EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasësit!

Shko poshtë

Vrasësit! Empty Vrasësit!

Mesazh  Fikrro 01.06.12 22:33

Vrasësit më të efektshëm në botë

Vrasësit! F1_01izra1338560749

Të ngarkuar me eliminimin e çdo kërcënimi për shtetin e tyre, divizioni elitë i snajperistëve izraelitë konsiderohet si forca më e efektshme vrasëse në botë.

Të themeluar në vitin 1956, njësia e quajtur “Egoz”, pjesë elitare e ushtrisë së vendit hebre, është kaq e veçantë për trajnimin që ajo merr në kamuflim.

Së fundmi, disa fotografi të publikuara tregonin disa pamje të zakonshme natyre, në të cilën ishin të fshehur snajperistët, ku ishte tërësisht e pamundur të shquaje kërcënimin që të vinte.

Të superstërvitur, “Egoz”, janë në gjendje të garantojnë që pozicioni i tyre të mos dallohet pavarësisht vendit ku ata vendosen në pozicion.

Falë aftësive të jashtëzakonshme që kanë, snajperistët izraelitë u shquan së fundmi në lirimin e disa pengjeve amerikanë, të marrë peng në shkretëtirën egjiptiane.

Duke u kamufluar në rërën e nxehtë të Sinait, brenda disa sekondash, njësia “Egoz” eliminoi rreth 20 roje që mbanin pengjet, duke mos u dhënë kohë që të reagonin dhe të qëllonin kundër tyre apo amerikanëve.

Në të shkuarën, ata kanë luajtur një rol thelbësor edhe në eliminimin e shumë kërcënimeve terroriste, si dhe në luftërat që Izraeli ka luftuar me fqinjët e tij në vitet 1967 dhe 1974.


Vrasësit! F1_01izra11338560836

Vrasësit! F1_01izra21338560852
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi