EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’është psikologjia dhe psikanaliza ?

Shko poshtë

Ç’është psikologjia dhe  psikanaliza ? Empty Ç’është psikologjia dhe psikanaliza ?

Mesazh  Admin 08.06.09 22:04

Ç’është psikologjia dhe psikanaliza ?

Psikologjia është një subjekt i popullarizuar, që kohëve të fundit është duke u rritur interesimi për studimin e saj.

Fjala psikologji për të parën herë është paraqitur në Angli më 1693, por nuk është përdorur dhe nuk është kuptuar një kohë të gjatë, deri në vitet 1800. Është kuptim i përbërë nga dy
fjalë greke “psyche” dhe “logos”.

Psyche në mënyrë origjinale nën kupton frymëmarrje (respiracion), por më vonë është kuptu-
ar si shpirt, sepse frymëmarrja është ndikuar shpirti, i cili ende nuk e ka lëshuar trupin.

Në mitologjinë greke Psicho ka qenë nje grua, e cila ka qe në në marrëdhënie dashurie me perëndinë e dashurisë, Eros. Ai ishte dashnor i saj, por kishte një kusht ndaj saj: që mos t’i
shikonte fytyrën e tij kurrë. Por, nga kureshtja, Psichoja një natë vendosi një qiri për t’ia shikuar fytyrën.

Në momentin kur e kupton Erosi, atëherë e magjeps atë. Për të arritur cakun, është dashur të bënte një luftë të madhe me përplot rreziqe, por në fund ajo është transformuar në perëndeshë dhe i ishte ba shka ngjitur Erosit në parajsë.

Psycho simbolizon shpirtin njerëzor. Gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë, kuptimi i fjalës psiche është shndërruar në kuptimin e mendjes. Logos, një fjalë tjetër greke, ka nënkuptuar
shkencën, ose arsyen. Sipas rrugëve Greke, psikologjia është një kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, apo siç thuhet sot studimi - mbi mendjen.

Psikanaliza

Psikanaliza u formua nga Sigmund Freud, i cili edhe e krijoi atë duke u bazuar së pari në mendimet e tij personale dhe pastaj që ta dijë vetë se si dhe perse ai ishte i frikësuar nga vdekja , fobia dhe dhimbja.

Ai illoj duke e analizuar së pari veten e tij, çka e shpuri më vonë deri të ajo , kur ky illoi edhe t’i analizonte njerëzit e tjerë, pra pacientet e tij.

Psikanaliza është vetëm ajo që të tregojë dhe hulumtojë se përse njerëzit sillen në mënyra të ndryshme tërë jetën dhe se do të ishte mirë që të dihet përse njeriu frikohet nga lashtësia, errësira, nga insektet etj., por do të ishte edhe mirë që të dihej nga kjo se, përse njerëzit kanë nganjëherë edhe sjellje kriminale dhe çka fshihet prapa tyre.

E tëra u pasqyrua në një pjesë të madhe të njerëzve për shkak të psikikës së tyre të sëmurë, por edhe të gjendjes së përgjithshme psikike. Psikanaliza i përkushtohet njohurisë dhe
shpirtit të njeriut.

Freud ishte vetë mjek dhe gjendjet neurotike të pacienteve të tij për të ishin shumë interesante për t’i studiuar.

Psikanaliza i sqaron ankthet dhe ankthet e detyruara si një lloj përjetimi të tronditjes. të cilat kanë lënë gjurmë qysh në fëmijëri.

Njeriu nuk duhet që të ketë probleme të mëdha, ose thjeshtë të jetë i sëmurë psikik që të kërkojë ndihmë nga Psikologu për trajtim në ndonjë terapi. Por, shumica e njerëzve e kanë një frikë në veten e tyre që të mos jenë si të shënuar ose regjistruar, mendojnë se kjo është një punë që duhet të mbahet sekrete.

E vërteta është se psikoterapia në të shumtën e rasteve merret me problemet e jetës së përditshme të psikologjisë njerë zore, të cilat probleme, çdo njeri i njeh për veten e vetë,
por lufton kundër tyre duke i mbajtur si sekrete në brendësinë e vetë.

Por psikoterapia ka të bëjë më se shumti me mjekimin e lirë mental sesa me atë të psikiatrisë, qe në çdo rast qëllimi i tërë kësaj është që njeriu të jetë mirë dhe i mençur me veten e vetë,
ta zbulojë “unin” e vetë, sesa të mjekohet me medikamente ose tek ndonjë lloj qendre psikiatrike pa nevojë.

Brenda këtyre viteve, shumica më kanë kontaktuar dhe thuaja se çdo njëri ka thënë se “Unë nuk kam probleme të mëdha psikike që të kërkoj mjekim në psikoterapi.” dhe nga
kjo ka re zultuar se ata nuk e kanë marrë si rast serioz nevojën e mjekimit të tyre në ketë drejtim, por në illim janë mbyllur në vete, duke i ikur të vërtetë, dhe më pas, pas një kohe, kur nuk kanë mundur të rezistojnë, janë lajmëruar prapë që të kërkojnë
ndihmë.

Psikoterapia nuk është asgjë tjetër vetëm terapi e lirë dhe udhëzim për mirëqenien shpirtërore. Është normale të jetë jonormale.

Shumica e njerëzve kanë një marrëdhënie të mirë, siç edhe e quajnë: marrëdhënie dhe dije normale. Të jesh sikur që je vetë dhe të kesh një vetëbesim të plotë, kërkohet që njeriu të lar gohet nga ai mendim duke e bërë në vete këtë që ta vlerësojë veten si të tjerët dhe të illojë t’i bëjë pyetje vetvetes se kush në të vërtetë është ai ose ajo, ose kush jam unë.

Është e pamundur që njeriu të ketë mundësi që të jetë sikur ata të tjerët, sepse këtu njeriu bie
ndesh me origjinalitetin e tij personal. Nëse ti mendon se je si të gjithë të tjerët, nuk duhet harruar se ti je më ndryshe nga të tjerët dhe origjinal në veten tënde.

Edhe nëse je i sëmurë psikikisht, ke të drejtë të llogaritësh se je një pjesë e njerëzimit dhe kërkon respekt nga rrethi, pavarësisht nga bindja jote njerëzore ose nga momentet e ndonjë lloj sëmundjeje në jetën tënde.

Çdo njeri vlen aq sa edhe tjetri. Një Psikoterapeut mundet të të ndihmojë ty që të kuptosh dobësitë e tua dhe të mësohesh të jetosh me një pengesë tënden, të cilën e mban të fshehtë,
ose në anën izike të trupit, me një fjalë, të mësohesh të jetosh edhe si hendikepuar, sepse je qenie njerëzore, si të gjithë.

Nëse ke problem serioz, do të ishte më mirë që ta kuptosh natyrën e atij problemi dhe si të tjeret e kuptojnë këtë lloj problemi, e jo të rrish i fshehur në hijen e turpit ose të luftosh me veten tënde dhe me ajrin që të rrethon.

Mendimet jorelektuese

Një pjesë e mendimeve tona formulohen në një kohë të largët, ose të harruar, dhe nga një situatë e vështirë e fëmijërisë;kjo është një shenjë e përshtypjes infantile, dhe këto mendime mund të na bëjnë një errësirë dhe mungesë vullneti që të planiikojmë
të ardhmen tonë dhe mundësitë tona në jetën e mëtutjeshme.

Këto mendime, me te cilat as nuk mundemi të mendojmë, na vijnë në kokë pa dëshiruar dhe këto e bëjnë një lloj bllokade, me ç’rast ne nuk mundemi të relektojmë më për së afërmi,
nëse ndonjë person tjetër nuk na këshillon që të llogarisim ardhmërinë tonë, sepse këto mendime të lartë zotërojnë mbi ndjenjat tona në mënyrë mekanike dhe në atë automatike; por
edhe zvogëlojnë dëshirën tonë për jetë.

Këto janë mendime që nuk bën të mendojmë për to. Procesi i mendimit ndalet dhe futen mendime që në mënyrë të pakontrolluar sillen vetëm në një rreth, nuk shkojnë më përpara, por vetëm aty, ndërsa ne bëhemi të papjekur që të mësohemi nga përvoja e hidhur.

Nganjëherë, këto lloje të mendimeve janë larg nesh dhe nuk gjenden me ne për të mirën e uni-t tonë, por vijnë në kokat tona aq shpejt në cikle të papërshtatshme, kur as ne nuk e dimë
se çfarë po ndodh vërtet me ne.

Ne “dimë” se çdo herë jemi pafat, dhe se nuk është ide e mirë që te provojmë të ndryshojmë, sepse ne nuk mund t’i bëjmë disa gjëra, se të tjerët kanë çdo
herë të drejtë, se te gjitha femrat janë joreale (falso); burrat janë zullumqarë, dhe të tjerët largohen nga ne; nëse ata na njohin në brendësinë tonë se çka fshehim dhe çfarë mbajmë në vete.

Në këto rrethana nuk lind asgjë më shumë se vetëbesimi i ulët, i cili atëherë patjetër duhet të kërkojë këshillën dhe ndihmën e Psikoterapeutit.

Flori Bruqi
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi