EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Unaza

Shko poshtë

Unaza Empty Unaza

Mesazh  Admin 12.05.08 14:44

Të lexosh UNAZËN...!

Popullariteti i unazave u shtua gjatë periudhës të mesjetës. Njerëzit mbanin unaza dhe për këtë nuk kishte rëndësi fakti nëse ishin të pasur apo të varfër.

Materialet më të përdorshme për unaza ishin: hekuri, bakri, ari dhe argjendi. Ndarja klasore konstatohej vetëm nga materiali prej të cilit ishte bërë unaza.

Më pas, me kalimin e viteve, ato krijuan një "kod" të vërtetë ku materiali, vendosja, forma, pesha etj dëshmonin fuqi dhe qëllim.

Tashmë unazat janë një bizhuteri e dashur si nga femrat dhe nga meshkujt, por jo çdonjëri prej nesh, di se çfarë domethënie kanë ato, si "lexohet" materiali apo gishti ku vendosen. Pra çfarë domethënie kanë në të vërtetë unazat?

Dora e majtë është dora e zemrës, dora e ndjenjave dhe intuitës, e artit, e gjithë asaj që përfshihet në sferën emocionale; e reflektimit dhe inuitës. E mbizotëruar nga hëna dhe argjendi. Është dora e të panjohurës, e instiktit.

Ndërsa dora e djathë është dora e veprimit, e logjikës dhe arsyes. E mbizotëruar nga ari dhe dielli.

Nëse mbajmë një unazë argjendi në dorën e djathë nuk shkaktojmë ndonjë çekuilibër në vetvete, por kjo tregon qe jemi persona të prirur më shumë drejt instiktit sesa logjikës dhe që në veprimet dhe arsyetimet vendosim më shumë intuitën sesa arsyen.

E kundërta nëse një unazë ari gjendet në dorën e majtë tregon që forca dhe logjika jonë janë superiore ndaj instiktit dhe kështu jemi nga ata që mund të quhen "me këmbë në tokë"

Gishti

Gishti i madh – i korespondon planetit Venus. Drejton vullnetin dhe logjikën.

Gishti tregues – i korespondon planetit Jupiter. Është gishti i besimit, suksesit, i fatit, i personave ambiciozë dhe sensualitetit.

Gishti i mesit – i korrespondon planetit Saturn, planet i errët dhe melankonik, i cili tregon karakteristikat e tij të trishta. Është gishti i të kujdesshmëve, i inteligjentëve dhe i njerëzve të duruar.

Gishti i parafundit – i korespondon planetit Diell dhe tregon stabilitet, idealizëm, dhunti artistike, kritikë dhe sukses.
Gishti i vogël – i korespondon planetit të Mërkurit dhe është i lidhur me mjeksinë, tregëtinë dhe studimin. Tregon dredhi dhe spekulim.

Nëse mban më shumë unaza në dorën e djathë dhe në veçanti në një gisht:

Gishti i madh: je plot me vullnet, siguri dhe logjike në marrëdhënie me të tjerët.

Gishti tregues: je ambicioz, i aftë dhe arrin atje ku i ke vënë vetes qëllim.

Gishti i mesit: je serioz, i besueshëm, kërkues, shpesh i ashpër dhe jo tolerant.

Gishti i parafundit: je pasionant dhe krenar, me dhunti artistike.

Gishti i vogël: je i aftë për tregëti dhe për ti kthyer fjalët ashtu si të leverdisin.

Nëse mban më shumë unaza në dorën e majtë dhe në veçanti në një gisht:

Gishti i madh: vështirësi në fushën sentimentale. Për ty familja ka shumë rëndësi, në të mirë dhe në të keqe.

Gishti tregues: jeni bujar, idealist, dhe ju pëlqejnë lëvdatat

Gishti i mesit: jeni pesimist, kultivon mendime të trishta dhe jeni i pasigurt për aftësitë tuaja.

Gishti i parafundit: jeni një njeri që i jepni shumë rëndësi ndjenjave dhe bini shpesh në dashuri. Vetëm nëse jeni të dashuruar me të vërtetë dini të jepni më të mirën e vetes.

Gishti i vogël: jeni një tip me interesa të shumta, qëllime shumë të mira, por shpesh nuk arrini ti realizoni. Familja kushtëzon zgjedhjet tuaja në jetë. Keni vështirësi në komunikim.

Metalet:

Ari i verdhë – e mbajnë ata që kanë një karakter të hapur dhe altrusit, bujar, ekzibizionist dhe autoritar.

Ari i bardhë apo platini – e mban ai që është ambicioz, një tip i ftohtë dhe shpesh i jep më shumë rëndësi anëve të jashtme sesa thelbit. Tregon inteligjencë dhe talent për studimet dhe tregëtinë.

Ari i kuq – e mban ai që vendos ndjenjat dhe pasionalitetin në vend të parë. Pa shpirtin binjak në krah, ndihet i humbur dhe realizon pak në jetën e tij. Ka talent artistik.

Ari i vjetër – e mbajnë tipat tradicionalë, rigorozë, të ashpër dhe kush i përmbahet me përpikmëri rregullave. Janë shumë të besueshëm. Menjëherë pasi vendos objektivin e tij, e realizon në mënyrën e tij.

Argjendi – e mban ai që është emotiv, shumë i ndjeshëm, në kërkim të mbrojtjes. Gjithmonë me kokën në re, arrin rezultate të mrekullueshme në fushën e artit dhe misterit.

Ngjyrat e gurëve:

-Nëse preferon gurët e bardhë: karakter intuitiv, kreativ, por shumë dembel dhe ëndërrimtar për të arritur drejt qëllimit pa ndaluar dhe pa u menduar.

-Nëse preferon gurët e verdhë: personalitet, dinamik dhe intelektual. Pëlqen kinemanë, letërsinë. Keni nevojë të komunikoni dhe shpesh u imponon të tjerve mënyrën tënde të të parit të gjërave.

-Nëse preferon gurët e gjelbër: karakter romantik, optimist dhe paqësor. U atribuon ndjenjave dhe harmonisë një rëndësi të veçantë. Madje arrini deri atje, sa tu lejoni të tjerve tu dominojnë vetëm e vetëm që të mos shkaktoni konflikte.

-Nëse preferon gurët e kuq: temperament të fortë. Lufton për sfida. Lufton gjithnjë të arrish gjërat që dëshiron, por nuk jeni kurrë i kënqur me atë që keni. Jeni shumë i prirur të ndërroni shtëpi, punë, objektiv dhe dashuri.

-Nëse preferon gurët bojëqielli: personalitet të qetë, i gatshëm, optimist. Nuk duron dot rutinën. E vuani shumë një lidhje dhe punët që u vihen në ngarkim.

-Nëse preferon gurët lejla: karakter mendimtar, të qetë. Jeni objektivë, idealistë dhe keni kapacitet të kuptoni dhe të falni.

-Nëse preferon gurët portokalli : racionalitet dhe vetpërmbajtje. Me karakter të rregullt, metodik, i kujdesshëm. Keni frikë se mos nënshtroheni nga ndjenjat dhe humbisni kontrollin.

-Nëse preferon gurët e zinj : magnetizëm, tërheqje dhe të bëni për vete. Guri i zi fsheh një personalitet jo të qetë dhe misterioz, i tërhequr nga ëndrrat jo koshiente. Pasionalitet dhe xhelozi në dashuri.

Shekulli
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi