EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijimi i hapësirës për praktikë shpirtërore

Shko poshtë

Krijimi i hapësirës për praktikë shpirtërore Empty Krijimi i hapësirës për praktikë shpirtërore

Mesazh  Zattoo 19.08.13 9:54

Krijimi i hapësirës për praktikë shpirtërore

Krijimi i hapësirës për praktikë shpirtërore 1371033624-hapesira

Çfarë është praktika shpirtërore? Dhe, a e praktikoni ju?

Praktika shpirtërore përkufizohet si diçka që ju e bëni çdo ditë dhe që ndihmon për tu futur thellë në atë çka jeni, duke ju bashkuar me veten tuaj shpirtërore.

"Shpirtërore" nuk do të thotë detyrimisht që duhet të bëhen meditime me jastëqe, leximi i librave me psalme, lutje, të ketë qilima yoge ose veprime të tjera me mjete të tilla. Një praktikë shpirtërore do të thotë të gatuash, të punosh në kopësht, të vraposh, të qepësh, të luash piano, të pikturosh, të meditosh, të luash golf, të bësh yoga ose të shkruash. Nuk bëhet fjalë për mënyrën se sa për cilësinë e kohës që shpenzon për ti bërë këto veprimtari.  

Pjesa e praktikës do të thotë që ju e bëni këtë gjë çdo ditë, herë pas here, në një mënyrë që ju të tregoni se ajo çfarë bëni është ajo që ju jeni. Ju praktikoni si një kontribut për jetën tuaj në këtë tokë. Mund të jetë e bukur dhe imponuese, pikëlluese dhe e dhimbshme, e mërzitshme, bezdisëse ose e zakonshme. Pavarësisht të gjithave, është shtylla kryesore qetësuese, e qëndrueshme dhe e besueshme.

Ka pasur periudha kur, për shkak të depresionit, yoga, pranayama, dhe meditimi kanë qënë pjesë e jetës, çdo ditë.  Gjithsesi, gjatë jetës sonë ose gjatë periudhave festive, praktika shpirtërore shihet si diçka e gëzueshme njësoj si një buzëqeshje e ngrohtë ose sikur je shtrirë poshtë yjeve, në një klimë perfekte dhe mes dy pemëve elegante.  

Por si mund të bëhet praktika shpirtërore? Së pari ju duhet ta pranoni që praktika është thelbësore, dhe diçka që ju duhet ta bëni. Më pas, ju duhet të caktoni, të krijoni dhe të mos e ndryshoni orën që ju do praktikoni, shpesh hërë duke mos bërë diçka tjetër. Shumë njerëz mendojnë se është më mirë që të praktikohet në mëngjes. Ka edhe zgjidhje të tjera. Çdo gjë varet nga ju.

Ja ku janë 10 benefitet kryesore të praktikës shpirtërore:

   1 - Siguron qartësi në mes të ditëve tona të tejmbushura dhe kërkuese.
   2 - Përmirëson vëmendjen e kërkuar për të plotësuar detyrat tona.
   3 - Na ngre humorin.
   4 - Krijon një ndenjë qëndrueshmërie gjatë ndryshimit.
   5 - Na mban “mbi ujë” edhe gjatë stuhive më të egra emocionale.
   6 - Na ndihmon ta shohim botën në një nivel makro.
   7 - Na ndihmon ta kuptojmë jetën në një nivel mikro.
   8 - Na tërheq ne drejt thjeshtësisë së momentit.
   9 - Na prek kaq thellë sa pa të do të ndiheshim të humbur.  
   10 - Na bashkon dhe na tregon shpirtin e vërtetë.

Së fundi, ne duhet të marrim kurajo për të krijuar hapësirën e nevojshme për praktikën shpirtërore, si një nxitës në çdo moment paqeje, ngazëllimi, lotësh ose reflektimi. Ne duhet të kemi dëshirë të përballim çdo situatë të çuditshme që mund të na dalë përpara dhe duhet të afrohemi me veten tonë të shenjtë çdo ditë.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi