EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vërteta e ëndrrave

Shko poshtë

E vërteta e ëndrrave Empty E vërteta e ëndrrave

Mesazh  gjilanasi 03.12.14 15:55

E vërteta e ëndrrave Reve

Është e mundur që ju të kontrolloni ëndrrat tuaja, dhe t`i përdorni ato për të rregulluar humorin. Përderisa Frojdi i quajti ato si rruga mbretërore ndaj të pandërgjegjshmes, shkencëtarët mendojnë se koha e gjumit është një lloj joga psikologjike, që është vitale për mirëqenien emocionale dhe shëndetin.

Njerëzit të cilët kujtojnë ëndrrat e tyre, shërohen më shpejt nga depresioni pas divorcit, dhe madje edhe ëndrrat e këqija kanë një funksion të dobishëm, duke na lejuar emocionet negative të kanalizohen. T’u kushtoni vëmendje ëndrrave tuaja, ju ndihmon të zgjidhni probleme, të luftoni frikën dhe të përmirësoni jetën tuaj.

Pse nuk i mbajmë mend ëndrrat?
Studiuesit vlerësojnë se 95% ose më shumë e materialit të ëndrrave harrohet pasi ato zbehen shpejt pasi ne të zgjoheni. Deri në 90 për qind e përmbajtjes së tyre humbet brenda 10 minutave.

Pse disa ëndrra duken aq reale aq sa duket sikur kemi qarë apo qeshur?
Disa zona të trurit të cilat procesojnë emocionet dhe imazhet, janë më tepër aktive gjatë gjumit, një arsye pse ëndrrat duken aq të gjalla duke na dhënë dhe emocione të forta. Ëndrrat duken më reale gjatë fundit të gjumit të natës, një arsye më tepër pse ëndrrat e gëzueshme apo të trishtuara na zgjojnë pupthi dhe për këtë arsye ëndrrat e gjumit janë më të memorizueshme.

Parashikojnë ëndrrat të ardhmen?
Ëndrrat kryesisht nxjerrin frikën e pandërgjegjshme, shpresat, disa prej të cilave mund të realizohen, e ndonjëherë ato mund të shprehin ndonjë vizion për të ardhmen, gjë që lidhet me intuitën e personit.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi