EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijuesi

2 posters

Shko poshtë

Krijuesi Empty Krijuesi

Mesazh  Neo 02.08.09 18:22

Zoti

Zoti fjalë në gjuhën shqipe me të cilën thirret krijuesi i gjithësisë. Varrësisht nga besimet fetare dhe pikpamjet e tyre edhe formulimi i përkufizimeve për krijuesin e gjithësisë ndryshojnë.

Po ashtu në gjuhën shqipe të ndikuar nga disa fe të cilat nuk e lejojnë predikimin e librave të tyre të shenjtë në gjuhët tjera për Zotin përdoren edhe terme tjera me të njëjtin kuptim si p.sh.: Allahu.

Në anën tjetër për të njëjtin kuptim përdoren edhe terme tjera si: natyra, perëndia dhe gjithësia. Si do që të jetë të gjitha këto shprehje edhe pse për nga përkufizimet dallojnë për bazë kanë krijuesin e gjithësi. Disa nga përkufizimet krijuesit të gjithësis d.m.th Zotit i japin edhe një rol aktiv në dukurit e ndryshme natyrore dhe shoqërore.

Përkufizimet

Përkufizimet e shprehjes Zoti dallojnë për nga formulimi si dhe për nga vetit. Kështu përderisa përkufizimet fetare dallojnë vetëm për nga formulimi i tyre, përkufizimet e tjera dallojnë edhe për nga kuptimi i shprehjes por që të gjitha e kanë për bazë krijuesin e gjithësis.

Shpjegimet mbi Zotin dhe rolin në gjithësi

Shpjegimet fetare për krijuesin e gjithësisë bazohen në lancimin e Zotit në një dimesion të pa arritëshem për njeriun dhe nga ky këndvështrim japin edhe shpjegime për rolin e tij. Për shpjegimin e dukurive në gjithësi d.m.th rolit të krijuesit të gjithësis, shpjegimet fetare bazohen në profetët e tyre. Shpjegimet e këtyre profetëve i kanë mbledhur në librat e tyre të shenjtë.

Në bazë të këtyre librave bëhen shpjegime dhe intepretime të ndryshme mbi rolin, ekzistencen, vetit etj. të krijuesit të gjithësis si dhe dukurive të përditëshme. Për mirëmbajtjen e intepretimit të shpjegmeve janë ngritur institucionet fetare si p.sh.: kisha, xhamia e që në popull thirren me një fjalë shtëpi të Zotit. Po ashtu me kalimin e kohës për ngritjen e nivelit të këtyre intepretimeve janë themeluar shkolla të ndryshme fetare.

Nga ana tjetër shkenca bën të lindin dyshime mbi ekzistencën e Zotit.

Një nga principet themelore të shkencës, i vlefshëm në të gjitha displinat e saj, një nga të paktat principe që njohu konfirmimin dhe vërtetimin e vlefshmërisë së tij sidomos në shkencën moderne në krahasim me atë klasike, pohon se në univers: Asgjë nuk zhduket, asgjë nuk krijohet: gjërat thjesht shndërrohen!.

Pra, shkenca moderne hedh posht mundësinë e ekzistencës së çfarëdolloj akti krijues që ka paraprirë lindjen e universit ashtu siç e njohim.

I këtij mendimi ishte Ajnshtajni, i cili kishte bindje racionale metafizike, i këtij mendimi është Stephen Hawking, autori i teorisë së Big Bang-ut dhe themelues i studimeve të fizikës së kuanteve (aktualisht shkencëtari më i madh në jetë).

Në kete linjë mendimi, Zoti është thjesht shpjegimi njerëzor i gjërave të pashpjegueshme, ose më saktë të pa shpjeguara deri tani.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijuesi Empty Re: Krijuesi

Mesazh  Neo 02.08.09 18:34

Perëndia

Perëndia në fetë dhe filozofitë monoteiste, është qenia hyjnore, e përsosur, më e lartë, e amshuar, e pakufishme, e gjithëdijshme, e gjithëfuqishme, dhe e gjithëpranishme, krijuesi dhe drejtuesi i gjithësisë. Përkufizimet mbi Perëndinë mund të ndryshojnë në vende e popuj të ndryshëm.

Perëndia përshkruhet nga teologët si një qenie personale, patrup, burimi i detyrimeve morale, dhe më e madhe që mund të përfytyrohet.

Në filozofi janë zhvilluar shumë argumente që janë për dhe kundra ekzistencës së Perëndisë.

Emrat e Perëndisë ndër fe të ndryshme

Në gjuhën shqipe emri "Perëndia" është i përveçëm dhe i përket gjinisë femërore, (në shumë gjuhë të tjera "Perëndia" i përket gjinisë mashkullore, si p.sh. në gjuhën latine Deus, në gjuhën angleze: God; gjuhën franceze: Dieu; gjuhën gjermane: Gott; gjuhën greke: Theos; gjuhën italiane: Dio, gjuhën ruse: Bog etj.) por sipas teologëve Perëndia nuk është qenie trupore që ka trajtë apo gjini. Megjithëkëtë Perëndia paraqitet shpesh në arte si një burrë plak, i thinjur me mjekër.

Perëndia njihet në tradita të ndryshme fetare me emra të ndryshëm:

* Në fenë e krishterë Perëndia njihet me emrin "Abba", që në gjuhën aramike dhe hebraike do të përkthehej "baba, at", si nënkuptim i termit "Ati Perëndi".

* Allah është emri i Perëndisë në gjuhën arabe, i cili përdoret nga myslimanët dhe po ashtu nga arabët jo-myslimanë. Rrënja "ilah" në gjuhët semitike veriore El (hebraisht "El" ose më saktë "Eloha", aramisht "Eloi") është fjala lindëse për një perëndi (çdo hyjni), emri Allah përmban nyjën e shquar "Al", që i jep fjalë për fjalë kuptimin emrit "Allah" - "Perëndia". Në gjuhën shqipe, ndër myslimanët shqiptarë, Allahu nënkupton Perëndinë. Një traditë islamike pohon se Allahu ka 99 emra, apo veti, ndërsa të tjerë thonë se të gjithë emrat e mirë i përkasin Allahut. Ngjashmërisht, në gjuhën aramike, që besohet të jetë folur nga Jezusi, fjala "Alaha" përdorej për të treguar Perëndinë.

* JHVH - Jahveh (hebraisht:'Jud-Haj-Vav-Haj', יהוה) janë disa nga emrat e përdorur për Perëndinë në përkthimet e ndryshme të Biblës (të gjitha e përkthejnë njëlloj me shkurtimin e katër shkronjave - JHVH). Katërshkronjëshi është emri me të cilin Perëndia iu bë i njohur Moisiut (në Bibël), kur ky e pyeti për emrin dhe Perëndia iu përgjigj emri im është: "Unë Jam Ai që Jam". (Tekstualisht, «Kur të të pyesin kush të dërgoi, thuaju "Unë Jam Ai që Jam" më ka dërguar».)

* Elohim, "Perëndi" (me prapashtesën -im, që e kthen fjalën në shumës), përdoret nganjëherë me kuptimin "perënditë" apo më mirë gjykatësit e vdekatarëve.

* Trinia e Shenjtë (një Perëndi në tre veta, Ati Perëndia, Perëndia Biri (Jezusi, Krishti), dhe Perëndia Shpirti i Shenjtë) emërtim që tregon Perëndinë pothuajse në të gjithë krishterimin. Të krishterët arabë përdorin shpesh gjithashtu fjalën arabe "Allah" për të treguar Perëndinë.

Çështja e ekzistencës së Perëndisë

Janë parashtruar si edhe hedhur poshtë shumë argumente për dhe kundra çështjes së ekzistencës së Perëndisë nga filozofë, teologë dhe mendimtarë të ndryshëm. Në terminolologjinë filozofike, argumente të tilla lidhen me shkollat e mendimit mbi epistimologjinë e ontologjisë së Perëndisë.

Ka shumë tema filozofike që kanë të bëjnë me ekzistencën e Perëndisë. Disa përkufizime mbi Perëndinë janë aq të pacilësuara saqë diçka mund të ekzistojë që plotëson këto përkufizime, ndërsa përkufizime të tjera janë dukshëm vetëkundërshtuese.

Nga Wikipedia
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijuesi Empty Re: Krijuesi

Mesazh  Albaniaa 11.09.13 17:42

avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijuesi Empty Re: Krijuesi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi