EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një tjetër lidhje midis mendjes dhe shëndetit fizik

2 posters

Shko poshtë

Një tjetër lidhje midis mendjes dhe shëndetit fizik Empty Një tjetër lidhje midis mendjes dhe shëndetit fizik

Mesazh  xxxadixxx 18.07.12 17:35

Degradimi mendor më i rrezikshëm sesa mendohej
Një tjetër lidhje midis mendjes dhe shëndetit fizik – një studim i ri tregon se dobësia mendore ndikon në jetëgjatësi.


Humbja e lehtë e aftësisë njohëse – ose MCI – është një fazë e ndërmjetme midis rënies mendore të plakjes normale dhe humbjes së theksuar të kujtesës – ose demencë apo degradimit mendor.

Studim u paraqit në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit që po zhvillohet (14 – 19 korrik) në Vancouver të Kanadasë. Pas një vëzhgimi 5 vjeçar, autorët konstatuan se njerëzit me MCI dhe ata me humbje të theksuar të kujtesës janë në një rrezik të konsiderueshëm më të lartë për të vdekur në krahasim me njerëzit me funksione normale njohëse.

Shkencëtarët i bazojnë këto rezultate në shqyrtimin e 733 personave të moshës 70 vjeç e lart në qytetin e Nju Jorkut

Sipas studimit, personat me MCI kishin mbi 2 herë më shumë gjasa për të vdekur gjatë 5 vjetëve të studimit, në krahasim me personat, truri i të cilëve punonte normal.

Ndërsa njerëzit me humbje të theksuar kujtese – ose demencë – kishin më shumë se 3 herë gjasa për të vdekur gjatë së njëjtës periudhë 5 vjeçare të studimit.

Autorët thonë se puna e tyre thekson rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe vëzhgimit të humbjes së lehtë të aftësisë njohëse – jo vetëm për parandalimin e mundshëm të Alzheimerit, por edhe për zgjatjen e jetës.
Një tjetër lidhje midis mendjes dhe shëndetit fizik 380754_481404765204283_1911102827_n
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një tjetër lidhje midis mendjes dhe shëndetit fizik Empty Re: Një tjetër lidhje midis mendjes dhe shëndetit fizik

Mesazh  Dimitrov Xhunga 24.07.12 21:26

ESHTE FAKT QE LIDHJA E SHENDETIT MENDOR ME ATE FIZIK QENDROJNE SI MISHI ME THOIN.POR KETU DUA TE SHTOJ SE BOTA SHPIRTERORE ESHTE NJE TJETER ELEMENT QE DUHET PERMENDUR PASI NJERIU NUK MUND TE KUPTOHET PA TE TRE KETA ELEMENTE PERBERES.
NESE SHPIRTI ESHTE I PASTER,ATEHERE KEMI SHTRAT TE PERSHTATSHEM PER TE FORMESUAR TRUP TE SHENDETSHEM DHE NJE SHENDET TE FORTE.KJO PUNE KA AKOMA SQARIME POR NUK MUND TE NDALEMI AQ GJATE SEPSE GJITHSECILI KA DIAPAZONIN,KENDVESHTRIMIN DHE HORIZONTIN E VET PER KETO GJERA...
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi