EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia dokumenton një rast të pushtimit nga djalli

Shko poshtë

Policia dokumenton një rast të pushtimit nga djalli Empty Policia dokumenton një rast të pushtimit nga djalli

Mesazh  gjilanasi 17.05.14 15:53

Policia dokumenton një rast të pushtimit nga djalli 194

Një djalosh 9- vjeçar në SHBA i ka befasuar anëtarët e stafit mjekësor në një spital kur nisi që të ecte në mur me kokë poshtë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në dokumentet zyrtare, punonjësit e shërbimeve sociale dhe infermierët kanë pranuar se e kanë parë djaloshin duke e bërë një gjë të tillë.
Por historia bëhet më e tmerrshme për shkak se ka vërtetuar deklaratat e mamasë së djaloshit se shtëpia e saj është e pushtuar nga djalli.

Madje Latoya Ammons thotë se tre fëmijët e saj janë pushtuar nga djalli.
Ajo thotë se vajza e saj 12 vjeç mund të qëndrojë pezull në ajër, ndërkohë që fëmijët e tjerë kanë buzëqeshje djallëzore dhe një zë të thellë jo natyror.
Policia dokumenton një rast të pushtimit nga djalli 275

Një prift është dërguar për të bërë ekzorcizëm në shtëpi, me urdhër zyrtar nga dioqeza e zonës.

Policia vetë e ka pranuar se në atë shtëpi ndodh diçka e çuditshme.

Madje kapiteni i policisë thotë se shtëpia është e mallkuar. Ai pranon se nuk futet aty brenda pasi bie nata.

Nëna e tre fëmijëve thotë se tani fëmijët e saj janë më mirë, pasi janë larguar nga shtëpia dhe i janë nënshtruar disa seancave të ekzorcizmit.

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi