Ezoterika
2 posters
Faqja 1 e 1
Ezoterika
Ezoterika
Ezoterika (nga greq. εσωτερικός', esoterikos, - "i brendshëm"), është mësimi ose dija e së fshehtës. Këto mësime mbaheshin nga mjeshtrat, të cilëve u mundësohej zbulimi (çvelimi) i së vërtetës okultike ( së fshehtë).
Në filozofi, emërtimi ezoterikë karakterizon mësimin e lënë nga filozofët e lashtë grekë, veçanërisht nga Pitagora dhe Aristoteli nxënësve të tyre; në kundërshtim me eksoteriken, "e jashtmja" emërtim që përdorej për njerzit që nuk bënin pjesë në grupet ezoterike, pra njerzit e thjeshtë, të cilët nuk kishin njohuri mbi gjuhën dhe kuptimin e mjeshtrave.
Sot me ezoterizëm tregohet zakonisht ndërthurja e sistemeve të mendimit filozofik dhe fetar që shfaqen në dukuritë kultore si: magjia, alkimia, kabalah dhe besimet misterike dhe gnostike.
Megjithëse dituria ezoterike mbahej në të kaluarën e fshehtë, tani mësohet kudo haptazi. Ezoterika dallohet përgjithsisht nga fetë e organizuara, të cilat mësojnë më haptazi.
Ndërsa ezoterizmi anon në përqëndrimin e (mendje) ndriçimit vetjak dhe ushtrimin e brendshëm shpirtëror, feja e organizuar përqëndrohet në ushtrimin e ritualitetit të jashtëm shpirtëror dhe mbi ligjet që qeverisin shoqërinë.
Shumë grupe apo shkolla të mendimit përqafojnë një traditë ose filozofi ezoterike, si:
* Alkimia
* Antroposofia
* Astrologjia
* Kabalah
* Julius Evola
* G. I. Gurdjieff
* Gnosticizmi
* Magjia
* Masoneria
* Misticizmi
* Okultizmi
* Rozakroqe
* Teozofia
* Trapistë
* Shamanizmi
* Sufizmi
* Budizmi Vajrajan
* Joga

Admin- 1132
Ezoterika dhe alkimizmi
Ezoterika dhe alkimizmi, ndërthurrje besimesh e filozofish
Shumë grupe apo shkolla të mendimit përqafojnë një traditë ose filozofi ezoterike, si: Alkimia (arab: الخيمياء, al-khimia) është një ushtresë e lashtë e shkencës fillestare që merrej me vëzhgimin e natyrës dhe filozofisë dhe ndërthurte elemente të kimisë, fizikës, astrologjisë, artit, metalurgjisë, mjekesisë, misticizmit dhe fesë.
Alkimia është një mënyrë e lashtë e pastrimit shpirtëror dhe shndërrues; zgjerimit të ndërgjegjes dhe zhvillimit të brendashikimit dhe intuitës.
Ajo bazohet në idenë se rendi hyjnor është vendosur në gjithësi me "lëndën e parë" apo prima materia .
Çdo gjë është krijuar nga kjo lëndë, e cila është në thelb, Guri i Filozofit.
Thuhet se ai është kudo, dhe nëse "guri" mund të përgatitet (krijohet), atëherë një send mund të shndërrohet në diçka më të përsosur, p.sh. në argjend apo ar, pasi që ari është produkti më i përsosur dhe pasqyron më afër përsosmërinë e Perëndisë.
Alkimistët besonin poashtu se me ndihmën e "gurit" mund të prodhohej edhe "bari i mrekullueshëm" (eliksiri) që dhuron jetën e amshuar.
Alkimia është lidhur gjithnjë me misticizmin dhe misterin.
Fillimet e veta ajo i ka pasur me sistemin e së amshuarës, ëndrrës, simboleve ezoterike që kanë fuqinë për të ndryshuar ndërgjegjen dhe të lidhin shpirtin njerzor me Hyjnoren.
Alkimia është pjesë e traditës mistikore dhe së fshehtës si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.
Disa filozofë të mëdhenj grekë mendonin se çdo gjë përbëhet nga katër "elemente" themelore: zjarri, ajri, toka (dheu) dhe uji, dhe të gjitha sendet kanë në vehte këta përbërës të përzier në përpjestime të ndryshme.
Prandaj besohej se të gjitha gjërat mund të shndërrohen në diçka tjetër nga ndryshimi i përpjestimeve të përzierjes së katër elementeve themelore të natyrës. «Alkimia shërben për të ndarë të vërtetën nga e rremja.» - Teofrasto Paracelso

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Ezoterika
KARAKTERISTIKAT E EZOTERIKES
Mendimi nepermjet perputhjeve
Besohet se nivelet e ndryshme te realitetit (mineralet, bimet, kafshet, njerezit, planetet, botet e padukshme) jane te lidhura sipas parimit hermetik [hermetizmi = ketu, filozofia e fshehte ezoterike]: „Sic eshte larte, ashtu eshte edhe poshte.“
Ideja e natyres se gjalle
Kozmosi eshte nje sistem kompleks i gjalleruar, neper te cilin rrjedh nje energji e gjalle.
Ky eshte nje model i filozofise se natyrës. Eshte nje shikim panteist [Zoti eshte ne gjithcka qe ekziston, vecanerisht ne natyre], monist [gjithcka eshte nje], holistik [i teresishem] i kozmosit.
Kjo ide i ngjan „magjise se natyres” (latinisht: magia naturalis) te epokes se Rilindjes europiane.
Rendesia e imagjinatës (parafytyrimit) dhe ndermjetesimeve
Jane te nevojshme per te „pare“ perputhjet e permendura ne piken 1, „hieroglifet e natyres“. Keto jane simbolet, imazhet dhe ritualet.
Ndersa ndermjetesuesit jane mjeshtrat, gurut [guru = mjeshter/mesues ne Indi, qe trajtohet me shume adhurim], engjejt, qeniet shpirterore etj.
Pervoja e transmutacionit
Kjo do te thote njohja e dijes se lartë nëpërmjet te cilës mund te transformohet njeriu. Kjo eshte nje metamorfoze e brendshme, nje pastrim – nje pune mbi vetveten.
Kjo eshte si ne alkimi, ku proceset e brendshme simbolizohen nga procese kimike: nigredo – pune ne te zezen – vdekja e njeriut te vjeter; albedo – pune ne te bardhen; rubedo – pune ne te kuqen – deri te guri filozofal;
Ose si ne mistike, ku ka fazat e pastrimit, ndricimit dhe bashkimit me Zotin
Nganjehere jepen edhe dy karakteristika te tjera:
Praktika e konkordances
Kjo nenkupton kerkimin e emertuesit te perbashket dhe te zanafilles se ezoterikes.
Eshte nje gnosis [filozofia e njohjes se vetvetes dhe Zotit] dhe philosophia perennis [filozofia e amshuar, qe perbehet nga parimet e perbashketa te te gjitha besimeve].
Transmetimi ose iniciimi nga mjeshtra
Dija transmetohet nga njerëz te iniciuar [qe i jane nenshtruar nje ceremonie te veçantë per te pranuar kete dije dhe/ose energji te vecanta. Iniciimi mund te jete edhe rituali i kalimit te njeriut nga nje faze jetesore ne tjetren]. Per kete ekzistojne rituale iniciimi.
Kjo taksonomi/ky sistemim i Faivre-t mund te kritikohet per kete arsye:
Merret kryesisht me hermetizmin e Rilindjes, me kabalen e krishterizuar, me filozofine e natyres dhe me teozofine.
Fusha te tjera ezoterike jane te perjashtuara, sic jane lashtesia, mesjeta, ezoterika hebraike dhe myslimane, si dhe modernizmi duke perfshire ndikimin e budizmit.
Antoine Faivre-s & Koku von Stuckrad

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi