EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vërteta mbi Masonerinë

Shko poshtë

E vërteta mbi Masonerinë Empty E vërteta mbi Masonerinë

Mesazh  Admin 14.05.08 0:22

E vërteta mbi masonerinë I

Masonët thonë për veten e tyre se ata janë një vëllazëri, që kërkon të kultivojë virtute tek anëtarët e saj dhe se nuk janë një shoqatë e fshehtë, por parapëlqejnë ta quajnë grupimin e tyre “shoqatë ezoterike”.

Termit “ezoterik”, që na vjen nga lashtësia me kuptimin e dijeve të fshehta që përcillen nga brezi në brez në shoqata të fshehta nëpërmjet një sistemi fillestari-shkallëzim (pranim i fillestarëve dhe zbulimi atyre gradualisht të dijeve të shoqatës), duke kërkuar t’ i japin japin termit “ezoterik” një konotacion të snobizmit intelektual, pra të parrezikshëm.

Me këtë duan të evitojnë përshtypjen e konspiracionit, që le tek të tjerët organizimi masonik.

Masonët thonë për veten e tyre se shoqata e tyre e ka origjinën tek shoqatat e muratorëve të Mesjetës (fjala “mason” do të thotë murator), të cilat quheshin vëllazëri dhe për të cilat pretendojnë se ishin një lloj sindikatash sekrete, të krijuara për të mbrojtur interesat e muratorëve (masonëve) dhe për ndihmë të ndërsjelltë.

Sipas masonëve të sotëm (freemasonëve, ose masonëve të lirë), në shekullin XVIII këto shoqata të muratorëve u hapën, fillimisht në Britaninë e Madhe dhe pastaj në Francë, dhe në to hynë dhe njerëz të tjerë që nuk ishin muratorë, njerëz të shquar, të pasur dhe të rangjeve të larta shoqërore, dhe kjo u quajt masoneria spekulative, ose masoneria e lirë (freemasonry).

Sipas masonëve të sotëm, në masonerinë spekulative, ose të lirë, termi “mason”, ose mason i lirë(freemason), përdorej si metaforë, për një njeri që punonte për ndërtimin e një strukture morale të shoqërisë (shoqërisë në përgjithësi, pra gjithë popullsisë së një vendi dhe më gjerë njerëzimit) dhe në këtë sens përdorej si metaforë edhe fjala “masoneri”, që ka kuptimin e një ndërtimi me gurë dhe me llaç.

Është krejt e pabesueshme që, në shekullin e XVIII, në epokën e shoqërive me kasta, njerëz të shquar, të pasur dhe të rangjeve të larta, aristokratë dhe borgjezë, të organizoheshin duke përdorur shoqatat e fshehta të muratorëve, në një kohë që njerëzit e punës së krahut përbuzeshin si nga aristokratët, ashtu dhe nga borgjezët.

Nëse njerëzit e rangjeve të larta do të donin të organizoheshin, qoftë edhe duke përdorur simbolikë nga ndërtimtaria, ata nuk kishin pse ngatërroheshin fare me shoqatat e muratorëve.

Pra, ose nuk ka ndodhur kështu, ose shoqatat e muratorëve (masonëve) nuk kanë qenë ato që thuhet, edhe para se ato të hapeshin edhe për ata që nuk ishin muratorë.

Shoqatat masonike autentike të cilat në shekullin XVIII shërbyen si bazë për masonerinë spekulative, edhe para shekullit XVIII nuk kanë qenë vëllazëri muratorësh të thjeshtë (edhe pse të tilla mund të kenë ekzistuar), por shoqata sekrete, vëllazëri nëse doni, të njerëzve të rëndësishëm që merreshin me ndërtim.

Nuk duhet harruar se në Mesjetë pesha e ndërtimit në ekonomi ishte dhe më e madhe se sot, se nuk kishte industri të mëdha, siç ka sot. Gjatë asaj që quhet “koha e errët”, që nga dyndjet barbare që shkatërruan qytetërimin antik në Europë dhe deri në shekujt X-XI u zhduk dhe zeja e ndërtimit prej guri dhe ndërtohej vetëm me dru.

Kur rifilloi ndërtimi me gur dhe filluan të ngrihen katedrale, kështjella, pallate, ura, rrugë gjithmonë më të mëdha e më të ndërlikuara teknikisht, filluan të shfaqen dy figura-kyç në ndërtimtari: arkitekti dhe sipërmarrësi.

Arkitektët u bënë të rëndësishëm se ata zotëronin dijet e nevojshme për të projektuar këto ndërtime dhe në më të shumtën e rasteve për të zbatuar projektet.

Sipërmarrësit lidën se duheshin njerëz që merrnin përsipër të organizonin punën e atyre që nxirrnin dhe sillnin gurët, mermerin, atyre që i gdhëndnin, që sillnin gëlqeren, që dinin sekretet e përgatitjes së llaçit dhe përzierjes së tij me lëndë që i jepnin fortësi (si vezë), se duheshin njerëz të cilët grumbullonin mjeshtra muratorë të aftë etj.

Këta ishin njerëz shumë të rëndësishëm dhe realisht të fuqishëm, edhe pse nuk ishin aristokratë.

Dalëngadalë këta njerëz u fuqizuan, u pasuruan dhe panë se nëse bënin një marrëveshje të fshehtë me arkitektët, që në shumë raste ishin vetë sipërmarrës, por edhe me mjeshtrit muratorë mund të kishin përfitime të mëdha.

Këta njerëz (arkitektë dhe sipërmarrës, ose arkitektë sipërmarrës) grumbullonin dhe shumë para nga shpërblimi për ndërtimet që bënin për mbretërit, princat, kishën, apo qytete.

Ata e gjetën të nevojshme për t’ u bashkuar në shoqata sekrete, për të mbrojtur interesat e tyre, që të evitonin kompeticionin që i dëmtonte të gjithë, kur disa prej tyre ulnin çmimet për të marrë porositë për ndërtime, apo për të mbrojtur sekretet e ndërtimtarisë nga të tjerët.

U bashkuan për të shkëmbyer dije në mënyrë të ndërsjelltë, për të vendosur standarde në interes të tyre në punët që bënin për aristokratët, kishën qytetet.

U bashkuan për t’ u mbrojtur bashkarisht nga dhuna që ushtrohej ndaj tyre, se ata duke pasur shumë para bëheshin pre e grabitësve kur udhëtonin pasi kishin marrë shpërblimin për punën e tyre.

U bashkuan për të neutralizuar sharlatanët që kërkonin t’ u merrnin punën duke u hequr se do të bënin ndërtime të mrekullueshme, për të etj., etj. Këta njerëz të fuqishëm përdorën për t’ u organizuar vëllazëritë e muratorëve, të cilët i lidhnin pas vetes në shumë mënyra.

Kjo është hapja e masonerisë autentike(shoqatatve të muratorëve), e cila duhet të ketë ndodhur në shekullin XII-XIII. Kjo mund të quhet proto-masoneria spekulative (e lirë) dhe ajo ishte një shoqatë sekrete e arkitektëve dhe sipërmarrësve të ndërtimit.

Këta njerëz fitonin shumë para nga ndërtimi i katedraleve, kështjellave, pallateve, urave, rrugëve etj., dhe këto para filluan t’ i japin hua me interes dhe kështu lindën bankat e para.

Sportelet e para bankare kanë qenë shoqatat masonike dhe kontratat e para bankare kanë qenë betime të përgjakshme masonike, se atëherë dhënia e parasë me fajde dënohej nga kisha si herezi, kështu që për t’ u siguruar se borxhmarrësi do të shlyente paratë, ai anëtarësohej në shkallën e ulët të vëllazërisë dhe borxhi justifikohej me atë se ai po ndihmohej si vëlla, dhe nëse nuk e mbante premtimin që t’ i kthente paratë do të ndëshkohej se kishte mashtruar dhe dëmtuar “vëllain”.

Deri në këtë kohë këto shoqata sekrete merreshin kryesisht me mbrojtjen e interesave të tyre në ndërtim, dhe të investimeve të tyre financiare.

Në shekullin XVIII, në Angli, me zhvillimin e ekonomisë, dhe dobësimin e pushtetit mbretëror të aristokracisë, pas revolucionit të shekullit të kalur, njerëzit e këtyre shoqatave ishin fuqizuar aq shumë ekonomikisht, duke investuar dhe në sfera të tjera të ekonomisë veç ndërtimit, sa të pretendonin për ta shndrruar shoqatën e tyre në një qendër okulte pushteti të gjithfuqishme, bartëse e vërtetë e pushtetit politik, me anë të një konspiracioni permanent, që fiktivizonte institucionet legale, duke krijuar një sistem kriptopushteti.

Kështu që ata e hapën shoqatën e tyre sekrete edhe për njerëz që nuk kishin të bënin me ndërtimin, ose me bankat, duke përfshirë dhe aristokratët, duke krijuar atë që u quajt Grand Lodge of England, e cila ishte në fakt bashkimi i katër llozhave masonike ekzistuese.

Kjo ndodhi në Londër, në 24 qershor 1717 dhe mbahet si data e krijimit të masonerisë së lirë (spekulative) moderne. Me Grand Lodge of England, në vitet në vijim u bashkuan pjesa më e madhe e llozhave masonike të Anglisë.

Një numër llozhash masonike ekzistuese nuk e pranuan këtë përqëndrim të masonerisë angleze, në një qendër dhe në 1751 krijuan një llozhë të madhe alternative, që e quajtën Antient Grand Lodge of England.

Ky konflikt brenda masonerisë angleze, e njohur si pioniere e masonerisë moderne, vlen për faktin se zbulon që vetë masonët pretendonin se masoneria e përqendruar ka qenë shumë më e vjetër, derisa qendra rivale u quajt Antient Grand Lodge of England.

Në 1813 të dy palët u bashkuan me anë të një kompromisi, dhe Antient Grand Lodge of England u shkri tek Grand Lodge of England, që u quajt United Grand Lodge of England, ose siç njihet me akronimin UGLE. Masoneria spekulative moderne në Francë thuhet se ka ardhur nga Anglia, misionarët masonikë të së cilës krijuan në 1731 llozhën e madhe masonike të Parisit që u quajt Grand Orient de France.

Kastriot Myftaraj


Edituar për herë të fundit nga ExplorerX në 22.05.08 20:01, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E vërteta mbi Masonerinë Empty Re: E vërteta mbi Masonerinë

Mesazh  Admin 14.05.08 0:28

E vërteta mbi masonerinë II

Cila është origjina e masonerisë moderne spekulative? Këtu jemi para enigmës më të madhe të masonerisë moderne. Masoneria spekulative që lindi në shekullin XVIII në Angli dhe Francë kishte si simbol të saj figurën e rombit, të formuar nga bashkimi i kompasit dhe një vizoreje në formë L-je.

Sipas pretendimit të masonëve të sotëm ky është një simbol i masonerisë autentike (shoqatave të muratorëve) dhe që tashmë i jepej kuptim metaforik, sikur vizorja ka kuptimin që të kufizojnë veprimet e tyre nga virtuti, e kompasi që të kufizojnë dëshirat e tyre.

Por, kompasi dhe vizorja nuk janë vegla muratorësh, por arkitektësh, çka tregon se edhe masoneria autentike nuk ka qenë punë muratorësh, ndryshe do të kishte si simbol mistrinë dhe çekiçin. Por katërkëndshi në formë rombi, e tradhëton sekretin e masonerisë spekulative, ashtu siç e tradhëton dhe simboli i piramidës, me syrin gjithëpamës në majë.

Kur në shekullin XX u zbërthyen papiruset egjiptiane të zbuluara në qytetin Al-Amarna në Egjipt, të njëhura si “Letrat e Amarnas” u zbulua dhe një lidhje e qartë mes masonerisë moderne dhe një paraardhëse të saj në Egjiptin e Lashtë.

“Letrat e Amarnas”, të quajtura kështu sipas emrit të sotëm arab të qytetit egjiptian pranë të cilit u zbuluan dhe që është qyteti antik egjiptian Aten, që u bë kryeqytet i Egjiptit antik në shekullin XIV para Krishtit, nxorrën në dritë një fakt shumë kurioz.

Në shekullin XIV para Krishtit, faraoni egjiptian Amenoteph IV u bë vegël në duart e një konspiracioni të një shoqërie sekrete ndërtuesish. Në Egjiptin e vjetër, që ishte një shoqëri me kasta, pas faraonit vinin si kasta të privilegjuara ajo e priftërinjve dhe ajo e aristokracisë ushtarake.

Me kalimin e kohës, kasta e priftërinjve, në një shoqëri teokratike siç ishte Egjipti, dhe kasta e aristokracisë ushtarake, u bënë aq të fuqishme, sa i imponoheshin dhe faraonit, çka kuptohet nga fakti që në vitin e tridhjetë të sundimit, faraoni bënte një ceremoni fetare gjatë të cilit ai mund të hiqte dorë nga pushteti, sipas një tradite të vjetër.
Amenoteph IV, një njeri ambicioz, e pa se ishte e pamundur të sundonte bashkë me kastën e klerikëve.

Si shumica e tiranëve ai kishte një dobësi për arkitektët e tij, të cilët në një traditë egjiptiane shumë popullore ishin këshilltarë të faraonit. Madje një arkitekt, Imoteph, një njeri i ardhur nga shtresat e ulëta, i cili kishte ndërtuar të parën piramidë me shkallë për faraonin Djoser në shekullin XXVIII para Krishtit, pra XIV shekuj para Amenotephit IV, dhe që arrit të bëhet kryeministri i faraonit Djose, ndërohej si perëndi në Egjipt, jo vetëm për mjeshtërinë e tij, por edhe për këshillat që i kishte dhënë faraonit si të vepronte në disa situata të vështira.

Duket se arkitekti Imoteph u bë nismëtari i një shoqate sekrete të ngjashme me masonerinë mesjetare paraspekulative, e cila kaloi brez pas brezi në Egjipt me anë të një sistemi ezoterik fillestarie deri në kohën e Akhetatenit.

Në kultin e vet, i hyjnizuari arkitekt-kryeministër Imotephi paraqitet me disa simbole, më interesanti prej të cilëve është një figurë që paraqet piramidën, por një piramidë të dyfishtë, me majë lart dhe me majë poshtë, pra në formë rombi.

Dihet se piramidat e ndërtuara në Egjiptin antik kishin dy pjesë, pjesën e dukshme, dhe pjesën e padukshme, tunelet poshtë piramidës, që ngjanin me një piramidë të përmbysur, nëpër të cilën shkoje deri tek maja që ishte thellë në tokë, te dhoma ku ishte varri i faraonit.

Në kultin e Imotephit, piramida e dyfishtë paraqitet me majën e prerë, në pjesën e poshtme, si për të treguar ekzistencën e sekretit, por edhe ruajtjen e tij. Rombi është një figurë që shfaqet në simbolet e lashta egjiptiane, si në kohën e imotephit, ashtu dhe të Akhetatenit.

Duket se ka qenë kjo shoqëri sekrete e krijuar nga Imoteph XIV shekuj para faraonit Amenoteph IV, që arriti ta vejë këtë të fundit nën influencën e saj.

Shoqata sekrete vendosi ta përdorë konfliktin e faraonit me kastën e priftërinjve, për të marrë praktikisht pushtetin në Egjipt, duke përdorur faraonin si kukull të saj.

Tashmë me shoqatën ishin bashkuar dhe njerëz të tjerë jashtë ndërtimtarisë nga oborri i faraonit, pra ajo ishte bërë faktikisht në Egjiptin antik, ajo çfarë ishte masoneria spekulative moderne, duke filluar nga shekulli XVIII.
Faraoni Amentoph IV kujtonte se ai po i përdorte njerëzit e fuqishëm të ndërtimtarisë për interesat e veta, kur në fakt ai ishte lodër në dorën e tyre. Ata donin të zëvendësonin kastën okulte të priftërinjve të Amun-Ra, me një kastë tjetër po okulte, por shumë më të sofistikuar dhe të rrezikshme.

Duket se kanë qenë arkitektët e tij, të cilët ishin anëtarë të shoqatës sekrete, ata që i kanë këshilluar që për të mirën e sundimit të tij të bënte një revolucion radikal pallati në Egjipt, duke e përmbysur kultin ekzistues politeist me në qendër kryeperëndimë Amun-Ra mbi të cilin mbështetej gjithë sistemi shtetëror dhe shoqëror teokratik në Egjipt dhe fuqia e kastës së priftërinjve, që paraqiteshin si ndërmjetës midis Amun-Ra dhe shoqërisë egjiptiane dhe të ndërtonte një kult të ri.

Kulti i ri do të ishte i tillë që do të evitonte fuqinë e kastës së priftërinjve, se do të ishte shumë më i thjeshtë, duke pasur ky kult një zot të vetëm, që ishte Ateni, dhe që konsiderohej si materializim i Amun-Ra në formën e diskut diellor.

Si ndërmjetës i vetëm mes Atenit dhe shoqërisë egjiptiane do të ishte faraoni, që ndryshoi emrin në Akhetaten, që do të thotë shpirti i Atenit. Këshilltarët dinakë të faraonit llogarisnin që vakuumin e pushtetit që do të krijohej nga zhdukja e kastës së priftërinjve ta mbushnin ata me shoqatën e tyre sekrete, që do ta manipulonte faraonin.

Faraoni që e kishte idenë se ç’ po ndodhte e pranoi idenë. Për të realizuar këtë ide, faraoni, sipas këshillave, e zhvendoi kryeqytetin nga Theba, ku sundonin priftërinjtë, në një vend në Egjiptin e mesëm, ku sot është qyteti Al-Amarna, dhe ku Akhetateni në kohën e tij filloi të ndërtonte një kryeqytet të ri, të quajtur Aten.

Faraoni urdhëroi që të shkatërrohen të gjithë tempujt e Amun-Ra dhe në vend të tyre të ndërtohen tempujt e rinj të Aten.

Në kryeqytetin e ri faraoni krijoi një organizatë sekrete të quajtur Vëllazëria e Tempullit, e cila përbëhej nga njerëz që do të ishin elita e re me anë të së cilës faraoni do të sundonte.

Në këtë organizatë të ri dominonin njerëzit e vëllazërisë sekrete, duke filluar që nga njerëzit e ndërtimtarisë, arkitektët dhe proto-sipërmarrësit. Simbolet e kësaj organizate sekrete ishin piramida me syrin gjithëpamës në majë, piramida e dyfishtë, në formë rombi etj.

Piramida me syrin gjithëpamës në majë ishte metaforë për një projekt manipulimi social, me qëllim krijimin e një qendre okulte pushteti të gjithfuqishëm në vend. Piramida është metafora më e përsosur për ideimin dhe zbatimin e një projekti për t ëndërtuar një qendër sekrete pushteti në një shoqëri njerëzore, duke qenë se pjesa e dukshme e shkallëzuar e piramidës mbi tokë tregon institucionet e dukshme, zyrtare, ndërsa pjesa e padukshme e piramidës, nën tokë, në funksion të së cilës është ndërtuar pjesa e dukshme e piramidës, simbolizon shkallët e pushtetit sekret deri tek maja e përmbysur e cila kontrollon gjithçka, çka simbolizohet me anë të syrit gjithëpamës në majë të piramidës së dukshme, që është “syri” i “kokës” sekrete misterioze që drejton gjithçka.

Me këtë që bëri faraoni Akhetaten, ai e bëri politikën e vëllazërisë sekrete, politikë zyrtare të shtetit. Me vdekjen e faraonit Akhetaten, pasardhësi i tij e riktheu kryeqytetin në Thebë, si dhe restauroi kultin e Amun-Ra.

Por Vëllazëria sekrete që krijoi Akhetaten nuk u zhduk dhe vazhdoi të ekzistonte në Aten (Al-Amarna), duke qenë një shtet brenda shtetit, dhe duke ekzistuar edhe edhe në kryeqytetin zyrtar, në Thebë.

Kastriot Myftaraj
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E vërteta mbi Masonerinë Empty Re: E vërteta mbi Masonerinë

Mesazh  Admin 14.05.08 0:29

E vërteta mbi masonerinë III

Ku qëndron e keqja e madhe e masonerisë


Simboli i masonerisë moderne, piramida e dyfishtë, në formë rombi, si dhe simboli tjetër i masonerisë moderne, piramida me syrin gjithëpamës në majë, tradhëton faktin se masoneria moderne spekulative është vazhdim vëllazërisë sekrete të Egjiptit të Lashtë, që ka ekzistuar së paku që nga koha e Amenhotep IV në shekullin XIX para Krishtit, por që gjasat janë që të ketë qenë shumë më e vjetër, që 28 shekuj para Krishtit.

Që masoneria e sotme e ka prejardhjen nga Egjipti i Lashtë, kuptohet dhe nga miti fals që ka krijuar ajo sikur betimi masonik e ka prejardhjen nga sakrifikimi i Hiram Abif dhe ndëshkimi i vrasësve të tij.

Masonët bëjnë një betim të ëprgjakshëm për të cilin thonë se e ka origjinën nga një histori bibilike e vrasjes së arkitektit të Tempullit të Mbretit Solomon, që quhej Hiram Abif, nga tre muratorë të armatosur nga vegla pune, që quheshin Jubela, Jubelo dhe Jubelum.

Ata e vranë Hiram Abifin se ai nuk pranoi t’ u zbulonte sekretet e profesionit të vet. Sipas mitit masonik tre vrasësit u kapën dhe u penduan për krimin.

Atëherë iu kërkua që të zgjidhnin vetë ndëshkimin e tyre. I pari zgjodhi që t’ i pritej fyti dhe t’ i shkulej gjuha, i dyti që t’ i çahej gjoksi dhe t’ i shkulej zemra, e cila do t’ u hidhej si ushqim zogjve ose kafshëve të egra, ndërsa i treti që t’ i digjeshin të brendshmet dhe hiri i tyre të shpërndahej gjithandej.

Prandaj masonët pretendojnë se ata e bëjnë sot një betim të ngjashëm. Problemi është se në Bibël nuk thuhet asgjë për arkitektin Hiram Abif.

Në Bibël tregohet vetëm për një Hiram që erdhi në Jerusalem pasi kishte mbaruar ndërtimi i tempullit të Solomonit.

Dhe për vetë tempullin dihet se ishte prej druri dhe jo prej guri. Duket se masonët kanë projektuar në ndërtimin e tempullit të Solomonit një histori nga Egjipti antik, atë të faraonit egjiptian Senquenre Tao, që jetoi në shekullin XVI para Krishtit dhe që u vra se nuk pranoi të jepte dijet sekrete që zotëronte.

Masoneria moderne ka vazhduar traditën e asaj të Egjiptit antik, me anë të një sistemi të transmetimit nga brezi në brez të dijeve ezoterike. Për masonët spekulativë të shekullit XVIII nuk ka ndonjë sekret përmbajtja e letrave të Al-Amarnas.

Me këto simbole, masoneria moderne spekulative, e tradhëton veten si një konspiracion që vazhdon traditën okulte të ideimit dhe zbatimit të një projekti për të ndërtuar një qendër sekrete pushteti në një shoqëri njerëzore, duke qenë se pjesa e dukshme e shkallëzuar e piramidës mbi tokë tregon institucionet e dukshme, zyrtare, ndërsa pjesa e padukshme e piramidës, nën tokë, në funksion të së cilës është ndërtuar pjesa e dukshme e piramidës, simbolizon shkallët e pushtetit sekret deri tek maja e përmbysur e cila kontrollon gjithçka, çka simbolizohet me anë të syrit gjithëpamës në majë të piramidës së dukshme, që është “syri” i “kokës” sekrete misterioze që drejton gjithçka.

Kështu, institucionet e shoqërisë dhe shtetit modern, parlamenti, qeveria, partitë politike, pushteti vendor, gjykatat, policia, OJF-të, mediat etj., janë pjesa e dukshme e “piramidës” së pushteteve në shoqëri, ndërsa ato në fakt kontrollohen nga një “piramidë” e padukshme pushteti, që i manipulon ato sipas konveniencave të një oligarkie sekrete, që vërtet nuk duket por që realisht ka syrin gjithëpamës” në majë të piramidës së dukshme të pushteteve në shoqëri.

E gjithë kjo realizohet duke vënë masoneria njerëzit e Vëllazërisë konspirative në poste-kyçe në funksionet publike. Zeja kryesore e kësaj oligarkie sekrete është manipulimi i ngjarjeve në rang vendi dhe në rang botëror.

Revolucioni Francez në shekullin XVIII është një deja vu e asaj që ndodhi në Egjipt në shekullin XIV para Krishtit, në kohën e Amenhotepit IV (Akhetaten). Pas Revolucionit francez qendron llozha e madhe masone e Francës e krijuar në 1731, 58 vite para revolucionit, Grand Orient de France.

Veçanërisht e implikuar në përgatitjen e revolucionit ka qenë një llozhë masonike në orbitën e Grand Orient, që quhej “Les neuf soeurs”(“Nëntë motrat”).

Para fillimit të revolucionit dhe në fillimet e tij, Mjeshtri i Madh i Grand Orient ka qenë një aristokrat shumë i lartë, Louis Philippe, Duka i Orleanit, kushëriri i mbretit Louis XVI. i cili pretendonte fronin mbretëror të Francës.

Më vonë ky do të bëhej Mbreti Louis Philippes II dhe do të mbretëronte nga viti 1830 në 1848. Masonët e kishin bindur atë se që të bëhej mbret, ishte i nevojshëm një revolucion që do të rrëzonte Burbonët nga froni, dhe që do të godite kishën që ishte mbështetëse e Burbonëve.

Ashtu si Amenoteph IV, 32 shekuj para tij, edhe Duka i Orleanit, e pranoi planin e masonëve, pa e kuptuar plotësiht se për çfarë qëllimesh donin ta përdornin.

Kështu që ai dhe aristokratë të tjerë ndihmuan masonët që të organizonin revolucionin, që në fakt u krye sipas skenarit të një grushti shteti, pa pjesëmarrje masive të turmave, aq në Paris dhe jo më në pjesën tjetër të Francës që ishte thjesht spektatore e asaj që po ndodhte. Pasi u përmbys mbreti, oligarkia sekrete e revolucionit e harroi premtimin që i bëri Dukës së Orleanit dhe shpalli Republikën, në dukje të qytetarëve.

Por në 28 korrik 1794, Robespieri, nga foltorja e Konventës (parlamentit) denoncoi faktin se Republika kishte rënë nën kontrollin e një oligarkie sekrete, masonerisë:

“Unë nuk guxoj të them emra në këtë moment e vend. Unë nuk mund t’ i lejoj vetes të çjerr vellon që mbulon këtë mister të thellë të Antikitetit. Por unë mund të afirmoj që mes autorëve të këtij komploti janë agjentë të këtij sistemi korrupsioni e ekstravgance, më i fuqishmi i shpikur nga të huajt për të mposhtur republikën”.

Pas këtij fjalimi, Robespieri, në dy të mëngjesit u arrestua, dhe ditën në vazhdim u çua në gijotinë.

Kryeministri britanik i kohës, William Pitt i Riu, duke parë atë që po ndodhte në Francë, si dhe atë që kishin bërë masonët në Amerikë, ku kishin ideuar dhe zbatuar planin e shkëputjes së kolonive amerikano-veriore nga Kurora Britanike, me anë të një rebelimi, në vitin 1799 bëri që parlamenti të miratojë «The unlawful societies Act», që ndalonte të gjitha shoqëritë që u kërkojnë anëtarëve të tyre të mbajnë një betim dhe një obligim të fshehtë, duke përfshirë dhe ato masonike.

Pra, kryeministri Ëilliam Pitt, i cili do të ishte armiku më i pakompromis i Francës revolucionare dhe më pas napoleoniane, prakitikisht kishte një teori konspiracioni sipas së cilës masonët kishin konspiruar në Francë për përmbysjen e rendit politik dhe shoqëror në fuqi dhe se të njëjtën kishte rrezik ta bënin dhe në Britaninë e Madhe.

Ligji i miratuar i jepte kësaj teorie konspiracioni.

Por nën presionin e llozhave masonike, ato u përjashtuan specifikisht nga ky ligj, por u detyruan që t’ u paraqesin autoriteteve një herë në vit listën e anëtarëve të tyre. Shumë kohë më vonë, në vitin 1967 ky detyrim u hoq.

Në SHBA masoneria moderne u soll nga francezët, edhe pse atje u përhap kryesisht Riti Skocez i masonerisë, që është ende dominues. Riti Skocez që u përhap në SHBA në shekullin XVIII, në fakt u ideua në Paris, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XVIII, nga një forum mason i quajtur Këshilli i Perandorëve të Lindjes dhe Perëndimit, si një rit me 25 shkallë hierarkie dhe sekreti.

Ky do të quhej dhe Riti «Morin» se masoneria pariziane i dha licencën një masoni nga Bordo, tregtarit Estienne Morin, që ta përhapte këtë rit në Botërn e Re (dy Amerikat), duke e emëruar në 1761 Inspektor i Madh për Botën e Re.

Ishte koha kur Franca dhe Britania e Madhe ishin rivale dhe armike, kështu që duket se masoneria franceze duhet ta ketë parë misionin e saj në Botën e Re, si një subversion në zotërimet koloniale të Kurorës Britanike.

Si bashkëpunëtor i Morin ishte një holandez i natyralizuar në francez, Henry Andreë Francken. Francken shkoi në 1767 në New York, ku bëri zëvendës-inspektor të përgjithshëm një tregëtar çifut të quajtur Moses Michael Hays. ku dha një licencë masonike për hapjen e një llozhe në Albany, në zotërimet britanike.

Me këtë rast u hap në Neë York llozha e parë masonike në zotërimet britanike në Amerikë, në Albany të Neë York. Heys do të bëhej përhapësi i masonerisë së Ritit Skocez në Amerikën Veriore, duke emëruar në 1781 tetë nën-inspektorë të përgjithshëm.

Nga këta Issac De Costa, një çifut me origjinë portugeze do të bëhej themelues i masonerisë së Ritit Skocez në Karolinën e Jugut, Abraham Forst në Virginia, Joseph M. Myers në Meryland, Barend M. Spitzer në Georgia. Ndoshta është rastësi, por nga këto shtete ka dalë numri më i madh presidentësh të SHBA në dekadat në vazhdim.

Do të ishte llozha masonike e Bostonit ajo që do të kishte një peshë të madhe në Revolucionin Amerikan. Sot në SHBA dominon masoneria e Ritit Skocez, e cila është një zhvillim i Ritit Morin, duke evouluar nga një rit me 25 gradë, në një rit me 33 gradë.

Në fakt, gradët në Ritin Skocez fillojnë nga e katërta, për të vazhduar deri tek e tridhejtëetreta.

Riti Skocez quhet Appendant (i atashuar, i shtuar) dhe për t’ u anëtarësuar në të, dikush duhet të jetë anëtar i një llozhe masone. Riti Skocez, që mund të konsiderohet edhe si aristokracia e masonerisë anglosaksone, funksionon mbi parimin e tyre që mund të quhen superllozha.

Kastriot Myftaraj


Edituar për herë të fundit nga ExplorerX në 14.05.08 0:37, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E vërteta mbi Masonerinë Empty Re: E vërteta mbi Masonerinë

Mesazh  Admin 14.05.08 0:33

E vërteta mbi masonerinë IV

Për të hyrë në sistemin e hierarkisë të Ritit Skocez, nga grada e katërt tek e tridhjetëetreta, duket të jesh anëtar i një llozhe masone, dhe të kesh arritur gradën e tretë, atë të master mason (mjeshtrit mason).

Vetëm pas kësaj mund të hysh në superllozhë, duke marrë gradën e katërt, që është më e ulta, dhe që quhet «Secret Master».

Grada më e lartë, e tridhjetëetreta është ajo e Sovereign Grand Inspector General (Inspektorit të Madh të përgjithshëm Sovran). Menjëherë poshtë tij në gradën e tridhjetë e dytë është Sublime Prince of Royal Secret (Princi Sublim i Sekretit Mbretëror).

Në gradën e tridhjetë e dytë është: General Inspector Inquisitor Commander (Komandanti hetues-Inspektor i përgjithshëm) .

Në masonerinë amerikane llozhat e njohin formalisht Ritin Skocez, ndërsa United Grand Lodge of England nuk e njeh, por nuk e ndalon pjesëmarrjen në të të anëtarëve të saj.

Rrjeti i llozhave masonike të Ritit Skocez në SHBA drejtohet nga dy qendra të fuqishme: Këshilli Suprem për Juridiksionin e Jugut (të SHBA) në Washington D. C. Dhe Këshilli Suprem në Lexington Massachusets, për Juridiksionin e Veriut (të SHBA).

Sot në botë ka dy linja kryesore rivale të masonerisë së lirë, masoneria anglosaksone dhe ajo franceze, të cilat kontrollojnë llozha në vende të ndryshme të botës që janë në orbitën e tyre.

Masoneria anglosaksone ka tre qendra kryesore të fuqishme, nga të cilat një është në Londër (United Grand lodge of England) dhe dy në SHBA, të cilat janë Këshilli Suprem për Juridiksionin e Jugut (të SHBA) në Washington D. C. Dhe Këshilli Suprem në Lexington Massachusets, për Juridiksionin e Veriut (të SHBA).

Ndërsa Grand Orient de France është organizata më e fuqishme masonike në Francë, dhe i përket grupit ateist të masonerisë ndërkombëtare, duke qenë dhe zemra e tij.

Kjo organizatë është një rivale e përjetshme e masonerisë anglosaksone, me të cilën është armiqësuar që në vitin 1877, kur Grand Orient hoqi kriterin e besimit tek Zoti për pranimin e anëtarëve.

Nga fjalët e Mjeshtrit të Madh të Grand Orient, Quillardet, që vizitoi Shqipërinë para disa kohësh, u mësua se sot kriter për t’ u pranuar në këtë organizatë masonike është ateizmi.

Kjo u bë e qartë kur Quillardet, në intervistën që dha në emisionin «5 pyetje nga Babaramo», në Neës-24, kur u shpreh se masoneria është e nevojshme të ekzistojë për të garantuar laicizmin e shoqërisë, përkundër rrezikut të dominimit të klerikalizmit, paraqiti si një ndër rreziqet edhe shtimin e teorive antidarviniste.

U mor vesh, frankomasoneria e Grand Orient e paska darvinizmin, pra ateizmin, princip të saj, pavarësisht se Guillardet deklaroi se në masoneri nuk ka doktrinë, dhe se ajo është një bashkim i mendjeve të lira.

Por, del se është një bashkim i mendjeve që janë të lira të besojnë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni.

Të gjitha organizimet shoqërore që kanë marrë si një nga premisat e tyre-bazë teorinë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni kanë përfunduar duke e majmunizuar njeriun. Komunizmi është prova më impresionuese për këtë gjë. Masoneria franceze e Grand Orient nuk mund të bëjë përjashtim.

Ku qëndron e keqja e masonerisë sot?

Në pamje të parë masoneria të le përshtypjen e një trilli të çuditshëm ku burrat bëjnë një lojë fëmijësh. Por e vërteta është se këtu ka një të keqe të madhe. E keqja e madhe e masonerisë është se ajo influencon në vendimmarrjen publike, në mënyrë konspirative.

Një shtetar, politikan, deputet, gjykatës, prokuror, gjeneral, biznesmen, botues, profesor etj., që është mason do të veprojë në punën e tij publike, jo siç do t’ i thoshte ndërgjegjia e tij dhe interesi publik, por sipas urdhërave të masonerisë dhe në interes të anëtarëve të vëllazërisë sekrete.

Urdhëri i vëllazërisë sekrete dhe është ligji më i lartë për masonin dhe prevalon mbi ligjin publik.

Një funksionar publik i çdo rangu qoftë, që është mason, nuk e ka më vetëdijen dhe interesin e shërbyesit publik, por vetëdijen dhe interesin e shoqërisë sekrete.

Ai është një konspirator që vepron jo më për të mirën publike, por për konsolidimin e pushtetit okult dhe të pasurisë së vëllazërisë dhe anëtarëve të saj.

Siç tregova më lart, Riti Skocez me 33 shkallët e tij është një strukturë ezoterike e sofistikuar, që të ndriçon për një qendër konspiracioni për të krijuar një pushtet të gjithëfuqishëm okult në shoqëri. Simotra e saj franceze Grand Orient nuk është më ndryshe.

Në kushtet e shoqërisë së sotme perëndimore, asgjë nuk e justifikon ekzistencën e një strukture të tillë si masoneria. Nëse masoneria kishte një justifikim në shoqëritë me kasta, ku ajo ishte një formë e organizuar disidence, si dhe një kundërbalancim i aristokracisë dhe kastës së klerikëve, që ishin të gjithëfuqishme, sot ajo nuk ka një justifikim.

Sot masoneria është bërë ajo çka njerëzit e saj pretendojnë se ishin kleri dhe aristokracia, kur masoneria luftoi kundër tyre, pra kastë që ushtron një pushtet okult në shoqëri.

Është shumë alarmuese që tek masoneria marrin pjesë njerëz që kanë poste të rëndësishme zyrtare në sistemin publik të institucionev, në shoqërinë civile, biznes, media etj.

Në Itali, në 1982, policia zbuloi rastësisht dokumentet e llozhës masonike të Romës “Propaganda Due“ (P 2) ku kishte shumë deputetë, senatorë, ministra, gjykatës, prokurorë, funksionarë të lartë të shërbimeve sekrete, diplomatë, ushtarakë të lartë, funksionarë të lartë të policisë, afaristë, gazetarë etj.

Kuptohet se bashkimi i njerëzve të fuqishëm nga këto fusha, në një shoqatë të fshehtë ishte në kuadrin e një konspiracioni për të krijuar një qendër pushteti okult, në dobi të konspiratorëve.

Zbulimi kësaj llozhe është shpjeguar edhe me atë se ishte pjesë e rivalitetit mes linjave të ndryshme të masonerisë ndërkombëtare. E pra, deri atëherë italianët që besonin tek pushteti okult masonik, ishin vënë në lojë si paranojakë, maniakë të teorive të konspiracionit etj., por doli të ishte ndryshe.

Paranojakë kishin qenë ata që nuk besonin në to.

Masoneria është mafie e legalizuar. Ata që e shfajësojnë masonerinë me argumentin s endryshe nga mafia, ajo nuk e shkel ligjin, bëjnë sikur harrojnë se masoneria nuk ka nevojë ta shkelë ligjin se ajo qëndron mbi ligjin dhe e bën ligjin.

Masoneria sigurisht që ka pasur një influencë të madhe në ngjarje të rëndësishme historike dhe kjo gjë thuhet jo vetëm nga ata që shpërfillen si teoricienë konspiracionesh.

Në librin e një autoriteti si Bernard Lewis “Lindja e Turqisë moderne”, ku thuhet se llozhat masonike patën një rol të madh në Revolucionin Xhonturk dhe në ngjarje të tjera në Imperinë Osmane dhe Turqi dhe dihet se xhonturqit krijuan një kastë që ushtronte një pushtet okult pas institucioneve zyrtare me anë të Komitetit, të ashtuquajtur, për Bashkim e Përparim.

Ajo që i përgënjeshtron pretendimet e masonëve, se ata janë një shoqatë idealiste, e pafajshme, nëse doni snobësh, është betimi masonik që është i frikshëm dhe i përgjakshëm.

Masonët betohen se nëse do të nxjerrin sekretet e Vëllazërisë, atyre le t’ u çahet gjoksi dhe do t’ u shkulet zemra, dhe do t’ u jepet si ushqim zogjve apo kafshëve të egra, se do t’ u shqyhen gjymtyrët, do t’ u digjen mushkëritë dhe do të shpërndahet hiri në ajër. Pretendimi i masonëve se këto kanë mbetur nga tradita nuk duket bindës.

Përse janë dashur në të shkuarën këto betime kanibaleske dhe përse duhen ende sot, nëse është fjala për një shoqatë që pretendon të jetë një shkollë morale?

Dhe të mendosh se në çdo shkallë të masonerisë bëhet një betim i ri, më i egër. Masoneria është një fe sekrete, që i shërben një kaste sekrete, si instrument sundimi okult në shoqëri.

Masoneria dhe demokracia, masoneria dhe liria përjashtojnë njëra tjetrën. Demokracia sa kohë ekziston masoneria nuk mund të jetë veçse demokraci masonike, ashtu si demokracia në kohën e komunizmit ishte demokraci e ashtuquajtur popullore, që ishte eufemizmi komunist për despotizmin.

Argumenti i masonëve se fakti që ata i ka luftuar fashizmi tregon se kanë qenë në dobi të lirisë nuk vlen, se fashizmi shikonte tek masoneria një qendër rivale pushteti despotik.

Masonët kanë si strategji kryesore për të zhvlerësuar kritikat ndaj tyre, që t’ i etiketojnë kritikat ndaj tyre si teori konspiracioni. Me këtë ata e projektojnë tek kundërshtarët e tyre të keqen e vet, pra konspiracionin.

Por a nuk është sekreti i shkallëzuar i masonëve, i ruajtur me betime makabre, premisë logjike për teori konspiracioni?

Është absurde dhe skandaloze që një instrument pushteti okult despotik, oligarkik, i trashëguar nga Antikiteti i thellë, të paraqitet sot si instrument në dobi të lirisë, demokracisë, së mirës dhe së drejtës.

Karl Popper në librin e vet “Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e Saj” (1945), shkruan: “Unë nuk dua të them që konspiracionet nuk ndodhin kurrë. Në të kundërt, ato janë fenomen social tipik”.

Popper gjithashtu thotë: «Konspiracionet ndodhin, kjo duhet pohuar. Por fakti që të godet, i cili, pavarësisht ndodhjes së tyre, disaprovon teorinë e konspiracionit, është që pak nga këto konspiracione janë përfundimisht të sukseshme. Konspiratorët rrallë e konsumojnë konspiracionin».

Shumë e drejtë! Prandaj ky libër nuk përkthehet në Shqipëri, edhe pse ai i ka dhënë emrin kolanës së botimeve të fondacionit në Shqipëri, “Libra për një shoqëri të hapur” të Piro Mishës, se Fondacioni “Soros” që i financon këto botime, është një strukturë në orbitën e masonerisë.

Popper e ka fjalën për rastet që i konvenojnë atij, por kjo që thotë ai mund të shihet dhe me vlerën e një postulati universal.

Duke ndjekur logjikën e Popper mund të thuhet se teoritë e konspiracionit, përveç kur konspiratorët vetëzbulohen pas suksesit të plotë, kur e gjykojnë të arsyeshme, ose rastit kur del një i penduar nga rradhët e konspiratorëve që rrëfehet, siç ndodhi me mafian, që ishte një konspiracion, vërtetohen me prova të tërthorta.

Kjo vlen dhe për masonerinë. Masoneria është e ngjashme me “Vëllain e Madh” në “1984” të George Orwell, pra është një qendër pushteti despotik okult.

Kastriot Myftaraj
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

E vërteta mbi Masonerinë Empty Re: E vërteta mbi Masonerinë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi