EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Runet

5 posters

Shko poshtë

Runet Empty Runet

Mesazh  Neo 22.08.09 15:50

RUNET

Runet Runenk10

Runet janë një alfabet shumë i lashtë përdorur nga fiset gjermanike për komunikim dhe profeci. Fjala Runes, d.m.th sekret, apo mençuri e fshehtë. Sipas legjendës, ato ju bënë të njohur njerëzimit nga perëndia nordike Odin.

Runet Runic_letter_fehu

1. Runi i parë, Fehu, është një simbol i fuqishëm bujarie ose shpërblimi. Duke u nisur nga përshkrimi i brirëve të gjedhëve apo buajve, ky run tradicionalisht ka pasë nënkuptuar rezervat ushqimore, apo materiale. Sot, Fehu nënkupton mbarësinë apo mirëqënien e çfarëdollojshme, si materiale ashtu edhe shpirtërore. Si runi i pjellorisë, mund të indikojë gjithashtu edhe një lindje në kuptimin e parë të fjalës, po aq sa dhe një rilindje shpirtërore (simbolike).

Runet Runic_letter_uruz

2. Si një heliograf i kaut të egër, – një krijesë me brirë të gjatë dhe të fuqishëm që tani s'egziston më, Uruzi prezanton fuqinë dhe natyren e pavarur të kësaj kafshe, po aq sa dhe forcën krijuese, energjinë seksuale dhe të dhënat fizike pozitive. Kur ky runë shfaqet gjatë seancës së leximfatit, i keshillon të interesuarit ti konsolidojë dhe farkëtojë forcat dhe energjitë e veta në interes së rritjes dhe zhvillimit të tij në planin personal.

Runet Runic_letter_thurisaz

3. Thurisazi i korrespondon një gjëmbi a gjëmbaçi, që sjell pasoja të padëshiruara, apo paralajmëron kohë të vështira,si mashtrimin apo zhgënjimin e papritur ndaj një situate të dhënë. Shoqëruar me perëndine e rrufeve dhe bubullimave Thor, kjo runë transmeton kumtin e shkatërimit nga themelet. Por ndërsa predikon masa të tilla dramatike, Thuriazi gjithashtu pastron rrugën drejt fillimeve të reja, që mundesohen natyrshëm nga hapësira e sapokrijuar.

Runet Runic_letter_ansuz

4. Më mistikja e gjithë runëve të Furdharkut të Vjetër , Ansuzi simbolizon gojën e perëndisë së mençur Odin , shpikësit të vetë sistemit. Ai krijon një lidhje mes këtij të fundit dhe magjistarëve aktualë që operojnë me Runet, duke nënkuptuar të vertetën, aftësinë komunikuese dhe qartësinë në të shprehur. Ata që kryqëzohen me një runë të tillë gjatë fallit, duhet ti hapin sytë mirë: një mesazh me rëndësi mund të jetë në rrugë e sipër.

Runet Runic_letter_iwaz

5. Konsideruar si diçka e shenjtë nga fakti se Odini u mbajt në një dru bërshe për të arritur Runet, Ivazi nënkupton kualitetin e pandryshueshëm dhe rezistencën, e kësaj peme halore jetëgjatë, që e ruan gjelbërimin në çdo stinë dhe sipas një legjende Skandinave, të mbron nga e keqja. Rënia e Ivazit në fall, e siguron të interesuarin se punët do të vazhdojnë të shkojne mbarë, edhe në mes të situatave të vështira apo të pafavorshme.

Runet Runic_letter_pertho

6. Pertho mban emrin e kupës që hedhim zarat, – duke prezantuar kështu elementin rastësor në filozofinë e runëve. Parë me në thellësi, ai ka lidhje me konceptin e lashtë të Orlogut, apo rekordit karmik, që në llogari të fundit i jep formë dhe trajtë të tashmes. Personi që bën pyetjen, gjendet këshu përpara një sfide që nuk i lë shumë hapësirë për të vepruar sipas dëshirës.

Runet Runic_letter_iwaz

7. Fig, e Elhazit të kujton një dorë me gishta të hapur, – simboli universal i mbrojtjes. Kujt i bie në fall, do të dalë i palagur gjatë trubullirave, duke pasur mundësi ti rezistojë tundimit, pa rënë në grackë. Kjo runë gjithashtu krijon një urë mes diturisë njerëzore dhe asaj të një shkalle më të lartë, duke e parapërgatitur koshiencën e individit për një transformim rrenjësor.

Runet Runic_letter_sowilo

8. Sovilo, apo Dielli, ballancon ngrirjen e runit të akullit, Isa. Ai predikon agun e një rritjeje dhe pjekurije shpirtërore që ka për qëllim të na parapërgatisë për sfidat e vështira, por jo pa rrugëdalje që shtrihen përpara nesh. Sovilo parashikon transformime që, ashtu si nxehtësia përvëluese e Diellit, mund të jenë jashtëzakonisht intensive.

Runet Runic_letter_raido

9. Raidho është runi i udhëtimeve. Origjina e tij ka lidhje me qerret luftarake dhe idenë e eksporimit të niveleve të ndryshme të njohurisë magjike, apo eksperiencave të tjera n përgjithësi. Sot, Raidho nënkupton ndërmarjen e një udhetimi, në planin fizik ose shpirtëror. Shfaqja e këtij runi gjatë fallit, tregon se i interesuari po leviz në drejtimin e duhur.

Runet Runic_letter_kauna

10. Një pasion i zjarrtë mund të jetë ruajtur si suprizë për atë që i bie Kenazi, apo flaka e pishtarit. Për shkak të lidhjes me Perëndinë Nordike të dashurisë, Frejën , kjo runë mishëron aspektin pozitiv të pasioneve njerëzore dhe dashurisë seksuale. Gjithashtu, ajo tregon aftësi krijuese dhe vitalitet fizik. Si pishtar që është, Kenazi ndriçon udhën drejt njohjes dhe diturisë absolute.

Runet Runic_letter_gebo

11. Gebo do të thotë dhuratë, e bërë nga vetë Zotat. Tradicionalisht në këtë kategori hyn edhe magjia e runëve. Interpretimi bashkëkohor i këtij guri përfshin dhurata të çfarëdollojshme, deri te veprimet pa interes, të nisura thjesht nga dëshira për të bërë mirë. Linjat e kryqëzuara të Gebos gjithashtu sinjalizojnë një union apo marëdhënie të ngushtë mes dy personash, të orientuar drejt një bashkimi me natyrë seksuale ose magjike.

Runet Runic_letter_wunjo

12. Rënia e runit Vuno gjatë leximit, sjell gëzim dhe hare. Ai sugjeron lumturi dhe harmoni mes njerëzve, si dhe gazmendin e natyrshëm që vjen nga shija e suksesit. Si simbol i rivendosjes së stabilitetit, Vuno premton qartësimin e situatave fillimisht te errëta, dhe hapjen e shtigjeve deri dje të mbyllura. Kush tërheq këtë runë gjatë leximit, ka arësye të shpresojë një ndryshim për më mirë.

Runet Runic_letter_tiwaz

13. Si runi i perëndisë Nordike Tyr, Tivazi është shembëllimi i cilësive të mençurisë, drejtësisë dhe të vërtetës. Sipas mithit, Tyr -i sakrifikoi dorën e vet në gojë të ujkut, që të shpëtonte një Perëndi tjetër nga shkatërimi. Rënia e këtij runi nënkupton se ndoshta ka ardhur momenti kur sakrifica dhe kurajoja janë të nevojshme, për të vendosur drejtësinë.

Runet Runic_letter_berkanan

14. Si një stilizim figurativ i gjinjve të femrës, Berkano, ose perëndesha e pyjeve, është simboli runik i konceptit të mëmësisë, apo Natyrës. Ajo ka lidhje me vetë ciklin e egzistencës, – lindje, adoleshencë, martesë, vdekje, – dhe premton një jetë paqësore dhe të begatshme. Krahasimi me drurin e mështeknës, i sugjeron të interesuarit një ambjent të volitshëm e të ngrohtë fiziko – shpirtëror.

Runet Runic_letter_ehwaz

15. Ehvo, apo dy kuajt, simbolizon qëllimin për të arritur një pikësynim në planin fizik ose shpirtëror. Kompozuar nga dy elemente, ky runë merr në konsideratë ndershmërinë dhe besimin reciprok mes kalit dhe kalorësit, si kushti me anë të së cilit realizohet ajo harmoni e domosdoshme që sjell rezultatin final. Ehvo gjithashtu, predikon një mirekuptim dashamir mes dy njerëzve që ndjejnë një tërheqje reciproke ndaj njëri-tjetrit.

Runet Runic_letter_mannaz

16. Manaz-i është runi që përfaqëson 'Unin' e njeriut, apo rilindjen e shpirtit në planin fizik. Fuqia e inteligjëncës, arsyetimit, dhe kujtesës njerëzore, gjejnë gjithashtu shprehjen më të plotë nën simbolikën e tij të pasur. Megjithëse normalisht Manaz-i i referohet një personi të vetëm, ai mund të nënkuptojë edhe një çift që funksionon 'si një trup i vetëm'.

Runet Runic_letter_haglaz

17. Në opozitë me Vuno-në është Hagalazi, ose kodra. Nga stuhia e tij e acartë, pyetsi mund të vuaje një prapakthehu, dhe komplikim të situatës. Sidoqoftë, ndryshimi dhe çlirimi janë pjesë të këtij mesazhi ; po ja arrite mençurisht t'ja gjesh tersit të mbarën, e ardhmja do të jetë ku e ku më e mirë. Si simbol i konceptit Nordik së vezës së akullt kozmike, mbushur dengëza me fuqi magjike, Hagalazi premton gazmend dhe ngrohtësi, por vetëm pas ngricës dhe acarit.

Runet Runic_letter_naudiz

18. Ky simbol qëndron për përpjekjet njerëzore karshi situatave të vështira. Naudhiz d.m.th, nevojë, dhe nënkupton dëshirën e flaktë për të arritur diçka (nje rezultat). Kujt i bie ky runë në fall, bën mirë ti përgjigjet ftesës për të analizuar me gjak të ftohtë motivet e tij, duke i ndarë nevojat e verteta nga dëshirat e momentit. Besoji fatit, këshillon Naudhiz-i, sepse ai do t'ju udheheqë vetiu drejt realizimit të dëshirave tuaja.

Runet Runic_letter_isaz

19. Isa ose akulli, të lë të kuptosh se jeta ka ngelur pezull, në një gjendje të palëvizshme. Ky simbol, si një linjë teke nënkupton egon e individit, që e ndan veten si me thikë nga të tjerët; por gjithashtu edhe 'te mbledhurit në vetvete' gjatë momenteve tensionuese. Në fjalë të fundit, runi i akullt e nxit pyetësin të ketë parasysh ato fusha të jetës që mund të kenë mbetur në vend numëro, duke sugjeruar kështu, veprime të mbështetura në vetë forcën e brendshme të personit për të 'thyer akullin'.

Runet Runic_letter_jeran

20. Jera do të thotë vit, dhe po ti vëresh linjat e këtij runi, vetë simetria e tyre sugjeron një cikël të mbyllur. Kur Jera shfaqet në leximfall, është momenti për të pritur, me qëllim që tu lihet kohë situatave të zhvillohen natyrshëm. Ecuria fazore, përparimi gradual dhe rrjedha e kohës janë fjalët kyç të këtij runi.

Runet Runic_letter_laukaz

21. Laguzi është runi i fillesave të reja. Vetë fjala përkthehet liqen, apo ujë. Fillimisht, ai ka pasë qenë shoqëruar me pagëzimin Pagan të foshnjave të sapolindura. Kjo runë gjithashtu ka lidhje me emocionet, intuitën dhe ëndërrat, e kujt i bie në fall i le të kuptojë se është çasti për ti kushtuar vëmendje mesazheve të subkoshiencës.

Runet Runic_letter_ingwaz

22. Si përfaqesuesi i një Zoti të vjetër Gjermanik, të parë shpesh në shoqërinë e 'Mëmës Natyrë', Ingvazi personifikon pjellorinë dhe ngjizjen (shtatëzaninë). Ai i terheq vëmendjen të interesuarit se një periudhë e nevojshme mbarështimi nënkuptohet vetiu, si një kusht për të realizuar qëllime afatgjata. Sidoqoftë, në fund të këtij afati kohor, personi do të jetë i lirë të vazhdojë sërisht në të vetën.

Runet Runic_letter_dagaz

23. Dagazi është dita: një thirrje për zgjim, qartësi dhe transformim. Ai premton përmbushjen e kushteve, pas një kohe relativisht të shkurtër. Dagazi ka pasë qenë përshkruar si agu i mëngjezit, apo momenti mistik kur të kundërtat, – drita dhe errësira, kënaqësia dhe dhimbja, jeta dhe vdekja, në një farë mënyre shkrihen dhe ballancojnë njëra-tjetrën. Në një moment të tillë, të interesuarit mund ti bjerë në mëndje një ide brilante, – papritmas e pakujtuar.

Runet Runic_letter_othalan

24. Othalo nënkupton një trashëgimi familjare, apo me prejardhje nga fusha profesionale e subjektit. Ai e inkurajon personin të egzaminojë hollësisht të shkuarën, me qëllim që të njohë të tashmen; por edhe ti rivlerësoje e pse jo, ti rinovojë traditat, parë në dritën e zhvillimeve bashkëkohore.

Runet Clip_i24

25. Vird-i, apo runi bosh, megjithëse nuk është pjesë e Futharkut të Vjetër, përfshihet thuajse gjithmonë në paketën e Runëve. I afërt nga kuptimi me Perthro-në, ai simbolizon fatin dhe të panjohurën. Gjatë leximit, Vird-i nënkupton të pamundurën, apo atë lloj diturie që fshihet përtej perceptimit shqisor, e që ndoshta është më mirë, mos të zihet në gojë me zë të lartë, për vetë faktin e të qënit në fund të fundit, një mister.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Runet Empty Re: Runet

Mesazh  gjilanasi 20.06.13 12:13

Ky shkrim i mrekullueshem, misterioz dhe origjinal ka fuqi te vertete.
Hitleri duke e ditur fuqine e tyre i ka perdorur ato per qellime te tij.Ai ka marr runen diellore  Sovilo duke duke e bere te dyfishte si simbol per batalionin e tij SS.
Por ky ishte gabim fatal sepse runet nuk duhet te perdoren te dyfishta.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Runet Empty Re: Runet

Mesazh  Albi4all 21.06.13 2:25

Ky odin-i me ka rene ne koke eshte nga shpirtrat me te vjeter qe mund te thirren kur te kem koh do te postoj per te...
Albi4all
Albi4all

“Kur të shohësh një njeri të mirë, mundohu të tejkalosh
shembullin e tij, kur të shohësh ndonjë njeri të keq, kthehu e
hulumtoje veten mos i ke edhe ti të njëjtat të meta.”

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Runet Empty Re: Runet

Mesazh  Zattoo 30.07.14 22:37

Runa Fehu

Runet Run_0110

Runët janë gërmat më të vjetra të gjermanëve të lashtë. Nga njëra anë mund të shkruhen si shenjë për nga një tingull (shkrim alfabetik), nga ana tjetër mund të jenë shenja për atë që përcaktohet me emrin e tyre. Përveç kësaj mund të përfaqësojnë numra ose të konsiderohen si shenja magjike. Runat përdoreshin sidomos nga shekulli II deri në shekullin XII në mbishkrime të gërvishtura dhe të gjendura mbi sende dhe monumente guri.

Fehu në magji


Fehu mund të vizatohet në letër dhe të përdoret si hajmali magjike për të tërhequr para dhe për të kapërcyer bllokime krijimtarie. Mund të shkruhet me gravurë mbi rruaza argjile ose qelqi ose të vizatohet mbi rruaza druri dhe të përdoret si një hajmali prej letre. Imazhi runik duhet të krijohet me qëllim dhe synim të fortë, ose nëpërmjet meditimit ose në rituale më të ndërlikuara.

Është e rëndësishëm të përcaktosh rezultatin e dëshiruar të magjisë duke pasur parasysh asociacionet e ndryshme të lidhura me Fehun. Në qoftë se nuk merren parasysh asociacionet e tjera të runës Fehu, atëherë një magji me një shprehje të përgjithshme si “mbarësi” mund të nxisë pjellshmëri ku paraja ishte objekti i dëshiruar.

Përdorimi i runës për zhvillimin personal

Puna e vazhdueshme me fehun mund të shtojë besimin në fuqinë personale dhe në aftësinë për t’u kujdesur për veten. Ky besim kalon në fusha të tjera të jetës duke përfshirë marrëdhëniet e punës dhe familjes si dhe përpjekjet krijuese.

Kështu fehu është një vegël që krijon një bazament të harmonishëm, nga mund të zhvillohesh personalisht dhe shpirtërisht.

Robert Callahan
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Runet Empty Re: Runet

Mesazh  Hagel 23.10.15 17:28

gjilanasi shkruajti:Ky shkrim i mrekullueshem, misterioz dhe origjinal ka fuqi te vertete.
Hitleri duke e ditur fuqine e tyre i ka perdorur ato per qellime te tij.Ai ka marr runen diellore  Sovilo duke duke e bere te dyfishte si simbol per batalionin e tij SS.
Por ky ishte gabim fatal sepse runet nuk duhet te perdoren te dyfishta.

Runet e njejta nuk duhet te perdoren dy here por kombinimi me te tjerat lejohet por duhet te kete shume kujdes sepse kjo nuk eshte loje dhe mund te jete me pasoja tragjike per personin qe i perdor gabimisht.

Runet mund te perdoren per mbrojtjen e shtepise (harmonizimin e energjise se saj), mbrojtjen e antareve te familjes, mbrojtje gjate udhetimit etj etj.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Runet Empty Re: Runet

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi