Masoneria
Faqja 1 e 1
Masoneria
Masoneria
Masonët, siç pohojnë edhe vet, prejardhjen e kanë nga njeriu i parë - Adami, rreth 4.000 apo saktësisht 3.760 vjet para Krishtit.
Sipas kalendarit hebraik të vitit 1975, njeriu është paraqitur në Tokë para 5.736 vjetëve. &. Kalendari hebraik, i përcaktuar sipas të dhënave të Besëlidhjes së Vjetër, i vendos këto data saktësisht: gjysma e dytë e vitit të krishter kalendarik 1975 i përgjigjet vitit 5.736 të krijimit të Botës.
Nga erdhi njeriu i parë - Adami? A erdhi vërtetë, apo, doli nga uji siç pohonte Anaksimandri nga Mileti, 593 vjet para Krishtit, apo nga majmuni, siç pohon natyralisti Çarls Darvini? Jo, jo, nga majmuni kurrsesi, na mësojnë Muratorët e lirë, apo Frankmasoneria, siç quhen muratorët e lirë, pjestarë të organizatës së fshehtë filozofike fetare, e cila, sipas një versioni, u formua në shekullin e mesëm dhe që ekziston edhe sot.
Bibla e shenjtë, por edhe Kurani i Madhërueshëm, na mësojnë, se çdo gjë filloi kur Zoti Perëndi, Allahu i Plotëfuqishëm e i Gjithëdijshëm - Arkitekti i Madh i Gjithësisë, sipas masonëve, arkitekti i të gjitha botërave të dukshme e të padukshme, nga pluhuri, sipas gjasimit të vetë, krijoi Adamin - Ademin, e pastaj nga brinja e Adamit, krijoi Evën - Havën.
Pastaj Zoti, në krahinën e Edenit, mbolli një kopsht. Aty vendosi njeriun. Në mes të kopshtit gjindeshin dy pemë: pema e jetës së përjetshme dhe pema e njohjes së të mirës dhe të së keqes.
Zoti perëndi i tha njeriut: “Mund t’i hash frutat nga çdo pemë e kopshtit, përveç frutave nga pema që jep njohjen e së mirës dhe të së këqes… Në qoftë se do t’i hashë, do të vdesësh – për këtë të jeni të sigurtë” (zan.2/5-15).
Edhe Adami edhe Eva e hëngrën. Adami fajin ia la Evës, ndërsa Eva djallit që kishte marrë formën e gjarpërit. Për këtë mosbindje dënimi qe i tmerrshëm - u ndëshkuan rënd edhe Adami edhe Eva edhe gjarpëri, madje edhe toka. “Pluhur ishe dhe në pluhur do të kthehesh”, i tha Zoti krijesës së parë të quajtur njeri!
Kjo kishte ndodhur, gjithnjë sipas biblës, por edhe masonëve, diku rreth para 6.000 vjetësh. Sipas masonëve Adami ishte i pari dhe i vetmi njeri që u pa ballë për ballë me Krijuesin, Arkitektin e Madh të gjithësisë, i cili ia tregoi të gjitha të fshehtat… Këto të fshehta Adami ia la Setit, shpresës së madhe, meqë dy djemtë e parë, i “shkuan”, Kaini mbyti Abelin e pafajshëm dhe humbi… Faji i mbeti Evës.
Edhe hebrenjtë edhe të krishterët pohojnë se Adamin e mashtroi gruaja e tij Eva. Këtë mendim e përkrahën edhe disa dijetarë islamë. Andaj gruaja mbeti burim, bazë e të gjitha fatkeqësisëve-shkaku kryesor i mjerimit njerëzor, mikrob i së keqes.
E keqja vazhdoi edhe pas përzënies nga kopshti i Edenit, parajsës. Adami jo vetëm që ishte i detyruar të siguronte bukën nga toka tani më e mallkuar me plot ferra, por i ndodhën edhe shumë të këqija; djali i madh Kaini vrau vëllain e vogël, Abelin.
Shkak (sipas një legjendeje) ishte përsëri gruaja-xhelozia. Kaini, krimineli i parë, nuk deshi, nuk mundi të pranojë që Abeli, viktima e parë, të martohej me motrën që ishte më e bukur e që sipas rendit i takonte atij! I vetmi ngushllim i Adamit mbeti Eva.
Thuhet se Adami ishte plotësisht i vetëdijshëm për urdhërin e Zotit të cilin e shkeli, por këtë e bëri i shtyrë nga dashuria tepër e madhe që kishte për Evën e bukur, e që ishte disa vjet më e re.
Adami filloi të ngushllohej edhe duke përkujtuar jo vetëm Parajsën që kishte humbur por edhe prezencën, takimet, bisedat ballë për ballë me Zotin Perëndi- kënaqësitë që kishte ndier në prezëncën e Tij. Të gjitha këto i dinte i lumi Perëndi andaj edhe, pas një pendimi dhe shumë lutjesh, ia fali mëkatin Adamit.
Fshehtësitë
Në mesin e të gjitha fshehtësive ishte fshehtësia e gurit. Adami, nga takimet, bisedat ballë për ballë me Zotin Perëndi, kishte mësuar shumë fshehtësi nga Arkitekti i madh i gjithësisë të cilat edhe i kishte shënuar në dy shtylla prej guri, të cilat edhe quheshin “fshehtësitë e gurit” ku ishin kalitur të gjitha dijet e botës, e vçmas fshehtësia e jetës. “Fshehtësin e gurit” Nou, Noahu (Noehi) ia pati dorëzuar Shemit, djalit të madh.
Por ndodhi përmbytja, me urdhërin e zotit, dhe sipas besimeve biblike, besim të cilin e kanë pranuar edhe masonët, të gjitha shkencat dhe urtësiët njerëzore sipas kujtimeve të Adamit, kanë qenë të skalitura në ato dy shtylla prej guri.
Njëra pas përmbytjes është gjetur, ndërsa për të dytin hulumtohet edhe sot. Në atë shtyllë është shënuar edhe fshetësia jetës së gjatë…Fshehtësitë ishin skalitur me shenja, simbole, meqë sipas Masonëve s’është më fshehtësi nëse i “besohet” ngjyrës dhe letrës.
Këto fshehtësi, më vonë ia zbuloi Zoti Moisiut. Ato ishin të skalitura në pllaka guri, dhe të shënuara me simbole që vetëm rabinët mund t’i dëshifronin. Ishin të shënuara në gjuhën kabalistike. Gjerë te këto, fshehtësi mbi të gjitha fshehtësitë, që i dinë vetëm rabinët dhe masonët, është arritur përmes Salomonit, njëri ndër më të urtit dhe sunduesit më të madh hebrenj.
Sipas masonëve, pas këtyre ngjarjeve biblike, fshehtësinë e jetës ose “shkëndijat e dritës” i ka ditur vetëm i urti Moisi, të cilit ia ka zbuluar-shpallur Arkitekti i Madh i Gjithësisë, duke ia dorëzuar pllakat me këto fshehtësi, në Sinaj.
Moisiu, këto fshehtësi ua zbuloi 70 urtakëve.
Librat e Moisiut janë shkruar në gjuhën kabalistike, andaj fshehtësitë e tyre mund të zbulohen, vetëm përmes interpetimeve mistike, të cilat sot, si besohet, i njohin vetëm rabinët dhe masonët. Këto urtësi janë bartur gojë pas goje meqë, masonët besojnë se çdo fshehtësi që “besohet”- shkruhet me ngjyrë dhe letër, nuk është më fshehtësi, ndërsa religjioni i tyre esencën e ka në fshetësi-misteriozitet - tinzi… Hebrenjt Jezusin e kryqëzuan mu për këtë shkak, pse kishte zbuluar një nga këto fshetësi-mënyrën e ngjalljes së njeriut, duke ringjallur lazrin.
Përmbytja e madhe
Por ç’ndodhi më vonë?! U prish mbarë njerëzimi. Përsëri shkaktar ishte femra! Disa nga qeniet qiellore, (engjëjt an), duke i parë vajzat e asaj kohe që ishin shumë të bukura, i pëlqyen shumë, i dëshiruan edhe më shumë dhe u martuan me to.
Nga këto martesa filluan të lindnin njerëz viganë, meqë ishin përzier qeniet njerëzore me ato qiellore.
Dhe, kur Zoti pa se sa të këqinj ishin bërë njerëzit, dhe se në kokat e tyre kishte vetëm mendime të këqija, i erdhi keq që i kishte krijuar njerëzit dhe një ditë vendosi t’i zhdukë njëherë e përgjithmonë, përveç Noahut-Noehit, ndaj të cilit Zoti kishte mëshirë, meqë ishte i vetmi njeri i drejtë dhe i urtë. “Hyji i tha Noehit: “Për mua erdhi dita të zhbij çdo njeri.
Toka është mbushur me ligësi për shkak të njerëzve dhe, ja, unë do t’i zhbij ata nga toka. Punoje një arkë nga druri rrëshinor… E ti hyr në arkë me bijtë e tu, gruan tënde e gratë e bijve të tu. Zan. 6/18… sepse ty të gjeta të drejtë para syve të mi në këtë brezni.
Noahu-Noehi, sipas porosive të Zotit, ndërtoi arkën ku qëndroi në të mbi një vit, bashkë me bijt, gratë e tyre dhe gruan e vet dhe nga të gjitha llojet e gjallesave, femër e mashkull…(Zanafilla-6,7).
Legjenda, miti mbi përmbytjen në mes të Tigrisit dhe Eufratit, që ishte e tmerrshme, që e përmend edhe Bibla edhe Kurani, përmendet edhe te shumë kombe të lashta, johistorike. Më i njohuri dhe ndoshta më i vjetri është Epi i Gilgameshit, rreth dhjetë (10) shekuj para Homerit.
Nga kjo legjendë edhe mendohet se kanë dalur, himnet, lutjet, psalmet, betimet e kallëzimet/122 (Shih: lufta e tij për pavdekësinë…).
Sipas Biblës: plasën të gjitha burimet e humnerës së madhe e u hapën pendat e qiellit… ra shi për dyzet ditë e dyzet net…( sipas epit të Gilgameshit: “Gjashtë ditë e net porsi rrëke ra shi, të shtatën ditë shtrëngata zuri t’ndalet”/104) Ujët qe më i lartë pesëmbëdhjetë kutë përmbi malet, vazhdon libri i shenjtë… Çdo gjallesë në tokë vdiq – çdo zog, çdo kafshë, çdo njeri.
Çdo gjë që merr frymë vdiq. Përmbytja zgjati një vit, dy muaj e 10 ditë. Derisa Bibla thotë se kataklizma ishte një dënim për gjithë njerëzimin, pra ishte një përmbytje globala që e kishte përfshirë të gjithë botën.
Sipas Harun Jahja, Kurani nuk e pohon një gjë të tillë, përkundrazi, ajetet përkatëse të lënë të kuptosh se përmbytja ishte e pjesshme dhe përfshinë vetëm popullin e Nuhut. H. Jahja: “Popujt e zhdukur”.
Një dallim tjetër nga Bibla është, Kurani nuk e përcakton as kohën e përmbytjes dhe as sa zgjati kjo përmbytje. Dallim tjetër është, edhe ky: në Kuran përmnedet djali i Nuhut që u mbyt me të gjithë të tjerët. Shkaqet e përmbytjes janë gati të njejta: prishja e njerëzimit dhe dënmimi i tyre!
Edhe sipas Epit të Gilgameshit, zoti Ea, në gjumë, i thotë Upnapishtit, se do të shfarosë gjithë gjininë njerëzore, dhe e udhëzon që ta ndërtojë një arkë-barkë ku do të gjen shpëtim ai dhe familja e tij bashkë me të gjitha llojet e gjallesave… Edhe hebrenjtë edhe masonët u shërbyen dhe shfrytëzuan këto legjenda të popujve të lashtë, si të sumerëve, babilonasëve, asirëve, hetitëve e më vonë edhe të popullit semit…e veçmas të Biblës.
Andaj, sa popuj dhe zotëra, po aq edhe verzione, rreth të njëtit tregim mbi zanafillën-krijimin e botës, urtësitë e zotit, të cilat u janë besuar dhe kushtuar vetëm një numri të vogël të zgjedhurish dhe të drejtë, ashtu siç e theksojnë në zhargonin e tyre masonë/12
Ndërtimi i tempullit të Solomonit
Davidi/Bersabea (Shih BVR (Libri I i mretërve:6/1-20 dhe 7/1-51, f.361 & Libri i analeve/894-900. Davidi profet, i pari dhe kryet e të gjithë profetëve, qe i biri i Izait apo Jeseut. Lindi 3.000 vjet mbasi u krijua bota, 1.000 vjet para Krishtit.
Bogdani/355 Salomoni, që do të thotë Paqedashë, i biri i Davidit e i Bersabesë, (Betsabeja) 1.035 vjet para Krishtit, u quajt edhe u urti Salomon, për shkak të dijes dhe urtisë së tij…
Në të katërtin vjet të sundimit të tij, Salomoni, sipas urdhërit të Zotit, filloi për ta ndërtuar tempullin e Tinëzot, në mal të Morisë, (në afërsi të Jerusalemit) Ishte pikërisht vendi ku Jakobi e kishte parë shkallën e ku Davidi, me bahen e bariut e kishte mbytur Goliatin e filistejnjv prej Getit. B/346, një filist i parrethprerë që i poshtronte izraelitëtë…
(Davidi nxorri gurin dhe e gjoi me bahe/348… Ishte po ai vend ku Davidi e kishte parë një engjëll me shpatë në dorë i cili e urdhëroi të ndërtonte një altar. Davidi dëgjoi dhe e shestoi atë vend për të ndërtuar tempullin. (Fillet e tempullit = Tempulli/1)

Edituar për herë të fundit nga Neo në 05.10.09 0:52, edituar 1 herë gjithsej
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Masoneria
Ndërsa sipas Mihailo Popovskit, Sallomoni hypi në fronin e mbretit hebre më 975, para Krishtit. Fronin e trashëgoi nga i ati, Davidi, që po ashtu ishte mbret dhe profet hebre.
Sallomoni ishte bir i Davidit dhe Betsabesë (Betshevasë), një gruaje ushtari të tij, i cili u mbyt me urdhër të Davidit, që të kishte të drejtë të martohej me Batshevanë e bukur. Ndërtimi i Tempullit (që ishte edhe një lloj testamenti i Davidit) filloi të ndërtohet katër vite pas trashëgimit të fronit, nga 153.600 ndërtues/15
Salomoni i shkruan Hiramit, mbretit të Tiriit: Ti e di mirë se im atë Davidi nuk mundi të ndërtonte një shtëpi për nder të Emrit të Zotit, Hyjit të tij… Unë mendoj të ndërtoj një tempull për nder të Emrit të Zotit, Hyjit tim, ashtu siç i ka thënë Zoti Davidit, babës tim, kur i tha: “Biri yt, të cilin do ta vë mbi fronin tënd në vend tënd, ai do ta ndërtojë tempullin për nder të emrit tim…BV/405)..
Davidi e sheshoi vendin ndërsa e përfundoi Salomoni. Ishte një tempull i tërë nga mermeri i bardhë nga Pari, na thotë Bogdani. Ndërtimin E ndihmoi Hirami, mbreti i Tirit, miku i atit të Davidit me dru të qitros, të prerë në mal të Libanit. E ndihmoi edhe me 120 talenta të arit…
Ndërtimi zgjati shtatë vjet e gjysmë, prej muajit të prillit të katërtit vjet deri në muaj të shtatorit të njëmbëdhjetit vjet të sundimit të Salomonit/387 Në ndërtimin e tempullit morën pjesë 153.600 punëtorë, duke përfshirë këtu edhe përgjegjësit që ishin 3.300 Sipas Biblës.
Libri i parë i mbretërve,7/13 Hirami ishte bir i nje vejushe prej fisit të Neftaliuit. ishte një mjeshtër bronzi dhe i pajisur me një aftësi të madhe teknike, me dije e zotësi të madhe dhe mjeshtër i spikatur për të kryer me mjeshtri çdo vepër në bronz. (BV/405,408.508
Sipas Mihailo Popovskit, Salomoi i shkruan Hiramit, mbretit të Tirit: Ashtu siç i ke drëguar dru qedri për të ndërtuar oborrin mbretëror, ashtu më dërgo edhe mua. Meqë kam vendosur të ndërtoj tempullin e Jahves Zotit tim.
Hirami i përgjigjet Salomonit: “Po ta dërgojë mjeshtrin tim Hiramin, (Hiramin e Abifit /16), një specialist të aftë dhe të talentuar, një njeri të urtë, të dijshëm… ku di të punojë në ari e argjend, në bronz e në hekur në gur e në dru, në përpur, në pëlhurë ngjyrëvjollce e në pëlhurë të kuqe. Di të gdhendë çdo gdhendje që ia pret mendja hollë e, çka i sheh syri ia qet dora… Ai mund të përpunojë çdo plan që i besohet. Kronika-Analet: 2/13, 3/12
Ndërtimi i tempullit më të bukur i të të gjithë zotërave dhe i të gjitha kohërave zgjati, sipas kësaj legjendeje (M.P.), shtatë vjet dhe gjashtë muaj. Tempulli mund t’i zinte 300.000 besimtarë./17 Lidhur me ndërtmin e këtij tempulli masonët thonë: “Ky ndërtim i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshë ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës.
Të gjithë ata që e vizitonin habiteshin me mjeshtritë më të mrekullueshme dhe përsosshmërin e këtij ndërtimi, meqë Salomoni i urtë ishte mjeshtër i madh llozhës së Tirit, ndërsa mjeshtri kryesor, Hiram Abifi ishte i frymëzuar dhe i ruajtur nga vetë qielli, ndërsa fisnikët-aristokratët dhe dijetarët e konsideroni për nder që ishin ndihmës të këtij mjeshtrit të jashtëzakonshëm dhe kolegë të esnafëve më mendjehollë /17
Zanafilla e masonerisë
Një version tjetër mbi zanafillën e masonëve e kemi nga e ashtuquajtura “tradita esnafësh”, sipas të cilës ekzistojnë shtatë shkenca të lira: gramatika, metodika, dijalektika, matemetika, (mbi numrimin) gjeometria, muzika dhe astronomia.
Të gjitha këto janë bazuar në një shkencë – gjeometri. Parimet e të gjitha shkencave i kanë gjetur-shpikur dy të bijtë e Lamehut, Juvali dhe Toveli.
Edhe këta dijet e tyre i kishin kalitur në dy shtylla guri, që ishte e mundur të gjendeshin pas Përmbyjes së Noit. Germesi gjeti njërën shtyllë për çka dhe njoftoi njerëzimin më dijen që ishte kalitur në atë shtyllë.
Masonët për herë të parë u përmendën me rastin e ndërtimit të Kullës së Babilonit. Me rastin e ndërtimit të Ninivejit dhe qyteteve të tjera në Lindje, Nevrodi dërgoi 30 masonë, të cilëve ui dha këto urdhëra:/18 “T’i besoni njëri-tjetrit, ta duani çiltërisht-sinçerisht njëri-tjetrin, dhe t’i shërbeni me besnikëri patronit, për nder dhe famë të mjeshtrit dhe për nderin tuaj./19.
Bartje: Simon Cox/91, në librin e përmendur, shkruan: Zanafillat e para të Masonerisë qëndrojnë të mbështjella me mistere, pavarësisht vitetve të tëra me hulumtime intensive të drejtuara nga historianë masonikë, nga teoricienët e konspiracionit dhe nga autorë të historisë alternaive.
Veprimtaritë e zhvilluara në vitete e para të Masonerisë (që mendohet se i takojnë shekullit XIV) regjistroheshin shumë pak, për këtë arsye thjesht nuk ekzistojnë prova të dokumentuara./90 /91
Duke qenë të pakta të dhënat historike, është spekulluar lirisht dhe kanë lindur shumë legjenda, që i përkasin zanafillave të shoqërisë./91 Ka plot teori mbi transmetimin e nja kulture të vjetër të fshehtë (për shembull dijet alkimike dhe gjeometria e shenjtë) tek masonët e parë nga ana e tempullarëve të arratisur (një urdhër i diskutueshëm murgjish-luftëtarë të krishterë), të arratisur në vitin 1307 në Skoci, pasi ishin përndjekur nga Kisha.
Megjithatë, nuk ekzistojnë prova historike të asnjë farë lloji në mbështetje të kësaj teorie. Në Skoci nuk kishte as edhe një strehë të vetme të sigurtë për tëmpullarët: urdhëri u procedua në Edimburg në vitin 1309 dhe nuk pati “tempullarë të arratisur”...
Shpjegimi më prozaik, por gjërësisht i pranuar, i zanafillës të Masonerisë mbështet idenë se ajo lindi nga Xhilda (esnafëria) e muratorëve (në anglisht mason) mesjetarë. Kur në Mesjetë ndërtoheshin kështjellat, katedralet dhe kishat e Evropës, specialistët muratorë ishin artizanë thellësisht të respektuar....
Haruni thekson: : Masoneria teorike apo organizata bashkëkohore e Masonerisë është themeluar nga esnafët, ndërtimtarë mesjetar që i referojmë si Masoneria Vepruese Operative an)./43 Por, ata që sollën elementet teorike themelore të këtij krijimi ishin antarët e organizatave të caktuara që studiuan sistemet e fshehta parahistorike dhe njohurinë që ato përmbanin.
Më e rëndësishmja nga këto organizata ishin Tamplierët dhe rosikrusanët (Kryqi Trëndafilt). Ky rend, i dëgjuar për herë të parë në shek. e 15-të, krijoi interesim të madh për alkiminë, e posaçërisht në Europë, për çka antarët e tij thonin se posedonin njohurinë sekrete.
Por trashëgimia më e rëndësishme e sotshme rendit Rose Cross është filozofia natyraliste, dhe idea e evolucionit, që është pjesë e saj. Revista Mason thotë se rrënjët e Masonerisë shtrihen tek Tamplierët dhe rosikrusianët, duke e theksuar filozofinë e mëvonshme evolucioniste...
Disa hulumtuesë thonë se Masoneria, është Vëllazëria më e vjetër në botë, dhe, meqë fillet e saja kanë humbur në lashtësi, askush nuk di saktësisht se sa e vjetër është ajo.
Një gjë e sigurt, thonë të tjerë, ajo rrënjët i ka te shoqatat e para zejtare të muratorëve të cilët në Mesjetë, kur muratorët filluan të ndërtonin kështjella, ura kisha e katedrale dhe se, në fillim, ishte një shoqatë e përbërë vetëm nga meshkujt dhe nga muratorët profesionistë.
Për masonët ka edhe mendim të tjera, herë, herë shumë kontradiktore: - Masonët janë një shoqatë sekrete që gjasonjë ngapak në “scary”, kjo edhe është qëllimi i tyre, që gjithçka ka të bëjë me forcën dhe parat, e gjithë lufta e tyre, që nuk zgjedhë as mënyrë as mjete, ka të bëjë me pushtetin e paras…
Masoneria është një klub i zakonshëm shoqëror... po jo nje klub kalmajash apo "prinderisht" te cilet kerkojne ndopak eksitim ne kete jete, jane shume shume me teper se kaq... Haruni Ata janë: një ogurzi, gogol, njollë, “scary”... një klub - clubi povver (një Klub i fuqishëm??)
Është edhe një grup tjetër që i barazojnë edhe Masonizmin edhe Iluminizmin (Illuminatin) me okultizmin e para mijera vjetesh... &. Masonët edhe sot janë një shoqatë secrete që sundon botën… dhe që janë njerëz të shquar... janë “elita e shoqërisë botërore” e cila drejton proceset shoqërore dhe krijon historinë.
Masonët jane nje grupim si mijera te tjere por se çfarç fshihet brenda lozhes masone dhe se çfarë shkruhet jane spekullime dhe hipoteza, pasi sekreti ruhet ne menyre perfekte. (shih nuk ka fshehtësitë/1/ sekreti/1) Nje tjeter urdher (mendohet dege e Masonerise) ne shekullin XIX ishte Illuminati, (Iluminizmi).
Flitet qe njerezit me te pushtetshem ishin anetare te ketij urdhri. Behet fjale per presidente, mbreter, kryeministra etj. Per masonerinë flitet se është organizata më e pushtetshme ne toke, dhe qe vendimet perfundimtare mbi shumicen e çështjeve politike merren ne kuadrin e Masonerise, dhe se ne kurrë nuk kemi per ta marre vesh kurre te verteten...
Edhe pse shumica e kanë emëruar si një organizatë shumë sekrete ka edhe mendime të kundërta që me plotë gojën theksojnë të kundërtën duke theksuar se kjo shoqatë nuk është fare secrete meqë askush nuk i ndalon që të deklarohen si të tillë… se ekzistojnë regjistrat e anëtarëve të tyre se të gjitha mbledhjet i kanë publike, etj, etj...
Masonët kanë thelluar edhe më shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke preferuar që të prezentojnë veten e tyre si një klub i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtetë nuk janë. &.
Principi i tyre: “Me rëndësi është të besosh; se si e quajnë krijuesin Zot, Allah apo Natyrë, nuk është e rëndësishme... Edhe studentët, madje edhe nxënësit theksojnë se shumica e profesorëve i mbrojnë masonët??? ........... Dhe në fund, kur Abrahami me gruan e vet erdhi në Egjipt egjiptianëve ua solli shtatë shkencat.
Nxënësi i tij i denjë ishte Euklidi. Ai ishte mjeshtër i të gjitha 7 shkencave, dhe nxori këtë ligj parimor: “Masonët në rradhë të parë duhet t’i jenë besnik udhëheqësit të vetë dhe vendit ku jetojnë! Ta duan dhe të kenë besim në njëri-tjetrin.
Njëri tjetrin ta quajnë shok ose vëlla, e kurrsesi shërbëtor. Ta emërojnë për mjeshtër, më të mençurin prej tyre, por kurrsesi në bazë të prejardhjes ose dashurisë e simpatisë së madhe ndaj tij…”/19 Ekziston edhe një version: Përzierja e gjuhëve pengoi zgjerimin e shkencave, artit dhe adeteve.
Filluan të përhapen përsëri vetëm atëhere kur njerëzit mësuan t’i përdorin shenjat-simbolet dhe me anën e tyre të kuptoheshin dhe ta shprehinin atë që nuk mund thonin me fjalë. Nga kjo edhe lindi shprehia-praktika e masonëve të komunikonin përmjes shenjave.
Këtë shprehi, si besohet-mendohet, e pruri në Egjipt Micraimi, i biri i Hamovit, kur u shpërngul në luginën e lumit Nil. Nga këtu kjo shkathtësi u përhap në të gjitha anët e botës./19-20. Por, duke iu falëmdëruar Salomonit në muratori mbetën vetëm ato shenja që tregohen me duar.
Andi Ballshi

Edituar për herë të fundit nga Neo në 05.10.09 0:53, edituar 1 herë gjithsej
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi