fenomene u kundërvihen natyrisht skeptikët, të cilët thonë se këto lloj incidentesh ndodhin për shkak të boshllëqeve në kujtesën e viktimave, që në momentin që ata nuk mbajnë mend asgjë për atë që u ka ndodhur.
Por kjo gjë nuk shpejgon se si ka mundësi që personat gjenden në vetëm pak çaste nga një vend në një tjetër, mijëra kilometra larg! Mes këtyre kemi shembujt e një biznesmeni brazilian që në vitin 1959 u nis nga Buenos Aires me makinë për të shkuar në një tjetër qytet, dhe krejt papritur u gjend i mbështjellë nga një mjergull: krejt papritur, e gjeti veten në një tjetër qytet, me mijëra kilometra larg.
Apo, gjithmonë në Argjentinë, rasti i një doktori që ishte në udhëtim me bashkëshorten e tij, sërish me makinë: të mbështjellë edhe këta nga një mjergull e trashë, u rizgjuan 4500 kilometra larg, në qytetin e Meksikos. Dhe në vitin 1961 ndodhi rasti i famshëm i vëllezërve Hill që në New Hampshire u zgjuan në makinën e tyre, të dy me një boshllëk të përkohshëm kujtese.
Të dy, gjatë një hipnoize progresive thanë se ishin teletransportuar nga një UFO (ky rast i dha jetë tezës shumë të kundërshtuar dhe asnjëherë të sqaruar të Tezave të Rrëmbimeve prej Alienëve). Ndërkohë, që rasti që ka mbetur një mister i vërtetë, nga të gjithë të sipërpërmendurit, është ai i 1828, kur krejt papritur u zhduk Kaspar Hauser, një djalosh që pohoi se nuk mbante mend asgjë nga fëmijëria e tij.
Këto fenomene teletransportimi ndodhin edhe sot, por pa u arritur asnjëherë në një konkluzion që të bëjë të gjithë të bien dakord. E vetmja gjë që është vënë re është mungesa e çuditshme e energjisë elektrike në të gjithë rastet e dokumentuar. Sipas studiuesit Colin Wilson, bëhet fjalë për ndryshime në hapësirë-kohë që spostohen në univers, tunele hapësinorë të lëvizshëm apo minivrima të zeza.
Sidoqoftë, edhe sot e kësaj dite është ende shumë e vështirë të kuptohet deri në fund mekanizmi.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Teletransportimi
TELEPORTACIONI APO LARGPERCIMI
Te shperbehesh ne asgje ne ajer dhe te shfaqesh perseri, pa humbje ne kohe, por ne nje kontinent tjeter. Deri tani kjo gje ka qene e mundur vetem ne filmat fantastiko-shkencor si “Star Trek”.
Ne kete film veprimi ne fjale eshte quajtur “to beam” qe do te thote pak a shume “te dergosh nje tufe rreze drite”. Ndryshe i njejti veprim quhet teleportacion qe do te thote “te dergosh ne largesi” ose me nje fjale largpercim.
KJO QE DERI PAK PARA KOHESH DUKEJ UTOPI, NE TE VERTETE FUNKSIONON
Fizikanti vienez Anton Zeilinger ia ka arritur te largpercoje grimca drite (fotone) ne nje largesi 1 deri ne 2 metra prej andej. Me e rendesishmja eshte se Zeilinger nuk largpercon pjesezen , por te dhenat qe e perbejne ate...
Behet fjale per nje marredhenie midis dy pjesezash brenda Ligjeve te Mekanikes Kuantike te quajtura kokolepsje. Nesa gjendja e njeres pjesez ndryshon, ndryshon dhe ajo e pjesez tjeter sado larg njera-tjetres te jene, qofshin disa mikrometer apo dritevjet.
Per te largpercuar te dhenat ne nje pjesez te trete do te mjaftonte qe kjo t’ia percillte te dhenat njeres prej dy pjesezave te kokolepsura. Sapo njera prej pjesezave te kokolepsura te merrte keto te dhena, po ne ate cast i ka marre dhe tjetra ndonese ndodhet larg. Pra te dhenat u largpercuan.
Kjo gje nuk eshte e re dhe eshte e njohur ne teori qe prej 30 vjetesh. Me thjeshte eksperimenti i mesiperm mund te shpjegohej me ane te goglave te bilardos. Kemi dy gogla te bardha ku ngjyra perfaqeson rolin e njejte qe luajne ato, si dhe nje te kuqe qe do te largpercohet.
Gogla e kuqe rrok nje prej goglave te bardha. Kjo e fundit merr pernjehere te dhenat e te kuqes dhe kthehet keshtu ne te kuqe. Por meqenese gogla e bardhe eshte e kokelepsur me goglen tjeter te bardhe (per shkak se kryejne te njejtin rol), atehere dhe kjo e fundit kthehet ne te kuqe.
Keshtu te dhenat, pra “ngjyra e kuqe” u largpercua.
LARGPERCIMI I NJEREZVE
Nje nder veshtiresite ne largpercimin e njerzve qendron ne ate qe ndonese po behen perpjekje dhe ne teori eshte e mundur, perseri nuk eshte arritur te largpercohen atome prej te cilave perbehen njerezit. Deri tani eshte arritur te largpercohen vetem fotonet e drites.
Per me teper atomet e njeriut jane teper te lidhur me njeri-tjetrin dhe nuk mund te shkeputen nga njeri tjetri. Keshtu do te duhej qe njeriu te largpercohej si nje i tere dhe jo ne atome. Deri tani ketij problemi nuk i eshte dhene zgjidhje.
Pra ne te ardhmen e afert largpercimi i njerezve mbetet akoma i pamundur.
Edhe sikur te ishte e mundur te largpercohej njeriu ne formen e shperberjes se atomeve te tij perseri do te hasnim ne veshtiresi te medha te cilat nuk qendrojne ne numrine madh prej biljonesh atomesh qe perbejne njeriun por ne numrin teper te madh te nderthurjeve te mundshme midis ketyre atomeve qe perbejne trupin e njeriut.
Do na duheshin te largperconim sasi aq te medha te dhenash per te cilat do na duhej nje CD-ROM aq i rende sa edhe vete Toka. Kompjuterave te sotem do tu duheshin 20.000 miliarde vjet te kryenin largpercimin e te dhenave te njeriut.Ajo qe mund te bejme eshte ndertimi i kompjuterave kuantike teper moderne, te cilet do te ishin me miliarda here me te shpejte se ato qe kemi sot.
Nje veshtiresi tjeter qendron ne ate qe kokelepsja e grimcave te drites funksionon vetem ne nje mjedis krejt te izoluar. Ngrohtesia e trupit apo dhe frymemarrja do ta shkatarronin kokelepsjen.
Nje pengese tjeter eshte ajo qe gjate largpercimit, nuk dergohet tutje trupi por vetem te dhenat e perbersjes se tij. Keshtu qe ne vendin ku do te shfaqej njeriu duhet te kishte qe me perpara nje kopje te njeriut ne fjale, tek i cili do te largpercoheshin te dhenat. Se si do te ishte kjo kopje eshte akoma e paqarte. Por edhe sikur te kryhej kjo kopje do te lindte pyetja : A do te largpercoheshin edhe shpirti, mendimet dhe vetedija jone?
KOMPJUTERAT KUANTIKE
Pikerisht parimin qe perdori fizikanti vienez Zielinger per largpercimin e te dhenave te kuanteve te drites duan ta shfrytezojne shkencetaret per te ndertuar kompjutera kuantike te cilet do te ishin me miliarda here me te shpejte se keto te sotmit.
Shkaku do te ishte ai se ne kompjuterat kuantike te dhenat do te largpercoheshin permes kuanteve te drites apo atomeve. Kompjuterat kuantike punojne me te ashtequajturat Qubits, bits per kuant. Ndryshimi nga kompjuterat e sotem qendron ne ate qe ne nje kompjuter kuantik do te kryheshin veprimet jo njeri pas tjetrit e rralle por njekohesisht.
Por qe nje kompjuter kuantik te punoje duhet te behet nje lidhje midis qubits-ave. Por gjendja e ketyre dhe ndersjellshmeria eshte teper e ndjeshme ndaj nderhyrjeve nga jashte gje qe i ben keta teper te brishte dhe te shkatarrueshem. Kompjuteri me i madh kuantik qe eshte ndertuar deri me sot eshte prej 5 qubits-esh.

Teletransportimi i perdorur ne kohet e lashta eshte teresisht pjese e fuqise supreme te Njeriut pasi trajton fuqine mendore dhe vetem ate (ne nje nivel shume te avancuar).
Fjala “teletransportim” ne cdo fjalor i referohet nje transferimi te menjehershem te nje trupi ose objekti nga nje pike fillestare ne nje tjeter pike ne hapesire dhe kohe pa perdorur forcen fizike te dukshme.
Eshte nje proces ku nje trup duket sikur dematerializohet dhe rishfaqet ne nje pike te caktuar distante, te ngjashme me historine fantastiko-shkencore te “Makines se Kohes” si dhe te filmit “Star Trek” ku njerezit teletransportohen ne Toke nga anija kozmike.
Arkivat e lashta tregonin se pavaresisht nga cdo proces dematerializimi pa patur rendesi nese realizohej nepermjet aparaturave te nje teknologjie te larte ose duke perfshire transformimin spiritual, eshte vete nje ceshjte qe mund te realizohet duke bere rindertimin e struktures se atomeve, pak rendesi ka nese jane pjese e trupit njerezor apo te ndonje objekti te ngurte.
Pra Teletransportimi eshte nje proces i cili kryet ne nje te miliarden e sekondes. Detajet sesi funksionon nen rregullat e aparaturave jane pertej aftesie njerezore te te kuptuarit. Gjate transferimit te nje trupi ose objekti ka nje gabim i nje rreziku te pallogaritshem per njeriun dhe cdo gje tokesore.
Teletransportimi kryhet vetem ne nje fraksion te sekondes dhe pertej kesaj nje te miliarde te sekondes, transferimi humbet pergjithmone. Nje shembull do e shpjegonte me mire kete ide; nese procesi i teletransportimit do vonohej ne momentin qe ka filluar per te transferuar nje trup ne nje dimension kohor tjeter ose nese ndarja e atomeve perdoret per te pershkuar nje mur atehere nje hezitim i tille ne fraksionin e sekondes do shkaktonte ngecjen e perhershme te njeriut apo objektit brenda murit.
Arkivat tregonin per dy forma teletransportimi. Njera behej nepermjet aparaturave ku rrezet e drites drejtoheshin mbi trupin ose objektin duke perdorur zberthimin e “dritens se lenget” , kompleksiteti i nje atom ndaresi dhe nje force fushe magnetike qe zgjaste vetem disa caste.
Mbas kesaj procesi i menjehershem fillonte mbi trupin ose objektin qe zhdukej dale nga dale nga pamja per tu rishfaqur ne nje destinacion te ndryshem ne te njejtin moment, pa patur rendesi se sa larg mund te ishte.
Nese e keni parasysh filmin serial “Star Trek”, kjo forme teletransportimi tregohet me saktesi pervec faktit qe kohezgjatja nuk eshte korrekte. I gjithe procesi i teletransportimit nga momenti i fillimit deri ne perfundimin e tij zgjat vetem 3 sekonda dhe gjate ketyre 3 sekondave vetem nje e miliarda e sekondes nevojitet per te krijuar rindertimin e perkohshem te struktures atomike.
Sic mund te jeni ne dijeni, cdo gje qe ekziston ne kete univers, perfshi ketu format e ngurta qeniet njerezore ose nje forme spirituale, konsiston ne perberje atomesh ose nje strukture atomi. Trupi dhe shpirti juaj jane atome por ndnryshojne ne dendesine e tyre dhe duke qene se atomet jane materie ato nuk mund te shkaterrohen asnjehere.
Ato pranojne te ndryshojne nga nje forme ne tjetren dhe mund te rindertohen perkohesisht por kurre nuk mund te shkaterrohen perfundimisht.
Atomet te cilat jane frymarrja e vete jetes mund te ndryshohen nga te padukshme ne te ngurta. Ato mund te behen njeri nje dite dhe spirituale diten tjeter; mund te ndahen per tu perdorur si energji shperthyese (bomba atomike) ose mund te ndahen per tu perdorur per energjine e paster. Pra nga kjo forme mikroskopike, pjesez e padukshme, vjen jeta dhe cdo gje per te cilen ne jemi deshmitare ketu ne Toke dhe ne univers.
Alienet ose antiket e famshem perdornin teresisht fuqine e mendjes. Ata perdornin atomet si nje njohuri per energji, teletranportim, penetrim kranial (lexim te mendjes), anije hapsinore, fuqi per te sheruar, telekinetike, ngritje pezull te objekteve dhe shtim ne mase te jetegjatesise ne me shume se 1 mije vjet (sipas mases kohore ne Toke).
Teletransportimi pervec kryerjes nepermjet aparaturave ishte aplikuar edhe nepermjet fuqise se mendjes universale.
Kur dikush ka nje eksperience jashte trupit (out of body experience) ai aktualisht prek nje forme dematerializimi vetem se ne kete eksperience ai shnderrohet ne nje qenie spirituale dhe i mungon teknologjia per te realizuar edhe transportimin e vete trupit fizik.
Ne arkivat e fshehta te disa nga instituteve tona me prestigjioze ekzistojne materiale mbi “Forcen Transportuese” ose te fluturimit qe eshte klasifikuar si Top Sekret.
Qeveria dhe agjensite e saj institucionale kane te dhena te detajuara qe liston zhdukjen e anijeve te medha te ngarkuara me mallra dhe me pasagjere, njerez qe jane pare krejt papritur te emetojne drite dhe te vibrojne si nje llambe inkandeshente dhe me pas te zhduken menjehere nga shikimi.

Teletransporti
Teletransporti kuantik
Koncepti i teleportatit kuantike është pak i ndryshem nga teletransporti tradicionale i Star Trek.
Nuk ka te bej me levizjen nga pika A në pikën B,te një objekti por keto objekte lidhen me njeri tjetrin me një jon ose foton.
Ato shfrytëzojne një tipar te veçantë te fenomenit të njohur si "entaglement", qe eshte nje aliazh misterioze i dy objekte të largëta, dhe lidhen nepermjet joneve ose fotone, pa një lidhje të dukshme.
Deri tashti ekspeprimenti qe kryer ne distanca shume te shkurtera,brenda mureve te laboratorit.
Por me 23 maj 2010 të rejat ka arritur ne një moment historik në teletransportin kuantike: transportuesi në një distancë prej 10 milje, ose 16 km, u kryer nga hulumtuesit në Laboratorin Kombëtar për Shkencat Hefei Fizike, Kinë.
Çfarë do të thotë kjo? Do te thotë që ne jemi më afër një epokë të re të telekomunikacionit, ku tani eshte shume e thjeshte qe sinjalet për të përcjellë informacione nga pika A në pikë B në Tokë, apo edhe hapësirë.
Përveç që ka bërë një hap më tej, ku informatika kuantike arrin majet Teletransporti kuantike i fotoneve (ose jonet) krijon kushte ideale për të transferuar gjendjen e një fotoni tek një tjetër, larg nga ai fillestari.

Estilen- 713
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi