EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti dhe Mendja - Trupi Astral - Fantazma

Shko poshtë

Shpirti dhe Mendja - Trupi Astral - Fantazma Empty Shpirti dhe Mendja - Trupi Astral - Fantazma

Mesazh  Zattoo 25.10.13 13:50

Shpirti dhe Mendja - Trupi Astral - Fantazma

Shpirti dhe Mendja - Trupi Astral - Fantazma Evolut10

Këtu po i bëj disa sqarime të cilat janë shumë të nevojshme në lidhje me Shpirtin e vërtetë dhe Mendjes ose të vetëdijes së emocioneve ku hyn edhe trupi Eterik-Astral.

Trupi sipas natyrës së vet nuk është mëkatarë. Në mes trupit dhe Shpirtit ekziston Mendja ku në realitet eshte një tërsi natyrore e ndarë në dy pjesë. Kjo ndarje është jo natyrore dhe e dhunshme. Për shkak të kësaj ne nuk e njohim mirë as trupin fizik as Shpirtin-vetëdijën kozmike.

Ne na duket se ma i njohur është trupi fizik se sa Shpirti ynë i pavdekshëm. Kjo nuk është e vërtetë. E vërteta ekziston në këto fjalë:në realitet për te dyjat gati asgjë nuk dimë në mënyrë thelbësore.

Ne na duket se më shumë e njohim trupin fizik. Nuk është e vërtetë, sepse njohurija e jonë është sipërfaqësore dhe e cekët. Nuk është rastësi që njerzit disa qindra vite me radhë e kanë një mendim për një pjesë të trupit dhe pastaj rastësisht e zbulojnë se kan qenë të mashtruar.

Në realitet historija e njerëzimit është përplot mashtrime për trupin fizik. Shpesh herë kur kujdesemi për trupin tonë në realitet e helmojmë atë me gjëra të ndryshme ushqimore kimike, duke menduar se po i bëjmë vetes mirë.

Çka është Mendja - Trupi Astral – Emocional - Fantazma ?

Ne shpesh këtë term e ngatërojmë me fjalën Shpirt (me Shpirtin e pa vdekshëm - Vetëdijen  Kozmike – Atmanin etj).
Në realitet kjo është vetëdija fizike Eterike - Astrale e jo Shpirti i vërtet.
Kur mendojmë për këtë fjalë ne mendojmë për Shpirtin e vërtetë ku kjo është gabim sepse secili prej nesh këtë nocion e njeh në mënyrë të ndryshme.

Shumica e njerzëve Fantazmës sonë - Mendjes apo Astralit i përshkruajnë shumë veti pozitive sikur të ishte Shpirti i vërtetë dhe ma në fund nuk mund ta bëjnë dallimin e vërtetë në mes Shpirtit të vërtetë dhe mendjes-Fantazmës-Astralit.

Njerëzit i marrin shpesh Fantazmen dhe Shpirtin e vëtetë si një gjë.
Dallimi është shumë i madh në mes këtyre dy gjërave.

Shpirti i vërtetë është drita e pa kufishme, dija e pa kufishme, dashuria e pa kufishme, më shkurt është Zoti në ne.

Kurse Fantazma që ne e quajm në mënyrë të gabueshme shpirt është iluzion dhe nuk është i vërtetë. Këtë trup ne e përdorim për të udhtuar nëpër Dimenzione të ndryshme si Eterike-Astrale-Mendore etj. Disa konsiderojnë që mendja e astralit apo Fantazma të jetë si element i Ferrit.

Raul Amoni shkruan në librin e vet „Mbretërija e të gjitha mundësive“ ku tregon për metodat nga Mësimi i Zjarrit dhe thotë se: sipas mësimit të Zjarrit ekzistojnë katër kategori që e karakterizojnë njeriun: trupi, mendja, qenja dhe Shpirti.

Për secilën nga këto kategori i përgjigjet një nivel apo zonë e vetëdijës:
- Trupit i përgjet vetëdija e dashurisë,
- Mendjës i përgjigjet vetëdija e emocioneve,
- Qenjës i përgjigjet vetëdija e progresit dhe
- Shpirtit i përgjigjet vetëdija e Universit.

Kjo rënditje nuk e pasqyron shkallën e vetëdijes sipas hierarkisë.

Sipas hierarkisë renditja është kështu:
- Vetëdija e Universit,
- Vetëdija e Dashurisë,
- Vetëdija e Progresit dhe
- Vetëdija e Emocioneve.

Vetëdija e Universit është qendra e vetëdijës sonë. Kjo vetëdije gjendet në ne, në natyren tonë të mbrendshme. Këtë vetëdije ne nuk duhet që ta ndërtojmë por këte ne duhet që ta zbulojmë dhe ta ngjallim e të jemi plotsisht të vetëdishëm për të. Atëherë ne kemi çdo send në duart tona dhe nën kontroll.

Vetëdija e Dashurisë e pasqyron vetëdijen e universit në hollësi, në dimenzion të prekshëm. Në këtë kuptim, vetëdija e dashurisë paraqet fuqijen e vetëdijes kosmike. Dashurija është prodhim i universit dhe si e tillë ajo e pasqyron tërë universin. Në këtë kontest, edhe pse paraqet konkretizim të vrazhdë, këtu astrologjija mund të ketë vendnisje për t‘i sqaruar gjërat më qartë në këtë drejtim.
Vetëdija e Progresit eshtë tentimi i çdo individi që ta përjetojë dashurinë. Për këtë arsye nuk është çudi që shumë popuj e kanë quajtur Zotin Dashuri. Ndërmjet  kësaj nga ekzistimi i përgjithshëm njerzor-dashuria është trupëzim i Zotit. Nëpërmes tij pasqyrohet universi, por ai vetë është segment i këtij universi, mu sikur se që është qeliza pjesë e organizmit të përgjithshëm.

Vetëdija e Emocioneve e paraqet zonën e vetëdijës së ditës dhe shtresën e dendur të streseve të saj. Në këtë kuptim vetëdija e emocioneve paraqet faktorin e rëndë e të kufizuar të vetëdijës sonë. Ndërkaqë, me të drejtë kjo zonë paraqet shanse shumë të madhe për zhvillimin tonë. Duke e pastruar këtë zonë nga streset, ne dukshëm e zvoglojmë këtë hapësirë, në të cilen hapësirë ia lë vendin zonës së Progresit, me të cilën shpejtohet rruga për në natyren tonë të mbrendshme ku dhe është qëllimi kryesor.

Salih Basha
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi