EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konfirmohet lidhja mes gjenialitetit dhe çmendurisë

Shko poshtë

Konfirmohet lidhja mes gjenialitetit dhe çmendurisë Empty Konfirmohet lidhja mes gjenialitetit dhe çmendurisë

Mesazh  xxxadixxx 14.06.12 21:04

Një hulumtim i kryer në Suedi ka treguar lidhjen mes gjenialitetit dhe çmendurisë.
Skizofrenia dhe çrregullimet bipolare janë më të shpeshta tek njerëzit krijues dhe inteligjentë. Idenë e ka zhvilluar grupi shkencëtarësh, të cilët po ashtu vuajnë nga çrregullimet mendore.
Kay Redfiels Jamison, nga shkolla e mjekësisë ”Johns Hopkins”, e cila po ashtu vuan nga çrregullimi bipolar, ka treguar që testi i inteligjencës të cilin e kanë bërë një numër 16-vjeçarësh nga Suedia, ka treguar që te fëmijët me inteligjencë të lartë ekzistojnë shumë shanse për zhvillimin e një prej çrregullimeve mendore.
”Rezultatet kanë treguar se personat, të cilët janë të avancuar mendërisht kanë katër herë shanse më të mëdha për të zhvilluar çrregullimin bipolar”, thotë Jamison.
Piktori i njohur holandez, Vincent Van Gogh dhe autori Jack Kerouac ishin gjeni, por po ashtu kanë treguar tendenca edhe për vetëshkatërrim. Ajo që është e paqartë është pse qeniet njerëzore e kanë të zhvilluar këtë karakteristikë.
Ideja për gjenitë problematikë dhe shkencëtarët e çmendur ndoshta është diçka më shumë se vetëm thënie.
Hulumtimet tregojnë që çrregullimi bipolar dhe skizofrenia janë të lidhura me kreativitetin e lartë dhe inteligjencën. Gjatë hulumtimeve u pa se gjeni i njohur si DARPP-32 është fajtori kryesor për lidhjen mes gjenialitetit dhe çmendurisë.
Konfirmohet lidhja mes gjenialitetit dhe çmendurisë 823
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi