EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amuletet, talismanet dhe hajmalit

+12
nitty
Gon!
Blak Devill
Albi4all
Equinox
saranda tali
Rigerto
sergio13
Estilen
Jon
Neo
Admin
16 posters

Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Talismanët dhe hajmalitë

Mesazh  Admin 30.04.08 1:54

Talismanët dhe hajmalitë

Talismanët ndikojnë në fushen psikologjike. Talismani përdorët si pikë përqendrimi i energjisë mentale të njeriut për një qëllim të caktuar.

Në qoftë se njeriu vërtetë beson në Talisman ai i ndihmon në mbrojtje si dhe në tjera qëllime. Besimi në të krijon një zgjon optimizëm dhe e mobilizon ose e aktivizon energjinë në arritjen e qëllimit të caktuar.

Hajmalija (Amuleti) është mjet MAGJIK cili bëhet (shkruhet) vetëm në letër e në asnjë matrial tjetër dhe i cili mbahet me veti ose lihet në vendin e caktuar për ta mbrojtur individin apo tër familjen prej ndikimeve të ndryshme të errëta psikike.

Në Hajmali shkruhet ndonjë lutje si prej Kur'anit, Biblës ose të ndonjë libri tjetër të shejtë.

Hajmalite Hajmalija është mbrojtës pasiv prej ndikimeve të tilla të errata, ajo i neutralizon këto sulme të errëta psiqike, dhe fuqija e saj nuk është efikase në mbrojtje.

Efikasiteti i hajmalive varet prej fuqijës apo dijes së personit me ngritje shumë të lartë shpirtrore që i përgatitë ato. Nese personi nuk e ka këtë fuqi dhe dije hajmalija ndikon shumë pakë ose fare nuk ndikon.

Talismani dallohet shumë prej Hajmalisë se është Aktiv. Talismani bënë ndryshime në individin dhe në rrethinën ku jeton ai individ ose familje dhe ate sipas dëshirës apo vullnetit të atij personi apo familjes.

Fjala "Talisman" është fjalë Françezo-Spanjolle dhe në këto gjuhë ka ardhur prej Arabishtës që "Talisman",do të thotë tatim.Edhe në fjalën Greke fjala "talisma" ka domethënien me paguar, përfunduar, me mbushë apo mbushje.

Fjala e fundit tregon mbushje dhe pikërisht ajo është natyra e Talismanit. Talismani bëhet në çdo objekt duke filluar prej letres, drurit, gurit e metali.

Talismani më i fuqishëm bëhet në metal të Arit dhe në atë të Argjendit. Talismani pa kurfarë dyshimi bënë ndryshime të caktuara në atë rreth, varsisht prej programimit të tij.

Nëse programohet për mbrojtjen e tërë shtëpisë apo të një familje, me siguri se atë familje ka me e mbrojtur pa ndërprerë nga çdo e keqe që dikush mundohet të bënë.

Në popullin tonë shumë pak njifen Talismanet. Te ne njifen vetëm Hajmalitë. Hajmalitë nuk e kanë atë fuqi siq e kanëTalismanët.

Talismani kur të programohet si duhet jo vetëm që mund ta mbron një person ose një familje,ai mund ta mbron edhe një shtet.

Në popullin tonë zakonisht kërkohet ndihmë vetëm kur personi dërmohet prej maxhisë së zezë. Talismani bëhet dhe bahet me vehte edhe kur nuk ka maxhi ose si dhe për qëllime të tjera.

Talismani duhet të bëhet para se të sëmuret njeriu, kur ai është plotësisht i shëndosh.

Që nga momenti i përgatitjes së Talismanit, njeriu është i mbrojtur nga maxhia e zezë, pa marrë parasyshë se e bartë me vete atë apo e le diku në shtëpi. Çdo maxhi e zezë që i drejtohet njeriut që ka talisman, neutralizohet.

Talismanët ndikojnë në fushen psikologjike. Talismani përdorët si pikë përqendrimi i energjisë mentale të njeriut për një qëllim të caktuar. Në qoftë se njeriu vërtetë beson në Talisman ai i ndihmon në mbrojtje si dhe në tjera qëllime.

Besimi në të krijon një zgjon optimizëm dhe e mobilizon ose e aktivizon energjinë në arritjen e qëllimit të caktuar.

Në këtë mënyrë formohet kushti më i mirë që ta arrij njeriu suksesin si në mbrojtje nga magjitë ashtu edhe për qëllime tjera.

Besimi në fuqinë e Talismanit thirrë dhe bënë me të vërtetë ndryshime të caktuara në individin ose në masë. Praktikisht është dëshmuar se Talismanët ndikojnë te individi edhe nëse ai nuk beson në të.

Besimi në Talisman vetem më shumë ia shton fuqinë e veprimit atij. Talismani i vërtetë i ngjanë një "baterie" e cila mbushet vet si bateria sollare.

Në Talisman janë të gravuar simbolet të cilat ndikojnë direkt në botën Astrale-Eterike pra në botën tjetër, ku drejtëpërdrejtë ndikojnë në mbrojte te atij individi ose familjes.

Talismani në vete e tërhjek energjinë Psikike dhe atë Kosmike dhe i kthen mbrapa të shumëfishuara ato. Pra Talismani është "makinë psikologjike" dhe simbolet që gjenden të gravuar ne te e transferojnë energjin në qëllim të caktuar ku më vonë e matrializojnë në botën fizike.

Talismani ndikon që dëshira e njeriut të realizohet.

Talismani është makinë e cila ndihmon në krijimin e lidhjes prej botës së ideve apo dëshirës dhe mundësisë që ajo të bëhet e prekshme në materje.

Pasi që të mbushet apo të kryhet rituali i duhur ai punon vet pa ndihmën e askujt pa ndërprerë. Ku është dallimi i talismanit të shprazët dhe të atij të mbushur me ritual?

Talismani i zbrazët është kur ti e blen një talisman dhe e qet direkt në qafë për zbukurim dhe ky nuk është asgjë tjeter veq një zbukurim për qafën apo trupin tënd. I përngjanë një baterije elekrtike e cila nuk ka rrymë në te, pa rrymë nuk bënë dritë baterija.

I tillë është dhe Talismani i zbrazët. Kurse Talismani i mbushur është sikur baterija elektrike e mbushur me rrymë, e cila pa ndërprerë jepë rrymë dhe ta hap rrugën natën për të parë për të shkuar te caku.

Pra edhe një her Talismani është si një Piramidë të cilat e mbledhin energjinë prej kosmosit dhe si gjenerator edhe pse nuk prodhon vet energji por energjinë e cila ekziston si energji biokosmike e drejton në cak.

Talismani kur bëhet vetëm për një individ ndikon vetëm për atë individ ndërsa te të tjerët nuk ndikon. Vetëm nëse është i bërë si Talisman univerzal dhe pa u përcaktuar personi ose familja atëher mund ta bart atë çdo person.

Nga Salih Basha
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Amulet, talisman dhe hajmali

Mesazh  Neo 01.06.08 20:00

Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Amuletet, talismanet dhe hajmalit 64243010

Me një prejardhje të lashtë të besimit të fortë të ndikimit të tyre magjik tek poseduesi i tij, sot, bartja me vete e talismanëve, amuleteve dhe hajmalive si dhe vendosja e tyre në vendet ku qëndrohet më së shumti, sikur është rikthyer në vetëdijen e të njeriut bashkëkohor.

▪ Prandaj, nuk janë të pakta imazhet e personave autoritar nga jeta artistike, shoqërore dhe politike të botës, që me vete, si relikte të çmuara, stolisen haptazi me këto simbole nga lashtësia duke pasur besim të fortë në fuqinë e tyre mbrojtëse.

Çka janë amuletet, talismanët dhe hajmalitë?

Për domethënien e amuleteve, talismanëve dhe hajmalive ekzistojnë shumë definicione, për të cilat vështirë se mund ta përzgjedhim njërën prej tyre si më të saktë. Po ashtu, do ta kishim vështirë të përgjigjemi saktë edhe në pyetjen se kur së pari në historinë e njerëzimit është aplikuar talismani, hajmalia ose amuleti.

Në Bibël, bie fjala, flitej për një person nga kohërat e lashta, i cili quhej GIGANTE, dhe i cili, së pari në botë ka zbuluar fuqinë e ndikimit magjik të amuleteve dhe talismanëve.

Po në Bibël, hasim në disa legjenda se, njëri prej bijve të NOAS (h.z. Nuhi), ZAROSTERI, konstruktori i barkës shpëtimtare gjatë përmbytjes së madhe, ka qenë formuluesi i parë i talismanëve dhe amuleteve.

Edhe vetë emri i tij në përkthim të lirë ka kuptimtë metaforik dhe do të thotë: "Kleriku i yjeve" ose "Adhurues i yjeve".

Në anën tjetër, shkrimet e lashta Arabe tregojnë se burimii fshehtësisë së përpilimit të talismanëve dhe amuleteve vjen nga breti i parë i Egjiptit NAKRAUSA.

Edhe pse kemi shumë laramani kuptimesh, sipas mendimit tim, ndoshta tek në shekullin XVIII është dhënë definicioni më pragmatik i amuleteve: "Amulet është çdo send që njeriu mban të varur rreth qafe ose në ndonjë pjesë tjetër të trupit.

Amulete mund të jenë edhe simbole të ndryshme, të cilat me pasion i mbajmë si stoli në fustane dhe veshjet tjera, ose një send që ruhet në një vend të caktuar, me besimin e fortë se ai largon shpirtrat e lig, demonët e ndryshëm, shëron sëmundjet dhe mbron nga ndikimi i magjisë së zezë".

Edhe për prejardhjen etimologjike të nocionit AMULET, nuk ka qëndrim të prerë. Disa e marrin si të saktë burimin e tij nga gjuha arabe që do të thotë: "zinxhiri nga gurët".

Vërtetë tek arabët ky zinxhir është bartur rreth qafe dhe është quajtur "hamalet". Linguistë tjerë Evropian, nocionin "amulet" e ndërlidhin me domethënien e foljes latine "amolire" - largim, përzënie, gjë që, edhe logjikisht mund të jetë e pranueshme.

Po ashtu, ka mundësi që nocioni "talisman", të ketë prejardhje nga gjuha turke: talis, talism, tilism, me kuptim "imazh i çuditshëm" "pamje e çuditshme".

Po ashtu, edhe tek popujt e civilizimeve tjera të lashta mund të ketë baza linguistike të prejardhjes së saj. Në Persi, quhej "tsilmenaja", Grekët e lashtë e emërtonin si "telesmata", ndërsa arabët në arabishte e quajnë "talisman".

Sido që të jetë, për ne është e rëndësishme se talismanët dhe amuletet janë karakteristikë e të gjitha civilizimeve të lashta dhe besimeve të tyre të përhapura në fuqinë magjike që ato kanë.

Sipas shënimeve të vjetra, njëri ndër personalitetet dhe burrështetasit më të çmuara të historisë njerëzore, i cili ka pasur aftësi mbinatyrore të komunikimit me shtresat e larta shpirtërore, ka qenë Solomoni (h.z. Sylejmani), biri i mbretit tjetër të madh të Izraelit. Davidit (h.z. Dauti).

Përveç në Bibël dhe Kuran, për mrekullitë e tij, ka mjaft dëshmi materiale edhe në veprat e ndryshme të bashkëkohësve të vet.

Mes tjerash, për të thuhej se ishte njohës i mirë i gjuhës së shenjave magjike dhe me anën e këtyre simboleve, komunikonte me forca të ndryshme energjetike-jomateriale (demonët, Xhinët etj), të cilët i kishte nën kontroll të plotë.

Vepra e famshme e kësaj natyre, që mendohet se është shkruar nga vetë Solomoni, titullohet: "Çelësi i Solomonit" ("Clavicula Solomonis").

Kjo vepër, në historiografinë e magjisë, konsiderohet si doracak kapital i simbolikës dhe shkathtësisë okuliste mbarëbotërore.

Edhe pse përmbajtja e saj është e publikuar, mendohet se shumë shkrime nga origjinali, nga klerikët ebrej dhe sekte të ndryshme ezoterike, me xhelozi ruhen si një fshehtësi e madhe.

Ndër simbolet më të përgjithshme dhe më të fuqishme që ende përdoren në traditën e magjisë botërore, pa dyshim se është Ylli i Davidit dhe Pentakli i Solomonit (Pentagrami).

Edhe pse këto simbole, sot na janë të njohura publikisht, aktivizimi i forcës së tyre magjike kërkon kombinime dhe rituale të caktuara. Këto rituale mbeten të fshehta për masat e gjera.

Shumë shtete, veçanërisht Izraeli dhe Judaizmi, Yllin gjashtërremësh të Davidit, e kanë përvetësuar si simbol nacional dhe shtetëror. Realisht, Ylli i Davidit, nuk është simbol autentik i izraelitëve, por ka një prejardhje edhe më të vjetër pagane.

Në veçanti nga Solomoni, u është përshtatur dhe konstatuar fuqia e tyre e veçantë. Përmes disa modifikimeve nga shumë shtete dhe popuj në botë, edhe Pentakli i Solomonit është përvetësuar si simbol i fortë identifikues.

Në këtë kontest, besoj se nuk ka nevojë t'i numërojmë ideologjitë, shtetet dhe institucionet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare që në emblemat e tyre nuk e kanë PENTAGRAMIN E SOLOMONIT.

Sektet magjizeza nëpër botë, Pentagramin e përdorin si çelës për hapjen e horizonteve të ndërlidhjes me forcat e errëta (djajtë dhe demonët), por tek këta të fundit, ylli pesëcepësh është i shënuar mbrapsht: me tehun e cepit të sipërm kthyer poshtë.

Dallimi në mes talismanit, amuletit dhe hajmalisë

Edhe pse shumica i besojnë fuqisë magjike që këto kanë, një pjesë e madhe e përdoruesve të tyre, ende nuk e dinë dallimin qenësor në mes talismanit, amuletit dhe hajmalisë.

Talismanët, zakonisht, janë simbole të forta tërheqëse.

Pra, përmes bartjes së tyre me vete, ose vendosjes në ndonjë hapësirë të caktuar, bëhet tërheqja e energjive pozitive. Atyre energjive pozitive nga universi, që besohet se sjellin dashuri, lumturi, harmoni, shërim shëndet etj.

Një karakteristikë tjetër e talismanëve është se ato mbahen me vete, por jo në vende të dukshme. Më së shpeshti në çantë, xhep etj.

Amuletet, në të kundërtën, largojnë ndikimet negative, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë nga magjia e zezë. Ato gjithnjë mbahen në vende të dukshme: në unazë, qafore, bylyzyk, etj.

Dhe, së fundi, hajmalitë janë kombinimi i kuptimit të talismanëve dhe amuleteve dhe kanë qëllimin e njëjtë: t'i tërheqin ndikimet pozitive dhe t'i largojnë ato negative.

Derisa talismanët dhe amuletet, gravurohen në qeramikë, metal dhe legurat e tjera (shpesh përzierja e legurës ruhet si fshehtësi), hajmalitë zakonisht shkruhen në letër, pergamenë dhe lëkurë.

Po ashtu, përveç dallimit përmbajtjesor, ato ndryshojnë edhe nga prejardhja burimore e tyre.

Hajmalitë, rrjedhin nga kultura orientale e popujve me besim islam, andaj më të popullarizuar janë në regjionet ku jeton popullsia me përkatësi myslimane. Edhe pse dedikimi është i njëjtë, talismanët ose amuletet kanë shumë pak popullaritet në mes sqiptarëve.

Edhe tek ne në Kosovë, si forma më e shprehur e simbolit mbrojtës është hajmalia, dhe besimi në fuqinë e tyre mrekulluese është e rrënjosur thellë në vetëdijen e shumicës prej nesh.

Edhe pse shpesh në praktikë hasim në deklarime publike se kemi të bëjmë me një besëtytni të kotë, në momente të një gjendjeje të çrregulluar psikike, edhe nga këta "materialist të linjës së fortë", si "ilaçi" i fundit provohet hajmalia.

Këtë fakt e kanë dëshmuar shumë mjekë, me të cilët kam biseduar. Ata tregonin se gjatë kontrollit të pacientëve, te gati 70 për qind e tyre, rreth qafe dhe pjesëve tjera të trupit vërenin hajmali.

Aspak nuk do të ishte interesante kjo dukuri, sikur në mesin e këtyre pacientëve, një numër i madh i tyre, të mos ishin intelektualë të profileve të ndryshme.

Me pretekst se ju sjellin fat në karrierë, kohën e fundit, kudo në botë, është bërë trend i vërtetë bartja dhe ekspozimi i simboleve të lashta magjike në formë të talismanëve dhe amuleteve.

Kjo dukuri, veçanërisht është shprehur tek personat e popullarizuara të jetës kulturore dhe politike. Duke i sajuar në veprat e veta, shumë dizajnues, piktorë dhe stilistë, inspirohen nga dukja e këtyre simboleve.

Edhe pse njihen si shenja dhe formula autentike mistike, pak kush e di se talismanëve ose amuleteve, para përdorimit të tyre, fillimisht, me ritual të caktuar, duhet t'ju bhet edhe bekimi adekuat.

Pa këtë bekim, amuleti ose talismani, nuk e ka forcën e ndikimit.

Bekimi i amuleteve, kryhet nga personat e caktuar dhe me aplikimin e ritualit tradicional. Rëndësi të veçantë ka edhe koha e bërjes së ritualit, që zakonisht i përshtatet pozitës së planetëve, e posaçërisht të Hënës.

Shenja dhe simbole mbrojtëse kolektive

Shikuar historikisht, përveç qëllimeve individuale, amuletet, talismanët dhe hajmalitë, kanë pasur një ndikim të gjerë edhe si mbrojtje kolektive të një populli, vëllazërie apo fisi të caktuar.

Zakonisht, ato ishin shenja të forta kozmike, me një prejardhje dhe domethënie të caktuar magjike. Në kohërat e lashta, fillimisht, këto emblema i mbanin mbretërit, burrështetasit dhe udhëheqësit e sekteve dhe grupeve të caktuara me karakter religjioz.

Më pas, me një praktikë të trashëguar nga popujt e lashtë, simbolet e ndryshme janë bërë identifikime zyrtare të shteteve të pranuara ndërkombëtarisht.

Dihet se çdo shtet i sotëm e ka stemën dhe flamurin vet identifikues. Këto simbole kombëtare, përveç se përmbushin nevojat konstituive dhe kushtetuese të shtetësisë, ato flakërojnë me një rrezatim të fortë të energjisë së akumuluar kolektive.

Në to shkrihen emocionet e zjarrta të ithtarëve të shumtë që i përkasin atij kolektivi, andaj për mbrojtjen dhe nën valimin e tyre, shumica e njerëzve kanë dhënë edhe jetën.

Sa për ilustrim, mund ta merrni shembullin e flamurit tonë kombëtar të Skënderbeut, atë të ngritur nga Ismail Qemali në Vlorë. Se sa gjak është derdhur gjatë historisë për këtë flamur, besoj se nuk ka nevojë për koment më të gjerë.

Sa është e vërtetë fuqia mbrojtëse e këtyre simboleve?

Amuletet, talismanët dhe hajmalitë, nuk janë vetëm shkrime dhe shkarravitje të pakuptimta, sikur mendojnë skeptikët. Në to, me kohë, nga ana e shumë gjeneratave, është derdhur energjia e madhe e besimit, gjë që shkakton efekte psikologjike në psiken e atyre që ju besojnë dhe i mbajnë.

Përveç hajmalive, që zakonisht janë të shkruara arabisht me citate të ajeteve dhe sureve të përzgjedhura nga Kurani, amuletet dhe talismanët në vete përbëjnë simbole të ndryshme të planetëve, formula matematikore dhe shenja të ndryshme mistike në të cilat, formuluesit e tyre kanë ardhur në një gjendje psikike të transit (dimensionet shpirtëror mental).

Andaj, besohet se ato kanë forcë hyjnore dhe janë çelës që hapin lidhjen me shtresat më të larta psikike.

Për fund, pa dashur të thellohemi në efektet e vërteta të këtyre simboleve, mjafton të dimë se, pikërisht ky besim i madh i njerëzve në efektin e tyre, aktivizon shumë mekanizma latente (mistike) psiko-imunobiologjike që veç ekzistojnë në brendinë e qenies sonë.

Andaj, unë jam më se i bindur se dëshmitë e shumta të rezultateve pozitive shëruese të talismanëve, amuleteve ose hajmalive, duhet shpjeguar në vetë besimin e madh të njerëzve që kanë në fuqinë e tyre ndikuese.

Adnan Abrashi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Talismani

Mesazh  Jon 28.12.08 0:56

Ç’ËSHTË HAJMALIA DHE Ç’ËSHTË TALISMANI ?

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Venus-10

Talismani i vërtetë i ngjanë një baterie e cila mbushët vet si një bateri solare apo diellore.

Në Talisman janë të gravuara simbolet magjike të cilat ndikojnë direkt në boten Astrale-Eterike, pra në botën tjetër, këto simbole ndikojnë direkt në mbrojte të atij individi, familje ose shtëpie apo realizimin e një qëllimi të caktuar.

Hajmalia

Hajmalia (Amuleti) është mjet magjik i cili bëhet apo shkruhet në letër i cili mbahet me veti ose lihet në vendin e caktuar për ta mbrojtur individin apo tërë familjen prej ndikimeve të ndryshme psikike të errëta.

Hajmalia është mbrojtës pasiv prej ndikimeve të tilla të errëta. Hajmalia i neutralizon këto sulme të errëta psikike. Hajmalia bëhet edhe për drejtime të tjera ne jetë si për fat martesë, punë etj.

Fuqia e saj nuk është aq efikase në mbrojtje. Efikasiteti i Hajmalisë varet prej fuqisë apo dijes të ndonjë personi me ngritje të lartë shpirtërore. Nëse personi nuk e ka këtë fuqi e dije, Hajmalia ndikon shumë pak te personi ose fare nuk ndikon.

Talismani

Talismani universal

Në popullin tonë fare pak ose hiq nuk njihen Talismanët. Në trojet shqiptare njihen vetëm Hajmalitë. Talismani duhet të bartet me vete ose të lihet në shtëpi para se të sëmuret njeriu.

Talismani bënë të bartet edhe kur të sëmuret njeriu. Talismani bënë mbrojtjen, prej atij momenti e vazhdon në të ardhmen.

Talismanët bëhen edhe për fat në jetë, fat në punë, fat në martesë etj. Me bartjen e Talismanit me vete për mbrojtje kundra magjive të zeza ose lënies së tij në shtëpi, bëhet mbrojtja totale kundër çdo magjie të zezë, pra personi është i mbrojtur përgjithmonë.

Nëse Talismani është i bërë për qëllimet tjera ai njëjtë me fuqi ndikon te personi që të ja realizoi qëllimin e tij të sigurt.

Fjala „Talisman“ është fjalë francezo-spanjole. Në këto gjuhë ka ardhur prej Arabishtes - „Talisman“, ku në gjuhën arabe donë me thanë Tatim.

Kurse në gjuhën greke fjala “Talisman“, do të thotë: të paguash, i përfunduar, i mbushur apo mbushje.

Fjala e fundit tregon mbushje dhe e tillë është natyra e Talismanit. Talismani bëhet në shumë lloj objektesh duke filluar prej letrës, drurit, pergamentit (lëkurës), gurit dhe metalit.

Talismani më i fuqishëm bëhet në metal të Arit dhe në atë të Argjendit.

Talismani pa kurrfarë dyshimi bënë ndryshime në rreth ku qëndron ai, dhe atë varësisht prej programimit të Talismanit.

Nëse Talismani programohet për mbrojtjen e tërë shtëpisë apo tërë familjes ku jeton ajo me siguri se atë familje ka për ta mbrojtur pa ndërprerë kundër sulmeve të errëta magjike që dikush mundohet ti bëjë asaj familje apo shtëpie.

Po nëse Talismani është mbushur për një qëllim tjetër, si fat në dashuri apo sukses në financa, apo fat në jetë, ai ndikon me të njëjtën fuqi dhe intensitet pa ndërprerë te personi i dedikuar.

Talismanët ndikojnë si në fushën Psikologjike ashtu edhe të asaj Magjike.

Talismani përdorët si pikë përqendrimi i energjisë mentale të njeriut për një qëllim të caktuar.

Në qoftë se besoni më të vërtetë në Talisman se ai ju ndihmon në mbrojtje ose pa marr parasysh se për çfarë qëllim tjetër besoni për të, kjo ju jep vetëbesim, zgjon optimizëm e mobilizon dhe aktivizon energjinë për arritjen e qëllimit të caktuar që ju i dëshironi.

Në këtë mënyrë formohet kushti më i mirë që ta arrini suksesin tuaj në mbrojtje apo për ndonjë arritje tjetër të ndonjë suksesi, si në dashuri, pasuri, fat, etj.

Pra sukseset apo mos sukseset varën nga një këto kushte që i përshkruam më parë. Besimi në fuqinë e Talismanit thirrë dhe bënë me të vërtetë ndryshime të caktuara te individët, familja apo masa.

Mirëpo, është edhe një gjë shumë interesante për Talismanët, siç e shpjegojnë magjistarët më të mëdhenj të te gjitha kohërave, ku thonë se Talismanët ndikojnë edhe nëse individi nuk beson në të fare - këtë edhe praktika e ka treguar.

Pra, si te personi i cili nuk beson në Magji të Zezë dhe sëmuret nga Magjia e Zezë, ashtu edhe Talismani ndikon te individi ose familja edhe nëse ata nuk besojnë fare në te. Besimi në Talisman vetëm më shumë ja shton Talismanit fuqinë .

Talismani i vërtetë i ngjanë një baterie e cila mbushët vet si një bateri solare apo diellore. Në Talisman janë të gravuara simbolet magjike të cilat ndikojnë direkt në boten Astrale-Eterike, pra në botën tjetër, këto simbole ndikojnë direkt në mbrojte të atij individi, familje ose shtëpie apo realizimin e një qëllimi të caktuar.

Talismani në vete e tërheq energjinë psikike e kozmike dhe i kthen mbrapa ato të shumëfishuara.

Pra Talismani është makinë psikologjike dhe simbolet që gjenden të gravuar në to e transferojnë energjinë në qëllim të caktuar ku me vonë e matrializojnë në botën fizike.

Talismani ndikon që dëshira e jote te realizohet. Talismani është makinë e cila ndihmon ta bënë lidhjen prej botës së ideve siç është p.sh. një dëshirë e jote që ajo të bëhet e prekshme në materie.

Pasi që të mbushët apo të kryhet rituali i duhur Talismani prej atij momenti pa ndërprerë punon pa ndihmën e askujt dhe vetëm për ju.

Talismani individual

Ku është dallimi i Talismanit te zbrazët dhe të atij të mbushur me rituale?

Një Talismani i zbrazët është kur ti e blen një Talisman dhe e vendos direkt në qafë për zbukurim.

Këta Talisman nuk janë asgjë tjetër veç një zbukurim për qafën apo trupin tuaj. Këta lloj Talismanësh i përngjanë një baterie elektrike e cila nuk ka rrymë në te, pa rrymë bateria nuk bënë dritë. Ashtu janë dhe i përngjajnë edhe Talismanët e zbrazët.

Kurse Talismanët e mbushur me ritual special të Magjisë së Bardhë, janë sikur bateria elektrike e mbushur me rrymë e cila jep pa ndërprerë rrymë e të ndihmon që ta hapë rrugën natën për të parë dhe për të shkuar te qëllimi i caktuar. Pra edhe një herë.

Talismanët janë si Piramidat, të cilat e mbledhin energjinë prej kozmosit, por janë dhe si gjenerator, edhe pse nuk prodhojnë vetë energji, por energjinë e cila ekziston si energji biokozmike e drejtojnë në drejtim dhe qellim të caktuar.

Talismanët kur bëhen vetëm për një individ ata ndikojnë vetëm për atë individ e për tjerët persona nuk ndikojnë fare. Po nëse bëhen Talismanët për më shumë individ dhe mbushen me ritual të duhur ata ndikojnë edhe te ata persona.

Në Talisman duhet të cekët emri i individit ose familjes, datëlindja, ndonjë shenjë speciale si p.sh. shpirti i nënshkrimit të diellit apo të hënës, apo të ndonjë planeti tjetër.

Në talisman mund të fryhen dovë-lutje speciale si për mbrojtje kundra magjive të zeza, ashtu dhe për qëllime të caktuara sipas dëshirës së personit.

Po ashtu duhet të ceket edhe qëllimi i Talismanit i cili duhet të ndikoi te personi apo familja. Nëse është i bërë si Talisman Universal pa u caktuar personi ose familja atëherë mundet ta bartet nga secilit që i bie në dore.

Në pjesën e përparme të Talismanit janë të gravuara shenjat magjike të planetëve dhe sinjale të cilat ndikojnë në mënyrë direkete në ndërdijen e personit (shpirt).

Kurse mbrapa Talismanit i cili zakonisht është i zbrazët mund të gravohet numri magjik i emrit të personit për të cilën bëhet Talismani ose një shenjë apo numër magjik.

Salih Basha
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Talismanët. Si funksionojnë objektet që sjellin fat?

Mesazh  Neo 08.01.09 1:01

Talismanët. Si funksionojnë objektet që sjellin fat?

Ashtu si breshkat, ne kemi nevojë për një zhguall mbrojtës edhe pse të padukshëm, për të mbrojtur brishtësinë tonë.

E ardhmja na tremb, kemi frikë nga forcat e padukshme dhe kemi nevojë për shpresë, dashuri dhe lumturi.

Që nga kohët e lashta, njeriu ka mësuar ta dallojë atë që është e përgjithshme nga ajo që është e veçantë, sepse ka patur një simbol të veçantë, një ngjyrë apo një formë të pazakontë dhe një vlerë të shenjtë.

Praktikisht e veçanta ka një energji speciale që e bën magjike. Gjithçka që na rrethon mund të shndërrohet në një objekt fatsjellës: lule, kafshë, gurë, objekte, shenjë, forma gjeometrike, numra, letra alfabetike, qoftë dhe disa fjalë të shkruara.

Cilat janë disa nga hajmalitë më të zakonshme në kultura të ndryshme?

Kryqi

Domethënia: ekuilibër

Funksioni: jep shëndet dhe mbrojtje

Origjina: Mesdheu

Ekzistojnë 285 lloje kryqesh dhe të gjithë kanë një funksion mbrojtës, si një bekim. Krishti i martirizuar nuk është domethënia e vetme e tij. Kryqi është simbol i diellit, bashkimi i të kundërtave, pra është një centralizues i fuqishëm i energjisë. Të mbron nga aksidentet, sëmundjet dhe nga takimet e këqija.

Zemra

Domethënia: dashuri

Funksioni: të mbron nga syri i keq

Origjina: Orienti i Mesëm

Në të gjitha kulturat e lashta zemra është qendra e jetës, e vullnetit dhe e inteligjencës. Sot domethënia e jetës është zëvendësuar me atë të dashurisë dhe zemra është bërë një emblemë e besnikërisë dhe premtim i ndjenjave.

Patkoi

Domethënia: mbrojtja

Funksioni: mbron martesën dhe shtëpinë

Origjina: Europa e Veriut

Falë magjisë së majave të tij që largojnë fushat manjetike negative, patkoi ka qenë i detyruar si dhuratë dasme në mbrojtje të shtëpisë dhe të nuses. Materiali me të cilin është bërë patkoi, hekuri, është konsideruar shumë i fuqishëm. Përveç shtëpisë dhe martesës, patkoi i vendosur në makinë ose në anije mbron nga aksidentet dhe nga rreziqet e detit.

Hëna

Domethënia: grua, kohë

Funksioni: pjellori, shëndet te fëmijët, kundër zhgënjimeve të dashurisë

Origjina: Mesdheu dhe India

Hëna në formë drapri aq e dashur për egjiptianët dhe babilonasit e lashtë, sepse përmbledh në vetvete 2 simbole magjike thelbësore: ciklin e fazave lunore që përkon me ciklin e rigjenerimit të organizmit njerëzor dhe bollëkun. Në Islam është nëna e Allahut dhe mbron gratë dhe fëmijët duke luftuar kundër anktheve dhe zhgënjimeve të dashurisë.

Peshku

Domethënia: fekondimi

Funksioni: ndihmon në rimëkëmbjen e miqësive dhe përmirëson pjellorinë

Origjina:Greqia

Në botën mesdhetare është shenjë fatsjellëse e bollëkut dhe e pjellorisë, ndërsa në Indi ka kuptimin e dijes, sepse zoti Visnu, i mishëruar tek një peshk, i shpëtoi njerëzit nga përmbytjet ndërsa Shiva e veshur si një njeri-peshk u mësoi atyre jogën.

Dhëmbi

Domethënia: pushtet, forcë

Funksioni: garanton fitimin në lojë

Origjina: Afrika

Vjen nga një sens respekti dhe frike ndaj kafshëve mishngrënëse. Është një hajmali e fuqishme që rregullon forcën fizike, kurajon dhe suksesin. Sjell fat për ata që merren me lojra të rrezikshme, të cilat kërkojnë kurajo.

Tërfili katërgjethësh

Domethënia: fat

Funksioni: sjell fat në të gjitha fushat

Origjina: Shtetet e Bashkuara

Në qoftë se tërfili i thjeshtë sjell fat, është i paimagjinueshëm ndikimi i atij me katër fletë që Eva vodhi nga kopshti i Edenit para se të dëbohej për shkak të mollës së famshme. Katër gjethet e tij përfaqësojnë katër drejtimet, por edhe katër gjërat më të dëshiruara nga njeriu: suksesin, dashurinë, shëndetin dhe fatin.

Bretkosa

Domethënia: pjellori

Funksioni: përmirëson seksualitetin, dashurinë dhe favorizon rigjallërimin.

Origjina: Egjipti

Prej ari apo qeramike blu, është një simbol antik i pjellorisë dhe i rilindjes. Dea Rana në Egjipt ishte Dea që favorizonte lindjet por edhe dashurinë. Që nga momenti që lindte nga uji si Afërdita, garantonte mbrojtje për ata që braktiseshin nga një njeri i dashur dhe mbronte shtëpinë me të gjithë banuesit e saj.

Rrota

Domethënia: rastësia, fati

Funksioni: ndihmon në transformim dhe në rigjallërim

Origjina: India

Është një simbol shumë i qartë i fatit që transformon gjithçka, pra asgjë nuk mbetet e njëjtë, gjithçka lind e vdes, duke u ringjallur gjithmonë sipas një cikli të vazhdueshëm. Është simboli i diellit me të gjitha rrezet e tij të jetës, shëndetit, dijes dhe fatit që, sido që të shkojë rrjedha e jetës, është gjithmonë gati të na ndihmojë.

Gjarpri

Domethënia: përjetësi, rilindje

Funksioni: shton fuqinë, favorizon shërimin, shëndetin dhe vazhdimësinë

Origjina: Egjipti

Një kundërvënie e një simbolizmi të dyfishtë, syrit të keq dhe shërimit, është emblema e vdekjes pas së cilës vjen ringjallja. Jo rastësisht gjarpri e ndërron herë pas here lëkurën duke përkuar me ciklin e ndryshimit të gjërave. Në Egjipt, Kobra ishte simbol i faraonit dhe ishte vënë si ornament në kurorën e tij, si shenjë e fuqisë së tij.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty A na mbron vërtet Talismani?

Mesazh  Jon 22.07.09 9:40

Talismanet universal

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Jb006talisman

Cilat janë disa nga hajmalitë më të zakonshme në kultura të ndryshme?

Kryqi: përfaqëson ekuilibrin, ka për funksion të japë shëndet dhe mbrotje dhe e ka prejardhjen nga Mesdheu.

Ekzistojnë 285 lloje kryqesh dhe të gjithë kanë një funksion mbrojtës, si një bekim. Krishti i martirizuar nuk është domethënia e vetme e tij. Kryqi është simbol i diellit, bashkimi i të kundërtave, pra, është një centralizues i fuqishëm i energjisë. Të mbron nga aksidentet, sëmundjet dhe nga takimet e këqija.

Zemra: do të thotë dashuri, të mbron nga syri i keq dhe e ka origjinën nga Orienti i mesëm.

Në të gjitha kulturat e lashta zemra është qendra e jetës, e vullnetit dhe e inteligjencës. Sot, domethënia e jetës është zëvendësuar me atë të dashurisë dhe zemra është bërë një emblemë e besnikërisë dhe premtim i ndjenjave.

Patkoi: do të thotë mbrojtje, mbron martesën dhe shtëpinw dhe e ka prejardhjen nga Europa e Veriut.

Falë magjisë së majave të tij që largojnë fushat manjetike negative, patkoi ka qenë i detyruar si dhuratë dasme në mbrojtje të shtëpisë dhe të nuses. Materiali me të cilin është bërë patkoi, hekuri, është konsideruar shumë i fuqishëm. Përveç shtëpisë dhe martesës, patkoi i vendosur në makinë ose në anije mbron nga aksidentet dhe nga rreziqet e detit.

Hëna: përfaqëson gruan dhe kohën, sjell pjellori, shëndet për fëmijët dhe mbron nga zhgënjimet e dashirisë.

Hëna në formë drapri është shumë e dashur për egjiptianët dhe babilonasit e lashtë, sepse përmbledh në vetvete 2 simbole magjike thelbësore: ciklin e fazave hënore që përkon me ciklin e rigjenerimit të organizmit njerëzor dhe bollëkun. Në Islam është nëna e Allahut dhe mbron gratë dhe fëmijët, duke luftuar kundër anktheve dhe zhgënjimeve të dashurisë.

Peshku: përfaqëson fekondimin, ndihmon në rimëkëmbjen e miqësive dhe përmirëson pjellorinë dhe e ka origjinën nga Greqia. Në botën mesdhetare është shenjë fatsjellëse e bollëkut dhe e pjellorisë, ndërsa në Indi ka kuptimin e dijes, sepse zoti Visnu, i mishëruar tek një peshk, i shpëtoi njerëzit nga përmbytjet, ndërsa Shiva e veshur si një njeri-peshk u mësoi atyre jogën.

Dhëmbi: përfaqëson pushtetin dhe forcën, garanton fitimin në lojë dhe e ka prejardhjen nga Afrika.

Vjen nga një sens respekti dhe frike ndaj kafshëve mishngrënëse. Është një hajmali e fuqishme që rregullon forcën fizike, kurajon dhe suksesin. Sjell fat për ata që merren me lojra të rrezikshme, të cilat kërkojnë kurajo.

Tërfili katërgjethësh: sjell fat në të gjitha fushat dhe e ka prejardhjen nga Shtetet e Bashkuara.

Në qoftë se tërfili i thjeshtë sjell fat, është i paimagjinueshëm ndikimi i atij me katër fletë që Eva vodhi nga kopshti i Edenit para se të dëbohej për shkak të mollës së famshme. Katër gjethet e tij përfaqësojnë katër drejtimet, por edhe katër gjërat më të dëshiruara nga njeriu: suksesin, dashurinë, shëndetin dhe fatin.

Bretkosa: paraqet pjellorinë, përmirëson seksualitetin, dashurinë dhe favorizon rigjallërimin dhe e ka origjinën nga Egjipti i lashtë. Prej ari apo qeramike blu, është një simbol antik i pjellorisë dhe i rilindjes. Dea Rana në Egjipt ishte Dea që favorizonte lindjet, por edhe dashurinë. Që nga momenti që lindte nga uji si Afërdita, garantonte mbrojtje për ata që braktiseshin nga një njeri i dashur dhe mbronte shtëpinë me të gjithë banuesit e saj.

Rrota: përfaqëson rastësinë dhe fatin, ndihmon në transformim dhe në rigjallërim dhe vjen nga India.

Është një simbol shumë i qartë i fatit që transformon gjithçka, pra asgjë nuk mbetet e njëjtë, gjithçka lind e vdes, duke u ringjallur gjithmonë sipas një cikli të vazhdueshëm. Është simboli i diellit me të gjitha rrezet e tij të jetës, shëndetit, dijes dhe fatit që, sido që të shkojë rrjedha e jetës, është gjithmonë gati të na ndihmojë.

Gjarpri: do të thotë përjetësi dhe rilindje shton fuqinë, favorizon shërimin, shëndetin dhe vazhdimësinë.

Një kundërvënie e një simbolizmi të dyfishtë, syrit të keq dhe shërimit, është emblema e vdekjes pas së cilës vjen ringjallja. Jo rastësisht gjarpri e ndërron herë pas here lëkurën, duke përkuar me ciklin e ndryshimit të gjërave. Në Egjipt, Kobra ishte simbol i Faraonit dhe ishte vënë si ornament në kurorën e tij, si shenjë e fuqisë së përjetshme.

Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Telismanet

Mesazh  Estilen 28.05.10 8:33

Telismanet dhe misteri i tyre

Besoi se te gjithe dini se c'jane Telismanet (bizhuteri),objekte me simbolike te vecante fatsjelles qe ndikojne fuqishem ne prespektiven e disa njerzve.

Fuqia e simboleve te Telismanit,jepet gjate punimit te tij,nepermjet figurave te shenjta gjeometrike,figura qe mblidhen nga mbare bota.

Perpunimi i ketyre bizhuve me te tilla figura te shenjta,percon tek adhuruesi i telismanit lumturi te shenjte,vitalite,eksitim dhe dashuri.

Bizhuteritë perpunohen me kujdes mbi nivelet e ndërgjegjshësimit dhe te nënndërgjegjesimit per të sjelle frymëzim ne jetën e njerëzve.

Telismanet ndahen ne disa grupe,ne saje te formes dhe forces se ku veprojne

Ja disa telismane sipas formes..

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Lotus-ring
Amuletet, talismanet dhe hajmalit Genesa-crystal14
Amuletet, talismanet dhe hajmalit Emerald-tablet-bracelet1a
Amuletet, talismanet dhe hajmalit Gordian-knot Amuletet, talismanet dhe hajmalit Five-metals-ring
....unazore ....pedantes .....rrethore .......Gold ............ argjendi



......Telismanet e perpunuar sipas qellimit te veprimit..

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Ring-of-love-silver
Amuletet, talismanet dhe hajmalit Cats-eye-abundance-ring-gold
Amuletet, talismanet dhe hajmalit Ana-bechoach-silver
Amuletet, talismanet dhe hajmalit Ring-of-courage-gold
per dashuri
per bollek per mbrojtje
per force

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Inlaid-egg-of-life-gold
Amuletet, talismanet dhe hajmalit This-will-also-change-ring-silver
Amuletet, talismanet dhe hajmalit Golden-mean-silver
Amuletet, talismanet dhe hajmalit Genesa-crystal-gold-w-crystal
per fertilitet
per stoli

per bukuri dhe harmoni
per sherim

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Lotus-ring-silver
Amuletet, talismanet dhe hajmalit Five-metal-ring-silver
Amuletet, talismanet dhe hajmalit Flower-of-life-gold
Amuletet, talismanet dhe hajmalit Creation-silver
per modesti e perulesi
per sukses
per unitet
per kreativite
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty talismani

Mesazh  sergio13 25.09.10 23:54

ju lutem mund te me thoni dicka me shume per talismanin ku mund te gjendet dhe cfare forme ose cfare lloj figure eshte se nuk e kam idene,dhe se kush mund tia jape ate force,pra tek kush mund te kendohet thene ndryshe ne gjuhen e popullit.FLM ju lutem pres pergj tuaj sa me shpejt
sergio13
sergio13

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty talismani

Mesazh  sergio13 03.10.10 16:08

ju lutem o magjistar mund te me thuash se ku mundem ta gje nje talisman dhe se ku mund ta kendoj ashtu sic e thoni dhe ju.do te isha shume i respektuar nga ana juaj nqse do te me thonit se ku mund ta blej.flm
sergio13
sergio13

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Rigerto 03.10.10 17:36

dhe une kete gje dua te di se si te gjej nje talismani ....ka vende te ckatuara apo duhet ti bejme vete,...???????....
Rigerto
Rigerto

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  saranda tali 05.10.10 9:24

pershendetje edhe une dua ta di se ku mund te gjej nje te mbushur ose ku mund te shkoj per ta bler nje te knuar faleminderit
saranda tali
saranda tali

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Equinox 05.10.10 12:38

saranda tali shkruajti:pershendetje edhe une dua ta di se ku mund te gjej nje te mbushur ose ku mund te shkoj per ta bler nje te knuar faleminderit

Po ju jep nje adrese ku mund te porositni talisman:

Salih Basha
Sonnrainweg 14
9008 St. Gallen
Schweiz

Mobil: +41 (0) 78 649 08 41
Tel. : +41 (0) 71 245 82 78
salihbasha@dijahyjnore.ch
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  saranda tali 05.10.10 19:40

Ju Faleminderit shume per kete pergjigjie. me respekt Sara.
saranda tali
saranda tali

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Rigerto 07.10.10 18:02

nexus shkruajti:
Po ju jep nje adrese ku mund te porositni talisman:

Salih Basha
Sonnrainweg 14
9008 St. Gallen
Schweiz

Mobil: +41 (0) 78 649 08 41
Tel. : +41 (0) 71 245 82 78
salihbasha@dijahyjnore.ch
Ne cfare vendi eshte kjo ad ne Shqiperi...mund te ma shpjegoni ju lutem me mire....
Rigerto
Rigerto

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Albi4all 07.10.10 19:33

Talismani me i fort eshte ai qe behet nga 9 llojet e gurve te çmuar.
Albi4all
Albi4all

“Kur të shohësh një njeri të mirë, mundohu të tejkalosh
shembullin e tij, kur të shohësh ndonjë njeri të keq, kthehu e
hulumtoje veten mos i ke edhe ti të njëjtat të meta.”

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty talismani

Mesazh  sergio13 10.10.10 22:16

FLM,per pergjigjen qe me keni kthyer,por pervec kesaj adrese qe keni lene ketu,qe mendoj se duhet te jete ne zvicer tjeter vend brenda shqiperise mund te kete,flm
sergio13
sergio13

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Blak Devill 31.05.11 21:09

Une di nje numur qe eshte ne TIRANE per talismane dhe hajmali.
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Gon! 01.06.11 15:42

TALISMAN(NAMSILAT) HAJMALI(ILAMJAH)

Edhe mbrapsht tingëllojnë bukur, apo jo?
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  nitty 01.06.11 17:04

Gon! shkruajti:TALISMAN(NAMSILAT) HAJMALI(ILAMJAH)

Edhe mbrapsht tingëllojnë bukur, apo jo?

Mos më thuaj që beson në hajmali,mua më duket si një copë objekti i pavlerë dhe i urrej hajmalit së bashku me ''Autorët'' e tyre.
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Gon! 02.06.11 8:32

A nuk e kuptonë domethënjen e rreshtave të mi që i kamë shënuar?
fjala "Mbrapsht" tingëllojnë bukur :), desha të them njësoj si marë si mbrapsht këto fjalë zgjojnë kurreshtje, por thjeshtë janë vetëm mbrapshtna i nderuar.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  nitty 02.06.11 12:15

Më vjen mirë tash e kuptova,për një moment mendoja që të pelqëjn ata dy emra si mbrapsht si mbarë,:P.
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty KUSH MUND TE ME TREGOJ SE KU MUND TE BEJ NJE TALISMA.

Mesazh  Ekonomisti 04.07.11 0:24

ku mund te bej nje talisma apo hajmali ne shqiperi .mendoj ,besoj se jan shum te rendesishme.
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Ekonomisti 04.07.11 11:35

kush di ndonje andres te perafert apo nr. tel mund te ma dergoj ne kete andres . ilirbalani@ymail.com
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Berti69 04.07.11 13:47

Une personalisht perdor talisman dhe unaze ATLANTE:

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Penden11

Amuletet, talismanet dhe hajmalit !C!MES6gBGk~$(KGrHqEOKnIEz1IRiFcHBNB+VRctEw~~_35

Keto mund ti proositni edhe nepermjet internetit.
http://cgi.ebay.com.sg/925-STERLING-SILVER-ATLANTIS-RING-TALISMAN-ATLANTE-/270538770690
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  mmii 05.07.11 1:55

une kam punur nje hajmali dhe funksionon per mrekulli.............
mmii
mmii

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Lapsi 03.09.11 21:53

si mund te bej nje talizman
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Berti69 03.09.11 22:13

lapsi shkruajti:si mund te bej nje talizman

Me mire eshte qe te shkosh te ndonje person qe merret me keto pune.
Sepse ai i di me mire detajet se si te behet mbrojtja me e forte dhe eshte me efikase se sa kur e beni ju vete.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Amuletet, talismanet dhe hajmalit Empty Re: Amuletet, talismanet dhe hajmalit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi