EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mënyra për të mos marrë Energjitë Negative

Shko poshtë

Mënyra për të mos marrë Energjitë Negative Empty Mënyra për të mos marrë Energjitë Negative

Mesazh  Siroco 08.07.16 1:17

Mënyra për të mos marrë Energjitë Negative Untitled

Të absorbosh energjitë negative të njerëzve mund të jetë po aq helmuese për shëndetin, sa konsumimi i një ushqimi helmues. Kështu që duke mësuar se çfarë ndodh kur jeni duke marrë energji negative, kjo është një aftësi e vlefshme për ta bërë jetën më të bukur.

Ja 5 metoda që mund të përdorni për të absorbuar sa më pak energji negative dhe sa më shumë energji pozitive.

1. Bëhuni përzgjedhës me njerëziz që lejoni në jetën tuaj

Nuk është e thënë që të shoqëroheni me gjithë ata që ju kanë qejf. Është e rëndësishme t'i besoni intuitës suaj duke mos e ndjerë presionin për tu bërë mik me cilindo që takoni. Sigurisht që duhet të jeni të kulturuar dhe të edukuar në mënyrën e shmangjes së tyre.

Nëse keni një mik që është vazhdimisht negativ për jetën apo mënyrën se si i sheh gjërat, atëherë është koha që të distancoheni. Duhet të jeni në dijeni të faktit se disa miqësi nuk janë të mira për ju dhe shëndetin tuaj.

Duke mësuar se si ti thoni "jo" njerëzve që nuk e meritojnë vëmendjen tuaj, do keni më shumë mundësi t'i kushtoni vëmendje atyre njerëzve që e meritojnë vërtetë vëmendjen, përfshirë familjen dhe veten tuaj.

2. Mos u përpiqni ti kënaqni të gjithë

Kemi shumë pak orë në dispozicion gjatë ditës, kështu që duhet të jeni selektiv me njerëzit që marrin kohën tuaj. Mos shpenzoni kohë me njerëzit që nuk kanë përkujdesjen më të vogël për ju. Po ashtu si edhe ju, do ketë njerëz që nuk do ju pëlqejnë apo nuk do ju trajtojnë me mirëdashësi.

Fokusohuni në zhvillimin e atyre merrëdhënjeve që duket se lulëzojnë në mënyrë natyrale, në vend që të shpenzoni kohë me njerëzit të cilëve ju nuk i pëlqeni.

3. Bëni kujdes nga vampirët e energjisë

Siç e përmendëmë më lart, mund të keni miq që kanë gjithmonë qasje negative për jetën, mos mos harroni se disa njerëz mund të jenë edhe më shumë helmues. Këta janë vampirë të energjisë pasi do ju thithin të gjithë energjinë pozitive dhe do t'ju lënë energjitë negative. Kjo i mban të gjallë këta tipa.

Bëni kujdes nga këta njerëz, të cilët përdorin gjithmonë flajë negative që nxisin emocione negative tek ju. Vini re se cilët miq përdorin gjuhë pesimiste ose ju trajtojnë si një shënjestër për të zbrazur energjitë negative të tyre, pasi ka të ngjarë të absorboni gjithmonë energjitë negative të tyre.

Kjo nuk do të thotë që t'i shmangeni totalisht këtyre miqve, por është mirë që ti bëni me dije se si ndiheni kur ata përdorin arsenalin e tyre pesimist. Dhe nëse nuk e kuptojnë se përse po jua përthajnë energjitë, atëherë këta nuk janë vërtetë miqtë tuaj.

4. Jini përgjegjës për veten tuaj

Jeni i vetmi person që mund të kontrolloni mënyrën se si ndiheni. Në çdo situatë, keni zgjidhjen se si mund të reagoni dhe çfarë të bëni. Disa thonë se nevojiten vite përvojë për të kontrolluar ndjenjat, por gjithçka fillon nga ndërgjegjja, e cila mund të praktikohet menjëverë.

Të kesh përgjegjësi për veten tënde do të thotë të jeni të përgjegjshëm për mënyrën se si ndiheni kur jeni pranë disa njerëzve të caktuar. Dhe në këto rrethana mos kini frikë të veproni. Nëse jeni duke shpenzuar kohë me dikë që po ju thith energjitë, ka ardhur momenti që të distancoheni.

Mos bini viktimë, sepse keni fuqinë e përvojës së jetës suaj. Do të absorboni më shumë mirësi dhe më pak negativitet nëse reflektoni vërtetë mbi njerëzit dhe situatat që keni përballë.

5. Shpenzoni kohë në vetmi

Për arsye të ndryshme, shoqëritë perëndimore kanë nisur t'i denigrojnë disa karakteristika të personalitetit si introversioni, turpi, intimidimi etj. Siqodoftë, koha në vetmi dhe zbulimi i vetes që ndodh gjatë vetmisë, është shumë i dobishëm dhe rigjenerues.

Për disa njerëz vetmia është e vështirë, pasi është momenti kur personi nis të shohë vërtetë se çfarë po ndodh me të dhe veten e tij. Por është shumë kohë e domozdoshme nëse dëshironi të kultivoni ndërgjegjen e nevojshme për të identifikuar çastet kur jeni duke absorbuar energjitë negative dhe identifikuar njerëzit që njihen si vampirë të energjisë.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mënyra për të mos marrë Energjitë Negative Empty Re: Mënyra për të mos marrë Energjitë Negative

Mesazh  Siroco 19.07.16 8:37

Nganjëherë arrijmë në një pikë të caktuar kur duhet ta pranojmë se në jetën tonë janë mbledhur shumë gjëra negative, të cilat nuk mund t’i trajtojmë menjëherë.

Është në rregull që të pranohet një gjë e tillë dhe kjo nuk do të thotë se jeni i dobët. Disa njerëz e kanë vështirë të lirohen nga ai negativitet dhe ai në fund i pushton krejtësisht, e më pas bëhet mënyrë e përditshme e të jetuarit. Mos lejoni që t’ju mundë ai negativitet.

Ekzistojnë disa shenja që tregojnë se ndoshta ka ardhur koha që të pastroheni nge disa gjëra të panevojshme negative në jetën tuaj. Dëshironi që vazhdimisht të rrini vetëm Nëse dëshironi që vazhdimisht të rrini vetëm, diku larg prej njerëzve, kjo është një shenjë se duhet të liroheni nga gjërat negative në jetën tuaj. Hapi i parë për zgjidhjen e këtij problemi është që ta kuptoni se kur ndodh, e më pas ta ndalni. Kur e kuptoni se dëshironi të jeni vetëm, larg njerëzve, pyeteni veten pse, e më pas zgjidheni një drejtim më pozitiv dhe dilni nga ajo gjendje.

Vazhdimisht jeni në depresion ose ankth Nëse ndjeni pikëllim dhe zhgënjim të madh ose ndiheni sikur kurrë nuk do të dilni nga ndonjë vështirësi, kjo është njëra ndër shenjat më të mëdha të paralajmërimit se ka ardhur koha për pastrim nga negativiteti. Ndani kohë për vete dhe me të vërtetë fillojeni shërimin mendor. Praktikoni meditim, ushtrime fizike, konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe bëni gjëra të tjera të cilat mund t’ju ndihmojnë që të dilni nga kjo gjendje.

Ju lodhin bisedat me të tjerët Nëse e keni vështirë që të bisedoni me dikë që e njihni dhe ndjeni se biseda është një ndër më lodhëset që keni pasur ndonjëherë, kjo është gjithashtu shenjë se ju nevojitet pastrimi i negativitetit. Zgjidhje e këtij problemi është që thjesht të bëheni dëgjues më aktiv. Kur ia kushtoni tërë vëmendjen personin që flet, më nuk përqendroheni në gjëra negative që ndjeni në vete dhe në fakt e drejtoni vëmendjen në atë që përpiqet ta tregojë ai person.

Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi