EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tipet psikologjike

Shko poshtë

Tipet psikologjike Empty Tipet psikologjike

Mesazh  lleila 26.09.08 23:20

Tipet Psikologjike

Veprat e vjetra përmbajnë plot psikologji subjektive, kurse ajo objektive mungonte.

Dallimi i katër temperamenteve që datojnë nga shekulli antik, gati nuk është tipizim psikologjik, por vetëm komplekse psikofiziologjike.

Psikologjia gnostike shtroi tri tipa që mund t’i përgjigjen funksioneve bazë psikologjike: mendimit, ndjenjës dhe ndijimit (doketizmi - thekson se Krishti kishte vetëm trup imagjinar dhe se i tërë ekzistimi i tij tokësor dhe vuajtjet ishin iluzion ).

Tertuliani (i lindur rreth vitit 160 në Kartagjen ), angazhohej që femrave t’u mbulohej fytyra. Ai thoshte: “Credo quia absurdum est - besoj sepse është absurde”.

Duke e pranuar fuqinë iracionale të bazës së tij psikike si fundament të qenies vetjake, Tertuliani u bë përfaqësues klasik i mendimit introvert. Nga ana tjetër Origjeni është përfaqësues klasik i tipit ekstravert.

Tek ai gërshetohen sferat e filozofisë greke dhe gnosës nga njëra anë dhe botës ideale krishtere nga ana tjetër në mënyrë të qetë dhe harmonike. Që këtej edhe vetë kastrimi është shprehje adekuate e sakrifikimit në funksion të idealit të lartë.

Krishtërimi kërkon shkatërrimin e plotë të lidhshmërisë ndijore, viktimizimin e funksionit që ka vlerë më të madhe, të së mirës dhe motivit më të çmueshëm dhe më të fortë.

Kështu Tertuliani bën “sacrificium intellectus”, kurse Origeni “sacrificium phalli”.

Sakrifica që bën Tertuliani dhe Eurigeni është drastike, pra tëpër e papëlqyshme për shijen tonë, por se kjo i është përgjigjur frymës së asaj kohe që ishte tejet e konkretizuar.
lleila
lleila

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi