EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vogëlushja katërvjeçare ia përcolli nënës një mesazh të stërgjyshes së vdekur!

Shko poshtë

Vogëlushja katërvjeçare ia përcolli nënës një mesazh të stërgjyshes së vdekur! Empty Vogëlushja katërvjeçare ia përcolli nënës një mesazh të stërgjyshes së vdekur!

Mesazh  Luli 05.04.15 10:57

Vogëlushja katërvjeçare ia përcolli nënës një mesazh të stërgjyshes së vdekur! Vog-euml-lushja-kat-euml-rvje-ccedil-are-ia-p-euml-rcolli-n-euml-n-euml-s-nj-euml-mesazh-t-euml-st-euml-rgjyshes-s-euml-vdekur-video_hd

Nëse besoni në pretendimin se ka një jetë të përtejme dhe teorisë se fëmijët mund të shohin apo dëgjojnë të vdekurit, së fundmi në rrjetin social Facebook është publikuar një video ku një vogëlushe pretendon se ka folur me stërgjyshen e saj.

Xhirimin e ka publikuar producentja e filmave në Hollywood dhe shkrimtarja Jaime Primak Sullivan, e cila ndër të tjera bisedoi me vajzën katërvjeçare Charlie, rreth jetës dhe vdekjes.

Gjithashtu, ajo foli edhe pse stërgjyshja e saj vdiq në moshën 93-vjeçare dhe se ku shkoi.

Biseda përfundoi duke i pohuar vajza nënës së saj se gjyshja gjendet në dhomë dhe se është e mirëpritur, ndërsa Jaime Primak Sullivan mbeti e tronditur me ato që dëgjojë.

"Kam dal jashtë kontrollit. Nuk mund të gjej fjalë. Nuk di çfarë të mendoj apo çfarë të them. Nuk ka gjasa që Charlie ta di se gjyshja ime më ka thirrur Jamila, derisa sa jam rritur. Po dridhem", shkroi Sullivan poshtë publikimit të videos në Facebook, e cila ka nëntë milionë shikime, 183 mijë pëlqime dhe është shpërndarë 155 mijë herë.

Megjithëse 170 mijë shikues kanë thënë se kjo është vetëm një storie e këndshme e filmave horror, ata nuk arritën të argumentojnë se si është e mundur që Charlie t’i di disa gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën, përfshirë edhe emrin e fëmijërisë së saj.

https://www.facebook.com/video.php?v=936691546363697&set=vb.746054268760760&type=2&theater
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi