EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjumi i plotë mbron zemrën

2 posters

Shko poshtë

Gjumi i plotë mbron zemrën Empty Gjumi i plotë mbron zemrën

Mesazh  Luli 03.07.13 11:18

Gjumi i plotë mbron zemrën

Gjumi i plotë mbron zemrën F1_nota-dormir1372841732

Një gjumë i mirë prej 7 ose më shumë orësh mbron zemrën dhe bën që të keni një jetë të shëndetshme.

Sipas një studimi të gjerë, këshillat e zakonshme për stërvitje, dietë dhe lënien e alkoolit apo cigares janë të dobishme, por shpëtohen më shumë jetë nëse njerëzit do të flenë gjumë mjaftueshëm.

Shumë probleme të zemrës mund të shmangen ose të paktën të shtyhen me anë të gjumit, sipas kërkuesve shkencorë holandezë, të cilët kanë vëzhguar përgjatë 10 viteve 14000 raste të arresteve kardiake.

Në fund të studimit, u pa se njerëzit që nuk konsumonin alkool, nuk pinin duhan, stërviteshin rregullisht dhe ushqeheshin mirë ulnin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 57%. Por, nëse këtyre 4 zakoneve të mira i shtohej edhe gjumi i mjaftueshëm, atëherë rreziku ulej me 83%.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjumi i plotë mbron zemrën Empty Re: Gjumi i plotë mbron zemrën

Mesazh  Albaniaa 12.07.13 11:11

Gjumi është një gjëndje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Fenomen universal i vëzhguar tek të gjithë gjitarët, zogjtë dhe peshqit. Gjumi është e kundërta e zgjimit.

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër, një gjendje prehjeje trupore e mendore, që karakterizohet nga një zvogëlim i vullnetshëm i lëvizjeve trupore, rënie e reaksioneve ndaj ngacmimeve të jashtme, një nivel i lartë i anabolizmit (ripërtëritjes së qelizave), dhe një nivel i ulët i katabolizmit (shkatërrimit të qelizave). Gjumi është vetëm një gjendje e tjetërsuar e vetëdijes, e kundërt me të qenurit i pavetdijshëm.

Gjumi ndikohet nga ritmi ditor, dhe ndodh çdo 24-orë, (megjithëse ora e brendshme (ora biologjike) e njeriut zakonisht shkon ne cikle 24,5--25,5 orë) dhe nga shkaqe hormonale dhe rrethanore. Ky ritëm apo cikël rregullohet çdo ditë (d.m.th, çdo 24 orë), dhe ky cikël ndikohet nga shume ngacmime, në të shumtën nga shkaqe të njohura që kanë të bëjnë me dritën diellore, pra ciklin ditë - natë. Nga ky cikël varet niveli i melatoninës, i cili rritet gjithmonë, kur ne biem të flemë. Gjumi është funksion ripërtëritës i trupit dhe trurit siç vërehet nga shume simptoma (shenja) te keqfunksionimit qe haset kur kafshët nuk mund të flenë.Në të vërtetë, megjithëse gjumi është paraqitur si një gjendje e dukshme qetësie, gjatë kësaj gjendjeje ndodhin ndryshime të ndërlikuara në nivelin trunor qe nuk mund të shpjegohen vetëm me një gjendje të thjeshtë pushimi trupor e mendor. Për shembull, janë disa qeliza trunore qe ne disa faza te gjumit kane një veprimtari 5-10 herë më të lartë në krahasim me zgjimin. Dy veçori themelore dallojnë gjumin me gjendjen e të qenit zgjuar: e para është qe gjumi ngre një pengesë perceptive (rrokëse) midis botës së vetedijshme dhe botës së jashtme, e dyta është qe një ngacmim shqisor (p.sh. një zhurmë e forte) mund ta tejkalojë këtë pengesë dhe ta zgjojë të fjeturin. Një gjumë i përshtatshëm është biologjikisht i domosdoshëm dhe duket i nevojshëm për të ndihmuar jetën.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjumi i plotë mbron zemrën Empty Re: Gjumi i plotë mbron zemrën

Mesazh  Albaniaa 12.07.13 11:14

Dy tipet e gjumit u emërtuan për herë të parë më [1953]], ai me ritme të shpejta dhe ai pasiv. Aserinsky dhe Nathanail Kleitman të Universitetit të Çikagos njoftuan se periodikisht gjatë gjumit sytë lëviznin shumë shpejt, lart e poshtë nën kapakë. Këtë aktivitet e quajtën LSHS (lëvizja e shpejtë e syve). Gjithashtu këto kërkuar përcaktuan edhe gjumin LJSHS (lëvizje jo e shpejtë e syve. Kështu deri më 1953 gjumi ishte konsideruar si një fenomen plotësisht pasiv.Nese i hedhim një shikimi historisë mësojmë se njërëzit gjithmonë janë magjepsur prej ëndrrave. Poetët dhe filozofet i kanë interpretuar ato si fantazi romantike apo si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Shumë shkencëtarë kanë mbajtur një qëndrim më kritik dhe praktik në të njëjtën kohë duke i studiuar ato.Apnea e gjumit është crregullim i gjumit në tv cilin personi ndalon së marri frymë dhe zgjohet menjëherë porsa ka rënë të flerë.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjumi i plotë mbron zemrën Empty Re: Gjumi i plotë mbron zemrën

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi