EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i Ëndrrave

3 posters

Shko poshtë

Misteri i Ëndrrave Empty Misteri i Ëndrrave

Mesazh  Neo 24.12.08 23:44

Misteri i Ëndrrave
Eksplorimi i ëndrrave

Për shkencën është akoma një mister. Përse ëndërrojmë? Cili është kuptimi i fantazive tona gjatë natës?

Cdo natë, në ëndrrat tona na shfaqen imazhe të ndryshme dhe të çuditshme. Cfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje kaq misterioze që askush nuk mund të ta thotë me siguri.

Kanë provuar t'i interpretojnë psikanalistë, poetë dhe ciganë. Kush mund t'i shpjegojë ëndrrat? Kanë një domethënie apo janë vetëm një seri e impulseve elektrike? Për çfarë shërbejnë dhe si formohen?

Cfarë ndodh kur ëndërrojmë?

Kur mbyllen sytë dhe kur humbet kontakti me botën e jashtme, ne bëhemi spektatorë të imazheve fantastike njësoj si të ishim para një filmi, i cili na jep një emocion të fortë.

Muskujt e trupit janë thuajse të paralizuar, ndërsa truri në disa faza të caktuara të gjumit bëhet aktiv, tamam si në gjendjen kur jemi zgjuar.

Në vitet të 50-të, kur William Dement, sot një nga shkencëtarët më të famshëm të gjumit, formuloi këtë hipotezë duke studiuar gjumin e maceve, komuniteti shkencor mendoi menjëherë se i riu kishte gabuar. Në realitet, kjo shënoi një pikë të rëndësishme në studimin e gjumit dhe atë të ëndrrave.

Një zbulim revolucionar

Ekzaktësisht para 50 vjetësh zbulohet se ëndrrat (si vizione të çuditshme) ndodhin pikërisht në fazën e gjumit, e cila është e karakterizuar nga një lëvizje e shpejtë e syve e quajtur REM. (Rapid Eye Movement). "Ajo çka ne ëndërrojmë, ndodh me të vërtetë në trurin tonë", shpjegon Demet.

Cshtë e vërtetë se kur një njeri ëndërron që merr pjesë në një lojë tenisi, sytë e tij nën qepalla spostohen nga e majta në të djathtë, ashtu siç do të bënte në realitet.

Në këtë optikë, fakti që shpeshherë ëndrrat mbahen mend, sipas disa shkencëtarëve, mund të jetë një mekanizëm i mbrojtjes së trurit: përndryshe rrezikojmë ta ngatërrojmë atë me realitetin, me sekuenca të vazhdueshme për mirëqenien psikike të secilit.

Mesazh i pavetëdijshëm apo impuls i rastit?

Shumë vjet para ardhjes së neuroshkencës, Sigmund Freud i kishte atribuuar ëndrrës fenomenin shkencor. "Për babanë e psikanalizës, ëndrrat janë "mesazhe të ardhura nga vetja", janë mesazhe të cilat inkoshienca dërgon te koshienca nga ana e vetëdijshme e mendjes njerëzore", shpjegon psikoterapeutja Edmonda Guzzardi.

Në këtë kuptim, vizionet që na shfaqen natën kanë një gjuhë simbolike për të shfaqur instinktet e ndaluara (që për Frojdin janë veçanërisht të natyrës seksuale).

Kalojmë rreth 6 vjet të jetës duke ëndërruar dhe pothuajse 50 mijë orë.Endrrat janë aktiviteti i tretë i mendjes, ndryshe nga të arsyetuarit dhe nga gjumi i thellë. Njerëzimi i ka konsideruar gjithmonë thelbësore, duke pyetur se çfarë kuptimi do të kishin.

Egjiptologët kanë zbuluar një libër, në të cilin egjiptianët interpretonin simbolet e ëndrrave. Romakët dhe grekët besonin në anën parashikuese të ëndrrave, duke i dalluar "ëndrra të bardha" dhe "ëndrra të zeza".

Sipas dy studiuesve, ëndrrat nuk janë gjë tjetër veçse impulseve nervore. Falë instrumenteve si Pet, ose tomografia e lëshimit të pozitroneve, të cilat janë të afta për të treguar zonat e ndryshme të trurit, është formuluar një metodë e quajtur "aktivimi dhe sinteza".

Kufiri i ëndrrave do të ishte një shkarkim i impulseve nervore që nga një pikë e vogël, aktivizon qelizat e kores së trurit. Këto shkarkime provokojnë imazhe dhe ndjenja që më pas truri i "sintetizon" sipas një domethënieje rastësore.

Ashtu siç ndodh edhe në laborator, ku realizohet stimulimi elektrik në disa zona të trurit. Mund të ndodhë që dikush dëgjon një muzikë dhe dikush kujton një lojë të fëmijërisë.

Në zbulim të unit

Studiues të tjerë kanë pohuar se impulset nervore që sinjalizohen janë të rastësishme, por ka shumë mundësi që të shkojnë për të stimuluar vetëm disa qeliza nervore, ato që janë më aktivet gjatë ditës. Një shembull?

Nëse trembeni gjatë ditës, në darkë zonat e trurit që kontrollojnë emocionet e frikës do të jenë më aktive. Kjo hipotezë, ndryshe nga të tjerat, duket se po arrin të bashkojë psikanalizën dhe neuroshkencën, edhe pse sot koshienca e trurit njerëzor nuk lejon të hedhë dritë në këtë mister.

Endrra si fenomen mental është lëndë e psikanalizës. Por është e qartë që argumenti u intereson edhe shumë disiplinave të ndryshme sepse futet thellë në studimin e asaj çka ndodh gjatë gjumit", shpjegon psikanalisti dhe neurofiziologu Mauro Mancia.

Duke pasur parasysh se teksa ëndërrojmë, truri i njeriut ndryshon, disa shkencëtarë kanë provuar të studiojnë në trurin e atyre që flenë.

Pierre Maquet, studiues në Universitetin e Liegos, ka vendosur një Pet te disa vullnetarë, për të verifikuar se cilat zona cerebrale janë të aktivizuara gjatë gjumit.

Në fazën e mesme janë më aktive zona frontale dhe parietale e kores së trurit. "Nuk ka asnjë moment në të cilin truri ynë pushon, ky është dënimi ose fati ynë", tregon Mancia.

Një gjë është e sigurt: të ëndërrosh është e nevojshme. Kjo tezë është arritur duke eksperimentuar disa vullnetarë. Por përse ëndërrojmë? Gjatë kohës janë realizuar hipoteza të ndryshme.

Sipas disave, funksioni i tyre është në mënyrë tipike neurologjik. Pa ëndrra, që kanë si detyrë të mbajnë minimalisht "motorin cerebral", truri nuk do të funksiononte siç duhet.

Ndërsa sipas neurofiziologut Allan Hobson, në ëndrra truri ripërpunon materialin e imagjinuar gjatë ditës dhe fikson në kujtesë për një kohë të gjatë eksperiencat më të fundit.

Zonat e trurit

Në fillim të viteve të 80-të, Francis Crick, fitues i çmimit Nobel për përcaktimin e strukturës së ADN-së, dhe Graeme Mitchinson hodhën një hipotezë të re: ëndërrojmë për të harruar.

Sipas tyre, faza REM shërben për të pastruar trurin nga kujtimet "e këqija", informacione të kota të marra gjatë ditës, të cilat mund të kenë pasoja negative dhe të padëshirueshme.

Hipotezat e dy studiuesve shpjegojnë vetëm pse shohim ëndrra nga më të çuditshmet dhe më absurdet.

Gjithçka e programuar

Në disa raste, ëndrrat lejojnë kapërcimin e episodeve negative që hasen gjatë ditës. Në këtë mënyrë ato arrijnë të mbajnë një ekuilibër mental. Për Frojdin, nëse nuk do të kishte ëndrra, dëshirat e ndaluara të cilitdo do të prodhonin episode psikopatike dhe neuroza.

Ndërsa për psikologun Mario Bertini, truri i njeriut sillet si një kompjuter, duke alternuar momente të realizimit të komandave dhe momente të tjera riprogramimi. Organizon dhe mbledh informacionet gjenetike që i përkasin individit me të dhëna personale.

Kjo do të shpjegonte edhe motivin, për të cilin të sapolindurit e kalojnë 70 për qind të gjumit të tyre në fazën REM. A është si të kishin nevojë për të imagjinuar sa më shumë informacione që lidhen me sjelljen njerëzore.

Ëndrrat kanë qenë gjithmonë frymëzim për artistët. Një vepër e piktorit surrealist Salvador Dali

Mendja nuk fle asnjëherë. Muskujt paralizohen dhe vetëm zemra dhe mushkëritë vazhdojnë punën e tyre

Tre imazhe të realizuara nga tomografia e lëshimit të pozitroneve: në foton e parë, truri i një njeriu që është zgjuar.

Në të dytën, truri i një njeriu në gjumë, por jo në fazën REM. Në foton e tretë, fotoja e trurit të një personi në fazën REM, d.m.th gjatë një ëndrre

Sa flemë dhe sa ëndërrojmë? Varet nga mosha: shumë në muajt e parë të jetës dhe më pas vjen në rënie.

Një foshnjë fle rreth 16-18 orë në ditë, duke ëndërruar në pjesën më të madhe të kohës.

Të rriturit flenë 7-8,5 orë në ditë duke u dedikuar vetëm 20-25 për qind ëndrrave

Delina Cici
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i Ëndrrave Empty Re: Misteri i Ëndrrave

Mesazh  Berti69 16.08.11 10:17

Shpjegimi i ëndërrave

Jeta mund të jetë vetëm një ëndërr, por si t’a shpjegojmë?

Çka ëndërrojmë gjatë natës mund të na jep neve informata për gjërat e rëndësishme në jetën tonë reale.

Ëndërrat na ndihmojnë t’i përpunojmë mendimet tona dhe mund të na japin një mprehtësi të rëndësishme ndaj problemeve dhe sfidave që i hasim në jetë.

Ndonëse ne mund të kemi ëndërra të çuditshme dhe të pazakonshme, ka një numër të caktuar të ëndërrave të zakonshme që shumë prej nesh i përjetojmë e që përsëriten.

Lexoni interpretimet e mëposhtme për një shpjegim të shenjave që shpesh ju paraqiten në ëndërra.

Personi juaj i dashur është i sëmurë ose po vdes

Ju po i afroheni një kohe për ndryshim të madh kur disa pjesë të jetës tuaj po prishen dhe po zhduken. Kjo ëndër po ju ndihmon të praktikoni ndjenjat e humbjes që ju mund të keni pasiqë elementet e jetës tuaj dhe të marrëdhënies tuaj me të tjerët ndryshojnë dhe zhvillohen. Rrallëherë kjo ëndërr parashikon vdekjen e vërtetë ose sëmundjen, por mund të jetë edhe një ide për të bërë një kontrollim ose për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit tuaj.

Po ju ndjekin

Nëse ju ndjekin në ëndërr kjo tregon se ju ndjeni se keni shumë përgjegjësi të cilat po i përballoni me vështirësi. Kjo ëndërr zakonisht njihet si “ëndërra e stresit” dhe tregon se prezenca e tij është një shenjë për t’u relaksuar dhe për t’u ngadalësuar.

Lakuriqësia

Ëndërrat ku ju ose dikush tjetër shfaqet lakuriq lidhen me ndjenjat e nënshtrimit ose të cenimit gjatë jetës tuaj. Ju mund të keni aktualisht një përvojë ku çdo njeri tjetër i njeh problemet dhe çështjet tuaja, dhe ju po keni vështirësi ndaj shqyrtimit të situatës tuaj në fshehtësi.

Rënia, fluturimi ose fundosja

Ndërrrimi i drejtimit, ngritja lart ose rënia poshtë në ëndërr, tregon ku është vetëdija juaj në jetën reale. Ëndërrimi i rënies apo fundosjes simbolizon një kohë të të qenurit më shumë i vetëdijshëm ndaj mendjes tuaj të pavetëdijshme dhe mendimeve më të thella, ndjenjave dhe kujtimeve. Ëndërrimi i fluturimit tregon se ju jeni duke zbuluar mendjen tuaj të vetëdijshme në këtë kohë dhe duke e lidhur me sferën e shpirtërave, engjujve dhe krijesave tjera energjetike.

Uji

Ëndërrimi i ujit është një shenjë që një situatë ose një përvojë e caktuar emocionale është shumë e rëndësishme në jetën tuaj. Tani është koha e duhur t’i kujtoni vëmendje ndjenjave tuaja dhe sferës së imagjinatës, ëndrërrave dhe imagjinatës tuaj. Gjendja ose forma e ujit jep shenja si të natyrës së saktë të përjetimit tuaj.

Stuhitë

Stuhitë dhe shtrëngatat mund të tregojnë situata më emocionale dhe sfiduese, dhe në anën e kundërt, lumenjtë dhe liqenet e qeta tregojnë një gjendje më të rehatshme dhe paqësore ose edhe ndonjë gjendje emocionale, lidhje dashurie apo romantike.



Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i Ëndrrave Empty Re: Misteri i Ëndrrave

Mesazh  Flavius 22.11.12 20:12

Unë kam ardhur në përfundim, përmes përvojave që kam pasur me endrra, se çdo gjë është e shkruar, nuk ka asnjë shans, asnjë vullnet të lirë në këtë formë të jetës, dhe se gjithçka është shkruar para Mishërimit dhe kur dikur mishëroheni në këtë planet, ju vetëm keni për të jetuar jetën që ju është shkruar, dhe e vetmja gjë për të bërë në këtë tokë është që të leni gjërat të shkojnë ashtu si vijnë, sepse ne nuk mund të ndryshojmë asgjë dhe duhet të gëzojmë jetën pa e çarë kokën....
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i Ëndrrave Empty Re: Misteri i Ëndrrave

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi