EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Experimenti Tuskegee

Shko poshtë

Experimenti Tuskegee Empty Experimenti Tuskegee

Mesazh  Neo 13.08.09 20:41

Experimenti Tuskegee

Experimenti Tuskegee Tuskegee1

Eksperimente në njerëz: kishin sifiliz dhe nuk u kuruan

Tuskegee është një qytezë në Alabama në SHBA që fatkeqësisht u bë e njohur për shkak të një eksperimenti klinik që u krye aty diku që nga viti 1932 mbi 399 njerëz me lëkurë të zezë.

Të gjithë ishin të sëmurë me siiliz, por nuk e dinin dhe u përfshinë në një studim që zgjati 40 vjet dhe që kishte për qëllim vetëm të studionte evolucionin natyror të infeksionit.

Këtyre njerëzve iu premtua ndihmë mjekësore falas në shkëmbim të pjesëmarrjes në eksperiment: në të vërtetë në vend që t‘i kuronin me penicilinë, edhe pasi dihej që ajo e shëronte sëmundjen, ata iu nënshtruan kurave me vitamina.

Më në fund në vitin 1972 ngjarja e tmerrshme u përhap dhe një komitet i Senatit nisi hetimet për këtë çështje.

Në vitin 1974, disave prej tyre që ende jetonin (40 prej tyre ua kishin ngjitur sëmundjen edhe grave) iu dhanë 10 milionë dollarë dëmshpërblim. Por nuk iu kërkua zyrtarisht falje.

Në vitin 1997, gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë pesë prej tetë të mbijetuarve, Bill Klinton u kërkoi falje për eksperimentin që kishte shkaktuar kaq viktima.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi