EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gënjeshtra

2 posters

Shko poshtë

Gënjeshtra Empty Gënjeshtra

Mesazh  Admin 02.10.08 14:23

Gënjeshtra

Përse thuhen gënjeshtrat? Ky problem është ende i paksploruar nga shkenca. Psikologu Sean Spence dhe ekipi i tij në Universitetin e Sheffield, në Angli udhëhoqën një kërkim shkencor për të kuptuar si sillet truri i një gënjeshtari. Përmes rezonancës magnetite, funksionale për imazhet, ekzaminuan veprimtarinë celebrale të një grupi vullnetarësh. Ata duhet t’u përgjigjeshin disa pyetjeve, ndonjëherë duke thënë të vërtetën dhe ndonjëherë duke gënjyer.

Fillon që tre vjeç e nuk mbaron më: duhet të shtiremi për të mbijetuar
Falë imazheve të furnizuara nga rezonanca magnetike, kemi zbuluar që te gënjeshtarët aktivizohet një pjesë e veçantë e trurit, korja prefrontale, me një aksion të dyfishtë.

Nga njëra anë qelizat nervore ngadalësojnë instiktin e parë: atë të të thënit të së vërtetës. Qeliza të tjera të trurit në të njëjtën kohë merren për të përpunuar informacionet, për të të bërë të besueshme gënjeshtrën. E dini ç’do të thotë? Që impulsi natyral i njeriut do të ishte ai i të paraqiturit në mënyrë të ndershme dhe të sinqertë dhe rrëfimi gjepurave përbën lodhje. Sepse truri vihet në punë dhe nënshtrohet nga stresi.
Fëmijët nisin të gënjëjnë që 3-4 vjeç.

E bëjnë, sidomos, për të evituar dënimin e prindërve. Në krahasim me ata, të rriturit arrijnë të thonë, në rastet ekstreme, edhe një gënjeshtër çdo tre minuta muhabet. Mos ju duket shumë? Ekzaminohuni me kujdes, për një periudhë kohe mesatarisht të gjatë, dhe do të shihni që diskutimet tuaja janë gjysmë të vërteta, pohime të modifikuara, episode të mbyllura me art, apo sajime fund e krye.

Problemi është që gënjeshtra, nga pikpamja sociale, është mënyrë sjelljeje, e nevojshme për të mbijetuar. Imagjinoni se ç’mund të ndodhte nëse në familje apo zyrë të thuhej gjithmonë dhe vetëm ajo që mendohet vërtet? Nëse i thua shefit që të duket i pazoti, apo një miku se me kalimin e viteve është më pak tërheqës, do të ishte një shkatërrim.

Problemi lind kur kapërcehen 20 gënjeshtra në ditë


Për gjithçka, ka një limit. Mund të jetë e kuptueshme gënjeshtra për të evituar halle apo telashe. Por kur ekzagjerohet, gënjeshtra bëhet patologjike dhe i bën keq kujt e tregon. Ekspertët janë dakord kur pohojnë se pragu maksimal i pranueshëm, për të mbetur në normalitet, është në pesë apo gjashtë gënjeshtra të vogla apo mesatare në ditë. Pa llogaritur gënjeshtrat shumë të shpeshta automatike, si ato kur dikush na pyet “si je?” dhe ne përgjigjemi “mirë” edhe pse ndihemi për ibret. Kur shpikjet e bukura e të mira janë më shumë se gjashtë dhe janë të mëdha, është e pranishme një psikopatologji: mitomania, ose pseudologji fantastike.

Mitomania

Mitomani priret të mohojë realitetin dhe ta manipulojë, duke ndërtuar një seri mitesh dhe duke gënjyer në vijimësi, e ndonjëherë duke arritur të besojë te gënjeshtrat e tij. E bën këtë sepse bota përreth nuk i pëlqen, por sidomos sepse do të tërheqë vëmendjen e të tjerëve tek ai dhe ndjen një nevojë të pakontrrolluar për të pohuar personalitetin e tij. Parë nga brenda janë njerëz artificialë, të pazotë të jetojnë emocione autentike. Askush nuk do të qëndrojë afër njerëzve të tillë. Dhe në përgjithësi gënjeshtarët shoqërohen nga boshllëku përreth.

Por në këtë pikë mund të ndërhyjë një kthim dramatik në realitet: bota, jo më korrekte në gënjeshtra, duket e pakapërcyeshme dhe shtyn edhe në depresion të rëndë. Por pa mbërritur në këto situata limite, cili është identiteti i gënjeshtarit të rregjur? Shpesh është një njeri me nivel të lartë arsimor, personalitet të fortë dhe tërheqës, dhe veçanërishti i vëmendshëm për atë që të tjerët mendojnë për të. Ka nevojë të jetë i çmuar dhe të vlerësojë: për këtë gënjen për gjithçka. Prirja për të treguar gënjeshtra godet burrat dhe gratë, por ndryshon mënyra e rrëfimit të gënjeshtrave.

Burri bëhet gënjeshtar për të përmirësuar imazhin e tij (me shefin e zyrës, apo me një vajzë). Gruaja, përkundrazi, shpesh fsheh të vërtetën për të mos bërë të ndjehet në siklet bashkëbiseduesi, për të mos e bërë të vuajë. Të zbulosh një gënjeshtar në flagrancë nuk është e lehtë, së paku në fillim. Nuk është e vërtetë se kush gënjen sheh gjetkë, lëviz duart, skuqet e kështu me radhë. Gënjeshtari të sheh drejt e në sy, sepse e di që po veproi ndryshe do të dyshohej për të. Bën lëvizje për t’u dukur i çlirët.

Një thes me gënjeshtra, të treguara për mirësjellje

Një pjesë e madhe e gënjeshtrave që thuhen çdo ditë futet në kategorinë e gënjeshtrave të mirësjelljes, si i përcakton Bella De Paulo, psikologe në Universitetin e Kalifornisë. Një shembull klasik është kur themi: “më pëlqen veshja jote” edhe kur s’jemi shumë të sigurtë. Mendojmë kështu për t’i bërë qejfin atij që kemi përballë. Gratë përdorin më shumë gënjeshtra të tilla se burrat, nga dëshira për t’u mbrojtur nga shoqja-shoqja. Kur në bisedë hyjnë meshkujt gjendja ndryshon. Për t’u bërë përshtypje meshkujve femrat shpikin atë që De Paulo e quan gënjeshtra egoiste, për të përmirësuar imazhin te biseduesi.

Gratë janë më të shkathta për t’u çjerrë maskën meshkujve gënjeshtarë, ndërsa për meshkujt është më pak e lehtë. Sipas një studimi në Europën Veriore, të tilla janë sidomos ato beqare. E kjo varet nga përvoja e tyre më e madhe.

Broçkulla linguistike, të shpikura nga shkencëtarët

Sipas shkencëtarëve të një universiteti danez janë përkufizuar disa kategori, si gjepurat gjuhësore, si ato të tpit “çfarë dite e bukur”, edhe kur bie shi për të tretën ditë radhazi dhe humori është përtokë. Ka pastaj dhe gënjeshtra jo-gënjeshtra. Për shembull: Një nënë pyet të bijën nëse pi drogë. Ajo përgjigjet me ironi: “Sigurisht mama, pi”.

Si të zbulosh se kush po të gënjen

Nëse ndërmjetësi është duke folur me një ton zëri më të lartë nga normali, ki kujdes: do të thotë që me siguri po vjen një gënjeshtër e mundshme.

Shikoje drejt e në sy dhe zbulo nëse bebet e tij të syrit janë të hapura: nëse janë, nuk tregon të vërtetën, në pjesën më të madhe të rasteve.

E ka trupin të mpirë dhe sforcohet të kryqëzojë sytë e tij me të tutë?
Eshtë si të pohojë: nuk dua të kuptosh që unë jam gënjeshtar.

Pyetjet janë shumë të thata dhe të shpejta?
Dëshira e tij është të të fusë në kurth në më të shpejtën e mundshme dhe në maksimum.

Përsërit disa fjalë apo fraza të tëra në mënyrë automatike?
Krijo perde tymi, mos i bëso në atë që thotë.

Kurohet me psikoterapi

“Kjo sëmundje mund të kurohet si gjithë sëmundjet e tjera, me psikoterapi, dhe mund të zgjasë vetëm disa muaj”, thotë Claudio Menacci, drejtues psikiatër në Fatebenefratelli të Milanos. Gënjeshtarët patologjikë kanë prirjen ta fshehin të vërtetën, për motive që gjithmonë e më shumë qartësohen. “Janë vanitozë, të papjekur emocionalisht dhe shumë të paqëndrueshëm”
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gënjeshtra Empty Re: Gënjeshtra

Mesazh  Albaniaa 06.09.13 12:42

Një nga ankesat më të mëdha të grave është se burrat i gënjejnë. Ndërsa gratë janë
të prirura t’i lënë ata të ikin edhe pse dëshpërimisht duan t’i besojmë. Por ju mund të
jetoni një dashuri të lumtur...

Një nga ankesat më të mëdha të grave është se burrat i gënjejnë. Ndërsa gratë janë
të prirura t’i lënë ata të ikin edhe pse dëshpërimisht duan t’i besojmë. Por ju mund të
jetoni një dashuri të lumtur duke njohur gënjeshtrat e burrit e duke e pritur, që ai një
ditë të bëhet i përgjegjshëm. Ja pesë gënjeshtrat që kryesojnë top-listën e atyre, që
burrat thonë përditë dhe, arsyet pse detyrohen të gënjëjnë:

1. Ajo është vetëm një mikeshë
Një grua e panjohur përgjigjet në telefonin e tij? Duke fjetur në divan të duket sikur është
gati për sulm, të kapë telefonin nëse i bie? Shpenzon netë të gjata me të? Me sa duket ajo
është një “mikeshë ”?… Po, por njëra me të cilën ai shkon në shtrat herë pas herë.
Burrat thonë këtë gënjeshtër, pra është thjesht një mike sepse duan të të bindin se është
e pamundur që ata të dalin me çdo grua, në jetën e tyre.”Mikeshë” nuk mjafton për të qenë
“e dashur” …por ai kurrë nuk do të donte t’iu jepte fund krejtësisht gjërave, sidomos në rastin
kur kjo nuk ka lidhje me ty, sipas tij.

2.Jam gati të ndryshoj
Ka dy arsye pse meshkujt, të cilët momentalisht nuk janë gati të ndryshojnë, thonë se jani gati
për ta bërë. E para sepse mendojnë se ju do t’i vini veshin këtij premtimi. Ata e bëjnë për vete
një grua duke u shprehur interesin e tyre që ajo të jetë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij, dhe
kështu janë gati ta bëjnë këtë gënjështër sa herë kanë të nevojshme. Arsyeja tjetër është se
ata sinqerisht besojnë se do të ndryshojnë … deri në pozicionin kur iu duhet ta mbajnë vërtet
këtë premtim. Dhe papritur ata vendosin që nuk është kjo ajo të cilën ata kanë dashur të bëjnë
tek vetja e tyre. E dhimbshme, apo jo…


3. Nuk je ti problemi, jam unë
Nganjëherë ai ideali jeni ju. Burrat nuk janë aq të zotë sa gratë në artin e bukur të diplomacisë
në zgjidhjen e konflikteve. Nëse një grua ndihet e çlirët ndërsa i tregon një burri se nuk është
e interesuar ndaj tij, ai ndihet shumë i frikësuar nga komunikimi direkt. Kur ai thotë “Nuk je ti
problemi, jam unë”, në fakt është duke thënë “Unë nuk ndiej dhe aq për ty”… Gjithmonë i bie pak
larg për të thënë atë që ndien vërtet.

4. Kam qenë dikur…
Kur një burrë është tashmë i njohur si mashtrues, falja e parë që të ofron është se “ ka qenë dikur” .
Në realitet, të qenit mashtrues është motiv dhe mënyra e tij e të sjellurit. Nëse burri juaj mashtron
dhe betohet se nuk do ta bëjë më, mos e merrni shumë për bazë fjalën e tij. Ti nuk mund ta besosh
se si ka mundësi që po tregohet kaq i sinqertë me diçka, që sërish po ju gënjen.


5. Kurrë nuk do të të gënjej ty
Mund të jetë problem nëse një burrë mbron vazhdimisht idenë se sa i ndershëm është. Nëse ai
rregullisht ju bën një sërë betimesh se nuk do t’ju gënjejë kurrë, kjo mund të jetë një shenjë e
pandershmërisë ndaj teje.

Të tjera gënjeshtra:

Do të telefonoj
Kur një burrë thotë “Do të telefonoj” , mendojmë se ai mund të telefonojë në mos nesër, në një
nga ditët më të afërta. Por nëse të thotë ekzaktësisht kështu ai ka parasysh se “mbase flasim ndonjëherë”.

Sapo kam bërë analizat
“Besomë mua!”, nuk mjafton për trupin tënd. Nëqoftëse shëndeti seksual është i rëndësishëm
për të, atëherë është gjithashtu e rëndësishme të përdorë kontraceptivë, gjithnjë, edhe me ju.

Jam tip i komplikuar
Jo, nuk është i komplikuar. E vërteta është se ai e ka një të dashur, por i pëlqen të shkojë në
shtrat dhe me ty njëkohësisht.

S’shkoj kurrë në një shtëpi publike
Shumë gra mendojnë se të paktën këtë gjë burri i tyre nuk e bën kurrë. Por industria e seksit
fiton miliarda çdo ditë…
Flasim më vonë
Të ka thënë kështu? Në fakt ka dashur të thotë “Le t’i japim fund kësaj bisede dhe të mos i
kthehemi kurrë më”.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gënjeshtra Empty Re: Gënjeshtra

Mesazh  Albaniaa 06.09.13 12:44

Gënjeshtra (apo rrena gegërisht), është një lloj mashtrimi në trajtën e një të pavërtete të shprehur me qëllim mashtrimin, shpesh me qëllim të mëtejshëm mbajtjen e nje sekreti apo namit (famës), apo për të shmangur një ndëshkim. Gënjimi është shprehja e diçkaje kur njeriu e di se është e rremë me qëllim që të pranohet si e vërtetë nga dikush tjetër. Gënjeshtar është njeriu që gënjen, ka gënjyer, apo gënjen vazhdimisht.
Gënjimi zakonisht lidhet me mashtrimin gojor apo komunikimin me shkrim. Forma të tjera të mashtrimit, si maskimi apo falsifikimi, përgjithësisht nuk quhen si gënjeshtra, megjithëse qëllimi kryesor mund të jetë i njëjtë; sidoqoftë, edhe një shprehje e vërtetë mund të quhet gënjeshtër nëse personi që bën këtë shprehje e bën atë të mashtrojë. Në këtë rast, është qëllimi i të qenit i pavërtetë sesa vërtetësia e pohimit vetë që merret parasysh.
Shpesh njerëzit gënjejnë për të arritur një përparësi apo për të mbuluar një gabim apo një veprim të ndaluar me qëllim shmangien e kritikës apo dënimit. Gënjehet poshtu edhe nga mirsjellja, turpi, frika, në mbrojtje të personave të tjerë apo për të asgjësuar planet e kundërshtarit.
Disa njerëz janë gënjeshtarë patologjikë.
Në reklama dhe në propaganda punohet pjesërisht me gënjeshtra, trillime dhe mashtrime.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gënjeshtra Empty Re: Gënjeshtra

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi